Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

PSIKOLOGJIA FAMË APO VLERA

http://eseshkolle.blogspot.com/
Nuk ka mbetur titull gazete dhe reviste pa ekspozuar histori dhe portrete njerëzish "të famshëm"... që mbeten të kategori­zuar kryesisht në artistë dhe politikanë. Sa janë të famshëm vërtetë, për çfarë janë të famshëm, apo aspirojnë të jenë të tillë? Janë artistë, apo pseudoartistë? Politikanë apo pseudopolitikanë? Kanë famë apo paraqiten si të tillë? Një pjesë e mirë duan të jenë të famshëm dhe këtu nuk ka asgjë të keqe për sa kohë "famës" i lihet kohë të zhvillohet dhe shpërthejë. Në fakt, e keqja qëndron në tendencën për ta implantuar famën, pa pasur as dhuntinë dhe
as zotësinë minimale për ta zotëruar atë. Është fama një maskë trendy, apo një tregues i suksesit?

Çfarë i motivon njerëzit të mbajnë një maskë të tillë? Shoqëria promovon modele të tilla njerëzish dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse polarizon në "të famshëm" dhe "të pafamshëm". Çfarë kanë të parët që ndjell zili për të dytët? Ndoshta ata kanë gjithçka që nuk mund të kenë të dytët dhe kjo shkakton turbulenca të forta psiqike, aq sa të dytët krahasohen dhe identifikohen vazhdimisht me figura të famshme për të "kuruar" konceptin e tyre për veten. Me fjalë të tjera, ata shpenzojnë më shumë kohë me famën e të tjerëve se sa me veten e tyre apo zbulimin-e pasurive të brendshme që mund t'i çojnë drejt suksesit personal. Po ç'vlerë ka suksesi personal sot për shqiptarët? Duket sikur ky është tërësisht i konvertuar në "para" dhe "pushtet", i zhveshur nga vlerat njerëzore. Përveç pushtetit, fama përcjell një vëmendje speciale, atë publike... dhe, cili nuk do të dëshironte një vëmendje unike në këmbim të asaj të munguar apo të copëtuar? Kjo tregon një nevojë specifike të individit, një nevojë për të qenë me çdo kusht në qendër të vëmendjes si një i vetëm/e vetme. Për të mos u thelluar në anën patologjike që lidhet me nevojat e fshehura për të gjetur me pahir "famën", hedhim një vështrim në kopertinat e revistave. Njerëzit e famshëm dhe historitë e tyre "mahnitëse" rregullisht çorodisin lexuesit me "shembujt" personalë dhe të famijleve të tyre. Sigurisht që kjo varet nga perceptimet subjektive të lexuesve si dhe nevojat e tyre individuale.

Si nuk ndodh të lexojmë ndonjëherë mbi dështimet e njerëzve të famshëm, dilemat e tyre, dhe mënyrat se si ata i menaxhojnë ato! Ndoshta ata janë imunë ndaj këtyre situatave? Apo mbahen kaq fort pas kësaj maske sa heqja dorë prej saj mund të rrezikojë ekzistencën e tyre? Duket sikur fama-maskë ka funksion jetik për ta. Ndoshta janë lexuesit që kërkojnë apo kanë nevojë më shumë të dëgjojnë për historitë e bujshme të tyre, sepse mjaft halle e probleme mbart e përditshmja? Nuk besoj që kjo mënyrë i vlen kujt. Të mësosh mbi jetën e njerëzve "të famshëm", vetëm shmang vëmendjen e njerëzve nga problemet e tyre, nga realiteti i tyre, për të mos thënë që herë-herë mund të thellojë krizën individuale.

Si nuk ndodh të lexojmë ndonjëherë mbi jetën e individëve të zakonshëm, atyre që nuk reshtin së provuari për të arritur, edhe pse rrëzohen, gjejnë forca të ngrihen dhe provojnë sërish; atyre që përpiqen të shfrytëzojnë nnaksimalisht burimet personale e jetësore (edhe pse të kufizuara) për t'i dhënë kuptim jetës së tyre! Nuk besoj që lexuesit nuk duan të tilla histori. Këto janë histori më pranë realitetit të shumicës, ndaj prekin më shumë dhe ndikojnë më shumë në jetën e njerëzve. Janë histori që përmbajnë mesazhe të fuqishme mbi rëndësinë e vlerave njerëzore në zhdukje. Personazhet e historive të tilla, pa qenë "të famshëm" fitojnë famë... famë e cila jo vetëm ngjall dëshirë por edhe besim për jetën, besimin që GJITHKUSH MUND T'IA DALË MBANË.

Autorja është Psikoterapiste

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE