Përfytyrimi krijues nuk është i vështirë dhe mund të sjellë shumë
dobira. Teknika e përfytyrimit krijues nuk është e re. Gjatë të gjitha
kohëve ai ka formuar bazat e kualifikimit lidhur me magjitë. Shumica e
librave të ashtuquajtur të psikologjisë popullore e përdorin teknikën pa
hyrë në hollësirat e parimeve që marrin pjesë në të.
Ordo
Templi Orientis (OTO), themeluar nga Karl Kellner në 1906, përfshinin
praktika të caktuara Tantrike në ritualet e tyre dhe, kur Teodor Reus u
bë kryetari i OTO-s, përfshiu një lëndë që përbëhej nga ushtrime
komplekse përfytyrimi të përdorura në lidhje me aktivitetin seksual.
Aleister Krovlei, pas takimit me Teodor Reus, shkroi rreth këtyre
ushtrimeve komplekse dhe i përfshiu ato në leksionet e veta.
Përfytyrimi
krijues formon gjithashtu bazat e kualifikimit të mendimit pozitiv, që
përdoret për të përmirësuar shëndetin. Karl dhe Stefani Simonton i
përdorin këto metoda auto-sugjestionuese në terapinë e tyre të
përfytyrimit në Teksas. Në këtë terapi, pacientët fantazojnë në mënyrë
të gjallë se qeliza të sëmura po shkatërrohen dhe po shpërndahen nga,
psh, një regjiment ushtarësh.
Dihet se një numër shumë i
madh sëmundjesh janë psikosomatike dhe këtu hyjnë disa nga ato që janë
kërcënimi më serioz për shëndetin dhe për jetën. Mendimi negativ, si
edhe stresi, rezultojnë në një kërcënim real dhe serioz për shëndetin e
individit. Njerëzit sëmuren, zhvillojnë të gjitha simptomat dhe shenjat e
një sëmundjeje të caktuar, sepse ata besojnë se e kanë sëmundjen dhe
përfytyrojnë në imagjinatën e tyre të gjitha ato shenja dhe simptoma.
Aksidentet
shpesh kanë ndodhur për arsye se njerëzit kanë menduar se do të ndodhi
aksident. Kur kemi qënë të vegjël, na kanë thënë të mos përdorim thikën
se do të prisnim dorën gjë që ka ndodhur shpesh. Dihet se sa me siguri i
ngjisin fëmijët pemët, por ku një i rritur i thotë të mos ngjitet se do
të bjerë dhe fëmija përfytyron aktin e rënies atëherë ai bie nga pema.
Sa më i gjallë të jetë përfytyrimi aq më shumë rritet shansi i rënies.
Trajnerët
e mirë u thonë atletëve të tyre që gjatë garave të përfytyrojnë sa më
qartë që është e mundur veten e tyre duke dalë kampionë. Në përgjithësi,
sa më i qartë dhe i gjallë bëhet përfytyrimi aq më e madhe është
mundësia e realizimit nëpërmjet mendjes nënndërgjegjësor (ose siç quhet
shpesh, subkonshiencës). Vetëm nëpërmjet subkonshiencës ju mund të hyni
në vibrime me planin yjor dhe kështu të manipuloni dritën yjore për të
formuar matricën për materializimin në planin fizik.
C.J.Jung
mendon se proceset e subkonshiencës u përkasin dy sistemeve. Aspekti i
konshiencës i një psiqike mund të krahasohet me atë pjesë të një ishulli
që duket mbi ujë dhe pjesa pafundësisht më e madhe, që nuk duket e
ishullit, përfaqëson subkonshiencën. Jung shkon më tej kur thotë se
pjesa që duket e ishullit mund të krahasohet edhe me subkonshiencën
personale dhe pjesa e padukshme e mbuluar gjithmonë nga uji përfaqëson
subkonshiencën kolektive. Egua ose uni ose pjesa që mendon e mendjes
është vetëm një pjesë fare e vogël e psiqikës totale.
Subkonshienca
kolektive e psikologjisë së Jungut bashkëlidhet me mësimet yjore ose
ezoterike dhe është një oqean i gjërë tendencash të formuara nga
eksperienca që e kanë origjinën në të shkuarën shumë të largët të racës
njerëzore. Jung i quajti këto tendenca arkotipe dhe ato shfaqen si gjëra
imagjinare dhe simbole në ëndërrat e grupeve me kultura shumë të
ndryshme dhe pavarësisht nga periudha historike. Këto simbole ëndërrash
ndeshen gjithashtu në folklorin dhe mitologjitë e të gjitha kulturave
dhe racave.
Këto imazhe të lashta të subkonshiencës
kolektive ushtrojnë një influencë potenciale mbi jetën tonë dhe shpesh
kjo influencë keqkuptohet plotësisht sepse është e panjohur për mendjen
konshiente njerëzore. Të folurit është një zhvillim evolucionar
relativisht i vonë po të krahasohet me këto nivele subkonshience të
mendjes. Kështu, e vetmja mënyrë për të komunikuar me mendjen
subkonshiente është nëpërmjet simboleve.
Stampimi në tru
Subkonshienca
kontrollon funksionet jetësore të trupit të njeriut kurse nivelet më të
thella të subkonshiencës kolektive përbëjnë një oqean të paanë ku është
stampuar çdo mendim dhe çdo veprim i racës njerëzore. Prandaj, duke
qënë në gjëndje për të komunikuar me nivelet tona të subkonshiencës ne
jemi në gjëndje të evitojmë sëmundjet psikosomatike, të disponojmë
pasuri njohurish dhe të arrijmë të realizojmë gjërat që ne duam në jetë.
Por subkonshienca kupton ose lexon vetëm imazhet dhe simbolet dhe këto
duhet të kenë qartësinë e kristalit, të mos ngatërrohen kurrë dhe të mos
jenë konfuze. Pra, është shumë e rëndësishme që këto imazhe, pamje dhe
simbole, të sillen ose mbahen në mendje me një qartësi të madhe. Prandaj
dhe lind nevoja e kualifikimit ose e stërvitjes për përfytyrimin.
Të
përfytyruarit luan një rol kaq të rëndësishëm në operacionet magjike sa
që duhet përfituar nga çdo mundësi që të jepet për ta stërvitur këtë
aftësi. Duhet bërë një përpjekje e zellshme ose serioze për të vrojtuar
gjërat dhe për të qënë në gjëndje për t'i kujtuar ato me hollësi. Duket e
pabesueshme, por është e vërtetë se megjithëse njerëzit e shohin orën e
tyre të dorës me dhjetra herë në ditë, po t'i pyesësh se me ç'lloj
numërash apo gërmash shënohen orët, ata nuk e dinë ta thonë. Bëni një
provë. Pyesni një shofer se cila është radha e shenjave të dritave të
semaforëve dhe ata nuk janë në gjëndje ta thonë. Njerëzit në përgjithësi
nuk janë vrojtues.
Një mënyrë veçanërisht efektive për
të provuar aftësitë përfytyruese është ajo që quhet Loja e Kimit.
Dikush merr një tabaka dhe vendos mbi të 20 objekte të cilat i mbulon me
një shami. Ju vendoseni përpara tabakasë. Objektet në të zbulohen për
vetëm një minutë dhe mbulohen prapë. Detyra juaj është të përshkruani
plotësisht objektet që mbani mend. Nivel i mirë është të mbani mend deri
16 objekte. Ky nivel është i mirë për skautistët, por për ata që duan
t'i hyjnë rrugëve spiritualiste kjo shifër duhet të jetë më e lartë.
Në
qoftë se aftësia juaj përfytyruese ka arritur një standart të
kënaqshëm, teknika juaj duhet të vihet në praktikë për të arritur diçka
që ju dëshironi. Përfytyrimi duhet të jetë i qartë si kristali; objekti
duhet dëshiruar intensivisht dhe emocionalisht; vullneti për të
realizuar dëshirën duhet të përqëndrohet mbi objektin e dëshiruar gjë që
duhet pritur me sa më shumë zjarr. Provojeni dhe do të habiteni.
Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetët"
Etichette
HISTORI
PSIKOLOGJI
LETERSI SHQIPE
SHKENCA POLITIKE
BIOLOGJI
QYTETARI
SOCIOLOGJI
DREJTESI
ESE ARGUMENTUESE
JURIDIK
PEDAGOGJI
GJEOGRAFI
EDUKATE SHOQERORE
DIDAKTIKE
BAZAT E FINANCES
SHKRIM AKADEMIK
FINANC BANK
LETERSI BOTRORE
GJUHE SHQIPE
MATEMATIKE
HISTORI SHQIPRIE
SHKENCA JURIDIKE
ANALIZE VEPRASH
EDUKIM
FIZIKE
PSIKOLOGJI EDUKIMI
ESE UNIVERSITETI
POEZI
MENAXHIM FINANCIAR
MJEKESI
KIMI
PARAPSIKOLOGJIA
EKONOMI
INFORMATIKA
ESE LETRARE
MENAXHIM BIZNESI
NJOHURI PER MEDIANIAN
TRASHGIMI KULTURORE
Anatomi
ESE FILOZOFIKE
GAZETARI
INFERMJERI
MENAXHIM TURIZEM
SHKENC TOKE
E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
HISTORI BOTRORE
POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE
E DREJTA E PRONES
Histori e Mendimit Politik
ALL POST
AUDITIM BANKAR
BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT
ESE SHKENCORE
FILOZOFI
HISTORI ARTI
HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE
LETERSI
MENAXHIM NDERTIMI
MIKROEKONOMI
POEMA
PSIKOLOGJI REHABILITIMI
BJOLOGJI
EDREJTA E MJEDISIT
FJALE TE URTA
LEKSIONE AUDITIM
MARDHENIA ME PUBLIKUN
MASTER SHKENCOR
Marrëdhënie Ndërkombëtare
PSIKOLOGJI KESHILLIMI
PSIKOLOGJI SHKOLLE
SINTAKS
TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
ANGLISHT
EDUKIM MUZIKORE
ESE ANGLISHT
ESE INFORMUESE
GJUHE
INFERMIERI
KERKIM SHKENCOR
METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK
METODIKE ARITMETIKE
PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
TEKNOLOGJI INFORMACIONI
TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE
APLIKIM KOMPJUTERIK
BUJQESI
ESE HISTORIKE
ETIKA E TE USHQYERIT
GUIDE TURISTIKE
HIGJENE
HYRJE NE PSIKOLOGJI
INFORMATIK
ISMAIL KADARE
LETERSI PER FEMIJE
MENAXHIM KLASE
MESIMDHENIE
ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
PSIKOTERAPI
SOCIOLOGJI EDUKIMI
pyetjet e Licences
ANALIZE sHARL BODLER
Dituri natyre
E DREJTA KUSHTETUESA
EDUKIM FIZIK
EDUKIM PER KARRIER
KSHILLA SHTATZANIE
LIBRA LEXO-SHKARIKO
LOGJIKE
MATURA SHTETERORE
MBROJTJE DOKTORRATURE
MIGJENI
MUZIKE
POLITIK ARSIMORE
POLITIKA NE BE
PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE
RECENSION
TEME DIPLOME
hist
Post più popolari
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rende...
-
Ese letrare : Deshira ime Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për ...
-
Kafshet ne rrezik zhdukje neShqiperi Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dë...
-
“ I HUAJI ROMAN I MASËS APO I LEXUESIT TË SPECIALIZUAR” Hyrje Çfarë ndikimi ka tek ne si qenie njerezore ky roman?Albert Kamy...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA [ANALIZE LETRARE] KËNGA XX Poemat epiko...
-
Grupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimike Ky grup përbehet nga këto elemente : Fluori Klori Bromi Jodi ...
-
Ç’fare eshte Organizimi i Komunitetit? Qëllimi kryesor i organizimit në komunitet, është të ndihmojë njerëzit të identifikojnë ne...
-
MBIERMRI Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sen...
-
Tema: Gjakmarrja Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesir...