Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

PSIKOLOGJI - LUMTURIA

http://eseshkolle.blogspot.com/
Do të filloj shtjellimin tim mbi lumturinë nga dy pikat e para etike që përballen me rrugën e kërkimit të haresë e të fatlumsisë. Nëse themi se për të qenë i lumtur duhet kaluar nëpër fazën e shndërrimit të shpresave pa asnjë kusht në qëllim përfundimtar duke mos patur kujdesin për pasojat, atëherë përballemi me dy probleme, si që thashë etike mjaftë të diskutueshme: në radhë të parë, do të përmend rrenën dhe menjëherë Kantin i cili flet për një të them të drejtë për të rrejtur. (Sikur njerëz me qëllime të errëta ngasin një tjetër dhe trokasin në derën time e pyesin për
të, duhet të tregoj se ai mëshifet tek unë ose jo? Nëse tregoj, e vë në rrezik jetën e një të pafajshmi, unë jam një i pamëshirshëm… dhe a do të jem i lumtur? Në raste të ngjajshme, mendoj se rrena ia vlen para pasojave.

Çështja e dytë është e lidhur kryekëput me disa teori fetare shpesh jo mirë të sqaruara nga një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju sjellë një lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën tjetër, atëherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare shndërrohet në turbullirë dhe zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.

Sa i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetruar dhe nuk qëndron më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë: « Punoni për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna është detyrë e çdonjërit si për fitim e gjallërim korrekt në këtë botë, po ashtu edhe për në botën e pafund. Lumturia arrihet shumë vështirë me barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e pas vdekjes, andaj, duhet njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna është e dedikuar për « atë botë » Kjo lloj etike shoqërore duhet ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të arritur begatinë materiale tani e kështu, të krijohet një rrugë e sado e vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë po ashtu e vogël, për lumturinë e amshueshme.

Morali në lumturi. Gabimet e moralistëve.

Disa filozofë parashtrojnë çështjen morale të lumturisë dhe e identifikojnë me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është dhënie përparësi trupit mbi shpirtëroren. Edhe në këtë pikë them se lëmshi ngatërrohet pa u munduar sa duhet të gjinden justifikime për të thënat dhe bindjet e tilla të moralistëve. Çka mund t’i dëshirojmë më të mirë njeriut, pra vetes dhe të tjerëve, përveçse lumturi ? Ajo do të jetë pjesë e trupit dhe e shpirtit. Do të nisemi nga shëndeti fizik që do të them se është parakusht (në pjesën më të madhe ) i mundësive për lumturi. Vallë mungesat shëndetësore personale dhe ata të rrethit, si familja e më gjerë, nuk janë zanafillë e mjerimit ? Shëndeti i mirë dhe mundësitë e kënaqësive trupore, krijojnë bazat e para për lumturi. Mjafton një përmirësim i lehtë i gjendjes fizike që i sëmuri të ndjehet i lumtur...; një fitim i vogël që mundëson ushqimin e vetes e familjes shndërron brengën në hare. Lypësi më i mjerë është fatlum kur dikush ia zgjat dorën se me këtë krijon kushte për mbarëvajtje fizike dhe vetëm kjo ndjenjë i shkakton gëzim.

Përkundrazi mendimeve të moralistëve, them se lumturia duhet të jetë detyrë morale e çdokujt pasi që ajo nxit njeriun në përparim dhe pastron shpirtin e trupin nga vuajtjet shkatërruese që dëmtojnë në një masë të madhe njeriun. Pra, duhet kërkuar lumturinë në çdo hap se ajo është diçka që mungon e njeriu kërkon një të mirë që s'e ka në posedim. Lënia pas dore, neglizhimi dhe mosangazhimi, si që thotë një fjalë popullore, « për ditë më të mira », krijon zbrazëtirë dhe mjerime të rënda shpirtërore. Kur themi se kërkojmë lumturinë, këtë e bëjmë jo vetëm se ajo mungon por nga se edhe e dëshirojmë atë. Pascal-i thot se çdo kush shpreson të gjej lumturinë, nënkuptuar këtu edhe atë që nis të varret. Përmend këtu këtë filozof se çdo kush ik nga vuajtja, nga trazira, nga fatkeqësia dhe kjo ikje ç’është? Nuk është kërkim i lumturisë. Kjo pohon edhe njëherë atë që thash më lartë se kërkimi i lumturisë është obligim moral dhe assesi nuk bie në kundërshtim me të. Gabimi pra qëndron në përzierjen e dëshirës më të lartë për lumturi me shumën e kënaqësive pa dallim. Këtu edhe Kanti shumë i përmendur sikur ngatërron lëmshin nëpër çekrekun e vet moralizues. Një vështrim pyetës mbi çështjen mjafton të ndajmë shapin nga sheqeri. Lumturia nuk është e nuk mund të jetë thjeshtësim i kënaqësisë e as shpëtim i plotë nga vuajtja. Të dyjat ecin rrugës së tyre të pafund. Kur ndihemi fatmjerë e të paaftë nuk shkaktojmë vdekjen tonë. Nëse e bëjmë atë, e bëjmë për ideale të ndryshme se kërkojmë një pavdekshmëri nëpërmjet një akti. (Në botëkuptimet e mia ky akt nuk ka asnjë vlerë, përkundrazi ai është dobësi dhe mungesë force e qëndrueshmërie. Religjionet gjithashtu nuk e parapëlqejnë vetëvrasjen kurse islami e ndalon rreptësisht). Për më tepër, nuk mund te themi në asnjë mënyrë se objektet (pasuritë) e ndryshme nuk ndikojnë në krijimin e ndjenjës së kënaqësisë dhe satisfakcionit vetanak e më gjerë. Nëse fuqia e rezonimit aktiv është e aftë të vendos dhe veproj drejt mirësisë, atëherë nuk ekziston gjë tjetër, vetëmse një lëvizje drejtë krenarisë dhe kënaqje shpirtërore. Vet moralisti që arrin të mposhtë një dëshirë drejtë një kënaqësie, është një kënaqësi e lumturi për të. Mundimi dhe tentativat e sportistit për të arritur i pari është krenari, vendi i fundit i sjell jokënaqsi dhe, po qese forca e brendshme mungon, sjell edhe ndjenjën e devalorizimit që nuk kapet për asnjë lloj morali as fetar e as « moralist ». Arritja e lumturisë, si që përmenda më parë, në vete përmban shpesh dhimbje dhe sakrifica të panumërta. Vlen të përmenden ushtrimet e gjata dhe të mundimshme të sportistëve e sidomos, unë ndjej një krenari të përmend kohëzgjatjen e shtatzënisë kur nëna e ardhshme është më se e lumtur duke qenë plotësisht koshiente për dhimbjet e lindjes… Krenaria e lehonës është lumturi e pashoqe. Vlerësoj se kalimi nëpër kënaqësi fizike, kalimi nëpër dhimbje, nëpër begati objektesh..., nuk duhet të jetë assesi pengesë morale për të arritur lumturinë. Vet moralistët arrijnë lumturinë e tyre duke nënçmuar vlerat e tjetrit gjë është amorale në vetvete. Arritja e lumturisë është në vend të parë çështje dëshire dhe rezonimi i pastër i çdonjërit dhe ai duhet të arrihet ashtu si e shef personi. Këtu do të konsiderojmë element më të rëndësishëm etikën shoqërore dhe jo lloje të pavlefshme të një pseudomorali. Etika që duhet patjetër përmbajtur është respektimi i lumturisë së tjetrit dhe moscënimi i të drejtës së tjetrit për lumturi. Krijimi dhe ndihmesa për të krijuar njerëz të lumtur është lumturi më e madhe që mund të dëshirohet, e pra kjo është moral dhe etikë e pakontestueshme në rrugën e lumturisë.

A është lumturia permanente apo e tashpërtashme?

Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithnjë themi: » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerrim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e shpjegon Schopenhaueri këtë: « Jeta luhatet si lavjerrësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»

Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasi që e dëshirojmë përgjithmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanshme e permanente krijon gjendje qetësie dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjerë të plotësimit të kënaqësive kohëshkurtra dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.

Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shndërrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psikikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shumë i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për t'i bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër, jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bërë të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetveten…

Lumturia pjesë e imagjinatës reale dhe dëshirë e mirëqenies psikofizike.

Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe po që se arrijmë në një çiltërsi psikike, imagjinata e jonë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thotë se, për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë, se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psikikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqësi dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstrakt dhe personal por që në vete përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqtë, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparësi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE