Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Adoleshenca

Pasqyra e lendes
http://eseshkolle.blogspot.com/
Ç’ është adoleshenca?

  1. Zhvillimi moral
  2. Formimi identitetit 
  3. Bindjet - pjesë e identitetit 
  4. Përpjekje për sisteme sjelljesh të reja Biblografia
Ç’ është adoleshenca?
Adoleshenca është periudha e jetës, e cila përfshin vitet ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur. Ajo
shoqërohet me ndryshime rrënjësore, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me rritjen biologjike, por edhe me zhvillimin mendor, sjelljen, komunikimin etj. Në pikëpamje psikike, adoleshenca është një periudhë krize, që përfshin njëkohësisht ndarje, shkëputje, zhvillim e vetaktivizim të vrullshëm në një klimë shndërrimesh e shpërthimesh të mëdha.
Adoleshenca nuk është thjeshtë një stinë e jetës, por një mënyrë ripërtritjeje e psikikës, ku pasiguria dhe ankthi për të ardhmen, ndikimi i instinkteve, nevoja për përkujdesje dhe dëshira për liri, japin të gjitha së bashku mundësitë e shfaqjes mbi të cilat mund të zhvillohet vetë jeta. Por në kushte të ndryshme jetese, kemi vështrime të ndryshme. P.sh., në vendet e zhvilluara nga ana ekonomike rritja biologjike në ditët tona bëhet më shpejt nga ç’ndodhte vite më parë, edhe shkollimi që u ofrohet të rinjve është i ndryshëm, është më i gjatë. Pavarësia ekonomike arrihet më vonë, përtej moshës 20 vjeç. Ndonëse pjekuria biologjike është realizuar, statusi i të rriturve ende nuk u njihet. Vetë të rinjtë nuk ndjehen të rritur. Ata, siç i trajton shoqëria, janë në rrugën drejt formimit. Pra, adoleshenca përfaqëson një kohë kalimtare nga fëmijëria në pjekurinë relative. Ajo është një moshë kritike ndryshimesh dhe përjetimesh, prandaj ndikimi i faktorëve shoqërorë në të është shumë i rëndësishëm. Kohëzgjatja e adoleshencës mund të mos korrespondojë e njëjtë për të gjithë njerëzit përsa u takon karakteristikave të tyre të ndryshme të zhvillimit. Në vështrim të përgjithshëm, adoleshenca është një dukuri e përbashkët për të gjithë individët, por natyrisht për secilin individ ose grup individësh ka ndryshime, që i ndeshim rëndom. Ato ndodhin për shkak të nivelit kulturor, periudhës historike dhe veçorive individuale të çdo subjekti. Duke u mbështetur në këto argumente, mund të arrijmë në përfundimin se adoleshenca pavarësisht mospërputhjeve kohore në mënyrë të plotë, përbëhet apo kalon në tri faza apo pjesë, të cilat janë: paraadoleshenca, adoleshenca e hershme dhe adoleshenca e vonë. Në etapën e parë, paraadoleshenca, që lidhet me rindërtimin e organizmit, zhvillimi fizik dhe fiziologjik nuk bëhet i njëtrajtshëm. Prandaj koha e pubertetit shfaqet jo në të njëjtën kohë, duke e shtrirë krizën. Ritmet e zhvillimit janë të larta, por në planin e formimit të personalitetit ka paqëndrushmëri të madhe, megjithëse bie në sy e shprehet ndjenja e të rriturit. Shfaqen dyzime e lëkundje në karakter, të rinjtë dashurojnë vrullshëm dhe urrejnë papritmas, binden, nënshtrohen, por edhe rebelohen, paraqiten të sjellshëm e idealistë, por edhe brutalë e materialistë. Ata manifestojnë gjendje të ngritur emocionale dhe pa u kuptuar shndërrohen në pesimistë e kokëfortë, jo rrallë hutohen, përfshihen nga ndjenja e të qenit i pavlefshëm (kjo ndikon të mbyllen në vetvete). Në këtë moshë zhvillohet të menduarit teorik refleksiv, shkallë-shkallë ngrihen në një nivel më të lartë veprimet mendore: analiza, sinteza, klasifikimi, përgjithësimi etj. Lindin elementet e logjikës së të rriturit, duke u ngritur cilësia e perceptimeve, të kujtesës dhe imagjinatës. Adoleshenca e hershme është koha e vërtetë kalimtare ndërmjet paraadoleshencës dhe rinisë. Në këtë moshë krijohet një përfytyrim fillestar për orientimin profesional, gjë e cila krijon një tendosje e frikë, pavarësisht nga zgjedhjet që mund të bëhen. Gjatë saj marrin përparësi vlerat vetjake në krahasim me ndikimet e jashtme, ndërtohet plani jetësor dhe nevoja për intimitet është e papërballueshme. Ndjeshmëria emocionale e adoleshentëve është e lartë. Prandaj në këtë moshë shfaqen reagime të forta në çaste të papritura. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi janë mekanizma nxitës, por në pranimin e tyre real ka luhatje të mëdha. Ndryshimet fizike dhe emocionale të ndjeshme e të shpejta ndodhin në një hapësirë kohe të caktuar. Ato zgjasin deri në arritjen e autonomisë së plotë, atëherë kur vendosen raporte emocionale instinktive të shpejta me grupe të tjera dhe me mjedisin shoqëror. Megjithatë është disi e vështirë të përcaktojmë kufirin kohor të mbylljes së adoleshencës. Frojdi e ka përcaktuar këtë afat kohën kur “adoleshenti është i aftë të dojë e të punojë,” ndërsa Erikson e përcaktoi si kohën kur i riu “është i aftë të përfshihet për një raport intim me një tjetër, duke realizuar një takim ndërmjet dy “unë-ve” të ndryshëm”. Pra, adoleshenca mbyllet kur individi është i aftë të krijojë raporte të qëndrueshme me veten, me grupin e afërt dhe gjithë mjedisin ku jeton. Ky koncept i bazuar në aftësinë e përshtatjes me veten, me të tjerët apo me botën, tregon si ndodhin ndryshimet, që e detyrojnë individin të sillet e të formohet në bazë të raporteve që ka me mjedisin ku bën pjesë, me grupin më të afërt dhe me shndërrimet e tij të brendshme. Adoleshenca mund të karakterizohet si fazë e kalimit nga bregu i frikës dhe i ankthit në atë të structures funksionuese të sigurisë së të të rriturit. Ky kalim nuk bëhet në një ditë, as në mënyrë të rrufeshme. Për të duhet të shmangen a të kapërcehen një mori pengesash një nga një dhe jo të grumbulluara në mënyrë absurde. Një i ri, edhe pse është i gatshëm të jetojë i pavarur nëpërmjet punës së tij, ende trajtohet adoleshent dhe mbetet për një farë kohe nën ndikimin e të tjerëve, veçanërisht të prindërve të tij jo vetëm për forcën e zakonit, por për efekte të tjera, kryesisht psikologjike, shoqërore dhe ekonomike. Prandaj themi që adoleshenca vazhdon e zgjatet. Kjo na bën të bindemi që edhe pse arrihet mosha 20 vjeç, individi ende nuk e ka mbaruar këtë fazë kritike, pra ai nuk është I gatshëm të futet në botën e të rriturve. Pikërisht përballë kësaj zgjidhjeje ekziston rreziku i tërheqjes, veçanërisht kur të rinjtë nuk arrijnë të ndërtojnë raporte të drejtpërdrejta me realitetin. Për këtë arsye, në momente të tilla mund të paraqiten mundësi për t’u shfaqur te adoleshentët edhe prirje neorotike. Në të kundërt, ka nga ata të rinj që rriten përpara limiteve të caktuara kohore për arsye mbijetese, megjithëse kapacitetin, gjykimin e kritikën ende nuk e kanë të zhvilluar në nivelin e dëshiruar. Një tipar tjetër i këtij ndryshimi, është rritja e adoleshentëve me shfaqje e prirje mbrojtëse, maniake e paranojake, dukuri këto të mundshme gjatë zhvillimit, të cilat shfaqen ose jo gjatë kësaj periudhe. Prandaj me të drejtë nga shumë studiues adoleshenca është përcaktuar si moshë e cila shoqërohet me probleme tepër të ndjeshme.
Zhvillimi moral
Në pamje të parë, qëndrimi socialopolitik e çështjet publike duket se janë larg interesave dhe vemendjes së adoleshentëve. Duke i vlerësuar nga ky këndvështrim, mund të themi se ata janë të lirë, të painteresuar. Prandaj ngjajnë sikur rrinë në heshtje. Shoqëria e të rriturve është e domosdoshme dhe mjaft e nevojshme që të dekodifikojë të gjitha mesazhet e të rinjve. Jo vetëm ato që kanë të bëjnë me miqësinë, me raportet ndërmjet bashkëmoshatarëve, me raportet me familjen e me relacionet e dashurisë etj., ku për probleme të tilla adoleshentët nuk del se rrinë të njanshëm e të heshtur. Ka faktorë të mjaftueshëm pse adoleshentët propozojnë shndërrimin relacional në botën e dashurisë dhe jo në atë të politikës. Të rinjtë kanë dëshirë, veçanërisht gjatë viteve të shkollës së mesme, të jenë gjithnjë e më të pavarur. Kjo vërehet në veshjen e tyre, në pjesëmarrjen në diskutime, në mendimet e vlerësimet që shfaqin, në teknikat që përdorinpër zgjidhjen e problemeve. Ata janë të shqetësuar se çfarë të tjerët thonë e mendojnë për ta. Të gjitha këto krijojnë një periudhë stuhie, trazirash dhe stresi, të cilat, veç të tjerash, rrjedhin dhe nga prirja për t’i zgjidhur të gjitha gjërat përnjëherë. Jo në pak raste adoleshentët që dështojnë, manifestojnë akte brutaliteti e vandalizmi. Reagime të tilla të rënda amortizohen me marrëdhënie të ngrohta, me shprehje të besimit reciprok, me qëndrime dashamirëse, me respect duke shmangur vërejtjet, britmat dhe ironinë. Vlerësimi I anëve pozitive, krijimi i besimit në aftësitë dhe mundësitë që kanë të rinjtë, krijojnë kushte reale për të ndërtuar projektin e suksesshëm edukativ. Të rinjtë që kanë vlerësim të tepruar në shkollë apo familje, pa baza e arritje konkrete, rrezikohen të shndërrohen në idhuj të rremë. Baraspesha e kërkesave, kritikave e vërejtjeve me vlerësimet dhe vetëvlerësimet kërkohet të ruajnë raporte që të shërbejnë për nxitje e motivim të mëtejshëm. Koha e adoleshencës mund të karakterizohet si kalim ndërmjet moralit të detyruar dhe bashkëpunimit. Në fund të shkollës së mesme vajzat kanë më shumë çrregullime emocionale se djemtë. Ato janë të shqetësuara dhe në disa raste të frikësuara për të ardhmen e tyre. Ato shfaqen të çorientuara në punë të ndryshme. Në mësime marrin vlerësime të pakënaqshme. Adoleshentët me çrregullime emocionale bëhen depresivë. Niveli dhe shkalla e prekjes së tyre nga depresioni varet nga cilësitë e karakterit. Ata të cilët ndjehen të paaftë për të realizuar detyrat, të painteresuar për shokët, familjen dhe që sundohen nga mendimi negativ, kanë shfaqje tipike depresive. Shkaqet e burimet e depresionit janë të ndryshme, por më së shpeshti për adoleshentët mbeten dështimet në jetën e përditshme, edhe në mësime, të cilat analizohen e vlerësohen me përgjegjshmërinë karakteristike të moshës së tyre. Nëse një adoleshent për dështimin në një provim fajëson veten, ai fillon të mendojë dhe mund të arrijë në përfundimin se është me mangësi mendore. Duke e mbështetur dështimin kështu në një tezë të padrejtë, ai fillon të inatoset me veten. Thellimi i një mendimi të tillë pesimist e vetëfajësues nuk është gjë tjetër, veçse një ndjenjë depresioni e mungesës së shpresës. Gjendjet shpirtërore i japin ngjyrë mendimit, kur ndjehemi të lumtur, kujtojmë e mendojmë gjëra të bukura. Nëse gjendja shpirtërore errësohet, mendimet marrin udhë të tillë, fillojnë e grumbullohen ide e mendime të errëta dhe ngjarje negative. Në këtë moment marrëdhëniet e adoleshentëve zbehen, sjellja ndryshon, ata ndjehen të vetmuar, të veçuar nga të tjerët dhe pa perspektivë për të ardhmen, gjë e cila mund të nxisë përvoja negative. Për t’u dhënë fund situatave të tilla, kërkohet një punë këmbëngulëse. Në raste të tilla, fëmijëve në kohën e përshtatshme u duhet dhënë një shpjegim alternativ për shqetësimin dhe dështimet e mundshme, për të kuptuar shkakun e tyre të vërtetë. Prandaj është mirë që të rinjtë të marrin informacion për mundësitë e aftësitë që në të vertetë kanë, gjë që do t’i ndihmojë për të krijuar sfondin emocional pozitiv për t’i motivuar në veprimtaritë e ardhshme. Krijimi i përfytyrimeve dhe i besimit për arritje më të mira, rrit dëshirën e nivelin e kërkesave dhe të synimeve për objektiva më të lartë.
Formimi i identitetit
Në lidhje me formimin e identitetit në moshën adoleshencës, Erikson ka thënë se ky proces është rrjedhojë pozitive e konflikteve jetësore, të cilat i japin ritmin ciklit të jetës nga lindje gjer në vdekje. Adoleshentët për të përballuar vështirësitë me mjetet sa më racionale, duhet të kenë një mbështetje të veçantë shoqërore, e cila u jep atyre edhe një farë sigurie. Shpërndarja e vetes përbën zgjidhjen negative të të njëjtit konflikt. Psikologët e kanë përshkrur “identitetin” si një lloj ose si vendosje e një baraspeshe ndërmjet impenjimit dhe konfuzionit rreth vlerave shoqërore.
Marcia e ka lokalizuar interesin e tij për llojin dhe mënyrat e impenjimit të çdo adoleshenti përballë realitetit në të cilin ndodhet. Çdo impenjim është cilësuar si një nivel indentiteti dhe çdo nivel është i përcaktuar mbi dy mundësi.                                                                                                                                                                           E para është eksplorimi i alternativave të mundshme në fushën e punës, të politikës etj.                                       E dyta është impenjimi me alternativën e zgjedhur.
Sipas Marcias nivelet e indentitetit janë katër:
1)Fitimi i indentitetit;
2)Bllokimi i indentitetit;
3)Vonesa;
4)Përhapja e indentitetit.
Kush ka fituar identitetin, e ka arritur atë falë një procesi eksplorimi në të cilin indetifikimet e mëparshme janë radhitur në një paraqitje të vetes, e cila nga ana cilësore është superiore nga shuma e komponentëve që e përbëjnë. Duke formuar identitetin, adoleshenti braktis konceptin e vetvetes, që është krijuar në bazë të opinionit të prindërve, duke e zëvendësuar me atë që formohet nga vlerësimet që vijnë nga moshatarët. Ky koncept i ri i vetvetes përmban aspektin fizik, tërheqjen seksuale dhe inteligjencën. Po u vlerësua negativisht një nga këto elemente, shkaktohet ankthi. Duhet kaluar një përvojë eksplorimi, duhet kaluar kriza e zgjedhjeve të zhvillimit për të arritur stacionin e dëshiruar, për kapjen e të cilit ka shumë mundësi, megjithëse ai mbetet i njëjtë. Ndërsa adoleshentët që janë në “nivel bllokimi” ende nuk kanë filluar asnjë lloj eksplorimi të nevojshëm për të formuar një identitet origjinal. Kështu, identifikimi me njerëz të tjerë të afërt e të rëndësishëm qëndron si e vetmja alternativë për të zgjidhur problemin, për t’u rritur në kuptimin e vertetë të këtij koncepti. Ekziston një anologji ndërmjet “vonesës dhe përhapjes”. Të dyja janë indikatorë të një mungese impenjimi të saktë në drejtim të identifikimit të realitetit në të cilin veprojmë. Në fazën e vonesës kemi një lloj sforcimi eksplorimi drejt roleve shoqërore konveniente e të përshtatshme me natyrën e veçoritë individuale të çdo subjekti. Përhapja i korrespondon fazës që shoqërohet me identifikime të zbehta dhe të momentit, pa zhvillimin e një interesi të vërtetë, i cili çon në marrjen e impenjimeve moshore. Pengesat drejt fitimit të identitetit janë të shumta. Disa janë të lidhura me një lloj sjelljeje të karakterit mbrojtës të familjes, e cila e detyron dhe e bën individin të mos dijë, të mos jetë i aftë të kapërcejë identifikimet fëminore. Rezultati i kësaj gjendjeje është mungesa e eksplorimit, bllokimi i identitetit në një nivel zhvillimi të karakterit pothuajse primitiv. Mbrojtja që u bëhet të rinjve nga prindërit e tyre, mbajtja nën kontroll për gjithçka në jo pak raste, jep ndikime negative në edukim.Ndoshta është paksa paradoksale, por e njëjta gjë ndodh dhe kur individi jeton në mjedise jashtëzakonisht të varfra me pak mjete nxitëse. Kjo gjendje përgatit një tip të veçantë mjedisor, nga i cili adoleshenti nuk mund të shkëputet lehtë. Kështu, duke qenë se nuk ka alternativa të tjera për të zgjedhur, adoleshentit i mbetet të përcaktojë identitetin e tij në të vetmen mënyrë që kushtet i mundësojnë. Shpërndarja është niveli në të cilin individi nuk arrin të kalojë të bëjë dallimin ndërmjet vetes reale dhe ideales. Ai nuk merr përsipër detyra, pasi mendon se do të gjejë diçka më të rëndësishme për t’u përshtatur me normat shoqërore. Nga ana tjetër, nuk arrin të eksplorojë alternativat, që ka përpara, sepse zotërohet nga ankthe të shumta dhe konflikte të brendshme, të cilat pengojnë procesin normal të zhvillimit të individit. Vonesa është faza në të cilin individi ëndërron, ka objektiva gjithnjë e më ambicozë. Mbase për këtë, nxitja dhe eksplorimi në një farë mase janë të bllokuara. Kjo kohë mund të vlerësohet si momenti kur individi përpiqet të dallojë në vetvete realen dhe idealen. Nëse njeriu do të dijë të shfrytëzojë paknaqësinë që lind nga shkaqe të ndryshme, pa i lënë vend zhgënjimit, ndjenjës së impotencës, pamundësisë etj., sforcimi i tij mund të ndihmojë për të fituar identitetin. Kjo shoqërohet edhe me përcaktimin e projekteve ambicioze për jetën. Ndërsa përzgjatja e kësaj faze do t’i ngjajë një periudhe përhumbëse, e cila do të shoqërohet me një frustacion, që shkaktohet prej mundësive të pashfrytëzuara. Të gjitha këto procese mund t’i shpjegojmë me pak fjalë me këto argumente: Nëse ka shqetësime të dukshme në rrugën e zhvillimit të konceptit të vetvetes në moshë të re, krijmi i identitetit do të shoqërohet me komplikime, të cilat janë pasojë e tyre. Këto shqetësime mund të vijnë si rrjedhojë e paaftësisë. Prandaj zhvillimi në një moment të caktuar lidhet me mjedisin shoqëror, mund të jetë edhe rrjedhojë i limiteve të rënda që vijnë nga vetë mjedisi që na rrethon. Mundësia e të përballuarit në mënyrë pozitive me këto dhe vështirësi të tjera të mëdha në dukje, lehtësohen nga mbështetja shoqërore. Në jetën e çdo njeriu, zgjidhja e detyrave të zhvillimit, nga më të lehtat gjerë tek më të vështirat,realizohet falë mbeshtetjes shoqërore, tek e cila individi shpreson dhe pret ndihmë konkrete. Parësore është familja, e cila është përgjegjëse kryesore. Por për realizimin e procesit të edukimit, ka edhe mjaft faktorë të tjerë, vlera e të cilëvemështë e madhe dhe në momente të caktuara mbetet vendimtare. Përfitimi i identitetit zgjat shumë. Ai arrihet pas përvojash e identifikimesh, duke provuar, si një aktor, situate reale, njohje personash, vëzhgime, shfaqje ndjenjash të ndryshme: habi, irritim e kënaqësi.
Bindjet - pjesë e identitetit
Duke u nisur nga mosha e adoleshentëve, e cila është mjaft e ndjeshme, bindjet morale bëhen pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre personal. Për këtë arsye moralin si kategori mund ta përcaktojmë si një respekt të veçantë për rregullat dhe normat shoqërore, për drejtësi, të paturit kujdes për tëmtjerët etj.
Përsa i përket detyrave me të cilat përballohen adoleshentët, Harighurst veçon, ndër të tjera, kërkimin e pavarësisë si një ndër çeshtjet kryesore të kësaj moshe. Në një studim të tij, ai ka paraqitur një listë me dhjetë detyra që vlerësohen si më vendimtaret, të cilat mendohet se e dallojnë adoleshencën nga grup-moshat e tjera:
1) Ndërtimi i raporteve të reja me moshatarë të të dyja gjinive;
2) Përfitimi i një roli shoqëror;
3) Të pranojë dhe të përdorë në mënyrë të frytshme trupin e tij;
4) Të ketë pavarësi emotive nga prindërit dhe të tjerët;
5) Të arrijë një siguri që rrjedh nga pavarësia ekonomike;
6) Të orientohet e të përgatitet drejt një pune e profesioni;
7) Të përgatitet drejt në jetën familjare (martesa);
8) Të zhvillojë intelektin;
9) Të ketë sjellje shoqërore të përgjegjshme;
10) Të fitojë një sistem vlerash etike, të cilat duhet t’i shërbejnë si udhëheqje e sjelljes në jetë.
Në shoqërinë që po ndërtojmë, demokratike e komplekse, sidomos në kohën e trazicionit, vështirësitë që duhen përballuar, nuk janë të njëjta dhe të ngjashme për të gjithë njerëzit. Disa prej tyre janë pjesë “e udhëtimit” njerëzor, por disa nga ato në një masë të ndjeshme nuk janë të pashmangshme. Adoleshenca është periudha e jetës me më shumë ndryshime, të cilat rrjedhin me shpejtësi, me intesitetin e vrullit të tyre dhe në mjaft raste të krijojnë idenë se ndodhin pa ndonjë kontroll të vetëdijshëm. Objektivi që ka çdo fëmijë për t’u bërë sa më parë i rritur, për të vepruar i lirë dhe i pavarur jo vetëm e shoqëron atë gjatë gjithë periudhës së adoleshencës, por edhe e mundon në çdo hap, e streson dhe e detyron që shpesh me veprimet e pakontrolluara të dalë jashtë vetvetes. Kërkesa për të fituar hapësira më të mëdha, mbetet permanente. Kjo edhe për arsye se në shumë raste ato u mungojnë në mënyrë të pakuptueshme. Një dukuri e tillë shpjegohet kryesisht nga mungesa e emancipimit të brezit më të rritur, i cili, i mbërthyer nga psikologjia e më të fortit, e më të diturit, vë në plan të dytë në mjaft raste arsyen.

BIBLIOGRAFI
1. “Psikologjia zhvillimore”, Mithat Hoxha, Shkodër, 2002 ISBN 999 27-49-14-8
2. Aftësitë për jetën, Tiranë 2002
3. “Social-Psikologjia”, David G. Myers, përkthim E. Çela Tiranë, 2003 ISBN 999 27-54-62-1
4. “Psikologjia”, Terry Pettijohn, Tiranë, 1996
5. “Mendja e pashkolluar”, H. Gardner. përkthim, ISP, Tiranë, 2002
6. “Forcat e ndryshimit në arsim”, Michael Fullaun, përkthim, ISP, Tiranë 2003
7. Dimensionet e mendjes, Hauard Gardner. Përkthim ISP Tiranë 2003
8. “Në rrugën që rrallë shkohet”, Skott (1) DHE (2)
9. “Adoleshenca”, Fransuazë Dolto, Tiranë, 2003, ISBN: 99927- 54-38-9
10. “Drejt vetëmësimit dhe vetëformimit intelektual permanent”, Mark Vuji, 2003

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE