PËRMBAJTJA PARATHËNIE
............................................
5
HYRJE .................................................................................. 7
BIMËT MJEKËSORE ....................... ................................. 8
PËRSHKRIMI I PJESËVE KRYESORE TË BIMËVE, TË CILAT DUHET T’I DIJMË GJATË GRUMBULLIMIT TË TYRE .......... 9
RRËNJA – RËNDËSIA E MBLEDHJES SË RRËNJËVE .......... 9
KËRCELLI - RËNDËSIA E MBLEDHJES SE KËRCEJVE ....... 9
BULBI ............................................................................................ 10
ZHARDHOKU ................................................................................ 10
RIZOMA .......................................................................................... 10
LËVORJA ........................................................................................ 10
GJETHI .................................................................................................... 10
LULJA ..................................................................................................... 11
FRYTI ..................................................................................................... 11
FARA ...................................................................................................... 12
MBLEDHJA E POLENIT ............................................................................. 12
PRODHIMTARIA E BIMËVE MJEKËSORE SI KULTURË ........... 12 HYRJE .................................................................................. 7
BIMËT MJEKËSORE ....................... ................................. 8
PËRSHKRIMI I PJESËVE KRYESORE TË BIMËVE, TË CILAT DUHET T’I DIJMË GJATË GRUMBULLIMIT TË TYRE .......... 9
RRËNJA – RËNDËSIA E MBLEDHJES SË RRËNJËVE .......... 9
KËRCELLI - RËNDËSIA E MBLEDHJES SE KËRCEJVE ....... 9
BULBI ............................................................................................ 10
ZHARDHOKU ................................................................................ 10
RIZOMA .......................................................................................... 10
LËVORJA ........................................................................................ 10
GJETHI .................................................................................................... 10
LULJA ..................................................................................................... 11
FRYTI ..................................................................................................... 11
FARA ...................................................................................................... 12
MBLEDHJA E POLENIT ............................................................................. 12
BIMËT KRYESORE MJEKËSORE ..................................................... 13 1.
Achillea milefollium L. ...................................................... 13 2.
Althae officinalis L. ........................................................... 14 3.
Arctostaphylos uva-ursi (L.) Spreng. ................................ 15 4.
Arnica montana L.............................................................. 16 5.
Artemisia absinithium L. ................................................... 17 6.
Betula pendula Roth. ......................................................... 18 7.
Capsella bursa-pastoris (L.) Medik. ................................. 19 8.
Carlina acaulis L............................................................... 20 9.
Convallaria majalis L........................................................ 21 10.
Cornus mas L. ................................................................... 22 11.
Crataegus monogyna Jacq................................................. 23 12.
Fragaria vesca L. .............................................................. 24 13.
Gentiana lutea L................................................................ 25 5. 14.
Hypericum perforatum L................................................... 26 15.
Juniperus communis L....................................................... 28 16.
Malva sylvestirs L. ............................................................ 29 17.
Matricaria chamomila L. .................................................. 30 18.
Melissa officinalis L. ......................................................... 31 19.
Mentha piperita L.............................................................. 32 20.
Morus nigra L. .................................................................. 33 21.
Orchis morio L. ................................................................. 34 22.
Origanum vulgare L. ......................................................... 36 23.
Papaver rhoeas L. ............................................................. 37 24.
Plantago lanceloata L. ...................................................... 38 25.
Primula veris L.................................................................. 39 26.
Prunus spinosa L............................................................... 40 27.
Rosa canina L.................................................................... 41 28.
Rubus idaeus L. ................................................................. 42 29.
Rubus fruticosus L............................................................. 43 30. S
alvia officinalis L............................................................. 44 31.
Sambucus nigra L.............................................................. 45 32.
Satureja montana L. .......................................................... 46 33.
Taraxacum officinale Weber ............................................. 47 34.
Thymus serpyllum L. ......................................................... 48 35.
Tilia cordata Mill. ............................................................ 49 36.
Tussilago farfara L............................................................ 50 37.
Urtica dioica L. ................................................................. 51 38.
Vaccinium myrtillus L. ...................................................... 52 39.
Valeriana officinalis L....................................................... 53 40.
Viola odorata L. ................................................................ 54
MBLEDHJA E BIMËVE MJEKËSORE............................................... 55
SI DUHET TË MBLIDHEN BIMËT MJEKËSORE ........................... 56
RREZIKU NGA BIMËT HELMUESE.................................................. 56
METODAT E THARJES SË BIMËVE MJEKUESE........................... 57
THARJA NATYRORE............................................................................ 57
THARJA ARTIFICIALE ........................................................................ 58
PAKETIMI I BIMËVE MJEKUESE..................................................... 58
LITERATURA ......................................................................................... 60 4
PARATHËNIE Kjo broshurë është përgatitur në kuadër të Projektit për
Mbështetje në Marketing të Agjencionit Evropian për Rindërtim, KFOR-it ne
Gjilan, si dhe Komunën e Gjilanit, Departamenti për Bujqësi. Duke
pasur parasysh se në vendin tonë të gjitha këto bimë rriten në natyrë, atëherë
është detyrë e kësaj shoqërie t’u kushtojë më shumë rëndësi grumbullimit dhe
shfrytëzimit të këtyre bimëve. Kjo broshurë shpresojmë se do t’u shërbejë
fermerëve, agronomëve dhe të gjithë të interesuarve në terren për t’i
shfrytëzuar sa më shumë bimët mjekësore dhe t’i përvetësuar sa më mirë teknikat
e mbledhjes, të tharjes dhe të paketimit të bimëve mjekësore. Këto bimë kanë
rëndësi të veçantë. Ato janë dhunti e natyrës dhe duhet të shfrytëzohen në
mënyrë adekuate. Dëshirojmë të falënderojmë personat që kanë përgatitur këtë
publikim: Arben Mehmeti, Enver Sherifi dhe Adem Demaj, gjithashtu falënderojmë
edhe kompaninë që kryen grumbullimin e Bimëve mjekësore ,,AGROPRODUKT- SYNE’’ –
Burim e udhëhequr nga Halit Avdijaj. Agjencioni Evropian për Rindërtim (AER) 5
7. HYRJE Kushtet tokësore dhe klimatike mundësojnë
rritjen e shumë llojeve të bimëve mjekësore në vendin tonë. Por, fatkeqësisht,
ne nuk po i shfrytëzojmë sa duhet këto bimë dhe nuk po i kushtojmë kujdes të
merituar kësaj dege, përkundër ekzistimit të mundësive për zhvillim. Të
shpresojmë se në programet e ardhshme të politikave bujqësore të vendit tonë,
përmes programeve zhvillimore në ndërmarrje të ndryshme private dhe në komuna,
kësaj dege do t’i kushtohet më shumë kujdes. Kosova ka një sipërfaqe prej 1.1
milionë/ha, prej të cilave 570 000/ha janë tokë bujqësore, gjegjësisht 300
000/ha tokë punuese, livadhe 165 000/ha, kullosa 90 000/ha dhe male 450 000/ha,
ku rriten lloje të ndryshme të bimëve mjekësore, të cilat nuk shfrytëzohen
pothuaj fare. Pse ndodh kështu? Mendojmë se ekzistojnë disa arsye, disa prej të
cilave po i theksojmë: 1. Nuk është fare i organizuar grumbullimi i këtyre
bimëve. 2. Disa njerëz që merren me grumbullimin e tyre nuk janë
profesionalistë të kësaj veprimtarie. 3. Ekziston mundësia që përmes grumbullimit
të këtyre bimëve, në këtë veprimtari, të aktivizohen, përveç profesionistëve,
edhe barinjtë, të rinjtë etj.
8. Në shumë vende të botës, njohuritë për bimët
mjekësore barten prej një gjenerate në gjeneratën tjetër dhe ato kanë rëndësi
të veçantë për mjekësinë popullore dhe farmaceutike. Shfrytëzimi i bimëve
mjekësore dhe kultivimi i tyre daton që nga romakët. Deri në gjysmën e
shekullit XIX dhe në fillimin e shekullit XX, bimët mjekësore kanë qenë lënda e
parë për përfitimin e medikamenteve. Edhe sot, edhe pse përfitimi i materieve
aktive përmes komponimeve kimike është mjaft i madh, përdorimi i bimëve
mjekësore në mjekësinë popullore ka përdorim të gjerë dhe ka rëndësi të madhe.
BIMËT MJEKËSORE NË KOSOVË Vendi ynë është i pasur me lloje të ndryshme të
bimëve mjekësore, që, në shikim të parë, për shumë njerëz, është një informatë
e panjohur. Për vlerësimin e përbërjes kimike, në aspektin biologjik dhe
farmakologjik të bimëve mjekësore të cilat vetë mbijnë dhe të cilat mund të
kultivohen në Kosovë, nuk kemi informacione të mjaftueshme. Me një angazhim më
të madh, në të ardhmen, me siguri se do ta kuptojmë rëndësinë e grumbullimit
dhe të përdorimit të bimëve mjekësore. 8
9. PËRSHKRIMI I PJESËVE KRYESORE TË BIMËVE, TË
CILAT DUHET T’I DIJMË GJATË GRUMBULLIMIT TË TYRE Prej pjesëve të bimëve
mjekësore shfrytëzohen pjesët nëntokësore (rrënjët, bulbet, rizoma dhe
zhardhoku) dhe pjesët mbitokësore (lulet, gjethet, fryti, farërat dhe lëvorja e
bimëve). Rrënja – rëndësia e mbledhjes së rrënjëve Rrënja shërben për marrjen e
materieve ushqyese dhe për përforcimin e bimës për tokë. Format kryesore të
rrënjëve janë: boshtore dhe xhufkore. Zakonisht mbledhja e rrënjëve bëhet në
pranverë dhe në vjeshtë. Menjëherë, pas mbledhjes, rrënjët duhet të lahen me ujë
të ftohet dhe të pastrohen mirë prej rrënjëzave të rrënjëve dhe prej dheut.
Disa rrënjë mund të thahen në diell apo në komore speciale në temperaturë prej
40°C-70°C, por mund të thahen edhe nën hije dhe në vende të ajrosura mirë.
Duhet pasur kujdes që tharja të bëhet sa më mirë, deri sa rrënja të fillojë të
pëlcasë. Kërcelli - rëndësia e mbledhjes se kërcejve Kërcelli shërben për
marrjen e materieve ushqyese prej rrënjës dhe transportimin e tyre deri në
gjethe. Në kërcell janë të vendosura gjethet, lulet dhe frytet. Disa lloje të
bimëve kanë kërcell që ka vlerë mjekësore. Bisku është kërcell i ri në të cilin
zhvillohen sythet dhe gjethet, ndërsa sythet mund të mblidhen si pjesë të
kërcellit. Zakonisht mblidhen kur luspat mbrojtëse të sythit fillojnë të hapen.
Kjo periudhë zgjat vetëm disa ditë. Kujdes! Sythet duhet të 9
10. mblidhen në pjesën e sipërme të degëve e pastaj
duhet të thahen në ajër të pastër. Bulbi Bulbi është një bisk nëntokësor i
shkurtër që merr forma të ndryshme. Në pjesën e sipërme të bulbit dalin luspat
gjethore, ndërsa në të poshtmen lëshon rrënjët adventive. Zhardhoku Zhardhoku
është një trashje e biskut nëntokësor (Orchis morio, Colchicum autumnale).
Numri i zhardhokëve në secilën bimë është i ndryshëm. Mënyra e tharjes së
zhardhokëve, për lloje të caktuara, është e ndryshme. Rizoma Rizoma është një
bisk nëntokësor që për nga pamja e jashtme është i ngjashëm me rrënjën. Pasi ta
nxjerrim nga toka rizomën, duhet ta lajmë dhe ta pastrojmë nga rrënjëzat dhe
duhet ta thajmë në vende të nxehta si rrënjën. Lëvorja Lëvorja ka funksion
mbrojtës te bimët drunore. Disa bimë, në lëvoren dhe në degëzat e tyre,
përmbajnë disa materie shëruese. Mblidhen zakonisht herët në pranverë kur edhe
përmbajnë sasi më të mëdha të lëngjeve. Duhet të ndahet pjesa e jashtme si dhe
të bëhet pastrimi nga likenet, myshqet etj. dhe pastaj të thahen në diell dhe
në vende të ajrosura mirë, të kthyera nga ana e jashtme. Gjethi Në gjethe
kryhen procesi i fotosintezës, i transpirimit, i frymëmarrjes dhe disa
funksione të tjera të cilat janë të rëndësishme për jetën e bimëve. Dallojmë dy
lloje të gjetheve: të thjeshta dhe të përbëra. Ndërsa për nga forma kemi tipa
të 10
11. ndryshëm të gjetheve: rrumbullake, ovale,
eliptike, gjatore, vezake, gjilpërore, pëllëmbore, lineare, romboide etj. Koha
më e mirë për mbledhjen e gjetheve është koha kur mblidhen edhe lulet. Të
gjitha gjethet, pa dallim, mblidhen në mot të mirë (kthjellët, nxehtë dhe pa
lagështi). Duhet pasur parasysh se, gjethet, pasi të mblidhen, me kujdes duhet
t’i dërgojmë deri te vendi ku duhen të thahen. Zakonisht gjethet duhen të
thahen nën hije, në shtresë të hollë, sepse thahen më shpejt dhe ruajnë ngjyrën
natyrore. Pas tharjes bëhet paketimi i tyre. Lulja Prej lules krijohen frytet
dhe farërat. Lulet janë të ndryshme por më tipike janë ato hermafrodite
(dyseksore) dhe njëseksore. Pjesët kryesore të lules janë: kupa (calyx), kurora
(corrolla), theket (androceum) dhe pistili (gynoeceum). Lulet mblidhen atëherë
kur bimët fillojnë të lulëzojnë, zakonisht kur koha është e kthjellët dhe e
nxehtë, për shkak se nëse mblidhen gjatë kohës me lagështi ato humbin ngjyrën.
Pastaj, të shtresuara hollë, thahen nën hije dhe paketohen në kuti prej letre.
Fryti Fryti formohet pas fekondimit nga vezorja, e, ndonjëherë, edhe nga pjesët
tjera të lules. Kemi fryte të thjeshta që formohen nga një vezore e vetme dhe
fryte të përbëra që formohen nga shumë vezore të një pistili. Ka lloje të
ndryshme të fryteve: rrushku, akeni, bërthokla, lajthiza etj. Duhet pasur
parasysh se frytet mblidhen atëherë kur e arrijnë pjekurinë e plotë. Nuk duhet
të mblidhen frytet e lënduara apo të sëmura. Mblidhen në fund të verës dhe në
vjeshtë, ndërsa mënyra e tharjes është e ndryshme për secilin lloj. Mund të
thahen në diell, por pasi që frytet 11
12. përmbajnë pak materie të lëngëta, ato mund të
thahen edhe në vende të ajrosura mirë ose në komore. Fara Fara formohet pas
fekondimit të ovules (farë fillesë). Te disa lloje të bimëve përmbajtja e
materieve shëruese mblidhet në farë. Farat përmbajnë pak materie të lëngëta,
kështu që thahen në vende të ajrosura mirë ose në komore. Mbledhja e polenit Në
mjekësinë bashkëkohore farmaceutike, poleni është shumë i kërkuar, sepse
përdoret për qëllime të ndryshme. Mblidhet gjatë verës me dorë dhe me mjete
speciale (ekziston edhe makina për mbledhjen e polenit). Sidomos, është i
vlefshëm poleni i pishave (pisha e bardhë dhe e zezë). PRODHIMTARIA E BIMËVE
MJEKËSORE SI KULTURË Përdorimi i madh në kohët e fundit i materieve aktive
natyrore në farmaceutikë, në kozmetikë, dhe në industrinë ushqimore, po i shtyn
shumë prodhues që të fillojnë kultivimin e bimëve mjekësore, e sidomos të disa
llojeve që në natyrë gjenden rrallë. Para se të fillojmë kultivimin e bimëve
mjekësore, të kujtojmë se kërkohet një eksperiencë e cila arrihet me kultivimin
e këtyre bimëve në sipërfaqe të vogla. Fara duhet të jetë e kualitetit të mirë
dhe e verifikuar nga prodhuesi profesional, duhet të përdoret mekanizëm i
caktuar dhe, në fund, duhet të sigurohet teknologji për prodhimin, vjeljen,
tharjen, transportin dhe deponimin e bimëve. 12
13. BIMËT KRYESORE MJEKËSORE 1. Achillea
milefollium L. Barpezmi mijëfletësh, bar nozell, bishtamith, ermen, bar i erës,
lulemarrje, lule e meshave, guhak, bar i pezmit. Vendbanimi: Rritet në livadhe
dhe kullosa, rreth rrugëve, në kopshte, por edhe në vende gurishtore me bar në
zona të larta. Përshkrimi: Ka gjatësi 40-80 cm, gjethet rozete të plota, lulesë
të dendur dhe lulëzon gjatë tërë verës. Vjelja: Vilen gjethet, e tërë bima dhe
rrënjët. Bima mblidhet në qershor para lulëzimit apo kur bima fillon të
lulëzojë, ndërsa rrënja nxirret prej vjeshtës deri në pranverë. Përdoret për
shërimin e astmës bronkiale, gurëve në veshkë, shpejton qarkullimin gjakut,
pakëson gazrat në bark, për shërimin e ndezjes kronike të lukthit etj. Receta:
Merren 50 g nga bima e tharë, e cila përvëlohet në një litër ujë të posavluar.
Bima e përvëluar mbulohet dhe lihet të qëndrojë 1-1,5 orë. Pastaj bëjmë
kullimin e lëngut, të cilin mund ta përdorim si çaj për shërimin e sëmundjeve
të lartpërmendura. 13
14. 2. Althae officinalis L. Mëllagë e bardhë,
mollohire, mëllagë e ujit, takër, mullanjadhë mjekësore Vendbanimi: Rritet në
vende të lagështa dhe të larta. Përshkrimi: Rritet deri 1,5 m, ka gjethe
vezake, e tërë bima është me qime kreshtake të rralla, lulet i ka të mëdha dhe
kanë ngjyrë të bardhë. Vjelja: Lulet duhet të mblidhen prej korrikut deri në
gusht; gjethet mblidhen pa bisht dhe të shëndosha; rrënjët nxirren në pranverën
e hershme apo në fund të vjeshtës, kur bima nuk e ka të zhvilluar vegjetacionin.
Përdoret për shër- imin nga ndezje të ndryshme, kundër kollit, për shërimin e
sëmundjeve të brendshme, plagëve nga të djegurat, ndezjeve të mushkërive,
bronkeve, zorrës së trashë dhe për shërimin e mitrës, te gratë. Receta: Merren
20 g rrënjë dhe futen në mbrëmje në 500 ml ujë të vakët, ena mbulohet dhe
qëndron deri në mëngjes, pastaj kullohet dhe mund të pihet nga një gotë çaji
tri herë në ditë pas buke, për shërimin nga sëmundjet e brendshme. 14
15. 3. Arctostaphylos uva-ursi (L.) Spreng. Rrushe arushe, rrushe qeni,
voesë e egër, gërdec, gërdes, mareshtë Vendbanimi: Rritet në vende me diell dhe
të thata, në vende shkëmbore të larta dhe në kullota malore. Përshkrimi:
Zvarritet për tokë me degëzim të shprehur, ka gjethe gjatore-vezake, frytin e
ka ngjyrë të kuqe. Vjelja: Zakonisht, gjethet e kësaj bime mblidhen në pranverë
kur bima është në lulëzim të plotë. Përdoret kundër diarresë, kundër
infeksioneve të veshkave dhe për shëri-min e kanaleve të urinës. Receta: Merren
30 g gjethe të njoma ose 20 g të thara, të cilat i përvëlojmë në një litër ujë
të posavluar, ena qëndron për 30 minuta e mbyllur, pasi të ftohet e bëjmë
kullimin. Përdoret për shërimin e sëmundjeve të lartpërmendura, duke e pirë nga
një gotë çaji në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. 15
16. 4. Arnica montana L. Arnika Vendbanimi: Është
mjaft e përhapur nëpër livadhe të thata. Gjendet edhe rreth kodrave të zonës
malore. Përshkrimi: Arrin lartësinë deri në 60 cm, ka rizoma të zhvilluara, ka
gjethe vezake-gjatore të dhëmbëzuara, ndërsa e tërë bima është e mbuluar me
qime, lulet kanë ngjyrë të verdhë dhe janë mjaft aromatike. Vjelja: Lulet mbli-
dhen në kohën e lulëzimit, kurse rizomat nxirren herët në pranverë. Përdoret
për dezi- nfektim, për shërimin e plagëve që shkaktohen nga ndrydhjet, për zgjerim
të venave, kundër reumës, për shërimin e sëmundjeve të zemrës etj. Receta:
Zakonisht përdoret tinktura e cila përfitohet nga lulet. Merret ena nga qelqi
dhe mbushet me lulet gjysmë të terura, ku hedhim 60-70 % spiritus të pastër,
pastaj e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë në diell 6-8 javë. Pas kësaj kohe mund
të përdoret për lyerjen e plagëve. 16
17. 5. Artemisia absinithium L. Pelin, pelen,
apistia, absint, fshisë, fshisë e egër, fshisë e arave, fshisë krahnerri
Vendbanimi: Rritet në fusha, rreth rrugëve si dhe në tokat djerrina.
Përshkrimi: Ka gjatësi 10-100 cm, gjethet i ka të vendosura në formë të
këmbyer, kurse lulet të kuqërremta- kafe. Vjelja: Mblidhen vetëm gjethet dhe
majat e bimës, gjatë verës, kur lulëzon. Përdoret kundër skra-jave të fëmijëve,
për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, të veshkave, të fshikëzës së urinës, për
pastrim të gjakut, për kthimin e oreksit etj. Receta: Merren 8 g pelin dhe
zihen, lëngu i zier përzihet me një gotë qumësht të dhisë dhe pihet 3-4 ditë.
Për oreks merren gjethet dhe përzihen me mjaltë dhe masa e përfituar përdoret
për çdo ditë nga një lugë. 17
18. 6. Betula pendula Roth. Mështekën e bardhë,
mështekën me lytha, mështekën, mustekën, mushtekën, mëshlekër, krahjetë,
bletëz, baloshe Vendbanimi: Rritet në pyje dhe në parqe. Përshkrimi: Dru
gjetherënës që ka lëvore të bardhë, degë të varura, kurse gjethet i ka me
dhëmbëzim të dyfishtë dhe të shogëta. Vjelja: Vilen gjethet dhe lëvoret, gjatë
verës, kur janë te zhvilluara mjaft mirë. Përdoret për shërimin e rrugëve të ndryshme
urinare, sëmundjeve të zemrës, për tretjen e gurëve në veshka etj. Receta:
Merren 30 g lëvore të mështeknës, katër litra verë dhe 250 ml ujë, të cilat
mbahen në enë me ujë të vluar për 12-16 orë e pastaj zihen 15-20 minuta, për
t’u përfituar çaji i cili pihet nga 2-3 gota gjatë ditës. 18
19. 7. Capsella bursa-pastoris (L.) Medik. Shtrapër, shtrapër qese
bariu, lule kacimacë, qurkaz, due s’due, bari-morri, kam s’kam, po-jo,
kalo-s’kaloj, kollopin Vendbanimi: Rritet më shumë në ara, rreth rrugëve, në
livadhe dhe në djerrina. Përshkrimi: Rriten deri në 40 cm, gjethet e poshtme i
kanë rozete të mëdha, ndërsa gjethet në kërcell të vogla, lulet me ngjyrë të
bardhë. Vjelja: Vilet e tërë bima kur është në fazën e lulëzimit. Përdoret
kundër gu- rëve në kanalet e urinës, kundër dhembjeve të veshit, diarresë,
gjakderdhjeve në mushkëri, menstruacioneve etj. Receta: Merren 10 g bimë të
gjelbër dhe përvëlohen me një litër verë të nxehtë dhe zihen për 10 minuta dhe
pastaj e kullojmë. Përdoret kundër gjakderdhjes në mushkëri. 19
20. 8. Carlina acaulis L. Ushonjëz e pakërcelltë,
roshetkë, qumështore, ushojzë, shotorr, cicëlope, bythëpule, ushujzë
Vendbanimi: Rritet në vende barishtore dhe gurishtore, në kullota, në kufirin e
sipërm të zonës së dushkut dhe në atë subalpine. Përshkrimi: Bimë barishtore
shumëvjeçare, pa kërcell, me një kaptinë të vetme pa bisht. Braktet e brendshme
të pësht- jellës te bardhë të argjend si trëndafili. Xhufka rreth 13 mm.
Gjethet deri 6 cm të gjëra. Kaptinëza me diametër 25-50 mm. Lulet të bardha
deri ne purpurt-kafe 10-40 cm. Vjelja: Vjeshtë, muaji shtator-tetor. Nxjerrën
rrënjët me shati sepse bima ka rrënjë boshtore të thella. Duhet përdorim
dorëzat për shkak të gjetheve me gjemba. Rrënja duhet të lahet dhe pastrohet
dhe prehet ne formë rriskash të holla dhe duhet shpejt me dërgua në tharje.
Përdoret në mjekësi si diuretik dhe laksativ, në rastet kur organizmi mban ujë
dhe në urinimin me vështirësi. Lëngu i përfituar nga zierja e bimës përdoret
kundër skuqjes dhe dhimbjeve të veshkave e të mëshikëzës urinare, kundër
majasëllit, të ftohtit, në paralizën e gjuhës dhe si antihelmint. Bima përdoret
edhe në mjekësin veterinare. Receta: Merret me anën e gojës formë infuzi (1-2
lugë masë të coptuar në një gotë ujë) ose në formë pluhuri (2-4 herë nga një
maje luge çdo dy ditë). 20
21. 9. Convallaria majalis L. Lotzonja, Lot zoje,
parlotë, lule shëngjergji, konavalere e majit, bar i shapit, bar i bedërnicës,
lerth i shingje- rgjit, purrigjarpni, lulekallamoqi, hudër e egër,
ufullgjarpni, lulepengameri, drekëz, lotët e vajzës, lil luginash i malit
Vendbanimi: Rritet në pyje, por gjendet edhe si bimë e kultivuar. Përshkrimi:
Arrin lartësi deri 20 cm, gjethet i ka të gjata dhe ovale, me rizome
horizontale, lulet në lulesa vile me ngjyrë të bardhë dhe me aromë të këndshme.
Vjelja: Mblidhet e tërë bima (gjethet mblidhen para lulëzimit, lulet mblidhen
kur pjesa e poshtme fillon të çelë, ndërsa rrënjët nxirren në vjeshtë). Duhet
pasur kujdes se kjo bimë është helmuese dhe nuk guxojnë ta mbledhin fëmijët dhe
gratë shtatzëna. Gjatë përdorimit duhet të këshillohemi me mjekun. Përdoret për
shërimin e sëmundjeve të zemrës, epilepsisë etj. Receta: Duhet pasur kujdes se
recetat e përgatitura nga kjo bimë duhet bërë në konsultim me mjekun dhe me
kontrollin e tij. 21
22. 10. Cornus mas L. Thana, thanëz, thanë e butë,
thanë e kuqe, sharrëkuqe Vendbanimi: Rritet në pyje gjethegjëra dhe shkurreta.
Përshkrimi: Bime shkurre apo drunore arrin lartësinë 2- 10m, gjethet i ka
eliptike dhe të plota. Lulet me ngjyrë të verdhë dhe lulëzojnë para gjethimit.
Vjelja: Pjesët që duhet të mblidhen janë: gjethet, lëvorja dhe fryti. Lëvorja
duhet të mblidhet në pranverë dhe vjeshtë, ndërsa gjethet gjatë verës. Frytet
mblidhen kur të pjekën dhe mund të përdoren si të freskëta dhe të thara.
Përdoret për shërimin nga ethet, diarresë, gjakderdhjeve në zorrë dhe
infektimeve në zorrë. Receta: Merret një filxhan me thana dhe përvëlohen në 200
ml ujë për 30 minuta, pastaj kullohet dhe përdoret i ftohtë nga tri gota në
ditë, rekomandohet të përdoret pas buke, 5 ditë rend. 22
23. 11. Crataegus monogyna Jacq. Murriz, murrizi
njëbërthamesh, murrizi me një shtyllëz Vendbanimi: Rritet rreth pyjeve në
dushkaja, ahishte dhe në shkurreta, mund të gjendet edhe në djerrina.
Përshkrimi: Shkurre me gjemba që rritet 2-5 m, gjethet i ka vezake të
përmbysura deri rombike. Lulet me ngjyrë të bardhë ose trëndafili ndërsa fryti
me ngjyrë të kuqe. Vjelja: Mblidhen lulet me gjethe, frutat dhe farat. Lulet
mblidhen prej fundit te prillit e deri në maj, gjethet prej majit e deri në
gushtë dhe frutat mblidhen në muajin nëntor. Përdoret kundër pagjumësisë,
arteriosklerozës, frymëmarrjes, problemeve në sistemin nervorë, çrregullimeve
të zemrës etj. Receta: Merren 2 g gjethe të thara përvëlohen me 150 ml ujë të
posavluar, qëndrojnë 15 minuta dhe pastaj kullohet. Përdoren 2-3 gota çaj gjatë
ditës. Gjithashtu nga frutat e murrizit së bashku me bimë tjera mundë të
përgatiten çaja për sëmundje të ndryshme. 23
24. 12. Fragaria vesca L. Luleshtrydhe, dredhës,
dredhëz, dredhzë e malit, shtrydhez, dredhzëbjeshke, luledredhe, plyskë,
shtrydhës Vendbanimi: Rritet në shkurreta, pyje të rralla e deri te pyjet e
shpeshta. Në tokat zallore dhe gurishtore. Përshkrimi: Bimë me rizome të
zhvilluara, rritet 5-30 cm, kërcelli me i gjatë se gjethet, gjethet treshe dhe
të dhëmbëzuara, lulet kanë ngjyrë të bardhë. Vjelja: Pjesët që duhet të
mblidhen janë: rrënjët, lulet dhe fryti. Lulet duhet të mblidhen prej prillit
deri në qershor ndërsa frytet mblidhen prej qershorit e deri në gushtë. Përdoret
për shërimin nga diarreja, fshikëzës urinare, sëmundjet e veshkave, reumatizmit
etj. Receta: Merren 5g gjethe të thara në 500 ml ujë të vakët, ena mbulohet dhe
qëndron deri në mëngjes, pastaj kullohet dhe mund të pihet nga dy gota çaj në
ditë, për shërimin nga sëmundjet e veshkave si dhe fshikëzës urinare. 24
25. 13. Gentiana lutea L. Gentiana, gencianë, bar
zemre, ksanë, rahaven, sancë, sanëz, veshsute, sanza, Vendbanimi: Është mjaft e
përhapur, rritet në livadhe, në kullota dhe rreth pyjeve halore dhe ahishtave.
Përshkrimi: Arrin gjatësinë 30-130 cm, ka kërcell pak të degëzuar, gjethe
eliptike, lulet i ka me lulesa në formë tufash të mëdha, të cilat kanë ngjyrë
të verdhë. Vjelja: Zakonisht mblidhen pjesët e sipërme të bimës dhe rrënjët.
Përdoret për rritjen e oreksit, për lukth, kundër sklerozës, kundër tuberku-
lozes si dhe kur kemi probleme me jashtëqitje. Receta: Merren gjy- smë litër
ujë të posavluar dhe në të hidhen tri lugë Gentianë. Ena mbulohet dhe pas 8
orësh kullohet. Lëngu i fituar pihet gjatë ditës. 25
26. 14. Hypericum perforatum L. Lulebasani balç,
lulegjaku, lule maji, agurdhurë e çpuar, bari i balsamoit, baç, bar i të
premit, lulebalsami e shpuar, lule balsami, lule dregjze, granabitë, mokth,
mokth i egër, çajmali, çaj bjeshke, çaj i egër, bar i majasilit, bar i rusave,
barpremi, bar shurrëgjake Vendbanimi: Rritet në vende barishtore, buzë rrugëve,
livadheve, kullotave, ka përhapje të zakonshme nga zona e ulët e deri në atë
subalpine. Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare, jo kërcellpushtuese 8-30
cm. Degët e lulesës të përpjetme. Petalet me njolla të zeza. Vjelja: Në kohen e
lulëzimit, prehen lulet me bishtat e tyre në gjatësi deri 15cm. Bima nuk guxon
me pas fryte. Në kërcellin e kësaj bime shpeshherë mbështjellët dredhja e arës
(Convolvulus arvensis), ato bimë nuk i grumbullojmë, ose nga to duhet ta
largojmë dredhjen. Edhe bimët që janë sulmuar nga insektet nuk duhet ti marrim.
Më në fund me gërshërë i largojmë bishtat e luleve dhe mbeten vetëm lulet të
cilat duhet ti pastrojmë dhe të i terim. Grumbullimi bëhet verës gjatë muajit
qershor-gushtë, por gjatë fazës së vonë duhet kemi kujdes mos me i marrë bimët
me fryte. 26
27. Përdorimi konsiderohet një ndër bimë me
shëruese. Është antiseptik më i mire natyral për luftimin e parazitëve të ndryshëm
në organizëm. Përdoret kundër sëmundjeve të lukthit (gastritisit), kundër
depresionit, sëmundjeve të veshkave, diarresë, thartirës së lukthit të ënjturit
e mëlçisë. Receta: Lëngu i përfituar nga zierja e luleve pihet si çaj kundër
gastritit dhe ulçerave të stomakut dhe duodenumit, si qetësues i dhembjeve të
kokës me origjinë nervore. Mund të përdoret në formë infuzi (një lugë gjelle në
0.5 litër ujë). Lulesat të zhytura në vaj (në këtë rast në një shishe 1
litërshe 250 gram masë futen në 0.5 litër vaj ulliri) mbasi përzihen mirë
qëndrojnë për një kohë deri sa të marrë ngjyrën e kuqërremtë. Kur vaji ka marrë
ngjyrë kullohet dhe pihet nga një lugë në mëngjes dhe një në mbrëmje kundër
ulçerave të stomakut e duodenumit, kundër djegies, për të lyer plagët e
qelbëzuara që përthihen me vështirësi dhe për të ndalur rrjedhjen e gjakut.
Hypericum perforatum (gjethi dhe lulja) 27
28. 15. Juniperus communis L. Dëllinja e zezë,
dëllinjë mëse e rëndomtë, dëllajë, dëllenjë, dëlli e bardhë, dëlli, dëlli e
butë, dëllinjë e egër, dullajë, dullenjë egër, glli e butë, glli kshnellash,
glli Vendbanimi: Më së shumti është e përhapur në viset kodrinore-malore, nëpër
pyje të zhveshura dhe në djerrina. Përshkrimi: Rritet në lartësi deri në 11 m,
ka hala të forta vezake, lulet mashkullore janë të verdha, ndërsa ato femërore
të gjelbra, boqëzat janë në ngjyrë të zezë dhe kanë formë vezake. Vjelja:
Mblidhen sythet (në fillim të pranverës) dhe boqëzat. Përdoret kundër reumës,
të thatit në lukth, astmën bronkiale etj. Receta: Merren 2 kg kokrra dëllinjë
dhe i fusim në një enë të madhe me 20 litra ujë, e mbulojmë enën dhe e vendosim
në një vend të errët për 30 ditë. Përdoret kundër të thatit tri herë në ditë
nga një gotë e ujit, pas buke. 28
29. 16. Malva sylvestirs L. Mëllagë e zezë, mëllagë
pyjesh, mëllagë, mullagë e zezë, lulëgjake, patlixhani i egër, lule fletëxhanë
Vendbanimi: Rritet, pothuaj, kudo: nëpër vendbanime, në toka të punuara, në
shkëmbinj e në vende të tjera. Përshkrimi: Ka kërcell të degëzuar me lartësi
30-40 cm, gjethet me bisht të gjatë, vezake dhe e tërë bima është e qimëzuar.
Lulet gjenden në sqetullën e gjetheve dhe kanë ngjyrë vjollce. Vjelja:
Zakonisht mblidhen gjethet dhe lulet, por ndonjëherë e tërë bima. Mbledhja
bëhet në kohën e lulëzimit. Përdoret kundër kollit dhe gripit. Receta: Merren
60 g gjethe dhe lule, përvëlohen në një litër ujë të posa-vluar, enën e
mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë 30 minuta. Pasi të bëhet kullimi, lëngu i
përfituar, për tri ditë me radhë, përdoret për pije në vend të ujit. 29
30. 17. Matricaria chamomila L. Matrikarje,
kamomili, matriharia, papudija Vendbanimi: Më shumë rritet në grunaja, në
vreshta, rreth rrugëve si dhe në vendbanime. Përshkrimi: Ka gjatësi 10-55 cm,
ka kërcell të drejtë dhe të zbrazur, gjethet janë pendore, lulet anësore janë
të bardha, ndërsa lulet gypore në qendër, janë të verdha dhe kanë aromë të
mirë. Vjelja: Lulet mblidhen prej majit deri në gusht, zakonisht herët në
mëngjes apo pasdite, për shkak të nxehtësisë. Lulet e dorës së parë janë më
kualitative. Gjithashtu, edhe gjethet e kësaj bime shërbejnë për shërim.
Përdoret kundër nde- zjeve të mukozës së lëkurës, kundër ngërçeve të fëmi-
jëve, kundër pagjumësisë, lodhjes, reumës etj. Receta: I marrim 15 g kamomil
dhe i përvëlojmë me një gotë ujë të nxehtë, e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë
10 minuta. Ky çaj shëron ngërçet, lodhjen, qetëson nervat etj. 30
31. 18. Melissa officinalis L. Bari i bletës,
mickël, milcë mjekësore, spelinok, pselik, melisa Vendbanimi: Gjendet në vende
me shkurre dhe rreth vendbanimeve, por edhe kultivohet. Përshkrimi: Ka gjatësi
20-100 cm, stolonet i ka mjaft të zhvilluara, gjethet vezake dhe me aromë të
limonit, ndërsa lulet i ka të bardha e të verdha. Vjelja: Duhet që tërë bimën
me kërcell ta presim të thahet nën hije, e pastaj, t’ia largojmë gjethet nga
kërcelli. Përdoret kundër pagjumësisë, histerisë, vjelljes etj. Receta:
Përvëlohen gjethet e thara në gjysmë litër ujë të vluar, pastaj ena mbulohet
dhe lihet të qëndrojë dy orë. Pasi të kullohet përdoret për pije. 31
32. 19. Mentha piperita L. Mendër pipere, ajazmë,
nenexhiku, mentolja Vendbanimi: Gjendet në kopshte dhe në vende të lagështa,
kryesisht e kultivuar, kurse shumë rrallë në vende ku nuk kultivohet.
Përshkrimi: Ka gjatësi 40-110 cm, rizomat i ka mjaft të zhvilluara, ka gjethe
vezake të dhëmbëzuara, kurse lulet i ka ngjyrë manushaqe. Vjelja: Gjatë verës
vilen gjethet (disa herë), ndërsa në kohën e lulëzimit të bimës, e tërë bima,
së bashku me gjethe dhe me lule. Përdoret kundër gripit, për shërimin e
organeve të frymëmarrjes dhe atyre të tretjes, si dhe kundër shtrëngimeve në
stomak. Receta: Merren 100 g mendër piper, të cilat përvëlohen në një litër ujë
të posavluar, e mbulojmë enën dhe e lëmë të qëndrojë 20 minuta, pastaj e
kullojmë. Lëngu i përfituar pihet i nxehtë si çaj tri herë në ditë nga një
gotë, pas buke. 32
33. 20. Morus nigra L. Mani i zi, mën i zi, dud i
zi, mure e zezë, Vendbanimi: Është mjaft e përhapur rreth rrugëve dhe në vendet
malore. Përshkrimi: Arrin lartësi mjaft të lartë, deri 20 m, ka gjethe vezake
dhe të dhëmbëzuara anash. Vjelja: Më së shumti shfrytëzohen frutat dhe gjethet.
Përdoret për shërimin e mëlçisë, kundër skrrajave në zorrë, për shërimin nga
diabeti, kundër pezmatimeve të gojës dhe të fytit etj. Receta: Merren 50 g
gjethe të thara apo 100 g të njoma dhe përvëlohen në dy litra ujë, ena mbyllet
dhe lihet të qëndrojë dy orë. Pasi të kullohet mund të përdoret për shërimin
nga sëmundja e sheqerit (diabeti). 33
34. 21. Orchis morio L. Salep morio, lulepranvere,
luleqyqeje, barqyqe Vendbanimi: Livadhe dhe kullota malore Përshkrimi: Bimët e
gjinisë Orchis janë barishtore shumëvjeçare. Zhardhoku i plotë, sferik e më
rrallë formë vezake apo eliptike. Kërcelli i gjatë 5-30 cm me ngjyrë gjelbër të
ndritshme kurse duke shkuar kah lulesa merr ngjyrë vjollce, e në bazë gjenden
gjethet me maje të cilat palosen për kërcelli. Lulesa kalliri në formë vezake e
gjatë 4-8cm më së shpeshti me 7-20 lule. Lulet ngjyrë vjollce dhe aromë të
mirë. Vjelja: Mund të mblidhen të gjitha llojet e gjinisë Orchis. Zhardhokët e
llojeve te ndryshme të gjinisë Orchis mund janë formë sferike, vezake apo forma
tjera. Me kujdes nxjerrët e tërë bima me zhardhokë. Shfrytëzohen vetëm
zhardhokët e rinj, të fortë dhe të freskët. Zhardhokët e vjetër, të vyshkur e
të butë së bashku me bimën përsëri i mbjellim në vendin e mëparshëm, 34
35. dhe gropa ngjeshët. Zhardhokët lahen me ujë të
pastër, e tani në ujin tjetër të pastër nxehen afro 3 minuta, e tani i terim
duke i fshi me leckë të pastër dhe i dërgojmë në tharje. Vërejtje: Të gjitha
llojet e salepit janë të rrezikuara, sepse këto shfrytëzohen pa ndonjë kujdes
me ç’rast numri i tyre gjithnjë po zvogëlohet në natyrë. Llojet e salepit janë
të mbrojtura me CITES konventën ndërkombëtare, d.m.th. për të bërë tregti me
këto bimë duhet poseduar certifikatë speciale. Ruajtja e vendbanimit: Në një
vendbanim mund të merren afro 40 ٪ e bimëve, kurse 60 ٪ duhet të mbeten. Në të
njëjtin vendbanim mund të mblidhet në çdo të tretin vit. Më së miri është që
bima salepit të kultivohet, sepse kështu e mbrojmë ketë lloj bimor, e kjo
njëherit është edhe dëshirë dhe leverdi për blerësit dhe fermerët. Përdoret
zhardhokët e llojeve të salepit, të thara dhe të shtypura në formë mielli (4-10
g në një gotë ujë), përdoren për të përgatitur pije të ngrohta, zbutëse, kundër
kollës. Lëngu
i përfituar që njihet me emrin salep, përdoret edhe si pije freskuese. Në
mjekësin popullore më të kërkuar janë zhardhokët sferik. Përdoret edhe si
shtesë e barnave me veprim stimulues, sepse e qetësojnë mukozën e ngacmuar. 35
36. 22. Origanum vulgare L. Rigon, lule çaji, çaj mali, çaj i egër, çaj
bjeshke, çaj rigoni Vendbanimi: Rritet në vende me bar, kullota, livadhe dhe në
pyje të rralla dhe në shkurret, vende me diell. Përshkrimi: Bimë barishtore që
rritet 30-80 cm, gjethet i ka vezake, lulet zakonisht kanë ngjyrë të kuqërremet
e më rrallë ngjyrë të bardhë. Kjo bimë dallohet me aromë të këndshme. Vjelja:
Mblidhen pjesët e sipërme të bimës kur është në fazën e lulëzimit të plotë.
Gjatë verës prej qershorit deri ne gushtë Përdoret kundër kollit, astmës,
gastritisit si dhe mënjanon shtrëngimet. Receta: Merren 10g të bimës së tharë
përvëlohen me 150 ml ujë të porsavluar, qëndrojnë 15-20 minuta dhe pastaj
kullohet. Përdoren 2-3 gota çaj gjatë ditës, preferohet të përdoret para
ushqimit. 36
37. 23. Papaver rhoeas L. Lulkuqi, lulëkuqe, perulinkë, lulë nuse, lulë
boje, lulë e grunit, lulë e arave, bazhure, lulë e bukur, vnjezë, lule e kuqe,
lulalle, lule e marrës, solokuq, paparune Vendbanimi: Rritet në fusha, në
grunaja, rreth rrugëve si dhe rreth hekurudhave. Përshkrimi: Rritet 30-70 cm,
ka kërcell të drejtë në të cilin xhindet lëngu i bardhë i ngjitshëm, gjethe
pendore, lule ngjyrë të kuqe. Vjelja: Lulet mbli- dhen gjatë kohës së nxehtë
dhe kur ato çelin, por me kujdes të madh, sepse janë ndjeshme dhe mund të
dëmtohen. Përdoret kundër fto- hjes, kundër kollit, kundër pagjumësisë dhe për
shëri- min e organeve të frymë- marrjes. Receta: Merren 20 g lulëkuqe të njoma
dhe përvëlohen në gjysmë litër ujë të posavluar. Pas 10 minutave çaji kullohet
e pastaj pihet i ngrohtë tri herë në ditë pas buke, kundër ftohjes dhe
kollitjes. 37
38. 24. Plantago lanceloata L. Gjethedell heshtor, guhëdhelpne,
kryebardhë, dejz, zokës, gjethi heshtor Vendbanimi: Rritet në livadhe, në
kullosa, në djerrina dhe në male, në lartësi të ndryshme mbidetare. Përshkrimi:
Arrin lartësinë 10-40 cm, ka gjethe të gjata lineare dhe të ngushta, lulet e
formojnë kallirin e gjatë. Vjelja: Më së shumti mblidhen gjethet, por
nganjëherë edhe e tërë bima. Përdoret për ndaljen e gjakderdhjes, kundër
ndezjes së mushkërive, për shërimin e sëmundjeve të lukthit si dhe kundër
jashtëqitjes dhe shtangimeve. Receta: Merren 50g gjethe dhe përvëlohen në një
litër ujë, pastaj e mbulojmë enën dhe e lëmë të qëndrojë 30 minuta. Pasi të
ftohet kullohet dhe pihet nga një gotë çaji, tri herë në ditë, pas buke. 38
39. 25. Primula veris L. Aguliçja, aguliçe e vërtetë, lule lajthie,
gjerdan, lule kam’sute, myzhdeja e pranverës Vendbanimi: Rritet në livadhe dhe
rreth pyjeve. Përshkrimi: Ka gjethe të reja me formë vezake gjatore. Në mes të
bimës, ndërmjet gjetheve, rritet lulja me ngjyrë të verdhë, e cila lulëzon
herët në pranverë. Vjelja: Mblidhen gjethet, lulet dhe rrënjët. Rrënjët nxirren
në pranverë, para lulëzimit. Përdoret kundër kokëdhembjes, kollitjes, ftohjes,
astmës etj. Receta: Merren 20g gjethe të terura dhe i hedhim në 250 ml ujë.
Zihen 5 minuta. Pasi të kullohet, përdoret për pije. 39
40. 26. Prunus spinosa L. Kulumbri, kulmari, kulumri, kulumbridhe, kumri
Vendbanimi: Rritet rreth maleve, në fusha dhe në megja, vende të nxehta.
Përshkrimi: Është shkurre që rritet deri në 5m, bima ka gjemba. Gjethet i ka
eliptike dhe të sharrëzuara anash. Lulet janë me ngjyrë të bardhë, lulëzon prej
marsit deri në maj ndërsa frytet fillojnë të pjekën prej gushtit. Vjelja:
Pjesët që duhet të mblidhen janë: lulet dhe fryti. Lulet
duhet të mblidhen në fillim të lulëzimit mars-prill. Fryti duhet të mblidhet sa
është i fortë dhe para se të dëmtohet nga bryma dhe ngricat nga muaji tetor.
Përdoret për shër- imin nga diarreja, kundër shtrëngimeve, dizenterisë,
pastrimin e gjakut, si dhe sëmundjeve në veshka. Receta: Merren 35- 40g lule të
freskëta apo 5g të thara, përvëlohen në 250ml ujë të vakët, vlon për 1 minutë
dhe kullohet për 10 minuta. Pihet nga një gotë çaj në ditë, pihet vetëm 3-4
ditë. 40
41. 27. Rosa canina L. Trëndafil i egër, trëndafil
qeni, krocë, kromë, kaqibardh, kaçe, Vendbanimi: Rritet në shkurre dhe rreth
maleve. Përshkrimi: Arrin lartësinë deri në 2 m, ka gjethe vezake, eliptike,
frytin e ka në formë vezake dhe ka ngjyrë të kuqe. Vjelja: Më së shpeshti
mblidhet fryti (para pjekjes së plotë), gjithashtu mblidhen edhe gjethet dhe
lulet. Përdoret kundër reumës, për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, për
forcimin e eshtrave, për rregullimin e jashtëqitjes, kundër kollit, për
rregullimin e qarkullimit të gjakut etj. Receta: Merren kaçat të cilat nuk
duhet të jenë të pjekura shumë, grimcohen dhe teren, merret një lugë kaça dhe
hidhen në një gotë me ujë, valohet 10 minuta. Pasi të bëhet kullimi, lëngu i
fituar përdoret për pije. 41
42. 28. Rubus idaeus L. Mjedhër, mjedër, dredhëz,
mithër, mjetër, njëtër, kampulëz, malinë, mjedra Vendbanimi: Rritet më shumë si
e kultivuar, por edhe në pyje. Përshkrimi: Arrin lartësinë deri 2 m, ka rrënjë
të forta, gjethe pendore, lule ngjyrë të bardhë, ndërsa fryti ngjyrë të kuqe.
Vjelja: Mblidhen gjethet në kohën e lulëzimit, si dhe fryti në kohën e pjekjes.
Përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, kundër kollit,
pezmatimit të mishit të dhëmbëve etj. Receta: Merret një grusht gjethe mjedre
dhe përvëlohen në një litër ujë të posavluar. Ena e mbuluar lihet të qëndrojë
një orë. Përdoret për plagë në lëkurë. 42
43. 29. Rubus fruticosus L. Manaferra e egër
Vendbanimi: Është mjaft e përhapur sidomos rritet në pyje, dhe rreth pyjeve në
vende me dritë. Përshkrimi: Bimë me gjemba dhe me degëza të gjata, gjethet janë
pendore, lulet me ngjyrë të bardhë apo trëndafili. Vjelja: Mblidhen gjethet
gjatë muajve qershor-gushtë ndërsa frytet në muajt gushtë-shtator. Përdoret për
shërimin e sëmundjeve të diarresë kronike, hemeroideve, plagëve të ndryshme
etj. Receta: Merren 500 g gjethe të manaferrës, përvëlohen në 5 litra ujë të
posavluar. Ena e mbuluar lihet të qëndrojë 1-2 orë, dhe në fund kullohet.
Përdoret për plagë në lëkurë. 43
44. 30. Salvia officinalis L. Sherebelë mjekësore,
sarushë, sarushte e egër, micël e egër, stebelë, gjumënesh, dunicë mali, lule
andisfakë, kalifere Vendbanimi: Rritet në vende të nxehta, por mund të gjendet
edhe në shkëmbinj gëlqeror. Përshkrimi: Shkurre që rritet 30-100 cm me rrënjë
mjaft të fuqishme, gjethet i ka gjatore të ngushta gati eliptike me push të
dendur. Lulet me ngjyrë trëndafili dhe kanë aromë të fortë. Vjelja: Mblidhen
gjethet dhe degëzat e reja, të cilat mblidhen pas fazës së lulëzimit. Lulëzon
prej majit deri në korrik. Mbledhja kryhet prej korrikut e deri ne shtator.
Përdoret kundër etheve, kollit, paralizës epilepsisë, reumatizmit, pastërtisë
së dhëmbëve, plagëve në trupë, pastrimin e gjakut, etj. Receta: Merren 20g
gjethe të thara përvëlohen me 1 litër ujë të posavluar, qëndrojnë 15 minuta dhe
pastaj kullohet. Përdoren 2-3 gota çaj gjatë ditës. 44
45. 31. Sambucus nigra L. Shtogu, shtog i zi,
kokërrzezë, Vendbanimi: Rritet në male, rreth përroskave, rreth rrugëve etj.
Përshkrimi: Është shkurre e gjatë deri 4 m, gjethet i ka me bisht të gjatë,
lulet ngjyrë të gjelbër e deri në ngjyrë kafe, të cilat më vonë marrin edhe
ngjyrë të verdhë, fryti është i kuq. Vjelja: Mblidhen lulet (kur bima fillon të
lulëzojë), gjethet dhe fryti i pjekur. Fryti mblidhet në vjeshtë, kur piqet.
Përdoret kundër ftohjes, bronkitit, nde-zjeve të mushkërive, reumës. Receta:
Merren 20 g gjethe dhe lule shtogu, të cilat përvëlohen në një litër ujë të
posavluar, pastaj ena mbulohet dhe lihet të qëndrojë 20 minuta. Pasi të bëhet
kullimi, lëngu i përfituar përdoret për pije, tri herë në ditë pas buke nga një
gotë e çajit. 45
46. 32. Satureja montana L. Trumzë malesh
Vendbanimi: Rritet në vende të thata dhe të nxehta, në vende gurishtore dhe
shkëmbore. Përshkrimi: Bimë barishtore e drunjëzuar në bazë dhe rritet deri 40
cm. Gjethet i ka heshtore të ngushta dhe të shogëta. Lulet i kanë me ngjyrë të
bardhë deri trëndafili. Vjelja: Lulëzon prej korrikut deri në shtator. Gjethet
mblidhen menjëherë pas lulëzimit kur bien lulet, prej muajit gusht-tetor.
Përdoret për shërimin e organeve të tretjes, sistemit urinarë dhe pezmatimit të
lëkurës. Receta: Merren 10g gjethe të thara, të cilat i përvëlojmë në 150ml ujë
të posavluar, ena qëndron për 15 minuta e mbyllur, pasi të ftohet e bëjmë kullimin.
Përdoren 2-3 gotë çaj gjatë ditës. 46
47. 33. Taraxacum officinale Weber Luleshurdhë
mjekësore, krehër, lule gomari, tamëlqak i butë, lule ajce, lule dylli,
luleshurdha Vendbanimi: Rritet në livadhe, në pemishte, në vende të rrafshëta
dhe në vende kodrinore. Përshkrimi: Ka gjatësi deri në 40 cm, ka rrënjë të
thella, e gjithë bima ka lëng qumështor, gjethet janë rozetë dhe të prera
thellë. Vjelja: Vilen gje- thet dhe rrënjët gjatë tërë vegjetacionit, e sidomos
kur bima është në fazën e plotë të lulëzimit ose para lulëzimit. Përdoret për
pas- trimin e gjakut, kundër sëmundjeve të tëmthit dhe të mushkërive, për
shërimin e rrugëve urinare etj. Receta: Merren 15 g luleshurdhe dhe përvëlo-
hen me ujë të nxehtë, pastaj mbulohet gota dhe lihet të qëndrojë 10 minuta.
Përdoret për pije si çaj. 47
48. 34. Thymus serpyllum L. Krasta, zhumbrica
Vendbanimi: Më shumë gjendet në toka të pasura dhe të thella, në vende të
nxehta e me diell. Përshkrimi: Bimë me kërcell cilindrik, gjethet në formë
zemre, lulet ngjyrë të kuqërremtë ose të bardhë. Vjelja: Lulet mblidhen në
fillim të lulëzimit dhe gjatë mbledhjes së tyre nuk duhet dëmtuar degëzat.
Përdoret për organet e frymëmarrjes, organet e jashtëqitjes, organet e tretjes,
kollin e madh etj. Receta: Merren 50 g kraste dhe përvëlohen në një litër ujë
të posavluar, pastaj ena mbulohet dhe lihet të qëndrojë një orë. Pas kullimit,
për shërimin e sëmundjeve të lartpërmendura, çaji pihet i nxehtë tri herë në
ditë pas buke. 48
49. 35. Tilia cordata Mill. Bliri, bli si zemër,
bliri gjethevogël Vendbanimi: Rritet në shkurreta, pyje dhe në viset shpatore e
sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut. Kërkon toka të pasura dhe të thella.
Përshkrimi: Bimë drunore e cila arrin lartësinë deri 30 m, sistemin rrënjor e
ka mjaft të zhvilluar. Gjethet i kanë në formë zemre me maje të gjatë dhe anash
të dhëmbëzuara. Lulet kanë ngjyrë të verdhë, dhe lulëzojnë prej fillimit të
pranverës e deri në vjeshtë. Vjelja: Lulet mblidhen së bashku me brakte në
fillim të lulëzimit, deri sa nuk ka çelur gjysma e bimës, vjelja preferohet të
bëhet gjatë kohës me diell. Mbledhja kryhet prej qershorit e deri ne korrik.
Përdoret kundër kollitjes, pengesave në proceset e frymëmarrjes,
hipertensionit, qetësimit të nervave, dhe ftohjeve. Receta: Merren 50g gjethe të
thara përvëlohen në 1 litër ujë të vakët, ena mbulohet dhe qëndron 15 minuta,
pastaj kullohet dhe mund të pihet nga dy gota çaj në ditë. 49
50. 36. Tussilago farfara L. Thundërmushkë, rapuhë
e egër, llapuh, llapush Vendbanimi: Rritet në vende me lagështi, të shembura në
skarpate natyrale, ka përhapje të zakonshme nga zona e ulët e deri në atë
subalpine. Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare, 10-20cm. Gjethet
zhvillohen pas lulëzimit, të gjëra të rrumbullakëta në bazë në formë zemre të
dhëmbëzuara në formë këndesh. Kërcejtë 4-15cm, me luspa të kuqërremta.
Kaptinëza skajore, e vetme, e verdhë që zhvillohet para gjethimit. Vjelja:
Lulet, gjysmën e dytë të prillit, kurse gjethet gjatë muajve maj-gushtë.
Përdoret lulet e thara përdoren në formë llapaje në infeksionet e venave, për
të larë trupin me puçrra, në plage që shërohen me vështirësi dhe në ekczema.
Lëngu i përfituar nga zierja e gjetheve dhe e luleve përdoret kundër skuqjes së
stomakut, diarresë, kundër kollës, anginës, kundër reumës etj. Gjethet e grira
si duhan përdoren kundër astmës. Receta: Lulet merren në formë infuzi (gjysma e
lugës së gjellës në 500 ml ujë), për astmën bronkiale. Gjethet mund merren,
gjithashtu nga goja, në formë infuzi, duke përdorur 2-4 g masë të grimcuar; ku
doza ditore arrin deri 10g në ditë. 50
51. 37. Urtica dioica L. Hithra, hithëz, hith, hith
i butë Vendbanimi: Janë të përhapura mjaft, rriten në vende ruderale, rreth
rrugëve, në male, nëpër djerrina etj. Përshkrimi: Mund të arrijnë lartësinë
deri në 2 m, kanë kërcell dhe gjethe me qime. Gjethet janë vezake dhe të
dhëmbëzuara anash, kurse fryti është kokërr. Vjelja: Më se shumti mblidhet
rrënja (në pranverë dhe vjeshtë). Gjethet mblidhen në vjeshtë, por edhe e tërë
bima gjatë tërë vegjetacionit, kurse gjatë gushtit dhe shtatorit mblidhen edhe
farat e tyre. Përdoret për shërimin e sëmundjeve në mushkëri, në lukth, kundër
verdhëzës, kundër pagjakësisë, kundër pezmatimit të rrugëve urinare, për
shërimin e reumës etj. Receta: Çaji përgatitet nga e tërë bima dhe rrënjët.
Merren 25g të bimës së freskët apo 3 g të bimës së tharë dhe dy litra ujë.
Hithrat qëndrojnë 12-16 orë në ujë, pastaj zihen për gjysmë ore dhe në fund
bëhet kullimi. Përdoret duke e pirë dhe ndihmon shërimin e sëmundjeve të
lartpërmendura. 51
52. 38. Vaccinium myrtillus L. Boronicë, thrashegër
mersinëze, qershi tokë, rrush mali, barikanari, gërzhigël, gjershaike, qershizë
e egër Vendbanimi: Rritet shumë, sidomos, në bjeshke dhe nëpër kodra, si dhe në
vende të lagështa, në ahishte dhe në bredh. Përshkrimi: Arrin lartësinë deri në
50 cm, ka gjethe vezake të dhëmbëzuara, lulet kanë ngjyrë të gjelbër apo
trëndafili, fryti ka ngjyrë të zezë në të kaltër. Vjelja: Gjethet mblidhen prej
majit deri në qershor, ndërsa frytet prej korrikut deri në gusht. Përdoret
kundër kollitjes, për shërimin e sëmundjes së sheqerit, diarresë, për forcimin
e gjakut, kundër ndezjes së fytit, mëshikëzës së tëmthit etj. Receta: Merren
30-60 g gjethe të terura, të cilat i hedhim në një litër ujë të posavluar. E
lëmë të qëndrojë për një kohë të shkurtër. Pas kullimit, lëngu i përfituar mund
të përdoret. 52
53. 39. Valeriana officinalis L. Haraçin mjekësor,
valeriana Vendbanimi: Rritet në vende të lagështa, rreth lumenjve, nëpër
livadhe, si dhe nëpër shkëmbinj. Përshkrimi: Arrin gjatësinë deri 1 m dhe
degëzohet vetëm në pjesën e sipërme, ka shumë rrënjëza, gjethet i ka pendore të
prera, kurse lulet ngjyrë të kuqërremtë apo të bardhë. Vjelja: Rrënjët duhet të
nxirren në vjeshtë apo në pranverën e hershme dhe duhet të pastrohen mirë.
Lëvorja dhe farat mblidhen kur bima është në lulëzim. Përdoret kundër nga-
tërresave nervore, dhimbjes së kokës, pagjumësisë, për shërimin e mëshikëzës e
të tëmthit, për qetësimin e zemrës etj. Receta: Merren dy litra ujë të
posavluar dhe në të hidhet një grusht haraçin, pastaj ena mbulohet dhe lihet të
qëndrojë 30 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe pihet i ngrohtë nga një gotë çaji
në mëngjes dhe vonë në mbrëmje. 53
54. 40. Viola odorata L. Manushaqe, vjollcë
Vendbanimi: Rritet buzë gardheve e shkurreve dhe vende me bar në të gjithë
zonën e ulët ku ka lagështi dhe pak diell. Përshkrimi: Gjethet formë veshke
shytë. Lulet rreth 1,5cm, vjollcë të errëta. Vjelja: Lulet në pranverë, gjatë
muajve mars-maj kurse rrënja në vjeshtë gjatë muajit shtator. Përdoret kundër
kollës, gëlbazës dhe për të nxjerrë djersë. Lëngu i përfituar nga zierja e
rrënjëve përdoret kundër dhembjeve të kokës, pagjumësisë, epilepsisë, për
pastrimin e gjakut. Gjethet në formë llapaje, përdoren kundër plagëve të
qelbëzuara, lungave, zgjebes, iritimit të lëkurës. Receta: Lulet pasi të thahen
me kujdes në hije, merren në formë infuzi (1 g masë në një filxhan me ujë) ose
në formë pluhuri (0.3-0.5 g në ditë) kundër kollës, gëlbazës. Përdoret edhe
shurupi i përgatitur në këtë mënyrë: 10g petale të freskëta futen në 100gr ujë
të zier në një enë të mbyllur dhe në lëngun që fitohet mbasi kullohen, tretet
100g sheqer. 54
55. MBLEDHJA E BIMËVE MJEKËSORE Duhet pasur
parasysh se mbledhja e bimëve mjekësore nuk është punë e lehtë. Për kryerjen e
saj me sukses, sigurisht se kërkohet përvojë. Duhet fillimisht të njohim bimët
që i mbledhim, sepse ato janë të ngjashme dhe çdo gabim eventual është vështirë
të mënjanohet. Gjithashtu, gjatë vegjetacionit mblidhen pjesë të ndryshme të së
njëjtës bimë. Është praktikë e mirë që gjatë një dite të mblidhet vetëm një
lloj i bimës, në mënyrë që të mos vijë deri te përzierja e tyre. Mbledhja e
bimëve fillon gjithmonë në kohë të mirë, zakonisht pas orës 10. Pas mbledhje se
bimëve, ato duhet, menjëherë, të pastrohen. Lulet zakonisht mblidhen në fillim
të lulëzimit të bimëve, pasi që atëherë kanë erë më të fortë dhe përmbajnë më
shumë materie shëruese. Gjethet nuk guxojnë të lëndohen gjatë mbledhjes. Ato
duhet të jenë të shëndosha dhe me ngjyrë të gjelbër. Rrënjët, pasi të nxirren,
duhet të pastrohen dhe të copëtohen. Fara dhe frytet mblidhen kur të piqen,
ndërsa lëvoret qërohen herët në pranverë, sepse, në këtë kohë, përmbajnë më
shumë lëngje. Të gjitha bimët e mbledhura duhet të mblidhen në vende të pastra
dhe jo në vende të ndotura (elektranat, rreth rrugëve, hekurudhave, fabrikave
të ndryshme etj.). Të gjithë ata që mbledhin bimë mjekësore, duhet të kenë
kujdes edhe nga minat kur kemi parasysh se vendi ynë ka 55
56. kaluar luftën vetëm para disa viteve, prandaj
duhet të kontaktojnë me institucionet përkatëse, në mënyrë që të njihen me
zonat e rrezikshme. SI DUHET TË MBLIDHEN BIMËT MJEKËSORE Gjatë mbledhjes së
bimëve mjekësore duhet pasur kujdes. Sidomos, lulet dhe gjethet nuk guxojnë të
lëndohen. Sa më shpejt që të jetë e mundur, ato duhet t’i vendosim në vendin ku
duhet të thahen, sepse, nëse, për një kohë të gjatë, ato qëndrojnë, atëherë ato
humbin përmbajtjen e materieve shëruese. Gjatë mbledhjes duhet pasur edhe mjete
të caktuara, varësisht se cilën nga pjesët e bimës do ta mbledhim. Lulet
këputen me dorë, por nganjëherë edhe me gërshërë. Pjesët mbitokësore mblidhen
duke i prerë me thike, me gërshërë apo me drapër. Asnjëherë nuk duhet t’i
mbledhim të gjitha bimët në një rajon, sepse disa prej tyre duhet t’i lëmë, në
mënyrë që ato të shumëzohen. RREZIKU NGA BIMËT HELMUESE Gjatë mbledhjes së
bimëve rëndësi të veçantë duhet t’u kushtojmë bimëve helmuese. Personat që i
mbledhin këto bimë duhet t’u përmbahen disa këshillave që nga mbledhja e tyre e
deri te paketimi. Fëmijët dhe gratë shtatzëna nuk guxojnë të manovrojnë me bimë
helmuese. Gjate punës me bimë nuk lejohet ushqimi, duhani si dhe prekja e syve me
dorë. 56
57. Pas çdo pune duhet pastruar duart me sapun dhe me ujë të nxehtë.
Bimët helmuese, gjithmonë, duhet t’i përgatisim ndaras dhe në objekte të
veçanta nga bimët tjera. Nëse vjen deri te helmimi, menjëherë duhet të
lajmërohemi te mjeku dhe t’i tregojmë se për cilën bimë helmuese bëhet fjalë.
Rëndësi te veçantë ka edhe mbledhja e rrënjëve. Duhet pasur kujdes që ato të
mos përmbajnë shtesa të ndryshme që kanë mundur të mbesin gjatë nxjerrjes.
Prandaj bari i përfituar duhet të jetë plotësisht i pastër, homogjen dhe i
bimës së njëjtë. METODAT E THARJES SË BIMËVE MJEKUESE Tharja është operacion i
cili vjen pas mbledhje së bimëve mjekuese dhe ka rëndësi të veçantë për
kualitetin e përgatitjes së bimëve mjekuese. Është me rëndësi që sa më shpejt
që është e mundur të bëhet tharja e bimëve, për arsye se pengohet ndikimi
negativ i fermenteve në zbërthimin e materieve shëruese në bimë. Kështu që me tharjen
e shpejtë të bimëve arrijmë të ruajmë ngjyrën natyrale të bimës. Bimët mjekuese
nuk lejohet që të thahen në kohë të vrenjtur. Ato duhet të thahen në kohë me
diell dhe gjithmonë nën hije. Në diell mund të thahen vetëm rrënjët dhe frytet.
THARJA NATYRORE Tharja natyrore bëhet në temperatura normale, si: në garazhe,
në tavane të shtëpive dhe në vende të ndryshme. Por gjithmonë duhet të kemi
parasysh kohën, sepse, nëse koha është e ftohtë, atëherë lokalet ku bëhet
tharja, duhet të ngrohen, por temperatura nuk guxon të arrijë mbi 50 ºC. 57
58. THARJA ARTIFICIALE Kryhet me rritjen e
temperaturës, me tharëse speciale. Vendi ku vendosen bimët duhet të jetë prej
druri apo prej betoni dhe i mbuluar me karton apo me rrogoz. Duhet pasur kujdes
që gjatë tharjes të ketë ventilim të duhur për shkak të ajrit të pastër. Me
rëndësi është të vlerësojmë kohën kur bima të jetë tharë. Nëse e teprojmë me
tharje, bimët, gjatë paketimit, copëtohen. PAKETIMI I BIMËVE MJEKUESE Pas
tharjes së bimëve, ato, menjëherë, duhet të paketohen, e sidomos bimët që
thithin më shumë lagështi. Ato bimë paketohen në paketim të dyfishtë nga letra
(disa lule dhe gjethe). Disa lloje të bimëve pas tharjes copëtohen lehtë. Për
të mos ndodhë një gjë e tillë, ato bimë duhet t’i lëmë të ftohen gjatë gjithë
natës, e pastaj t’i paketojmë. Është me rëndësi të dimë se gjatë paketimit nuk
duhet të bëjmë shtypjen e bimëve dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të
paketohen vetëm bimët e pastruara nga papastërtitë e ndryshme organike e
inorganike. Ka ambalazhe të ndryshme për paketimin e bimëve, varësisht se cilën
pjesë të bimës së tharë e paketojmë (letër, karton, qese etj). Ambalazhi ka
rëndësi të veçantë për të mos ardhur deri te prishja e këtyre barnave, sidomos
nga lagështia, nga drita, nga papastërtia, nga temperatura, nga insektet e
ndryshme etj. Çdo paketim duhet të ketë etiketën me emrin e barit dhe shënime
të tjera të nevojshme, si: klasa, viti i vjeljes dhe mundësisht edhe prejardhja
e barit të përgatitur. 58
59. Depot për deponimin e këtyre barnave duhet të
jenë të thara, të pastra dhe të ajrosura. Në fund duhet të theksojmë se të
gjitha barnat mjekuese nuk guxojnë të ruhen më shumë se një vit e disa edhe më
pak, sepse i humbin vetitë e tyre mjekuese. Në mënyrë që t’i ruajmë më të mirë,
mundemi që përmes presimit t’i paketojmë, si dhe përmes trierit t’i pastrojmë.
___________________________ Vërejtje: Disa lloje të bimëve mjekësore janë të
rrezikuara, sepse gjinden në listën e kuqe, por ne duhet pasur kujdes gjate
mbledhjes së tyre qe të mos shfrytëzohen pa ndonjë kujdes me ç’rast numri i
tyre gjithnjë po zvogëlohet në natyrë. Disa prek tyre janë të mbrojtura me
CITES konventën ndërkombëtare, d.m.th. për të bërë tregti me këto bimë duhet
poseduar certifikatë speciale. Prandaj duke mbrojtur bimët e mbrojmë edhe
natyrën, keni kujdes gjate mbledhjes se tyre, duke i ruajtur bimët do ti
mbrojmë gjeneratat e ardhshme. 59
60. LITERATURA Beqiri, S Xh. 2004. 109 bimë
mjekësore, Libri shkollor, Prishtinë. Bešlija, S. 1997: Ljekovito bilje šumski
plodovi i glive, naše neiskorišteno blago, Sarajevo. Demiri, M. 1979: Bimët e
egra, të dobishme e të dëmshme të vendit tonë, Tiranë. Devetak, Z. 2004:
Ljekovito bilje od znanja do branja, Sarajevo. Krasniqi, F., Ruci, B.,
Vangjeli, J., Susuri, L., Mullaj., Pajazitaj, Q. 2003: Fjalor i emrave të
bimëve. Mišić, L. 1990: Livadske biljke, Sarajevo. Pajazitaj, Q. 2004:
Përcaktues i bimëve pteridofite & spermatofite, Prishtinë. Šarič, T. 1978:
Atlas korova, Sarajevo. Shabani, A. 2004: Mjekimi me bimë dhe fruta mjekuese,
përdorues për mjekimin popullor, Tiranë. Sherifi, E. 2001: Anatomia dhe
morfologjia e bimëve, Prishtinë. Zivković, M. 2000: Moć ljekovitog bilja, Niš.
60
61. Publikimi i këtij libri është mundësuar me
mbështetjen e Agjencisë Evropiane për Rindërtim. Pikëpamjet dhe opinionet e
shprehura janë të botuesit dhe nuk përfaqësojnë politikat zyrtare të Bashkimit
Evropian (BE), apo të Agjencisë Evropiane për Rindërtim (AER). 61