OBJEKTIVI:
TE NDERGJEGJESOHEMI DHE TE EDUKOHEMI NE PERDORIMIN E USHQIMEVE TE SHUMELLOJSHME ME
TE GJITHA VLERAT E TYRE USHQYESE.
Trupi ynë ka nevojë natyrale që
të furnizohet me ushqim për të qëndruar në këmbë dhe për të funksionuar në
mënyrën e duhur.
Kjo është një e vërtetë me themele të shëndosha e që nuk ka nevojë të
përsëritet. Por gjithashtu e dimë se jo gjithçka që hamë është e dobishme për
t’u ushqyer. Ka disa ushqime që janë më të mira se disa të tjera, më të
shëndetshme dhe më substanciale. Për shembull, qysh kur kemi qenë të vegjël na
është mësuar se ngrënia e shumtë e ëmbëlsirave na bën keq apo pirja e lëngjeve
me gaz na fryn barkun dhe konsumimi i madh i sallamit është një e keqe për
zemrën.Megjithatë, pavarësisht kësaj, në vend që të privilegjojmë ato ushqime që e dimë shumë mirë se janë ideale për mirëqenien tonë dhe për mbajtjen e linjave, biem gjithmonë pre e zakoneve të vjetra dhe më pas pyesim veten përpara pasqyrës: “Përse nuk arrij të dobësohem”? Kështu që harrojini vaktet e lehta përpara apo midis vakteve, kikirikët e kripur, pijet shumë të ëmbla, picat, akulloret etj.
Por le t’i kthehemi temës kryesore: Si mund të dobësohemi duke ngrënë?
Ja një listë prej 5 ushqimesh, të thjeshta, të mira, të ushqyeshme, të cilat nëse do t’i konsumoni rregullisht dhe brenda një diete të ekuilibruar, do t’ju ndihmojnë për të djegur yndyrat. Le t’i shohim:
1) Mollët
“Një mollë në ditë mban larg mjekun”, thotë një fjalë e urtë italiane. Është shumë e vërtetë. Këto fruta të thjeshta dhe të shijshme pastrojnë zorrët dhe ndihmojnë në luftimin e fryrjes së barkut dhe të mbajtjes së ujit. Përmbajtja e tyre e lartë me fibra është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, sepse këto fibra kufizojnë absorbimin e yndyrave në zorrë dhe shuajnë inflamacionin. Nga një studim që u paraqit në revistën “Appetite”, është treguar se gratë të cilat ishin në dietë dhe që konsumonin tri mollë në ditë, dobësoheshin më parë dhe më mirë se sa të tjerat që nuk hanin fare mollë. Ndaj në vend të mishit të pjekur hani sa më shumë mollë…
2) Domatet
Domatet janë gjithmonë të pranishme në dietën tonë. Të pasura me antioksidante, duke përfshirë tashmë edhe të mirënjohurin lycopene, këto perime të kuqe dhe me lëng veror janë gjithashtu një ilaç i mirë edhe për bukurinë tonë. Ato i japin ndriçim fytyrës. Ndërkaq domatet të ngopin, pavarësisht se kanë shumë pak kalori dhe gjithashtu ndihmojë për të djegur yndyrat, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Domatet janë ideale për dietë, si në sallatë, si të përgatitura për salcë.
3) Bajamet
Bajamet, në cilësinë e frutave të thata me kalori (për nga përkufizimi), shpesh shihen me dyshim nga ata që janë në dietë. Por ky është një paragjykim i pabazuar! Yndyrat e këtyre frutave të shkëlqyera i përkasin familjes së madhe të acideve yndyrore Omega 3 e 6, dhe për këtë arsye bajamet janë të dobishme për të pastruar arteriet tona dhe për të luftuar kolesterolin e lartë. Hani një grusht çdo ditë për t’u ndier plot energji, por edhe të lehtë.
4) Salmoni
Salmoni është një peshk i mrekullueshëm, jo vetëm për shijen e tij mjaft të mirë! Ai është i pasur me yndyra “të mira”, me Omega 3. Salmoni është një vakt i shkëlqyer për ata që janë duke ndjekur një dietë kundër kalorive të tepërta. Pra salmoni është i shkëlqyer për të arritur dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Konsumojeni të paktën dy herë në javë.
5) Vezët
E përfundojmë me vezët! Burimi i pasur me proteina, vezët na japin një rezervë të jashtëzakonshme energjie, ndërsa yndyra që gjendet në to (në të verdhën e vezëve), është mjaft e dobishme për trupin tonë. Me përjashtim të rasteve kur individëve u ndalohet, vezët e gatuara në mënyrë të thjeshtë duhet të konsumohen të paktën dy herë në javë gjatë dietave për humbje të kalorive.

Cfare eshte obeziteti ?
Obeziteti konsiderohet një
situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga
marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt.
Te dhena per Shqiperine
Sa i takon Shqipërisë, sipas të
dhënave nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor, realizuar nga Instiututi
i Shëndetit Publik dhe INSTAT, 39 % e femrave në moshën 15-49 vjeç janë
mbipeshë, ose obeze apo 30 % janë mbipeshë dhe 10 % janë obeze. Të dhënat tregojnë
se nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën. Kështu moshat
15-19 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 7,9%; moshat 20-29
vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 22,8 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë dhe
obeziteti është 49 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 63%.
Sa u takon meshkujve, 53,3 % e tyre në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë ose obezë apo 44,8 % janë mbipeshë dhe 8,5 % janë obezë. Nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën, ashtu sikurse dhe për femrat. Kështu, në moshat 15-19 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 21%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 38 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 69 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 74%.
Bazuar në Studim, vetëm 46 % e meshkujve dhe 58 % e femrave kanë indeksin trupor brenda normës prej 18,5-24,9.

Bulimia
Bulimia nervosa (apo në
shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që
karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me
metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar
për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali
kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në
situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë
intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së
vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit.
Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale
të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
8 Keshilla Si Te Humbni Peshe Dhe Mos Te Shtoni
Disa dieta kryejne pune e ca te
tjera nuk jane efektive. Por per te humbur peshe dhe per te mos e shtuar prape
ate ketu me poshte keni 8 keshilla qe shperesoj se do te ju ndihmojne qe nese e
humbi peshen mos ta shtoni prape.
Kurr Mos Mbaj Diet Te Shpejt
Kur ju humbni peshe shpejte trupi
juaj thjeshte eshte ka humbe glycogen (karbohidrate) dhe peshe uji, por jo
yndre (dhjame) at qe me se shumti e deshirojme te humbur. Trupi juaj me fjale
te tjera mendon se eshte ka vdes urie dhe e zvoglon shpejtesin e metabolizmit,
gje qe e ben me te veshtire per trupin tuaj qe te djeg kalorit sepse ato djegen
me nje ritem me te ngadalshem se sa do te digjeshin normalisht. Dhe kur filloni
prape te hani normalisht si me pare, trupi juaj fillon prape te ruaj sa me
shume ushqim qe mundet ne qelizat dhjamore ne raste urgjente urie.
Plani Me I Mire I Humbjes Se
Peshes: zevendeso ushqimet ne vend se t’i eliminosh ato
Edhe pse shume njerez ndjejne se
ushqimet me yndyre te reduktuar nuk jane po aq te mira se sa origjinalet (dmth
ato qe nuk kane te reduktuar yndyrnat), do te ishte ndihmes e madhe per ju nese
zgjedhni te bleni ushqime me me pak yndyre perkunder shijes. Provo edhe emra
tjere te ushqimeve me yndyre te reduktuar dhe kush e di, ndoshta do te gjeni
dicka qe ju pelqen me shume se sa produkti me te cilin jeni mesuar deri me tash
dhe i cili ka shume me shume yndyre. Çelesi ketu eshte te besh ndryshimin ne
zevendesim – nese te pelqen nje ushqim perplot me yndyre duke u munduar qe ta
eliminosh ate tersisht nuk kishte me kry pune. Por, nese e zevendeson me nje
ushqim te ngjajshem por me me pak yndyre kishte me pas ndryshime te dukshme tek
ju pershkake te konsumit me te vogel total te kalorive per nje periudh te
gjate.[wp-like-locker]
Cfar Te Pini Per Te Humbur Peshe
Te ndrepresesh krejtesisht pijet
soda (si coca cola) nga dieta juaj te ruan nga mesatarisht 360 kalori apo edhe
me shume gjate dite. Edhe soda dietale (si coca cola diet), disa lengje
frutash, dhe qumshti i plote mund te shtojne kalori te panevojshme ne konsumin
ditor te ushqimit. Ne vend te tyre pini shume uje dhe ndrysho nga qumeshti i plote
ne qumesht me pak yndyre apo qumesht soja; keto gjera te vogla bejen ndryshim
te madhe tek ju.
Humbja Peshes=diet e shendetshme
dhe levizje
Te ngritesh, te levizesh dhe te
ushtrosh do te thote te djegesh kalorit e teperta. Sigurisht qe keni shume
mundesi te jeni atletik ne nje menyre apo tjeter. T’i bashkangjitesh ndonje
ekipi, te shkosh ne ushtrimore (gym), te dalesh per nje ecje apo vraposh, etj.
Keto nuk jane te vetmet menyra per te rritur nivelin e aktivitetit tuaj. Ju
duhet te beni ndryshime tjera ne jeten tuaj sikur te ecesh apo te shkosh me
biciklet deri ne pune apo shkolle ne vend se te vozitesh, te ecesh shkalleve
disa her ne dite ne vend se te hipesh ne lift (ma leht por ma keq per ty), te
besh edhe nje gjiro me shume deri ne shitore apo edhe ne bllokun ku jeton. Keto
jan ato ndryshimet e vogla per te cilat po flasmi. Ekspertet rekomandojnen
30-45 minuta ushtrime aerobike per 3-5 here ne jave por nese krejt cka mund te
besh eshte te ecesh rreth bllokut ku jeton per nja 30 minuta disa her ne jave ky
eshte nje fillim i mire. Me mire pak se sa hiq dhe eshte me e veshtire te hash
kur je duke levizur keshtuqe kjo tek ju rezulton me me pak konsumim te
ushqimeve dhe me shume djegie te kalorive. Gjeja me e mire e ushtrimeve
aerobike eshte se te mirat e tyre jane kumilative – me fjale te tjera eshte se
nesi ecni 3 here ka 10 minuta gjate dites ju i keni po te njetat te mira
shendetsore sikur te ecni per 30 minuta nje here ne dite.
Ndryshimet Graduale Jane Me Te
Mirat Per Te Humbur Peshe
Mos harro se me leht eshte te
qendrosh me ndryshime te vogla se sa te mundohesh qe te besh ndryshim te madhe
pernjeher. Fillo ngadal duke len gjithmon pak ne pjaten tuaj. Mos i degjo te
tjeret qe te shtyejne te fshish pjaten apo si themi tek ne (haje edhe qat
kashore, mos e le). Keto ndryshime te vogla kan gjithashtu shancin te mbesin me
ty edhe pasi te keni perfunduar me diet. Mundohu te besh ndryshime ne sjelljet
e tua dhe cakto qellime per te cilat ua merr mendja qe do te mund ti arrini per
vitet ne vijim jo vetem jave.
Mos E Tepro Duke Ngrene
Nese je i ngopur apo thjeshte
ndiheni i knaqur me sasin qe keni ngren deri tash, ndal e mos ha me shume. Nuk
eshte e then qe duhet te hash deri sa te ndjesh se stomaku don tju plase.
Perveq tjerash mos harro se merr pak kohe deri sa materiet ushqyese ne ushqim
te futen ne rrjedhen e gjakut dhe qarkullojne deri tek qendrat nervore qe
rregullojne apetitin tuaj. Te hash ngadal te ndihmon qe ju mos ta kenit tepruar
duke ngren para se keto qendra nervore te ju japin sinjal se eshte bolle aq sa
keni ngren deri tash.
Provo Te Mos I Perjashtosh Disa
Ushqime Kur Ben Diet
Mos i thuaj vetevetes se kurr me
nuk do te kesh dicka sepse menjeher do te fillosh te kesh deshire per ta pasur
para e per ta ngrene. Njerezit duhet te hane edhe yndyrna per te qen te
shendetshem por vetem duhet te siguroheni se po hani me mase. Ne vend se te
vazhdosh te hash ushqimin e yndyrshem cdo mengjes si me pare ndoshta eshte mire
te beni nje ndryshim dhe te hani selino, mysli te perziera me qumesht me pak
yndyre. Provo te besh veten te mendosh dhe te thuash: “E di se MUND ta ha, por
a duhet ta ha?”
Humbje E Suksesshme E Peshes:
qendro fit pergjithmone
Dietat e shpejta dhe rutinat e
pambajtura te ushtrimeve nuk do te te mbajne ne peshen qe deshironi per nje
periudhe te gjate. Ne vend se te mendoni me jave ju duhet te fokusoheni ne
qellime reale te arritshme. Me fjale tjera modifikimet e sjelljeve me te cilat
do te jetoni dhe te cilat do ju sherbejne per gjith jeten. Ne fund po marmi nje
shembull per te ilustruar me mire te mirat e ketyre ndyrshimeve: te themi se
nje person ka afer 5kg me shume peshe se sa duhet por eshte ne balanc perfekt
te energjise – ai hane po aq kalori sa mund te djeg gjate dites keshtuqe pesha
e tij mbetet konstant. Nes ky person kishte me sakrifiku nje copez te vogel nga
gjerat qe hane gjate dites, te themi nje chips qe eshte i barabarte me 100
kalori, per nje periudhe te barabarte me nje vite ai person kishte me i humbe
permbi 5kg! Gjysme kilogrami dhjame ne trupin tuaj perfaqson rreth 3500 kalori
te ruajtura. 100 kalori X (here) 365 dite ne vite eshte e barabarte me 36500
kalori, apo me shume se 5kg dhjame (yndyre).
REKOMANDIME :
TE HAME USHQIME BIO.TE KONSUMOJME
SA ME PAK PRODUKTE OMGJ
TE HAME SHPESH DHE NGA PAK
TE MOS ANASHKALOJME ASNJE VAKT
USHQIMOR SIDOMOS MENGJESI I CILI ZE VENDIN ME TE RENDESISHEM NDER VAKTET E
TJERA
TE KONSUMOJME TE GJITHE LLOJET E
USHQIMEVE
TE MOS BIEM PRE E SEMUNDJEVE
NERVORE PER NJE PARAQITJE TE BUKUR
ESHTE ME E RENDESISHME KUJDESI PER
SHENDETIN SESA KUJDESI PER BUKURINE