Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Demet e duhanit ne shendetin e njeriut - Qytetari

Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë,por paraqet një kompleks të tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme. Ja vetëm disa nga arsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanit: për shkak të nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkak të vetmisë, për shkak të mosaktivitetit, për shkak të dietës, për shkak të shoqërisë, për fitimin e vetëbesimit, për rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e moskënaqësisë, nga shprehia, për stimulim, si dëshirë për identifikim, si një dëshmi e forcës dhe pozitës së lartë në shoqëri (pirja e cigareve të shtrenjta), si një formë e lajkatimit, mashtrimit, ikje nga problemet personale, si mjet për pagjumësi (portierët, rojat, etj.).

Duhani, një ves me pasoja për jetën Çdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e konsumit të cigareve. Në fillim të viteve 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe mendohet që në vitin 2020 deri 2030 do të vdesin 10 milionë njerëz nga demet e duhanit. Lista e sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, duke filluar nga sëmundjet e traktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik), të sistemit kardio - vaskular (infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë), atyre të sistemit të organeve të tretjes (kancer në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore dhe pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kanceri i fëshikzës së urinës dhe kanceri i mitrës),
Tymi i cigareve përmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë të caktohet se cila prej tyre është më e rrezikshme. Tymi i cigareve, një përzierje prej gazrave dhe avullit, gjatë djegies përkrah nikotinës çliron edhe materie organike, monoksidin e karboni, okside të azotit, materie kancerogjene, metale të rënda  (krom, arsen, kadmium, vanadium). Ç'ka duhet te dini për nikotinën? Nikotina është perbers më i njohur toksik i cigares. Nikotina, është alkaloid helmues me erë të keqe, që gjendet në gjethet dhe në rrënjët e duhanit dhe që vepron si ngacmues mbi sistemin nervor. Nikotina ndikon në tru në sasi të vogla si nxitëse dhe gjallëruese, në sasi të mëdha ngurron dhe bllokon dhe në sasi shumë të larta ka pasoja për jetën. Një cigare përmban 6 deri më 15 miligram nikotinë. Sasia vdekjeprurëse gjatë thithjes është 1 mg për 1 kg peshë trupore, kjo sasi gjendet në 3 deri në 5 cigare. Vetëm nikotina është përgjegjëse për varësinë nga duhani. Përbërësit e tymit të duhanit
PASOJAT E DUHANIT PËR SHËNDETIN
 Pirja e duhanit është shkaktar kryesor dhe i veçantë i sëmundjeve dhe i vdekjeve të parakohshme. Duhanxhinjtë vdesin 5-8 vjet më herët se ata që nuk pinë duhan dhe janë të rrezikuar dy herë më shumë nga sëmundjet fatale të zemrës, dhjetë herë më shumë nga tumori në mushkëri, gojë, fyt, kapërcell, pankreas, veshkë, fshikë urinare, mitër, dy deri tri herë më shumë nga ulçeri. Fëmijët e prindërve që pinë duhan lindin me peshë të vogël, shpesh me infeksione të mushkërive, më shumë infeksione kronike të veshit dhe me shumë mundësi për t'u bërë duhanxhinj më vonë. Gjithashtu veprimet e dëmshme të tymit të duhanit vërehen në gjëndrat endokrine dhe sistemin nervor që janë rregullatorë të jetës sonë. Shkakton dëmtim të funksionimit të organeve reproduktive. Me kalimin e kohës, nën ndikimin e toksikimit me duhan ngushtohen enët e gjakut të organeve vitale me pasoja fatale. Lindjet e parakohshme, abortimet dhe vdekshmëria e foshnjave pas lindjes janë 2-3 herë më të mëdha tek shtatzënat që pinë duhan. Praktikisht, të gjitha toksine e tymit të duhanit depërtojnë në qumësht nëpër gjëndrat qumështore. Qumështi i helmuar arrin në lukthin e foshnjës dhe shpërndahet në tërë organizmin, kurse materiet e tij toksike veprojnë në dobësimin e mekanizmave mbrojtës të foshnjës. Në gjakun e foshnjës janë gjetur një varg toksinesh të duhanit, që veprojnë në strukturat e trurit të madh.
Pirja pasive e duhanit Joduhanxhiu i cili qëndron në afërsi të duhanxhiut thith deri 80% të të gjitha materieve të tymit. Ky tym vetëm për 5 sekonda pasi të futet në organizmin e joduhanxhiut kryen veprimet e veta toksike. Hulumtimet kanë treguar se në ambientin e ndotur me tym cigareje tek joduhanxhitë manifestohet me lodhje, marramendje, zvogëlim të aftësive të kujtesës, rritjen e tensionit të gjakut dhe rritjen e sedimentacionit të eritrocitve.
. Parapengimi i pirjes se duhanit Ndryshimi i sjelljeve të duhaxhinjeve dhe mbështetje që duhet dhënë joduhaxhinve. Ndryshimi i pikëpamjeve ndaj pirjes së duhanit, duke rrënjosur bindjen ndaj pirjes së duhanit si shprehi e dëmshme dhe e rrezikshme e jo si për një shprehi të domosdoshme. Ndryshimi përbërjes së duhanit. Të ndryshuarit e mendimit për mos pirjen e duhanit si norme e detyruar e sjelljes në shoqëri. Për të qenë efikase lufta kundër pirjes së duhanit duhet që të inkuadrohet tërë shoqëria në këtë aktivitet të madh. Duhet që të luftohet nëpër shkolla ku ende pirja e duhanit nuk është bërë shprehi shkatërruese. Dhe së fundi vetëm dëshira dhe vullneti i fortë mund ta fitojnë luftën kundër duhanit.

Duhani eshte shkaktar edhe i:
Halitosis: gjeresisht era e keqe ndikon negativisht ne gjendjen psikologjike te cdo individi. Duhani shkakton tharjen e hapsires gojore ose kserostomise e cila ka lidhshmeri edhe me paradontozen ku paraqitja e xhepave ne hapesirat interdentale eshte vend adekuat i mbetjeve ushqimore me cka fermentimi i ushqimit sjell gjere en eren e pakendeshme.
Karcinomi oral: i shkaktuar nga kemikalet dhe mbetjet toksike qe mpermban duhani, shkaktojne ndryshime ne mukozen orale, duke bere ndryshime ne indet e buta. Studimet tregojne se duhanpiresit jane 6 here me shume ne rrezik te zhvillimit te kancerit oral se sa ata qe nuk e konsumojne. Keqperdorim i alkoolit se bashku me pirjen e duhanit e rrisin rrezikun e zhvillimit te kancerit te gojes.
Paradontoza: eshte semundje e mishrave te dhembeve qe si faktore kryesort ndikon ai gjenetik por edhe duhani me perqindje te larte e shkakton ate duke demtuar mishrat e dhembeve, gjeresisht  terheqjen e mishrave dhe gjakosjen e tyre.
Pirja e duhanit krijon njolla te zeza ose ngjyre kafe ne siperfaqen e dhembeve. Njollat zakonisht depozitojne ne zonen e qafes se dhembeve. ashpersia e njolles gjithashtu varet nga sasia e pranishme e gurezve ne dhembe. njollat e duhanit ne nje proteze jane me te veshtira per tu pastruar, ato ngjiten ne materialin plastik te protezes dhe eshte rende per tu pastruar.


10 dëmet që shkakton duhani në shtatzënisë
I paraqitur si një problem global, konsumimi i duhanit dhe sëmundjet e shkaktuara nga ai zënë vend ndër problemet më serioze të shëndetit në botë. 50-70% e femrave të cilat konsumojnë duhanin vazhdojnë ta konsumojnë atë edhe gjatë shtatzënisë.
1. Shkakton lindje të parakohshme: Një shtatzëni normale zgjat 38-40 javë. Bëhet shkak për një lindje shumë para javës së 38-të.
2. Dëmtimi parakohe i membranës: është dëmtimi ose derdhja parakohe e ujërave dhe kjo bëhet shkak për lindjen e një fëmije të pazhvilluar.
3. Një zhvillim i vonuar i intrauterit: Cigarja jo vetëm që pakëson oksigjenin dhe substancat ushqyese që shkojnë tek fëmija nëpërmjet gjakut por është dhe shkaktare e një zhvillimi të vonë të fëmijës në barkun e nënës.
4. Intrauerin exitus: quhet vdekja e papritur e fëmijës në barkun e nënës.
5. Preaklampsi: një shtatzani e shoqëruar me rritje të tensionit, shfaqje të proteinave në urinë, edemë të tepërt në trup, shikim të turbullt është treguese e një helmimi. Paraqitet rrezik jete si për nënën ashtu dhe për fëmijën.
6. Hipertension: është ngritja e tensionit nën efektin e nikotinës e cila ngushton enët e gjakut. Për këtë arsye edhe të ushqyerit e fëmijës do të ndikohet negativisht.
7. Dekolman plasenta: Është shkëputja parakohe e placentës. Në kushte normale placenta shkëputet ose ulet poshtë pas lindjes së fëmijës. Ndërsa Dekolman plasenta është shkëputja e placentës kur fëmija është në barkun e nënës , gjë që shoqërohet me hemoragji të rrezikshme.
8. Sindroma Respiratuar distres: është problemi i cili shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje të fëmijës pas lindjes. Problemi respirator vdekjeprurës tek fëmijët të cilët lindin parakohe (premature) shihet më shpesh tek shtatzënitë gjatë të cilave konsumohet duhan.
9. Pakësimi i qumështit: bëhet shkak për pakësimin e sasisë së qumështit tek lehona.

10. Ndikon në nivelin e vitaminës C të qumështit dhe në pakësimin e veçorisë së saj ushqyese gjatë periudhës së lehonisë.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE