Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Etike mjekesore

Lenda:Etike mjekesore
Detyre kursi 
1.Nje nxenes shkolle  duke luajtur ne klase  perplaset pas xhamit te dritares.Nje cope xhami i thyer i shkakton nje plage te prere ne kycin e djathte duke i prere arterien radiale.Mesuesi e transporton femijen urgjent ne spital.Mjeket konstatuan se femija kishte humbur shume gjak.Lindi nevoja e transfuzionit te gjakut dhe qepjes se plages.Jep qendrimin e mjekut.

Duke qene se femija eshte juridikisht i paafte mjeku ne kushte normale duhet te marre konsentin nga prinderit ose kujdestari ligjor por ne kushte te tilla emergjente ku vihet ne rrezik jeta e femijes dhe mjeku nuk kontakton dot me prinderit ose me kujdestarin ligjor sipas nenit  20 te Kodit te Etikes dhe Deontologjise behet nje perjashtim dhe mjekut i lejohet te kuroje femijen.Ne kete rast duhet te respektohet parimi i mireberesise dhe mjeku duhet ti beje transfuzionin e gjakut dhe ti qepe plagen femijes.
2.Nje vajze 16- vjecare e pashoqeruar nga prinderit shkon tek mjeku me deshiren per te diskutuar per metodat kontraceptive.Jep qendrimin e mjekut.A duhet ta mbaje ai kete konsulence?
Mjeku duhet ta informoje vajzen lidhur me pyetjet qe ajo ka ne baze te nenit 49 te Kodit te Etikes dhe Deontologjise mjekesore ku thuhet se : ´´Mjeku e ka për detyrë të punojë për edukimin dhe informimin e popullatës për çështjetë shëndetit seksual dhe parandalimin e sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme. Ai duhet të propagandojë dhe të popullarizojë metodat shkencore të planifikimit familjar dhe përdorimit të kontraceptivëve të provuar shkencërisht dhe të besueshëm.´´Por ai  duhet te informoje edhe prinderit e vajzes lidhur me  kete konsulenece  dhe ti shpjegoje   vajzes demet qe mund te vijne nga marredheniet seksuale ne moshe te re.
3.Nje vajze 17-vjecare shkon ne nje kabinet gjinekologjik duke i kerkuar mjekut kryerjen e nje aborti 12-javesh.Ne keto rrethana si duhet te veproje mjeku?
Sipas ligjit Nr.8045, dt 7.12.1995 “PËR NDËRPRERJEN E SHTATËZANISË” neni 4: Mjeku të cilit i kërkohet ndërprerja e vullnetshme e shtatëzënësisë,që në vizitën e pare duhet të informojë vajzen për:1. Rreziqet mjekësore që sjell ndërprerja e shtatëzënësisë për shtatëzënësitë e ardhshme, si dhe problemet biologjike të ndërhyrjes mjekësore.2. Të drejtat, ndihmën dhe avantazhet e garantuara me ligj për familjen, nënën dhe fëmijën, si dhe për mundësitë e adoptimit të fëmijëve që priten të lindin.3. Institucionet dhe organizmat që mund t’i ofrojnë vajzes mbështetje morale dhe financiare.
Sipas nenit 6 te po ketij ligji:Në rast se vajza, pas marrjes së informacionit të përmendur në nenin 4, përsërit kërkesën e saj për ndërprerjen e shtatëzënësisë, mjeku kërkon konfirmimin me shkrim të kërkesës.Ky konfirmim kërkohet pasi të kenë kaluar të paktën 7 ditë nga kërkesa e parë.Ne procesin e informimit marrin pjese nese eshte e mundur prinderit ose bashkeshorti.
Sipas nenit 7 te po ketij ligji:Në rast konfirmimi, mjeku i lejohet te  kryeje ndërprerjen e shtatëzënësisë  pasi dhe fetusi nuk i ka kaluar 22 jave ne kushte dhe mjedise te pershtatshme qe nuk rrezikohet jeta e vajzes.

4.Nje vajze 12-vjecare shtatezene 12-javeshe kerkon kryerjen e nje aborti.Jep qendrimin e mjekut.
Por ne kete rast kemi te bejme me nje veper penale pasi kemi kryerjen e marredhenieve seksuale me nje te mitur.Eshte detyre e mjekut ta raportoje ne instritucionet perkatese kete fakt.Mjeku duhet te ndermarre te gjitha hapat si me siper duke filluar qe nga informimi,keshillimet deri edhe tek nderprerja e shtatzanise por gjithashtu ne ndryshim nga rasti me siper duhet prania dhe  dhenia e konsentit nga ana e prinderve ose kujdestarit ligjor.Sepse sipas nenit 8 te ligjit te permendur me siper:Në rast shtatëzënësie jashtë martese në vajza të mitura deri 16 vjeç, përveç kërkesës së saj, për ndërprerjen e shtatëzënësisë kërkohet miratimi i personit që ushtron autoritetin prindëror ose e kujdestarit ligjor të saj.Gjithashtu edhe psikologet  duhet te merren me vajzen gjate kryerjes se te gjitha procedurave me siper.

5.Nje femije minoren aksidentohet nga nje motorr duke i shkaktuar frakture te eshtrave te eshtrave te kafkes,transportohet ne urgjence ku mjeket konstatuan nje hematome (grumbullim gjaku)midis cipave te trurit e cila duhej te hiqej urgjentisht.Nderkohe nevojitej dhe dhenia e gjakut,transfuzioni.Femija shoqerohej nga prinderit te cilet i perkisnin Deshmitareve te Jehovait.Pranuan nderhyrjen por refuzuan transfuzionin.Ne keto rrethana cfare duhet te beje mjeku?
Ne kete rast kemi nje konflikt midis parimit te mireberesise se mjekut me ate te respektimit te vullnetit te semurit.Ne kete rast kur vihet ne rrezik jeta e femijes duhet te merret nje urdher gjykate i pershpejtuar nga ana e mjekut duke kaluar etapat qe nga kontaktimi me shefin e spitalit,ministrine e shendetsise dhe gjykates ne menyre qe mjekut ti jepet leja te veproje dhe te jete i mbrojtur nga cdo kallezim penal qe mund te bejne prinderit.Ne kete rast duhet te respektohet parimi i mireberesise dhe ti shpetohet jeta femijes duke u bere transfuzioni i gjakut.
6.Nje adult shkon ne spital me shenjat e apendesitit akut.Nga ana e mjekeve i kerkohet pacientit dhenia e konsentit per nderhyrjen kirurgjikale me qellim per ti shpetuar jeten.Mbas informimit te shkoqitur qe i ben mjeku per nderhyrjen kirurgjikale,pacienti nuk bindet duke e refuzuar operacionin me goje dhe me shkrim,ne te gdhire ai vdes.Ne rastin konkret a kane pergjegjesi mjeket?
Po mjeket mbajne pergjegjesi sepse ne kete rast ata duhet te merrnin nje vendim gjykate te pershpejtuar qe do mund ti mbronte nga cdo kallezim penal  dhe ti shpetonin jeten pacientit edhe pse pa deshiren e tij.
7.Nje pacient me dhimbje te forta barku shkon ne urgjence dhe diagnostikohet per ileus(ngaterrim zorresh),mjeket informojne pacientin per domosdoshmerine e nderhyrjes kirurgjikale te cilen ai e pranon.Gjate operacionit mjeket konstatojne nje kancer te zorreve. Perpara ketij fakti te ri si duhet te veproje mjeku?

Mjeket duhet te marrin nje vendim te pershpejtuar te gjykates qe do mund ti mbroje nga cdo kalllezim penal dhe ti heqin kancerin pacientit edhe pse ai nuk e ka dhene konsentin.Duhet te respektohet parimi i mireberesise ne kete rast. 
8.Nje paciente e moshes 40-vjecare e diagnostikuar per leucemi duke qene ne spital e shtruar e kishte refuzuar ne menyre te perseritur mjekimin me kimioterapi.Gjate qendrimit ne spital gjendja rendohet dhe pacienti bie ne kome.(humbet ndergjegja).Familjaret i kerkuan mjekut te filloje kimioterapine.Si duhet te veproje mjeku?
Mjeku duhet ti filloje kimioterapine pacientes sepse sipas nenit 20 te Kodit te Etikes dhe Deontologjise mjekesore personave te paafte menderisht dhe fizikisht i merret konsenti familjareve,te afermve,prinderve.Perderisa konsenti jepet nga ana e familjareve atehere i jepet dhe leja mjekut per te vepruar.Ne kete rast respektohet parimi i mireberesise.
9.Nje grua 64-vjecare e shoqeruar nga bashkeshorti shkon ne urgjence me dhimbje te forta te kraharorit,me skaner konstatohet nje aneurizem te aortes e cila kerkon nderhyrje kirurgjikale urgjenete. Gruaja e pranon nderhyrjen dhe fill pas dhenies se konsentit i bie te fiket dhe humb ndergjegjen.Bashkeshorti duke pare kete gjendje,shanset per te jetuar jane te pakta i kerkojne mjekeve te mos e operojne ne menyre qe ajo te vdese e qete.Si duhet te veproje mjeku?
Mjeku duhet ta operoje te moshuaren pasi ajo e ka dhene konsentin ne ndergjegje te plote dhe mundesite per te jetuar ekzistojne edhe pse te pakta.Ne kete rast duhet te respektohet parimi i mireberesise  dhe vullnetit  te pacientit.
10.Nje pacient me semundje ishemike te zemres (zmadhim zemre) shtrohet ne spital dhe nga ekzaminimi konstatohet ngushtim te nje arterie koronare.Ne kete situate i japin pacientitdy alternativave kururese (angioplastika dhe by-passi)Nderkohe i jep pacientit perfitimet dhe rreziqet.Pacienti jep konsentin per angioplastike,gjate futjes se unazes ndodh carja dhe pacienti vdes.Familjaret bejne denoncim per mjeket si shkaktare te vdekjes.A mbajne pergjgjesi mjeket?
Jo mjeket nuk mbajne pergjegjesi per vdekjen e pacientit pasi ai pas informimit te plote te rreziqeve dhe te perfitimeve nga te dyja procedurat ka dhene konsentin me ndergjegje te plote.Dhenia me shkrim e konsentit i mbron mjeket nga ana ligjore nga cdo kallezim penal qe mund te bejne familjaret.









Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE