Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

SI U ZBULUA DHE PSE GJENDET MES MË TË MËDHENJVE HISTORIA E SKULPTURËS MË TË HERSHME TË SKËNDERBEUT

Historia e skulpturës më të hershme të Skënderbeut 
 Për të mbetet një zbulim i rrallë. Portreti i Skënderbeut, mbase më origjinali, ai që mund të jetë më pranë imazhit real që ka pasur Gjergj Kastrioti,
gjendet mes nëntë skulpturave të personazheve më të mëdha të botës, Kristofor Kolombit, Aleksandrit të Madh, Çezarit…, pranë një kështjelle mesjetare në Pulja. Studiuesi Moikom Zeqo është përballur rastësisht me këtë skulpturë, e cila daton rreth vitit 1525. Një bust ku detajet rrëfejnë shumë, kjo skulpturë mund të jetë e një rëndësie të veçantë. Jo vetëm pse daton më herët nga të gjitha skulpturat që janë bërë për Skënderbeun, as për detajet e portretit, por për pozicionin që i është dhënë nga fisnikët e familjes Coroliano. Ata e kanë renditur Gjergj Kastrioti Skënderbeun mes figurave më të famshme, me të cilat krenoheshin e nderoheshin. Në secilën nga nëntë dritaret e pallatit të tyre që shërbente si rezidencë kishin vendosur skulpturën e një personaliteti të madh. Skënderbeu ka në krah Kristofor Kolombin, e më tej vijojnë portrete të Çezarit, të Aleksandrit të Madh etj. Për këtë zbulim, që Zeqo ngulmon ta quajë rastësor, dhe historinë e kësaj skulpture të hershme, ai tregon detaje që janë zbuluar pikërisht nga një libër i botuar në vitin 2000.
 KJO SKULPTURË E RRALLLË E SKËNDËRBEUT, ËSHTË ZBULUAR RASTËSISHT NGA NJË LIBËR. 
ÇFARË ËSHTË KY LIBËR?
 Ky libër është shkruar nga Orlando D´Osro dhe titulli i librit ishte “Coroliano de Otranto”. Libri është botuar në Leçe, në vitin 2000. Është një libër me format të madh dhe me shumë ilustrime që synon të bëjë historinë e antikitetit të vonë dhe të mesjetës, të të gjthë zonës së Otrantos, dhe kryesisht të zonës së Pulias, Barit e të gjithë Italisë së Jugut. Libri ka një numër të madh dokumentesh ku përmenden shpesh shqiptarët, sepse dihet se në Italinë e Jugut ka pasur emigracion shqiptar që nga shekulli XII. Por ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte në faqen 256, ku flitej për qytezën Tran, e cila është afër Pulias. Në qytezën Tran ekziston një kështjetë mesjetare që ka qenë rezidencë e familjes Coroliano, një familje e njohur fisnikësh. Pranë kështjellës është modifikuar një pallat dukal, i cili ka nëntë dritare. Në secilën dritare, në pjesën e sipërme ka një konsul dhe mbi këtë konsul është vendosur nga një portret në bust i figurave të mëdha të historisë. Dhe mes këtyre figurave ishte portreti i Skënderbeut, apo jo? Ky varg portretesh niste në fakt me figurën e Timurlengut, i cili krijoi perandorinë e madhe mongole në shekullin e 13-të. Pastaj vjen figura e Gjegj Kastrioti Skëndërbeut, e pas tij figura të tjera të mëdha të historisë, kryesisht gjeneralë. Në shënimet që jep libri thuhet se ndërtimi i pallatt dukal afër kështjellës është bërë në vitin 1525, pra fillimi i shekullit XVI. 
 SI PARAQITET SKËNDERBEU NË KËTË SKULPTURË? 
 Gjergj Kastrioti Skënderbeu paraqitet në bust. Është në një altoreliev të thellë. Paraqitet me pamje në profil, në anën e djathtë. Mjekrën e ka të gjatë, mustaqet e spikatura, hunda e tij karakteristike, dhe mbi kokë, ka një kapelele venedikase të tipit “karamanjolë”. Rreth e përqark këtij busti është një kurorë me dafina që jep idenë e lavdisë. Ndërsa nën bust është shënuar emri Scandar beg. Ju përmendni faktin se kjo është skulptura që i afrohet më shumë pamjes reale që ka pasur Skënderbeu. Pse? Po të shihet me kujdes ikonografia e kësaj figure është afër portretit autentik që lidhet me një gravurë, e cila ka afqërsisht të njëjtat tipare. Gravura për të cilën flas është botuar në librin e Marlin Barletit në vitin 1508 - 1510 në Romë. Deri më sot studiuesit mendojnë se portreti në gravurë i botuar në librin e Barletit është më autentiku. Aq më tepër që libri i është kushtuar nipit të Skënderbeut, që quhet Don Ferante Kastrioti, (Gjergj Ferante), të cilit Barleti ia kushton këtë libër. Ai ka pasur mundësi të bëjë konsultime të portretit me sytë e tij, sepse është pjesë e familjes. Për ikonografinë e Skënderbeut është folur shumë. Ka shumë portrete në vaj, kryesisht gravura, gravura në bronx, në dru. Janë të famshme portretet e Skënderbeut që kanë bërë sidomos piktorët e mëdhenj gjermanë, duke përfshirë edhe Albert Dyrerin. Por në këto portrete vihet re një largim nga tipologjia e ikonografisë së Skënderbeut. Po në të njëjtën hulli ka rënë edhe një portret, që meëndohet se i përket vetë Rembrandit, ose shkollës së tij, ku Skënderbeu jepet si një burrë i fuqishëm dhe me një lloj çallme në kokë. Ndërsa ky portret, i kësaj skulpture mjaft të veçantë e paraqet Skënderbeun me veshjen e tij të kohës, më saktë veshje venedikase. Dhe besoj është portreti më i vjetër në botë si skulpturë, i Skënderbeut. Si mendoni, pse është renditur portreti i Skënderbeut krahas figurave të tilla të mëdha në historinë botërore, si Kristofor Kolombi, Çezari, apo Aleksandri i Madh? Fakti që në këtë koleksion të nëntë njerëzve të shquar të njerëzimit, krahas Kristofor Kolombit që ka zbuluar Amerikën, dhe që është një emër shumë i madh në zbulimet gjeografike, vendoset edhe emri i Skënderbeut, është një fakt shumë kuptimplotë. Kemi të bëjmë me një muze në natyrë, ku dekorohen, ku tregohet nderim për figurta më të mëdha të historisë nga familja Coroliano. Në këtë libër shkruhet jetëshkrimi i Skënderbeut dhe thuhet se gjatë ekspeditës së tij në vitin 1456, kur Skënderbeu erdhi me një trupë kalorësish shqiptarë për të ndihmuar Ferdinandin e Napolit në luftë me një princ që donte t’i merrte mbretërinë (princi Johan Anzhu), ai la përshtypje të jashtëzakonshme. Këto përshtypje ishin në të gjithë Italinë e Jugut dhe ishin të atyre përmasave sa ata e kanë ndjerë të domosdoshme ta nderonin Skënderbeun me një skulpturë të tillë. Sepse Skënderbeu duke luftuar për 25 vjet me radhë kundër turqve, mbrojti me shpatën e tij penelin e Leonardo da Vinçit, kulturën italiane. Po ashtu, edhe në betejën e Otrantos ai dha një kontribut të madh. Pra, ka një logjikë të brendshme pse është ngritur busti i Skënderbeut mes atyre figurave të mëdha. 
 JU E KENI PARË NGA AFËR KËTË SKULPTURË? 
 Jo ende nuk e kam parë. Mendoj se është e domosdoshme të kopjohet kjo vepër dhe një kopje e këtij bussti të vendoset në Muzeun Historik Kombëtar. Unë kam ndër mend të bëj një udhëtim në Pulja dhe ta shoh nga afër. Ndrëkohë, miku im, Niko Xhufka, është nisur sot për në Itali për të bërë fotografi më të plota të kësaj skulpture. A nuk është pak e çuditshme që zbulime të kësaj natyre po ndodhin gjithmonë e më shumë prej rastësisë? Është e habitshme neglizhenca në raste të tilla. Si ka mundësi që nuk kemi asnjëherë njoftime nga Akademia e Shkencave, që të shkojmë e të hulumtojmë në vendet ku ka qenë emigracioni shqiptar, dhe luftëtarët shqiptarë. Si ka mundësi që ne nuk shkojmë në Napoli për të gërmuar në arkivat e këtij qyteti, që kanë mjaft të dhëna për Skënderbeun, apo për familjen e djalit të tij, Gjonit, dhe pasardhësve… Unë u bëj apel të gjitha instancave kërkimore, që mos t’i mbeten rastësisë këto zbulime, por të bëhen në mënyrë institucionale. Mes Busteve Të Personaliteteve Timurleng – krijuesi i perandorisë mongole Gjergj Kastrioti Skënderbeu Kristofor Kolombi – zbuluesi i Amerikës Kan Magrande - gjendet dhe në vargjet e Aligierit Hanibali Çezari Aleksandri i Madh 
 REZULTON STATUJA MË E HERSHME. I TAKON VITIT 1525 ZBULIMI I RASTËSISHËM 
 Ai është gati i bindur se zbulimet mbi gjurmët shqiptare po zhyten gjithmonë e më shumë në rastësi. “Rastësia ka funksionin e saj, me sa duket, në historinë e zbulimeve të veprave të artit që lidhen me shqiptarët”. Kështu thotë studiuesi Moikom Zeqo, ndërsa nis të rrëfejë edhe fillin e këtij zbulimi të fundit. “Megjithëse kemi një emigracion të madh në Itali të shqiptarëve, pak kemi pasur zbulime të veprave të artit që lidhen me shqiptarët nga djemtë dhe vajzat që janë në Evropë”, thotë Zeqo, ndërsa shprehet se skulpturën që rezulton të jetë më e hershmja e Skënderbeut e ka zbuluar nga një libër historik. “Para ca ditësh duke shkuar në bar “Çaplin”, ndalon një makinë luksoze, prej së cilës zbret një djalë i ri, i cili quhet Astrit Miho. Ai më ndalon dhe më thotë: Unë kam nëj libër historie, që dua t’jua jap juve. E mora atë libër dhe pashë se ishte më shumë se interesant, për sa i takon lidhjes me Shqipërinë”. Zeqo thotë se libri i Orlando D´Osro me titull “Coroliano de Otranto” kishte mes të tjerash shumë fakte dhe dokumente ku përmenden shpesh shqiptarët, por, mbi të gjitha, interesante për të ishte zbulimi i një fotografie, ku mes të tjerash duket një skulpturë e Skënderbeut krahas figurave të tjera të mëdha, si Kristofor Kolombi etj., në një pallat afër një kështjelle mesjetare në Pulja. Portreti mendohet të jetë më afër imazhit real të heroit nga të gjitha skulpturat e tjera 
 NË GJURMËT E SKULPTURAVE TË PRIJËSIT
 Moikom Zeqo: Këto janë të gjitha statujat e heroit nëpër Evropë Mund ta hasësh portretin e Skënderbeut në mes të Romës, të Parisit, në Bruksel, në Poloni, e gjetkë. Në piktura, apo grafika ai gjendet më dendur, ndërsa në skulptura, njihen pak raste. “Ikonografia e Skënderbeut është shumë e pasur. E, megjithatë, në skulpturë mund të thuhet se është e mangët”. Sipas studiuesit Moikom Zeqo, që nga skulpturat e para e deri më sot, për Skënderbeun kemi pak dëshmi. Ai thotë se skulptura e zbuluar në pallatin e Corolianove është skulptura më e vjetër. “Deri tani dëshmohen disa medalione në bronx, që janë pak më të vona dhe pas tyre kemi disa riprodhime, si altorelievi i Gjergj Kastriot Skënderbeut me figurën e Huniadit në Poloni. Pastaj shumë vonë, në shkullin XX kemi një varg skulpturash të Skënderbeut”. Ndërsa i përmend të gjitha me radhë, Zeqo, ngulmon të veçcojë si skulpturën më të famshme atë të Janaq Paços, e realizuar në Krujë më 1957. Kjo skulpturë ndodhet sot në Muzeun Historik të Krujës. Por një tjetër skulpturë ishte realizuar në Shqipëri, vite më parë, më 1938, nga skulptori i amdh Odhise Paskali. Skulptura u vendos në Kukës, ndërsa portreti i Skënderbeut shihte nga kosova. Pas kësaj skulpture, ai përmend edhe “bustin madhështor dhe shumë artistik të Odhise Oaskalit”, e më tej monumentin në qendër të Tiranës, “Skënderbeu në kalë”, që është një bashkëpunim i Odhise Paskalit dhe Janaq Paços. Ndërsa në sheshet e botës, ai përmend skulpturën që është vendosur në vitin 1968 në sheshin “Albania”, apo një basoreliev në sheshin “Albania” në Paris, po në të njëjtin vit. Po gjysmës së dytë të shek. XX i përket edhe një bust i vendosur në Bruksel, ndërsa skulptura e fundit e heroit është ajo e vendosur në Prishtinë, në vitin 2001, dhe është pikërisht skulptura e Janaq Paços. E ndërsa kthehet tek fillesa që ngacmon gjithë këto raste, Zeqo ngulmon se rëndësia e skulpturës së zbuluar në Pulja, nuk qëndron vetëm tek niveli i lartë artistik i saj dhe as te ndonjë detaj tjetër. I rëndësishëm mbetet fakti se ajo skulpturë është më e hershmja e zbuluar deri më sot. 
 NGJASHMËRI ME GRAVURËN TEK BARLETI
 Ka gjasa që ky portret të jetë portreti më autentik i Skënderbeut. Sipas Zeqos, dilet në këtë përfundim duke e krahasuar me gravurën që është botuar në librin “Historia e Skënmderbeut” të Marin Barletit. Këtë libër Barleti ia ka kushtuar pasardhësit të heroit, nipit të Skëndërbeut, don Ferantes. Zeqo thekson se ky i fundit mund të ishte personazhi që e kishte në mendje figurën më të saktë të Skënderbeut dhe ka qenë i pranishëm në kohën e botimit të gravurës në librin e Barletit. Krahasimet me këtë gravurë çcojnë në përfundimin se kjo skulpturë e sapozbuluar ka ngjashmëri shumë të mëdha, dhe mund të jetë skulptura më afër pamjes reale që ka pasur Skënderbeu. 
 RASTET E DETAJUARA TË SKULPTURAVE TË SKËNDERBEUT
 Skulpturën e parë në Shqipëri për Skënderbeun e ka realizuar Murat Toptani në shek XIX. Është një skulpturë në miniaturë, e vogël, e cila sot ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në vitin 1938 Odhise Paskali realizoi bustin e Skënderbeut, i cili u përurua po këtë vit në Kukës, Skënderbeu ishte me fytyrë nga Kosova. Në shekullin XX skulptura e parë ku Skënderbeu paraqitet me kalë, u realizua në Krujë në vitin 1957 nga Janaq Paço. Në Tiranë, në vitin 1968, u realizua monumenti i njohur i Skënderbeut nga Janaq Paço dhe Odhise Paskali. Në vitin 1968 në sheshin “Albania” në Romë u vu skulptura e realizuar nga Romanjoli. Një tjetër skulpturë e Skënderbeut (bust) u vu ën Bruksel, po në vitin 1968. Në sheshin “Albania” në Paris, më 1968, u realizua një reliev me figurën e Skënderbeut, në kohën kur kryebashkiak i Parisit ishte Shiraku. Skulptura e Janaq Paços, në vitin 2001 u vendos në sheshin kryesor të Prishtinës.


Skulptura e përdhosur e Skënderbeut, pronari i tokës: U hodh nga një kamion

Statuja e Skënderbeut e përdhosur ku shfaqet me bisht është krjuar nga një skulptor i cili akoma nuk është arrestuar, ndërkohë Policia ka identifikuar pronarin e tokes ku u gjet statuja. Ruhi Valiasi është shtetasi në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar e Heroit Kombëtar, Skënderbe. 
Por ai ka mohuar te kete lidhje me kete gje. Valisi ku u gjet statuja e Skënderbeut sqaron se skulptura u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo pashë bustin e deformuar njoftova policinë, ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar. Policia bllokoi bustin, unë dhashë deponim”.
Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht.
Fotoja e kësaj statuje e publikuar nga arkitekti Artan Shkreli ka ngjallur shumë zemërim, ndërsa fillimisht u mendua se ishte vjedhur dhe ishte shkatërruar më pas. Satuja e dyshimtë u gjet në anë të rrugës automobilistike në zonën e njohur si ‘Qafë-Kashar’ në Tiranë. Statuja, rreth 3 metra e lartë, është konstatuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka mbërritur në Qafë-Kashar dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka zhvendosur statujën nga rruga. Ekspertë të policisë pritet të zbardhin detaje të tjera rreth ngjarjes, të cilat do të bëhen publike më pas edhe për mediat.


Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE