Afër detit, afër mbretit.
Kjo shprehje popullore duket se e ka vlerën më të madhe kur flasim për
Durrësin,qytetin I cili ben krenare jo vetem durrsaket por gjithe shqiptaret.
Nuk ka të huaj që e viziton Shqipërinë dhe të mos shkojë të shohë qytetin më të
njohur bregdetar. Vetëm 33 kilometra larg kryeqytetit,
Durrësi është i arritshëm
me mjete të ndryshme transporti. Përveç autoveturave, atje mund të shkohet me
autobusë dhe furgonë të linjës,duke te afruar keshtu sa me shume me plazhin.Ky
plazh është një vend magjik i qindra e mijëra turistëve shqiptarë nga katër
anët e botës.Është një vijë bregdetare e me një shtrirje të gjatë mbi njëzetë
kilometrash plazh që duket e pafundme.Buze detit gjendet shetitorja e njohur, e
cila ka një shtrirje të gjerë dhe ofron një peizazh të bukur. Shëtitorja e
bregdetit vijon më tej në zonën e Curilave, e cila ka qenë një parajsë e
vërtetë deri në vitet ’90 dhe është ndër më të frekuentuarat në Durrës.Në vijën
bregdetare të plazhit janë ndërtuar një numër i madh hotelesh, baresh,
restorantesh e qendrash tregtare, të cilat janë në shërbim të turistëve.Por gjithe ky luks qe I ofrohet turisteve a e mban
me te gjalle shprehjen e mesiperme?
E gjithë zona mes rruges “Currila” dhe detit nuk ka më
asnjë pëllëmbë të pazaptuar. Pushtetarë
dhe deputetë kanë mundur të gllabërojnë troje dhe pjesë të plazhit sikur te
ishin ne gare me njeri-tjerin.Dikur në plazh
kishte vetëm disa kabina të drunjta,sot mbizoterojne “kabinat” të paligjshme e
të ligjshme duke nxjerre jashte perdorimit 2.5km plazh per shkak se eshte
mbuluar nga blloqet, mbeturinat inerte, dhe së fundi edhe me kioska,te cilat depozitojne
mbeturina qe mund të shihen në çdo anë të plazhit,ujërat e zeza derdhen në det duke krijuar
erë kundërmuese dhe pergjegjesit nuk e marrin persiper pastrimin e
zones.Pothuajse I gjithe brezi I reres eshte ne kete gjendje per te ardhur keq, betoni pushton bregdetin
,makinat e betonit enden ne rruge çdo ore,cdo dite ngrihet
një godine e re.Askush nuk përpiqet ta sqarojë këtë që ka
ndodhur në këtë plazh, i cili nga durrsakët e vjetër ka qenë më i
preferuari. Nga burime konfidenciale bëhet e ditur se: “grumbullimi i
mbeturinave inerte në këtë pjesë të bregut të detit nuk ka qenë i rastësishëm
dhe i detyruar nga nevoja që ndërtuesit kanë pasur të depozituar mbeturinat pas
hapjes së themeleve të pallateve, por ky depozitim ka pasur si qëllim krijimin
e territoreve mbi rërën e plazhit, e cila më pas ju është dhënë personave të
caktuar në formë kompensimi, për pronat që ata kanë pretenduar se kanë pasur
brenda territorit të qytetit të Durrësit”. Qytetarët e Durrësit i kanë bërë
thirrje Bashkisë së Durrësit, që të nisë aksionin në bashkëpunim me firmat e
ndërtimit që ta çlirojnë plazhin, dhe të denoncojnë me kurajo qytetare ish-pushtetarët
dhe ish-deputetët që kanë privatizuar me forma antiligjore troje në bregdetin e
Currilave dhe më gjerë. Burimet nga ky institucion deklarojne se do të ketë
nisma për pastrimin e bregdetit të Currilave dhe nuk do të jepet asnjë leje
qoftë edhe provizore,fillimisht ata kanë nisur punën me kioskat dhe godinat qe
jane fare pranë brezit ranor.
Pertej bregdetit dhe
shfrytezimit te tij, nje tjeter vecori po aq dalluese dhe qe e karakterizon
Durresin, eshte kultura e tij, e
pasqyruar me deshmi te shumta kulturore, rrjedhoje e historise se ketij qyteti
te njohur qe ne antikitet e deri sot. Si pjese te rendesishme te shfaqjes se kesaj
kulture permenden monumentet kulturore, nder me te njohurat dhe me te
rendesishmet, persa i perket vlerave te cmuara historike e kulturore qe
permbajne jane:
Amfiteatri i Duresit. Ky amfiteater cilesohet si nje nga monumentet
kulturore me te cmuara per shkak te vlerave artistike dhe arkitektonike qe ai
mbart.Ai eshte ndertuar ne fillimet e shekullit te I nga perandori Trajan.Ne
kete monument kulturor 2700 vjecar zhvillonin luftime mes gladiatoreve. Tribuna
rrethore e ndertuar me pllaka te bardha sherbente si vend ku uleshin
spektatoret.
Kalaja e Durresit. Kalaja eshte ndertuar ne kohen e sundimit te
perandorit bizantit Anastasi(491-518). Pjesa e brendshem e kalase eshte e
perbere nga dy njesi: Keshtjellla e siperme dhe ajo e poshtme. Muret e kalase
kane nje lartesi prej 15 metrash dhe jane te rrethuara me kulla me forme te
rrumbullaket.
Mozaiku i bazilikes se
Arapajve. Ky mozaik eshte ndertuar
gjate sundimit te perandorit Justiniani dhe i perket periudhes
paleokristiane.Monumenti eshte zbuluar ne vitin 1974 nga arkeologu Sali
Hidri.Mozaiku eshte i perbere nga figura me fragmente te gjuetise se kafsheve
nga barinjte.
Teatri “Aleksander Moisiu”. Ky teater ka hapur dyert per publikun e tij ne
11 janar te vitit 1953.”Vajza nga fshati” eshte shfaqja e pare qe ka celur
siparin e ketij teatri,nje komedi me regji te Pandi Stilliu si dhe e shkruar
nga Fatmir Gjata.
Muzeu Etnografik. Ky institucion eshte krijuar ne vitin
1982.Muzeu eshte vendi ku gjenden nje sere objektesh dhe elemente kulturore te
qytetit te Durresit dhe rrethinave te tij.Numerohen mbi 300 te tilla si ene
guzhine,veshje karakteristike etj.Nje pavion i vecante ne kete muze i eshte
kushtuar jetes se aktorit te madh nga Durresi,Aleksander Moisiu.
Bashkë
me monumentet arkeologjike të antikitetit, të zbuluara ndër vite, në Durrës
kanë arritur të ruhen dhe disa godina përfaqësuese të ndërtuara në dekadat e
para të shekullit të kaluar, atëherë kur qyteti-port njohu një zhvillim të
vrullshëm dhe marrëdhëniet e tij me Italinë fqinje iu rikthyen kohëve antike.
Godina e bashkisë, Vila mbretërore mbi kodër, banka e shtetit dhe hotel
“Vollga” janë 4 objektet simbol të historisë moderne të qytetit antik, të
ndërtuara në vitet 1920-1930.
Gjithashtu
arkeologet shqiptarë sapo kanë zbuluar një varrezë antike që mendohet se i
përket antikitetit të vonë deri në shekullin e 6 para erës së re. Studiuesit
thonë se kjo zonë është përdorur si varrezë për afro 800 vjet dhe në 70 varre
janë gjendur sende nga gjithë larmia e kulturave helene dhe romake. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik po
kryen një ekspeditë kërkimore në një thellësi vetëm 1 metër deri në 1 e gjysmë,
në një territor rreth 300 metra katrorë ku një firmë ndërtimi sapo kishte nisur
punimet për të ngritur një pallat të ri. Grupi prej gjashtë arkeologësh
shqiptarë kanë zbuluar 14 vazo guri gëlqeror të periudhës helenistike dhe 15
vazo romake ku mblidhej hiri. Po ashtu janë gjetur nga shekulli i 2 i erës së
re 4 varre me mure tullash si edhe 15 të mbuluara me tjegulla në formë çatie,
që i përkasin antikitetit të vonë deri në shekullin e 6 para erës së re. Bregdeti dhe kultura jane pasurite me me
vlere te Durresit qe mundesojne zhvillimit e turizmit duke bere per vete mijra
turiste cdo vit.