Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

PSIKOLOGJI SOCIALE- FENOMENI I DHUNES

PSIKOLOGJI SOCIALE- FENOMENI I DHUNES
Dhune eshte cdo lloj sjellje apo qendrim ndaj femijes qe demton ose rrezikon mireqenien emocionale, fizike dhe mendore te femijes dhe qe si e tille shkakton nderprerje apo vonesa ne procesin normal te zhvillimit
"Perqafimi eshte nje dhurate ideale. I shkelqyer per çdo rast, jep dhe
merr kenaqesi , tregon kujdes dhe natyrisht eshte plotesisht i kthyeshem. Perqafimi eshte praktikisht i persosur. Nuk ka nevoje per bateri , nuk te shendosh, nuk ka pagesa mujore dhe eshte i patatueshem! "

Dhuna në familje është një problem global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë, të rinj dhe të moshuar, të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqarë, prek cdo kombësi, klasë, race, apo grup etnik. Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues. Te rritur ne nje ambient ku babai fyen dhe rreh nenen ne syte e fëmijëve eshte nje keqedukim qe percillet dhe tek brezat per fat te keq.
Femijet mesojn ate qe jetojne(nolte)
Shoqeria
Shoqëria jonë është e dhunshme, se në familje ka dhunë, se po rritim fëmijë të dhunshëm. Nuk lindin të dhunshëm..., por bëhen të tillë. Fëmijët e familjeve ku ka dhunë, vuajnë më shumë nga probleme të sjelljes dhe janë më pak të aftë për të vepruar në shoqëri, në krahasim me fëmijët që vijnë nga familje ku nuk ka dhunë. Një studim kanadez tregon se, nëse fëmija është i pranishëm në konfliktet e prindërve, ku përdoret dhuna si mjet për zgjidhjen e tyre. Edhe një përqindje e lartë e fëmijëve të rrugës, janë rrjedhojë e dhunës në familje. Origjina e dhunës i ka rrënjët në strukturën shoqërore dhe në një tërësi të ndërlikuar vlerash, traditash, zakonesh dhe besimesh që lidhen me të. Dhuna është shkak i një personaliteti agresiv.

Dikush mund të thotë se dhuna ndaj fëmijëve është prezente dhe në pjesë të tjera të globit. Kjo eshte mese e vertete , por për ta luftuar duhen të dhëna konkrete, duhet një pasqyrë konkrete, duhet ta njohësh plagën që ta kurosh sa më mire.
Duke përjetuar vazhdimisht dhunë dhe frikë, ndodhin dhe çrregullime te sferës njohëse të të menduarit apo perceptimit për jetën. Kështu fëmija i dhunuar keqinterpreton edhe sjelljet normale si kërcënuese dhe duke u bërë kështu më reaktiv, reagon në mënyrë më impulsive, e më tej të dhunshme. Për sa kohë është ende fëmijë, kjo është e vlefshme për t’i shpëtuar dhunës, apo si reagim e adaptim Për fat të keq, është mjedisi shtëpiak ndër vendet ku shfaqet dhuna më e madhe. . Fëmija që dhunohet i ka të ndryshme edhe përvojat sociale, emocionale e njohëse. Dhuna dhe frika si element pasues i saj kanë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e fëmijës. Në aspektin psikologjik, , neurologjik të zhvillimit,.në gjithë personalitetin e aftësinë e tij të ardhme për të funksionuar normalisht në aktivitete. Fëmijët që raportojnë se janë viktima të dhunës shfaqin një serë pasojash në shëndetin e tyre kur ata rriten…Fëmijët viktima të dhunës, kanë tendencën që të bëhen viktima të formave të tjera të dhunës ndaj tyre dhuna ndaj fëmijeve ka kosto të lartë sociale, për aq sa një fëmijë I dhunuar bëhet një i rritur problematik.
Duhet te kemi parasysh qe studimet tregojne se kur femijet dhunohen qe ne moshe te njome, atehere ne procesin e tyre te rritjes apo shoqerizimit te tyre vihen re disa kategorizime.
Se pari, kemi te bejme me ata femije qe dhunen e perjetojne me mbyllje ne vetevete, me permisat qe ata te behen asociale, apo njerez qe nuk deshirojne te komunikojne  me te tjeret, qofshin keta dhe antare te familjes.
Katigoria e dyte eshte kur keta femije te dhunuar kur rriten behen agresive e te dhunshem kjo vlersohet si hakmarrje e tyre per kohen kur ishin nen dhune. Studimet e kane qartesuar faktin se ne rradhet e atyreqe jane te dhunshem, pjesen me te madhe e zene ata qe kane pasur nje femijeri nen dhune fizike e psikologjike se sa te tjeret.
Pjesa e trete, qe eshte nje mase te konsiderueshme perben kontigjentin e njerezve vulgare, te ashper  ne sjellje. Kjo eshte shija e tyre per jeten ne procesin e rritjeseshte.

E them me keqardhje që në shoqërinë shqiptare numri i kësaj kategorie është në rritje.”ne shqiperi rezulton se pjesa me e madhe e njerezve jane te vetedishem se dhuna shkakton pasoja  negative por perseri besojne se dhuna psikologjike e fizike ka efekte pozitive ne edukimin e femijeve dhe si pasoje duhet perdorur  kur te shihet e nevojshme duke e pervetsuar dhe me shprehje qe” kush te do te rreh” pra ka prinder qe e shohin dhunen fizike si te domosdoshem per disiplinimin e femijeve ka prinder qe mbajn qendrim se dhuna eshte shume e demshme ne zhvillimin e femijes por koncepti dhune fizike eshte brendesuar edhe tek disa femije te cilet mendojn dhe shprehen se:”kur bejm gabime e meritojme  te na rrahin”dhuna eshte per te miren tone se behemi me te mire se dhe gjushi im keshtu thote :se kam rrahur babain ,tend prandaj eshte bere kaq i mire. prindi ja lejon vetes perdorimin e dhunes duke e konsideruar femijen pronen e tij .Femijet kane nevoje per disiplin e dashuri qe te behen te rritur te pergjegjshem por jo disiplin te rrepte qe shoqerohet me te bertitura kercenuese ,dhuna mund te ndaloj sjelljet e keqia, por perkohesisht dhe nuk ofron modele pozitive.
pasojat
Ata të cilët e përjetojnë shumë rëndë dhunën në familje janë fëmijët, edhe atëhere kur nuk ushtrohet dhunë direkte ndaj tyre. Ambienti i tillë familjar që i shoqëron ata gjatë zhvillimit psikofizik të tyre, lë gjurmë te pashlyshme në personalitetin e tyre. Fëmijët të cilët kanë përjetuar abuzime, shpesh vuajnë nga: rënia e vetëbesimit, depresioni, crregullimet e stresit dhe kontroll të dobët të impulsëve).
Si pasojë e dhunës në familje, tek disa fëmijë krijohet pasiguri, turp, mbyllje në vete, izo-
lim, e tek të disa të tjerë krijohet urrejtje, agresivite dhe mllef. Përvec këtyre pasojave që shfaqen në jetën emocionale të fëmijës, mund të shfaqen edhe pasoja në sjelljën e tyre. .
Këta fëmijë shpesh sillen në mënyrë agresive, problemet në të cilat hasin, për ta mënyra e vetme për ti zgjedhur  është dhuna, janë shumë pak tolerant po ashtu janë të rrezikuar që kur të rritën të marrin pjesë në atke të ndryshme kriminale. Ndëshkimet fizike nëse përdoren shpesh dhe në mënyrë jokohorente, mund të prodhojnë nivele të larta agresiviteti e armiqësie. Për shkak të ushtërimit të dhunës ndaj femijeve, ata shpeshhërë ndikohen nga ajo ose familjarizohën më të. Fatëkeqsisht fëmijët të cilët zhvillohen në ambiente të dhunëshme e marrin dhunën si metodë të vetme për të zgjedhur problemet me të cilat ndeshin në raportë me të tjerët apo në familje. Ndoshta kjo ndodhë për arsye së në familjën ku janë rriturë ata gjithëcka është  “zgjidhur” vetëm me dhunë, pra ata nuk kanë parë ndonjë menyrë apo metodë tjetër për ti zgjedhur problemet. Fëmijët, të cilët janë deshmitar të dhunës ose që e përjetojnë dhunën, mund të fillojnë të mendojnë se dhuna është metodë për zgjidhjen e mosmarrveshjeve ose të konflikteve brenda familjeve.
Dhuna ne media
Fëmijët shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve. Dhuna në media rrit potencialin agresiv dhe shfaqjet agresive e antisociale nxisin imitimin e pasoja te mevonshme ne personalitetin dhe jeten e tij.
 Fëmijët bëhen kështu viktima, dhunues ose dëshmitarë të dhunës në shtëpi, lagje, shkollë. Ata rriten e përshtaten në këtë atmosferë frike e dhune. Kjo pa dyshim ndikon në zhvillimin e tyre e sjell ndryshime bazale në funksionimin social, njohës, sjellor, emocional. Fëmija bëhet më pak reagues, më pak impulsiv, më i menduar kur dhuna e mposht atë. Kur ai e përvetëson atë si model, rritet njëherazi dhe kapaciteti i tij individual për agresivitet, impulsivitet dhe për dhunë. Truri karakterizohet nga aftësia e zhvillimit në varësi të aktivitetit të vet. Kjo do me thënë që sa më shumë aktivizohet sistemi nervor aq më shumë zhvillohet e ndryshon truri. Sa më shumë aktivitet ushtron fëmija, sport fjala vjen, aq më shumë i zhvillohet aftësia për këtë  funksione e kapacitete që reflektojnë përvojat e përsëritura.
Dhuna e përvojat traumatike sjellin edhe ankth dhe ndjenjë rreziku të vazhdueshëm. . Në këto raste duhet dhënë ndihmë profesionale të.  Përvojat negative të jetës së fëmijërisë funksionojnë më vonë si modele negative në jetë. Sa më i vogël fëmija që pëson dhunë, aq më të mëdha  jane  pasojat. Kjo sepse ai është në procesin e zotërimit e formimit të mjaft shprehive psikosociale, aftësive e vijave të karakterit.
Lojerat e dhunshme kompjuterike dhe pasojat te femijet
Lojërat kompjuterike mund të klasifikohen në dy kategori. Të parat janë lojërat që ndihmojnë në zhvillimin e talentit, kuptimin e eksperimenteve jetësore dhe vlerave etike, përmes një metode argëtuese; të dytat janë ato lloj lojërash që nuk kontribuojnë ndonjë gjë në imagjinatën e fëmijëve dhe aftësive për të menduar por, përkundrazi nxisin dhunë dhe sjellje imorale tek ta. Ne po vërejmë se në çdo lojë te re kompjuterike niveli i dhunës sa vjen e shtohet. Prodhuesit e lojës e konsiderojnë të lejueshme çdo lloj metode vetëm që t’i tërheq fëmijët drejt ekranit. Ka skena të cilat nuk janë te përshtatshme për moshën e fëmijës për shkak të vetëdijes së tij të ulët. Fëmijët që i janë ekspozuar skenave të ndryshme të dhunës, shpesh janë të prirë drejt agresionit, frikës dhe panikut dhe në përgjithësi janë të egër dhe me temperament të shpejtë duke e konsideruar dhunën si një gjë të zakonshme probleme te shumta, si shqetësimi i tepruar, trazime gjatë gjumit dhe çrregullime të sjelljeve. Një rast që na shërben  si  shembull Një fëmijë 3 vjeç i cili mendoi të bëhej spiderman (një karakter i filmave vizatimor), u hodh nga kati i shtatë duke dashur të fluturoj. Fatkeqësisht shpesh dëgjojmë lajme të tilla prandaj duhet një mënyrë që ta ndriçojmë vetëdijen e fëmijëve tanë me gjëra per dashuri dhe altruizëm, duhet t’u ofrojmë alternativa me lojëra të dobishme dhe edukative.
Fëmijët e pushtuar nga lojërat kompjuterike bëhen mjaftë armiqësor ndaj rrethit të tyre . Kështu që mbetet detyrë  e jona e  prindërve që jo vetëm t’u ofrojnë aktivitete të përshtatshme fëmijëve të tyre por dhe arsyeshëm t’ua rregullojnë kohën për të luajtur lojëra të dobishme kompjuterike.
Shumë karakter të këqij që paraqiten nëpër lojëra kompjuterike lënë përshtypje te mbrapshta në zhvillimin personal të fëmijës..
Koha e lojës, e cila është e domosdoshme për një rritje të shëndetshme të fëmijës, duhet të ndahet mencurishtë në mes lojërave virtuoze dhe lojërave te vërteta grupore. Mu për këtë ne duhet t’i preferojmë lojërat:
- Ku fëmijët mund të luajnë një rol aktiv
- Të cilat sugjerohen nga specialistët dhe ekspertët
- Të cilat i pajisin fëmijët me një vetëdije kombëtare dhe identitet kulturor
- Të cilat mbështesin të kuptuarit dhe inteligjencën e fëmijës
- Të cilat kontribuojnë në virtyte pozitive, si të ndarit me të tjerët, shpirti ekipor, kujdesi për të tjerët, çiltërsia dhe diligjenca (p.sh. zelli dhe kujdesi)
- Të cilat nxisin kureshtjen dhe bëjnë të mësuarin argëtim
- Të cilat përfshijnë edhe prindërit në lojë
- Të cilat ngjallin vetëdijen në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive
- Të cilat ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës, aftësive mendore, aftësive zbuluese dhe shpikë.
Si pefundim, dhuna asnjehere nuk mund te konsiderohet reagim i pranueshem i zemerimit stresit apo konflikteve te mundeshme. Ekzistojne  menyra te tjera  pervec dhunes  permes te cilave mund te zgjidhen konfliktet .dhuna ne familje eshte nje problem i cili nuk duhet te qendroj pas dyerve te mbyllura sepse na prek te gjithve dhe duhet trajtuar si nje problem i gjithe shoqerise ,pandaj duhet te ndergjegjsohemi te gjithe dhe te japim gjithmonë nga zemra jone atë që kemi më të çmuar ..Dashurinë.
Dashuria shumëfishohet kur ndahet me të tjerët..
Mirësia që buron nga shpirti është një parfum erë te mirë për ata që qëndrojnë pranë teje!
Dashuria  e vetmja pasuri e cila  sado ta harxhosh nuk mbaron!
Nëse fëmijët jetojnë me kritikim, mësohen të ndëshkojnë.
Nëse fëmijët jetojnë me armiqësi, mësohen të rrihen.
Nëse fëmijët jetojnë me frikë, mësohen të jenë të frikësuar.
Nëse fëmijët jetojnë me keqardhje, mësohen të të ndihen të dëshpëruar.
Nëse fëmijët jetojnë me tallje, mësohen të turpërohen.
Nëse fëmijët jetojnë me xhelozi, mësohen të ndihen lakmiqarë.
Nëse fëmijët jetojnë me turp, mësohen të ndihen të fajshëm.
Nëse fëmijët jetojnë me inkurajim, mësojnë vetëbesimin.
Nëse fëmijët jetojnë me tolerancë, mësojnë durimin.
Nëse fëmijët jetojnë me lavdërim, mësojnë vlerësimin.
Nëse fëmijët jetojnë me pranim, mësojnë dashurinë.
Nëse fëmijët jetojnë me miratim, mësohen të pëlqejnë vetveten.
Nëse fëmijët jetojnë me vlerësim, mësohen se është mirë të kesh qëllim.
Nëse fëmijët jetojnë me dhënie, mësojnë zemërgjerësinë.



 
 

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE