Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

NJOHJA E KONGRESIT TE LUSHNJES DHE ORGANIZIMI I TIJ


Si cdo komb apo popullsia që  përfaqson këtë komb përmban në vetvete një histori. Pjesë e historis botërore, ndërkombetare dhe kombetare është bërë dhe kombi jonë “Shqipëria” me periudha të ndryshme e shkrimeve. Duke njohur historinë e kombit tonë nëpërmjet shkrimeve të ngjarjeve të shumta që kanë shoqeruar këtë komb ndër të tjera vecojmë “Kongresin e Lushnjes”. Kongresi I Lushnjes u mbajt me 21 janar 1920. Ishte kjo data kur u mblodh
përfundimisht ose zyrtarisht sepse në këtë u paraqitën mbeshtetës të të gjitha krahinave të shqipëris. Ishte kjo data kur atdhetarët shqipëtar I bashkoi një ide ose një deshirë që ata duhet ta arrinin më parë , pra “mbrojtja e teritorit shqipëtaar të mbetur dhe pavarsia e këtij kombi”. Kjo përpjekje bëhej dhe më e fortë nëpërmjet ideatorve të këtij organizimi por I vle për tu përmendur dhe përkrahjes së fuqive të mëdh ku nër t mund tpërmendim SHBA, Francë, Rusi, Gjermani, Austro-Hungari , Itali, etj. Kjo  mështetje mund të ktëlndur për interesa të këtyre kombeve , por nuk përashtoht mendimi për zgjimin e një shteti të ri. Që pikërisht kjo datë, ky kongres që ndërmori dhe shënoj shumë veprimtari , përparsi që përmenden dhe kanë mbetur të  shkruara në historinë e SHQIPËRIS. Fakti që ndikuan negativisht apo pozitivisht e tregon ideali I ngjarjeve në vazhdim deri në ditët e sotme
NJOHJA E KONGRESIT TE LUSHNJES DHE ORGANIZIMI I TIJ
Në tryezën ngjyrë dhelpre të koferencës së Parisit me 1919-ten , po luhej një nga tragjeditë më absurd mbi shpinën e kombit tonë , nga më të vjetrit më krenarët dhe më bujarët në Gadishullin Ballkanik. Kjo ndodhi ndoshta nga përfaqsimi dhe parashtrimi I ideve të pakonsiderueshme dhe të paaritshme për përfaqsuesit e mbledhur në këtë tryezë. Përkthimi I tyre tregoj ironin për një komb jo mirë të organizuar që ishte Shqipëria. Fuqit e mëdha u treguan kasapë të pamëshirë me kufijtë ë shqipërisë në vitin 1913-të. Nga kjo rrjedh se interesi I tyre nuk plotësohej ndryshe pasi ata e coptuan vendin në varsi të interest të tyre. Territory që arritën të shpëtonin patrotët tanë ishte gjysma e asaj që I përkiste në të vërtet. Qeveria e Turhan Pashë Përmetit u tregua e qulltë për të mbrojtur ceshtjen kombetare. Në këto rrethana , shqipëria kërcënohej nga dhembë prej ujku të fuqive shovene . Mendojnë se kjo ndodhi nga mosorganizimi dhe përcaktimi I qartë I asaj cfarë donin të arrrinin më parë patriotët tanë. Dhe arritën në atë pikë që synimet janë të shumta por su plotësua asgjë. Si rezultat I kësaj klime aggressive dhe shkatëruese që ndodhej vëndi, komisioni organizator I Mbledhjes Kombetare , ndërmorën një detyrë jashtzakonisht të vështirë, që kishte të bente me mbrojtjen e territorit që u kishte mbetur nga copëtimi. Kjo detyrë u përcaktua nga patriotët e këtij komisioni që janë : Eshref Frasheri, Sheh Ibrahimi, Karabunara, Ferid Bej Vokopola, Nebi Sefa, etj. Me 1 janar 1920 komisioni I drejtoi vendit një thrrje për një mbledhje kombetare. Dua të theksojë në këtë trajtë se në dhjetor të vitit 1919 u bënë disa takime pune për organizimin e këtij kuveni kombetar ku ishte I pranishëm dhe konsulli anglez . M.Iden I cili përkrahu pa rezera këtë ide kombetare. Pra sic thamë më sipër kjo veprimtari me përmasa kombetare synonte mbrojtjen e trojave shqiptare nga grekët, serbo-kroat-slloven, që ishin të gatshëm dhe për shkak të pozitës së tyre gjeografike që kanë me shqipërinë. Pas disa mbledhjeve , kongresi I Lushnjes pikërisht në atë qyet. Antarët e këtij kongresi e bënë të qartë interest dhetë drejtat që duhet të fitonin  Shqiptarët.


Të dhenat historike regojnë se u caktua Lushnja për këtë eveniment të rëndësishëm historik sepse:
Ishte në qendër të shqipërisë. Pra faktori gjeografik pozicioni kyc. Perbente pale rrezik nga fuqit e medha sepse këto fundit nuk ishin të përqendruara në këtë qytet
Në këtë qytet kishte atdhetarë të vendosur
Populli I kësaj treve ishte aktiv në Rilindjen Kombetare . në fillimet e shekullit XX Abaz Bei Lushnja drejtoi “Beslidhjen e Beratit” , apo pjesmarja active e banorve të kësaj treve
Lushnja është zonë tranzitore, ku përzihen dialektet gegë e toskë.
Duke pasur këto përparësi, patriotët lushnjarë u lidhën me personalitete kombëtare nga më të spikaturit e kohës.
Udhëheqësit shqiptarë në Kongresin e Lushnjes u pajtuan për tri qëllime.
-         Së pari, ata kërkuan pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe kundërshtimin e çfarëdo mandati të huaj;
-          së dyti, ata themeluan një sistem qeveritar kushtetues; dhe
-         së treti, kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Durrësit që u diskreditua duke pranuar qeverisjen italiane dhe bashkëpunimin me regjimin okupator.


Shqiptarët të përçarë në Paris
Në Konferencën e Paqes që do të mbahej në Paris në dhjetor të vitit 1919-të, ndërsa ishte dërguar disa delegacione si : Delegacioni i qeveris së Durrësit, Korcës, një tjetër i kruesuar nga Esap Pash Toptani dhe dy të tjerë të cilët pretendonin se dhe ata  përfaqsonin interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në atë Konferencë. Të gjithë këto delegacione që kishin shkuar në Paris, për çdo problem që diskutohej në lidhje me Shqiprinë, paraqisnin secili mendime të ndryshme nga njeri-tjetri. Kuptohet pas saj qe delegacionet i përkisnin krahinave të ndryshme por pa e kupruar iden e perbashkët për shtetin shqiptar ,ato propozonin ide të ndryshme në forma të ndryshme. Si rezultat i kësaj u krijua e ashtu quajtura përcarje. Nisur nga këto përçarje që ekzistonin në mes tyre. Asajkohe delegati italian në atë Konferencë, pyeste me ironi:" Cilin nga këto tre dokumente të shqiptarëve duhet të marri parasysh kjo Konferencë?" Në këtë kushte dhe qeveria e Durrësit, nuk bëri ndonjë përpjekje për të zhdukur intrigat e huaja që bëheshin në kurriz të shqiptarëve dhe të siguronte një bashkim Kombëtar. Nisur nga kjo situatë, u krijua një gjendje pasigurie, gjë e cila çoi në humbjen e besimit në qeverinë e Durrësit pasi cdo gjë ishte nën ndikimin e të huajve sipas interest të tyre direkte. Ndërkaq në atë situatë, pati një reagim të madh në rrethet e shqiptarëve patriotë, moslargimi i italianëve nga qyteti i Vlorës dhe synimet e Greqisë për marrjen e Vlorës dhe Gjirokastrës. Po kështu shumë patriotë kërkuan që të mbrohej me çdo kusht qyteti i Shkodrës e gjithë Veriu i Shqipërisë nga synimet grabiqare të serbëve. dhe kërkonin krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, veprim që ishte bërë dhe nga disa shtete të tjera të robëruara si Çekosllavakia, Finlanda, Polonia dhe Lituania.

ZGJEDHJA E SENATIT DHE  QEVERIA
Per të disatën herë shqipëria bëhet perhë e fuqive të huaja.  Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit,.e njëkohësisht u zgjodhon : Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqsues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si antarë të Këshillit të Lartë, Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtëme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave. Por përsëri atdhetarët i rëninte ideja i humbjes dhe kështu ishin të detyruar të organizoheshin dhe të bashkpunonin Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar, kongresi zgjodhi antarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi vendosi Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.                                                                                                                                                                                


               Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit
 Dhe pse mendohej se ishte arritur nje bashkpunim përsëri ekzistonin mendime e antiatdhetare , pa e kuptuar rezikun që i kanosej atdheut të tyre , dhe kjo ishte qeveria e Durrësit . E cila pretendonte se do të kishte fitime nga përkrahia e ushtris Italiane. Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrise italiane që ishin akoma në Shqipëri. Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të atij kongresi, shumë nga delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.Kur qeveria doli nga Kongresi i Lushnjes, u vendos me seli në Tiranë, ajo mori nën zotërim një territor fare të ngushtë që shtrihej nga lumi i Matit në Veri dhe deri në lumin Vjosa në Jug. Pjesët e tjera të Shqipërisë ishin nën administrimin e huaj.Gjatë kësaj kohe, intrigat dhe propaganda e fuqive të huaja e kishte përçarë popullin shqiptar si kurrë ndonjëherë. Në të gjithë vendin nga Jugu në Veri, dëgjoheshin fjalët: gegë, toskë, turkoman, grekoman, italofil, serbofil, esadist, muhamedan, katolik, ortodoks, etj. Kuptohet që prej shqiptarve nuk njihej motoja “ Feja e shqiptarit është Sqiptaria” ose nuk donin ta pranonin kjo erdhi si rezultat se administrata kishte karakter heterogjene. Përveç kësaj shumë nënpunësve të vendit ju mungonte përvoja e duhur në administratën shtetërore dhe shumica e tyre punonin më shumë për t` ju shërbyer interesave të huaja, sesa atyre të vendit.Shumë muhaxhirë që lëviznin në të gjitha anët e vendit prej trazirave të luftës, gjenin vdekjen nga mungesa e ilaçeve që ishin bërë shumë të rralla. Ushtria dhe xhandarmëria pothuaj nuk ekzistonin fare dhe vendit i mungonin krejtësisht ndërlidhja dhe financat. Qeveria e Durrësit, duke pasur parasysh masat që mund të merrte karshi saj. Qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjes, vendosi dorzimin e zyrave dhe arkivit të asaj qeverie në shkurt të 1920-ës.


Kongresi i Lushnjes dhe përkrahia e fuqive të mëdha
Më 6 mars 1920, Shtetet e Bashkuara të Anmerikës ju dërguan Fuqive të Mëdha një notë proteste, në favor të Shqipërisë. Nota në fjalë citonte midis të tjerash:" Presidenti amerikan Uillson, ripohon se nuk është e mundur të aprovojë asnjë plan që i jep Jugosllavisë shpërblime toksore nga krahinat e Shqipërisë në Veri, përçka ajo humbet në një vend tjetër". Për të theksuar sa më mirë qëndrimin e saj, qeveria amerikane njoftoi zyrtarisht edhe përfaqsuesin shqiptar në Uashington. Pikpyetja që kishte dhenë SHBA shtetit të vet filloj të zgjohej , se përderisa disa fuqi të tjera po këmbgulnin në coptimin e shqipërisë , kjo tregonte se në këtë vend ekzistonte dicka që atyre do tu vlente në një moment kyc. Pikërisht SHBA hyri në rrugën e sukseshme të saj që ishte përkrahia por kjo përmbante interes për të . Sundimi ndëraleat i Shkodrës mori fund më 11 mars 1920, kur gjenerali De Fortou u tërhoq bashkë me fuqinë ndëraleate. Në këtë kohë serbët kishin bërë përpjekje që të zinin vendin e fuqive ndëraleate, mirpo kjo u bë e pamundur se Ahmet Zogu i kishte marrë masat dhe hyri në Shkodër në krye të fuqisë Kombëtare ku u prit me nderime nga populli. Më 27 mars 1920, filloi jeta parlamentare në Shqipëri dhe me këtë rast , Këshilli i Lartë lexoi një mesazh, të cilin jua dërgonte përfasuesëve të popullit, në të cilin thuhej:"
1) Dëshira që ti jepej edhe popullit shqiptar të rronte në harmoni me fqinjët e tij.
 2) Shpresa se Italia do të hiqte dorë nga politika e mëparëshme dhe do të bëhej kampion i indipendencës së Shqipërisë.
 3) Një mirnjohje të përzemërt kundrejt Presidentit amerikan Uillson, për përkrahjen e dhënë Shqipërisë me kaq bujari.
 4) Ti drejtojë Botës mbarë një thirrje për drejtësi ndaj Shqipërisë".
Nisur nga situata e krijuar, forcat esadiste filluan lëvizjen e tyre duke organizuar e mbajtur mbledhje me forca të armatosura. Kur Tirana bashkë me gjithë prefektuart e tjera, po festonte këto fitore që konsideroheshibn si historike për bashkimin Kombëtar, në prefekturën e Durrësit, lëvizja esadiste po vazhdonte. Edhe pse mendohej se kishte arritur nje far bashkimi dhe ku përbente siguri në një shtet duke pasur dhe përkrahjen e disa fuqive të mëdha .Përsëri vë në dilem atdhetarët. Kryengritësit prenë telat e telegrafës, ndaluan funksionimin e postës dhe në shumë vende bënë bllokimin e rrugës nacionale. Qeveria Kombëtare duke parë se anarkia rrezikonte një përhapje të gjërë, mori masat e duhura dhe filloi një operacion ushtarak, kundër këtëij rebelimi. Pak kohë më vonë mbërriti në Shqipëri, lajmi i vrasjes së Esat Pashës në Paris nga Avni Rustemi dhe kjo gjë bëri të mundur fundin e lëvizjes esadiste, më 13 qershor të vitit 1920-të.

Shtypja e Kryengritjes
Shtypja e kësaj kryengritje dhe vrasja e Esat Pashës në Paris, për qeverinë e Tiranës përbënte një sukses të madh dhe i shtonte asaj premisat për një stabilitet në të gjitha prefektrurat e vendit dhe një qeverisje më të mirë për zbatimin e vendimeve që kishte marrë Kongresi i Lushnjes. Një rol të madh në shtypjen e kësaj kryengritje, pa dyshim pati Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili diti të manovronte në situatat tepër delikate që u krijuan, ndonëse ishte një nga Ministrat më të rinj ("25 vjeç) të kabinetit të Sulejman Delvinës, i dalë nga Kongresi i Lushnjes. Po kështu në shtypjen e rebelimeve dhe vendosjen e rendit në vend, pati dhe major Preng Jaku, një ndër njerzit më besnik të Zogut i cili u caktua prej tij si komandant i Forcave Speciale, ose siç quhej asokohe, Batalioni shëtitës, që bëri të mundur, shtypjen e kryengritjes esadiste në të gjitha rrethinat e Tiranës dhe më gjerë. Nga ana e Ahmet Zogut në atë kohë, kur anarkia e plotë kishte pllakosur gjithë vendin, zgjidhja e situatave me anë të ndërhyrjeve ushtarake, u pa si i vetmi mjet që mund të sillte dobi dhe stabilitetin e duhur të vendit, për të mos u dhënë shkas fuqive të ndryshme të huaja për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të vënë në jetë synimet e tyre për coptimin e Shqipërisë. Por ky stabilitet nuk zgjati shumë. Në Vlorë, forcat e ushtrisë italiane, që ishin mbledhur aty pas tërheqjes nga Shqipëria e Mesme, nuk ju përgjigjën kërkesës në formë memorandumi që u bënë forcat ushtarake shqiptare që ato të largoheshin për në Itali dhe pas kësaj nisi ajo që në historinë e Shqipërisë njihet ndryshe si Lufta e Vlorës.
 Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës janë ngjarje të një rëndësie të veçantë historike për kombin tonë, veç asaj që pati si rrjedhojë dëbimin e armikut, pra pushtuesit italian dhe pushtuesve grabitçarë tjerë fqinjë tregoi se me një bashkim të mirëfilltë e të përgjithshëm kombëtar, me një udhëheqje të vërtetë çlirimtare dhe unike, liria është e arritshme - qoftë edhe para armiqve që mund të jenë edhe më të shumtë në numër e me armatim më të përsosur!
VEDIMTARIA E ORGANEVE TE KONGRESIT TE LUSHNJES
Organet që dolën nga Kongresi i Lushnjës, vepruan me mjaft mençuri, dhe me vendimet e tyre diplomatike dhe atdhetare, ata u treguan edhe në arenën ndërkombëtare si diplomatë të zgjuar, kështu duke kërkuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e ndërshtetërore me vendet e huaja si dhe marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet fqinje të cilat më parë do të respektonin pavarësinë dhe sovranitetin e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, ndryshe shqiptarët janë të gatshëm që luftën për çlirim ta vazhdojnë deri në realizimin e aspiratave të tyre shekullore për të qenë të lirë e sovranë në tokat e veta.
 Qe Kongresi i Lushnjes ai që e mundësoi, apo e bëri të pashmangshme, deklaratën mbështetëse të Ëilsonit. Mbitheksimi i veprimit të Ëilsonit karshi mobilizimit dhe organizimit të popullit i jep krah pikëpamjes së gabueshme se popujt e vegjël janë objekte të pashpresë mbi të cilët imponohet politika ndërkombëtare.


KONKLUZIONI
Kongresi kishte një rëndësi të madhe historike por edhe politike për Shqipërinë. Pasi hodhën poshtë planet antishqiptare të “Konferencës së paqes” së Parisit dhe ku njëkohësisht u zotuan dhe u betuan që të mbrohej me çdo kusht tërësia territoriale e shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës, mori vendimin e duhur dhe shumë të guximshëm, kështu duke e larguar Qeverinë e Përkohshme të Durrësit nga skena politike dhe duke emëruar një Qeveri të re e cila do të kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Delvinës, iu kundërvu me sukses politikës shoviniste të shteteve zhdukje totale, pasi cdo fuqi do merte pjesën që i leverdiste . "Këtë e paralelizojm në ditët e sotme në perballjen e dy liderave tonë politik, sot kune presim kapërximi e një hapi të rëndësishm që është hyrja në Bashkimin Evropian që korespodon me lëvizjen e lirë të popullit tonë. "












Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE