Të jesh ekzistent nuk do të thotë të jetosh, por të
jesh hija e atyre që të rrethojnë, të biesh në sy dhe të kesh vëmendjen e
personave të cilët çdo kush do të donte t’i kishte pranë. Gëzimi më i madh i
njeriut është të ekzistojë për këdo, veçanërisht për një person, ose për një
grup njerëzish që në jetë marrin emrin familje.
Ekzistencializmi shihet kudo, tek kushdo që ti vetë hedh sytë. Nëse sheh dikë
të qeshë, të luajë, të vrapojë, apo të marrë frymë do të thotë që po sheh dikë
që ekziston, që është kapur fort pas të ashtuquajturës jetë dhe po lufton me
çdo kusht që të jetë pjesë e saj. Këtë gjë nuk mund ta blesh apo ta shesësh,
sepse nuk ka valutë për të. Këtë gjë vetëm mund ta falësh. Por si mund të jesh
kaq human me diçka që shumica e jetëve nuk besojnë? Çdo kush të është
mirënjohës nëse për një çast të vetëm ti i hedh sytë. Me këtë gjest e bën atë
ekzistent ndaj një bote joekzistente. Pikërisht ky gjest është humanizëm, pra
ekzistencializmi &eu ml;shtë humanizëm.
Në një rast tjetër ti je arsyeja e jetës së dikujt tjetër në këtë botë.
Ekzistenca jote mban në jetë prindërit e tu, të afërmit, të dashurin e jetës
sënde dhe ti nuk e vë re se sa shumë i rëndësishëm je për ta. Si mund të
tregohesh ti humanist ndaj tyre? Mjafton të jetosh, të ekzistosh dhe të
mirmbash të ashtuquajturën jetën tënde të sigurtë dhe bashkë me ty do të
ekzistojnë dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish.
E njëjta gjë vlen dhe për ty. Ti ekziston falë prindërve të tu, jeton për shkak
të dikujt apo diçkaje e cila përpiqet të ekzistojë për shkakun tënd. Dhe në
këtë mënyrë krijohet një zinxhir ekzistentësh që qëndrojnë të lidhur fort me
njëri-tjetrin. Nëse një prej tyre humbet apo resht së ekzistuari, të tjerat po
të njëjtin fat do të kenë. Forca është e barabartë ndërmjet të gjitha hallkave,
sepse ashtu është dhe forca edashurisë ndërmjet tyre, e barabartë. Pra, ja tek
iu përgjigjëm dhe pyetjes mundimtare se përse ne ekzistojmë. Ne ekzistojmë prej
dashurisë dhe për dashurinë.
A mund të paraprijmë ne dobësimin e një hallke? Sigurisht që jo, kjo për shkak
se akrepat e orës janë koherent, nuk mund të të paralajmërojnë për diçka që do
të ndodhë, por për atë që po të ndodh në atë çast. Ti thjesht përpiqu të jesh
ekzistent për veten tënde dhe hallkat e tjera do të jenë po në të njëjtën
formë. Ti ekziston si ti, përpiqesh të ruash dhe të përballosh atë peshë që të
është besuar, për të tjerat kujdesen ata që kanë përgjegjësi. Ti përgjigju për
atë që të takon, ekzisto jo për humanizëm, por për një arsye më të madhe se
kaq, për të jetuar dhe për të përballuar atë përgjegjësi që të takon.
E gjitha kjo është humanizmi të cilin ti ke për detyrë ta bësh, sepse çdo kush
e di se ti nuk do të dëshiroje këputjen e hallkave që ndodhen sipër teje.
Ekzistenca e tyre mundëson dhe tënden. Ky është humanizmi yt, të ekzistosh për
të bërë të mundur ekzistencën e hallkave që ndodhen pas teje. Sigurohu të
ekzistosh pra.