Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Probleme te mosrrespektimit te te drejtave te femijeve ne Shqiperi

Tema:Probleme te mosrrespektimit te te drejtave te femijeve ne Shqiperi
Në rrugëtimin e Shqipërisë drejt demokratizimit dhe forcimit të mëtejshëm të shtetit ligjor si pjesë e përpjekjeve të saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian aspekt i vëmendjes kanë qenë edhe të drejtat e
fëmijëve.Konkretisht problemet e keqtrajtimit, shfrytëzimit, diskriminimit dhe dhunës janë ndër fenomenet më të rënda që akoma e trazojnë shoqërinë shqiptare, megjithë përpjekjet e vazhdueshme që bëhen në shumë drejtime për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar të gjitha shtresat e saj me moton se mbrojtja efikase e fëmijëve është jetike në një demokraci të vërtetë, por gjithashtu edhe emancipim njerëzor dhe perspektivë që vendi të shkojë përpara. Diskutimet mbi te drejtat e femijeve jane te shpeshta,aq sa jane te shpeshta edhe rastet e mosrrespektimit te tyre.Eshte me te vertete e cuditshme sa shume shkelje te te drejtave fshihen pas nje veprimi te thjeshte qe ndoshta nuk na bie ne sy.Nje plage me teper I shtohet shoqerise shqiptare me rastet e panumerta te mosrrespektimit te te drejtave te njeriut. Nuk mund të mohohet se kujdesi dhe vëmendja ndaj fëmijëve janë shtuar në mënyrë cilësore në shumë drejtime në Shqipëri, që i përgjigjen frymës së Konventës. Megjithatë numri i fëmijëve që nuk i gëzojnë të drejtat e tyre për mbijetesë, mbrojtje, arsim dhe zhvillim është i konsiderueshëm. Shume njerez mund të thonë se sjellja e ashpër, madje e dhunshme ndaj fëmijëve në familje nga prindërit apo në shkolla e institucione të tjera nga personeli, është çështje e kulturës së trashëguar.Pikërisht në këtë frymë është e papranueshme që të vazhdojë të ketë vend mendimi se një shpullë ose më keq e rrahura, ashtu sikurse edhe përdorimi i fjalëve ofenduese, të vazhdojnë të konsiderohen jo vetëm mënyra normale sjelljeje në rritjen dhe edukimin e një fëmije, por madje edhe të domosdoshme në disa raste.Ndalimi i plotë i dhunës ndaj fëmijëve qoftë fizike, verbale apo emocionale, kërkon përpjekje konkrete dhe te vazhdueshme. Kjo është një sfidë shumëplanëshe që kërkon angazhimin e shtetit, tërë shoqërisë, familjes, që është bërthama e një shoqërie, dhe të individit.Është një sfidë e fortë pasi konkretisht të dhëna të studimeve të ndryshme, të realizuara nga disa agjensi ndërkombëtare që operojnë në vend, tregojnë se një në katër fëmijë janë viktima të formave të rënda të dhunës në familje, në shkolla apo institucione të përkujdesit.Është një sfidë e fortë sepse që në fillimet e jetës së tyre mësojnë të
 duan dhe të kenë besim tek prindërit e tyre nëse ata trajtohen me përkushtim dhe dashuri. Mungesa e këtyre elementëve dhe në disa raste mungesa e një modeli të shëndetshëm që duhet të ofrohet prej prindërve, është një ndër shkaqet që shkakton fillimin e cënimit të mirëformimit të tyre të ardhshëm. Dhe këtu duhen kërkuar shkaqet kur vërejmë se si këta fëmijë kur rriten, madje edhe pa mbushur 18 vjeç, kthehen në dhunues, përdorues droge, alkooli, braktisin shkollën- me pak fjalë në të ardhmen paraqiten si kontingjent eventual i dhunimit të të drejtave të te tjerëve.Jo më kot Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës parashtron se një person nën moshën 18 vjeç konsiderohet fëmijë. Sepse kategoria e moshave 12-18 vjeçare është më e predispozuara që dhunën e ushtruar ndaj tyre, të drejtat që u janë mohuar, t’i kthejnë në sjellje negative. Por ndërsa merremi me të drejtën e fëmijëve për mbrojtje dhe përpiqemi të analizojmë këtë fenomen, nuk mund të anashkalohet fakti se një ndër shkaqet kryesore duhet kërkuar edhe tek varfëria – kushtet e mjerueshme ekonomike. Të dhënat e publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave tregojnë se 9.8% e fëmijëve të moshës 6-14 vjeç dhe 32% e fëmijëve të moshës 6-17 vjeç punojnë dhe shumë prej tyre bëjnë ndër punët më të këqija si lypës, ndërtim, grumbullim plehrash etj. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave numri më i madh i fëmijëve të varfër jeton në zonat rurale. Kësaj varfërie i shtohen edhe kushte të mjerueshme banimi dhe jetese, e për më tepër çështja e shkollimit e tyre bëhet problem edhe më shqetësues.
Disa nga te drejtat qe shkelen me teper ne shoqerine shqiptare E drejta e jetes Nese e nisim nga e drejta baze,e drejta e pare qe nje I mitur fiton qe ne momentin e konceptimit te tij,do te numeronim dhjetra raste te ndodhura kohet e fundit.Te gjithe jemi deshmitare te vrasjeve qe kane ndodhur ne shkolla,te cilat jane mohime te hapura te te drejtes se jetes per te miturit. E drejta e mbrojtjes nga puna shfrytezuese Femijet qe punojne ne ndihme te familjeve te tyre ndoshta edhe ne pune te renda e aspak te pershtatshme per ta,jane bere tashme te zakonshem ne shoqerine shqiptare.Shpesh ata shfrytezohen nga prinderit e tyre apo nga persona te tjere qe perfitojne nga brishtesia dhe naiviteti I ketyre femijeve. Në Shqipëri kudo në rrugë gjen fëmijë që lypin , kudo gjen fëmijë që punojnë për të mbajtur familjen, kudo sheh fëmijë që rendin dhe jo për në shkollë por për të siguruar një burim të ardhurash, kudo sheh fëmijë të lodhur e madje të dërmuar dhe jo nga pesha e librave por nga materialet që ata mbajnë , kudo gjen fëmijë që nuk e dinë ç’ është e drejta për të mos u shfrytëzuar dhe jo se nuk lexojnë por sepse nuk e kanë provuar atë. Pra kudo në Shqipëri gjen fëmijë që shfrytëzohen nga familja e tyre, nga kujdestarët, dhe nga shumë persona të tjerë që e konsiderojnë veten pronarë të tyre.Rreth 57 mijë fëmijë te moshes 5-17 vjet në vendin tonë konsiderohen si fëmijë punëtorë, të cilët, edhe pse në moshë të mitur, detyrohen të punojnë çdo dite dhe rreth 19 për qind e tyre rezultojnë që të bëjnë punë të vështira dhe te rrezikshme. E drejta e arsimimit Eshte nje e drejte thelbesore qe I siguron nje te mituri edukimin dhe pergatitjen per te ardhmen.Pas shfrytezimit dhe punes se rende te te miturve fshihet edhe mohimi I te drejtes per arsimim baze dhe edukim te qendrueshem.
5. E drejta e mosdiskriminimit Diskriminimi është një fjalë që për shumë fëmijë rëndon si një gur që mundohet t’iu marrë frymën.Këtë dukuri në Shqipëri e shohim tek romët , egjiptianët ,fëmijët me mungesë të ardhurash, fëmijët me etni dhe besime të ndryshme pra tek fëmijët që e kanë diçka ndryshe. Shpeshherë ata diskriminohen dhe përçmohen si të ndryshëm në shoqëri. Kjo gjë bën që ata të mbeten jashtë në çdo aspekt dhe të kenë një jëtë të lidhur me paragjykime dhe ndrojtje për të vepruar.Si pasojë e kësaj ata detyrohen nga rrethanat që të braktisin arsimimin dhe çdo veprimtari tjetër që lidhet me shoqërinë. E drejta për të jetuar të lirë. Për shumë fëmijë kjo duket si diçka normale por nëse hedhim vështrimin në veri të Shqipërisë shohim se kjo gjë mbetet një ëndërr. Fenomeni i gjakmarrjes I privon këta fëmijë nga kjo e drejtë . Kjo është një shkelje shumë e rëndë që iu bëhet të drejtave të fëmijëve.Shumë fëmijë qëndrojnë të ngujauar , të mbyllur , të paarsimuar , të veçuar nga shoqëria dhe të destinuar të përjetojnë një fund tragjik. Këtu shohim dhe shkeljen e shumë të drejtave të tjera si e drejta e arsimimit, e drejta e jetës , e drejta për të vepruar të lirë etj. Ne vitin 2012 rreth 611 femije 7-18 vjet nuk mund te uleshin ne bangat e shkolles per shkak te ketij fenomeni. E drejta për tu mos trafikuar. Kjo e drejtë është një e drejtë thelbësore për jetën e fëmijëve. E megjithëatë ajo është një e drejtë e shkelur për fëmijët shqiptarë. Duke qenë se kontrolli policor dhe ligjet nuk kanë qenë shumë funksionalë dhe të rreptë dhe shumë fëmijë kanë qenë të paregjistruar në Shqipërinë e viteve 90 e më tej shumë fëmijë janë trafikuar dhe janë pëdorur për qëlllime të ndryshme si prostitucioni , trafikim organesh etj.Shumë fëmijë sot rezultojnë të zhdukur dhe kjo si pasojë e mosrespektimit të të drejtave të fëmijëve.
6. E drejta për tu informuar. Listës së shkeljeve të të drejtave iu shtohet dhe e drejta e informimit një tjetër e drejtë e shkelur në Shqipëri. Kjo gjë është më prezente në zonat rurale dhe malore . Këtu shumë fëmijë nuk kanë mundësi që të informohen .Kjo gjë shpesh ndikon dhe në anafalbetizmin e tyre. Ata fatkeqsisht janë të paditur , të painformuar, dhe nuk janë prezent në të tashmen. E drejta per tu mbrojtur nga dhuna Dhuna eshte nje nga problemet me shqetesuese te shoqerise shqiptare qe nuk ka kursyer as femijet.Ato perballen me dhunen e behen pre e saj ne familje,shkolle dhe rrethin shoqeror.Avokati I popullit,Igli Totozani ka deklaruar : “Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë të ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe verbale. 66 për qind e nxënësve ankohen për dhunë”. Studimi B.E.C.A.N dhe dhuna ndaj femijeve Studimi B.E.C.A.N i zbatuar nga CRCA Shqipëri, ёshtё njё nga studimet mё tё mёdha tё zhvilluara ndonjёherё nё Europe dhe nё rastin e Ballkanit mbulon njё kampion prej afёrsisht 30.000 fёmijё dhe prindёr.Ky studim, i cili u zbatua nё nёntё vende tё rajonit tё Ballkanit; Greqi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinё, Kroaci, Shqipёri, Bullgari, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisё, Turqi dhe Rumani hartёzon shkallёn e veprimit dhe pёrhapjen e keqtrajtimit nё popullsinё e pёrgjithshme tё fёmijёve nga mosha 11 deri nё moshёn 16 vjeçare qё ndjekin shkollёn, por edhe qё e kanё braktisur atё. Nёse i shohim tё dhёnat tё ndara sipas gjinisё, shohim se vajzat raportojnё dhunё psikologjike mё tё lartё sesa djemtё, (70% prevalencё/63% incidencё) ndёrkohё qё djemtё raportojnё (67% prevalencё dhe 60% incidencё). Nё lidhje me dhunёn fizike tё dhёnat nuk paraqesin ndonjё ndryshim thelbёsor midis viktimizimit mes djemve dhe vajzave (prevalence; 61% e vajzave dhe 58% e djemve). Ndёrkohё incidenca raportohet nё 49% tek vajzat dhe 48% tek
7. djemtё).Nё lidhje me ndjesinё e neglizhencёs raportohet mё shumё tek vajzat sesa tek djemtё. Prevalenca tek vajzat ёshtё 31% ndёrkohё qё raportohen vetёm 20% tek djemtё. Ndёrkohё qё incidenca ёshtё 27% tek vajzat dhe 16% tek djemtё. Ndersa nga denoncimet ne “alo 116”,nje organizate qe degjon dhe keshillon femijet ne nevoje,jane marre keto statistika: Viti 2010
8. Viti 2011
9. Viti 2012 E drejta për kujdes prinderor. Prindërit janë baza e një familjeje të shëndetëshme dhe të lumtur por jo të gjithë fëmijët e gëzojnë këtë fat . Shumë fëmijë privohen nga kjo e drejtë . Që në lindjen e tyre një numër I madh foshnjash gjendet para dyerve të befotrofit në mëshirë të fatit dhe në duar të personave të huaj . Këta fëmijë nuk kanë të drejtë që tënjohin një familje të jetojnë me të sepse dikush tjetër ka vendosur për fatin e tyre. Por nuk janë ata të vetmit që nuk jetojnë me prindërit . Mjafton të hedhësh vështrimin në rrugë dhe sheh shumë fëmijë të braktisur të vetmuar që presin fatin t’I ndihmojë. Ata vetëm titullohen si fëmijë sepse realisht janë qenie që përpiqen të mbijetojnë në fatin që jeta iu ka servirur.
10. Konkluzione: Përballë këtij realiteti dukshëm të hidhur lipset forcimi i një fronti të përbashkët shtet – prindër – komunitet, për të zgjeruar ‘mburojën’ për fëmijët e dhunuar dhe të privuar nga shumë të drejta të tjera, që i përfshijnë aspektet ekonomike, shoqërore, arsimore etj. Nënshkrimi i një konvente apo çfarëdo dokumenti tjetër lidhur me të drejtat e fëmijëve është veçse angazhimi: Sfida mbetet realiteti i gjërave, veprimi konkret për të arritur në përmbushjen e respektimit të këtyre të drejtave në jetën e përditshme.


Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE