Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

OBJEKTII DIDAKTIKËS- OBJEKTI I MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË SHKOLLË

OBJEKTII DIDAKTIKËS
OBJEKTI I MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË SHKOLLË
Mësimi i gjuhës amtare në shkollë, në kuadrin e mësimit të gjuhëve moderne, zë vendin më të rëndësishëm në tërë strukturën dhe përmbajtjen e planeve dhe të programeve shkollore.
Në këto kushte, krahas rikonceptimit të përmbajtjes së mësimit të gjuhës amtare, paralelisht me të ka ecur dhe duhet të ecë e të zhvillohet edhe didaktika dhe praktika e mësimit të saj.
Didaktika e mësimit të gjuhës shqipe ka objekt studimi tërësinë e komponentëve të mësimdhënies dhe të nxënit të lëndës, duke nisur që nga teoritë e organizimit të procesit mësimor të kësaj lënde. Ky objekt përfshin: përsosjen e vazhdueshme të mësimdhënies dhe të përvetësimit të gjuhës shqipe në shkollë, përmbajtjen kurrikulare, standardet dhe format e larmishme të vlerësimit, vështirësitë e të nxënit, materialet didaktike thelbësore përmbajtjesore dhe suplementare, ndikimin që kanë ato gjatë mësimdhënies; format e reja të mësimdhënies dhe të nxënit përmes rrugëve dhe mjeteve të telmologjive të reja të informacioniretj.
Didaktika e mësimit të gjuhës shqipe me objektin e saj që u shërben të gjitha lëndëve të tjera shkollore, studion:
Synimet dhe qëllimet e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë, si në shërbim të të mësuarit për të gjitha lëndët shkollore;
Parimet, kriteret, ligjësitë, proceset transformuese në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit bashkëkohor të mësimit të gjuhës;'
Strukturën kurrikulare, linjat dhe nënlinjat e organizimit të lëndës;
Parimet e organizimit kurrikular të lëndës, duke nisur nga ai linear, koncentrik, i integruar etj.;
Vëllimin e njohurive, të shprehive dhe aftësive praktike që do t’u jepen nxënësve në
Organizimin dhe modelimin e procesit mësimor;
Metodat, rrugët, strategjitë mësimore ndërvepruese për transmetimin e njohurive;
Kthimin e tyre në aftësi dhe shprehi praktike gjuhësore, në përputhje më kërkesat e sotme të mësimit të gjuhës amtare dhe të dokumentacionit shkollor në zbatim;
Format e vlerësimit të nxënësve dhe pasqyrimin e rezultateve të të nxënit të tyre;
Përcaktimin e rrugëve për përvetësimin sa më të qëndrueshëm e sistematik të njohurive gjuhësore, për zotërimin e gjuhës shqipe nga nxënësit dhe për përdorimin e saj të drejtë dhe të saktë në përputhje me situatat ligjërimore dhe nevojat e komunikimit;
Zbërthimin e tërë komponentëve përbërës të një kurrikule lëndore në sa më shumë detaje;
Ofrimin e alternativave të reja për një mësimdhënie dhe mundësi pa fund modelesh didaktike e përvojash të arrira.
Objektivat dhe detyrat e didaktikës së gjuhës shqipe janë të tilla që pasurohen dhe përmirësohen vazhdimisht nga vetë mësuesit me përvojat e tyre, duke e bërë këtë lëndë shkollore shumë të rëndësishme për arritje dhe rezultate sa më të mira nga nxënësit në të gjitha lëndët shkollore.
Lidhja e didaktikës së gjuhës shqipe me shkencat e tjera.
Kur bëhet fjalë për lëndë me karakter didaktik është bërë zakon të flitet edhe për lidhjen e tyre me lëndë të tjera shkollore, prandaj duhet të ndalojnë në specifikën e kësaj lënde, duke nisur nga vetë karakteri dhe synimi i saj - “Mësimi i gjuhës shqipe në shkollë synon t’i aftësojë nxënësit për një zhvillim të përgjithshëm intelektual, për të realizuar aktin e komunikimit në të gjitha shprehitë e tij - të parit, folurit, të shkruarit, të lexuarit, si dhe të gjitha aftësitë e të tjera, aftësi e shprehi gjuhësore që lidhen me sistemin e saj gramatikor dhe të  gjitha shprehitë e tjera drejtshqiptimore e drejtshkrimore...
Pra, duke u nisur nga përkufizimi i mësipërm, kuptojmë se mësimi i gjuhës shqipe duhet parë si një proces që mundëson të nxënit në të gjitha lëndët shkoliore dhe përtej tyre. Kjo na bën t’i pranojmë dhe t’i zbërthejmë edhe lidhjet që krijohen përmes kësaj lënde me lëndët e tjera, duke nisur nga lëndët me karakter të theksuar shkencor, deri tek ato me karakter aplikativ dhe kreativ.
Didaktika e gjuhës shqipe lidhet meshkenca të tjera si;
Didaktikën e përgjithshme;
Filozofirië;
Historinë;
Gjuhësinë;
Të lexuarin;
Psikologjinë;
Sociologjirië;
Shkencat;
Artet pamore dhe muzikore.
Pra,  mund të thuhet se lidhjet e didaktikës së gjuhës shqipe me shkencat e tjera janë shumë të rëndësishme, pasi njohja e tyre bën që në strukturën, përmbajtjen dhe metodologjinë e mësimdhënies së kësaj lënde në shkollë, të mundësohet trajtimi dhe interpretimi i parimeve të sotme, shumë të rëndësishme, të tilla si integrimi lëndor, një parim që ka nisur të zbatohet dhë të japë rezultat në modelin e fundit të strukturës përmbajtjesore të kurrikulës së gjuhës shqipe në shkollë.
DOKUMENTACIONI  SHKOLLOR
Shkolla, struktura, përmbajtja e saj drejtohen nga një legjislacion dhe dokumentacion i caktuar. Për të disiplinuar, drejtuar dhe menaxhuar mirëvajtjen e procesit mësimor, është shumë e rëndësishme njohja, përgatitja dhe përdorimi i disa dokumenteve që mundësojnë zbërthimin dhe zhvillimin hap pas hapi të veprimtarisë mësimore. Këto dokumente përfshijnë:

legjislacionin shqiptatrpër arsimin,
dispozitat normative për arsimin,
planet mësimore,
vizionet kurrikulare, standardet lëndore, programet dhe fushat e studimit,
tekstet alternative,
mjetet mësimore,
materialet ndihmëse shtesë, në ndihmë të mësuesit dhe nxënësve.

Të gjitha dokumentet e mësipërme përbëjnë hierarkinë e dokumentacionit shkollor, të cilin duhet ta njohë dhe ta respektojë çdo mësues.
Legjislacioni dhe dispozitat normative janë dokumente të njëjta për të gjithë mësuesit, që duhen njohur dhe zbërthyer në komunitete shkollore profesionale.
Gjithashtu, në përshtatje me ciklin, fushën apo lëndën që mbulon, çdo mësues ka dhe dokumente të tjera specifike si:
plani mësimor,
programi lëndor,
tekstet shkollore,
materialet ndihmëse.
Të gjitha këto i japin mësuesit ndihmesën më të madhe për t’u organizuar si një mësimdhënës që kërkon të arrijë rezultate të caktuara dhe të kërkuara në lëndën e vet.
Plani mësimor
Plani mësimor është dokumenti-bazë i cili del dhe miratohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Plani mësimor shpallet çdo fillimviti nga MASh-i përmes një urdhri të ministrit të Arsimit dhe përmbledh gjithë strukturën e fillimvitit, fushat lëndore, lëndët, klasat dhe orët për çdo lëndë dhe për çdo klasë.
                  Ja, një model plani mësimor:

Struktura e vitit shkollor në arsimin-bazë (për klasat I - IX) është
(tabela 1):
Mësim

Klasa
Seraestri I
Semestri II
Festa
I - IX
17 javë
18 javë
10 ditë

Tabela 1

Semestri i parë: fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009. Semestri i dytë: fillon më 04 shkurt 2009 dhe mbaron më 12 qershor 2009.
Pushime
Periudha e parë: fillon më 24 dhjetor 2008 dhe mbaron më 04 janar 2009. Periudha e dytë: fillon më 31 janar 2009 dhe mbaron më 03 shkurt 2009.
- Provime
Periudha e provimeve të lirimit për klasën IX është nga 13-27 qershor 2009.
Plani mësimor i arsimit -bazë
Për vitin shkollor 2008 - 2009 shkollat e arsimit-bazë do të punojnë me plan mësimor si më poshtë (tabela 2):
Nr.
LËNDA
KLASAT

I
II
III
IV
V
VI
VII
VIII
IX
01
Gjjuhë amtare
8
8
6
5
5
5
5
5
5
02
Gjuhë e huaj
-
-
2
2
2
2
2
3
3
03
Matematikë
5
5
5
4
4
4
4
4
4
04
Dituri natyre
-
-
2
3
2




05
Fizikë
-
-
-
-
-
1
2
2
2
06
Kimi
-





1
1
2
07
Bioiogji clhe ecfuldm shëndetësor
-
-
-
-
-
2
2
2
2
08
Vendlindja
-
-
-
-
2
-
-
_
-
09
Histori

-
-
1
-
2
2
2
?
10
Gjeografi
-
-
-
-
-
2
2
2
2
11
Edukatë shoqërore
1
1
1
1
1
1
1
1
1
12
Edukim figurativ
1
1
1
1
1
1
1
1
-
13
Edukim muzikor
1
1
1
1
1
2
2
2
2
14
Aftësim teknologjik
1
1
1
1
1
1
1
-
-
15
Edukim fizik
2
2
2
2
2
2
2
2
2
16
Veprimtari
jashtëkurrikulare e lëndë me zgjedhje
1
1
1
2
2
2
2
2
2

Shirnia (orë/fave)
20
20
22
23
23
27
29
29:
29

Struktura e vitit shkoISor (Gjimnazet)

Mësim
Provime të maturës shtetërore
Festa
XI
Sem. I
Sem. II
Gjithsej
1

17 javë
18 javë
35 javë
-
10 ditë |

17 javë
17 javë
34 javë
3 javë
10 ditë 1


Nr
LËNDËT
X
XI
XII
Drejtimi
Drejtimi
nat.
hoq
përgj
nat.
shoq
përgj
1.
Letërsi dhe Gjuhë shqipe
4
3
5
4
2
5
4
2
Gjuhë e huaj I
2
2
3
2
2
3
2
3
Histori
2
2
3
3
2
3
3
4
Histori arti
-
-
-
-
-
2
-
5
Gjeografi
2
1
1
1
2
2
2
6
Njohuri për shoqërinë
2
-
2
-
-
-
-
7
Njohuri për ekonominë
-
2
2
2
-
-
-
8
Psikologji
-
-
-
-
-
2
-
9
Filozofi
-
-
-
-
1
2
2
10
Matematikë
4
5
3
5
6
2
5
11
Fizikë
3
4
2
3
4
2
3
12
Kimi
2
3
2
2
3
-
2
13
Biologji
2
2
2
2
3
2
2
14
Teknologji
2
1
-
1
-
-
-
15
Infonnatikë
1
2
2
2
2
2
2
16
Edukim fizik
2
2
2
2
2
2
2
17
Lcndë me zgjedhje
0/2
0/2
0/2
0/2
0/2
0/2
0/2
29/31
Shuma e orëve javore
28/30
29/31
29/31
29/31
29/31
29/31

Provimet e detyruara të maturës shtetërore
Programet lëndore janë një dokument i rëndësishëm për çdo lëndë, pasi përmes tyre shpaloset vizioni kurrikular i çdo lënde, synimet, objektivat, linjat, nënlinjat, struktura sintetike e lëndës, udhëzime didaktike etj.
Struktura e një programi mësimor përfshin:
Hyrjen;
Synimet;
Objektivat;
Linjat / nënlinjat;
Objektivat për çdo linjë;
Standardet e përmbajtjes dhe të arritjeve'/
Udhëzime metodologjike;
Probleme të vlerësimit të nxënësve.
Programi lëndor i miratuar nga MASh-i mbështetet në vizionin kurrikular të hartuar dhe miratuar më parë nga grupe specialistësh dhe institucionesh të specializuara, që punojnë për këtë qëllim.
Në vendin tonë për hartimin e programeve lëndore punon Instituti iKurrikulave dhe i Standardeve /i cili ka për detyrë të hartojë standarde dhe programe lëndore. Përmes tyre ai orienton se cila do të jetë përmbajtja kurrikulare e një lënde shkollore në cikle dhe vite të caktuara.
Programet lëndore të hartuara nga këto grupe miratohen nga MASh-i.
Së pari, programet në fjalë u duhen grupeve të autorëve, të cilët punojnë për zbërthimin e kurrikulave. Grupet lëndore të specialistëve të cilët punojnë për hartimin e programeve, përcaktojnë edhe disa parime që duhet të respektohen dhe ndiqen në këto programeve. Përmes tyre, ata orientojnë për shtrirjen e strukturës përmbajtjesore dhe didaktike të këtyre programeve me linja analitike dhe struktura të pritshme për tekste shkollore.
Programet lëndore u duhen hartuesve të teksteve shkollore dhe autorëve që merren me zbërthimin e tyre në tekste, për mësuesit dhe materiale të tjera suplementare si: fletore pune, fletore për punë laboratori, mjete didaktike etj.
Duke parë tabelën e mësipërme të planit mësimor (tabela 4), shohim edhe vëllimin e orëve që zë mësimi i gjuhës shqipe në arsimin nëntëvjeçar dhe atë të mesëm. Bie në sy vendi i mësimit të gjuhës shqipe në lidhje me lëndët e tjera të formimit të përgjithshëm të nxënësve.
Mësimi i gjuhës shqipe në shkollë, siç shihet edhe në tabelë, zë rreth,48% të ngarkesës mësimore javore të klasës së parë; deri në 20% në klasën e nëntë dhe deri në 15% në shkollën e mesme. Kjo tregon rëndësinë e madhe që i jepet mësimit të gjuhës amtare në shkollë, përvetësimi i mirë i së cilës mundëson që nxënësi të arrijë rezultate të mira në të gjitha lëndët mësimore.
Megjithatë, pavarësisht nga rëndësia që i jepet mësimit të gjuhës shqipe, përmes lëndës së gjuhës e leximit, letërsisë, duhet pranuar se mësimi i gjuhës shqipe aq sa është objekt i kësaj lënde, aq duhet vlerësuar edhe si objekt i lëndëve të tjera.
Në tabelën më poshtë (tabela 5) jepet vëllimi i orëve mësimore që zë mësimi i gjuhës shqipe në shkollën nëntëvjeçare dhe atë të mesme.
Përmbledhje e orëve t ëgjuhës shqipe sipas planit mësimorJ
Javë dhe orë mësimore
Klasa 1
35 javë x 8 orë = 350 orë
Klasa II
35 javë x 8 orë = 350 orë
Klasa III
35 javë x 6orë = 210 orë
Klasa IV
35 javë x 5orë = 175 orë
Klasa V
35 javë x 5 orë = 175 orë
Klasa VI
35 javë x 5 orë = 175 orë
Klasa VII
35 javë x 5 orë = 175 orë
Klasa VIII
35 javë x 5 orë = 175 orë
Klasa IX
35 javë x 5 orë = 175 orë
Totali
2050 orë mësimore
Klasa X
35 javë x 4 orë = 140 orë
Klasa XI
35 javë x 3/5/4= 105shk./175shoq./140përgj.
Klasa XII
35javë x 2/5/4 = 70shk./175shoq./140 përgj.
Totali
420 orë / përef. / 350 shoq. /175 shk. 
Tabela 5

Në totalin e orëve për arsimin e mesëm të përgjithshëm kemi tri nënndarje, të cilat lidhen me profilin e përgjithshëm, natyror dhe shoqëror.
Në të gjitha tabelat e mësipërme shihet se mësimi i gjuhës shqipe zë vendin kryesor në tërë strukturën e planit mësimor për të tre nivelet e edukimit: fillor, i mesëm i ulët, i mesëm i lartë.
Në shkollat me karakter profesional, artistik, apo teknik, lënda e gjuhës shqipe zë më pak orë. Nxënësit e mësojnë lëndën në orë më të reduktuara, si pasojë edhe përmbajtja me tema është më e përmbledhur.
Parimet e ndërtimit të programeve
Për hartimin e programeve të lëndëve të veçanta dhe për renditjen e materialit mësimor ndiqen kritere të ndryshme, që përcaktohen nga faktorë shkollorë dhe jashtëshkollorë. Gjatë periudhave të ndryshme në edukim për hartimin e programeve dhe teksteve të ndryshme janë ndjekur dhe zbatuar këto lloj parimesh:
Me renditje drejtvizore (lineare);
Me renditje bashkëqendror (e koncentrike);
Me program teë kombinuar (të integruar).
Me renditje drejtvizore (lineare) kuptojmë renditjen e materialit mësimor në vazhdimësi të pandërprerë; vendosjen e temave njëra pas tjetrës mbi një kriter historik apo tematik, pa u rimarrë brenda vitit, ose në vitet e mëvonshme.
P.sh. në dokumentacionin e mëparshëm (programe të viteve 60- 70- 80) të gjuhës shqipe, paraqitja e lëndës fillonte me fonetikën dhe leksikologjinë, vazhdonte me morfologjinë dhe'përfundonte me sintaksën (e fjalisë dhe të periudhës) në klasën e shtatë dhe të tetën.
Në këtë model programi bie në sy zbatimi i parimit drejtvizor të shtrimit dhe paraqitjes së lëndës.
Edhe në lëndën e letërsisë në programet e viteve të mëparshme lënda parashtrohej sipas parimit kronologjik më shumë se atij tematik, i cili kërkon paraqitjen e lëndës përmes parimit linear.
I- Me renditje bashkëqendrore (koncentrike) kuptojmë paraqitjen e materialit në një mënyrë të tillë që të rimerret gjatë atij viti shkollor ose në klasat më të larta, por në nivel dhe sasi më të madhe shkencore e didaktike.
Në programet pas vitit 1975 në lidhje me lëndën e gjuhës shqipe, të leximit e letërsisë në shkollë pati një zhvillim të ri, ku parimi drejtvizor u gërshetua me parimin bashkëqendror. Ky ndryshim e përmirësonte dukshëm strukturën dhe aspektin përmbajtjesor të programeve në fjalë.
Në tekstet e atyre viteve ra në sy rimarrja, si një kriter që ndikonte në përvetësimin e njohurive dhe të shprehive të nxënësve. Tekstet dhe programet e atyre viteve i lanë më shumë vend anës aplikative të lëndës; u pasuran ushtrimet, detyrat dhe punët e larmishme me shkrim në lidhje me lëndën e gjuhës shqipe, atë të leximit dhe letërsisë në shkollë.
Në mënyrë figurative jepet ky parim jepet më poshtë në figurë, në kuptimin e rrathëve bashkëqendrorë (koncentrikë), por të ngritur në një plan me njëri-tjetrin.

Kështu, në programin në zbatim të gjuhës shqipe disa njohuri që jepen për herë të parë në klasën e dytë rimerren y në një nivel më të lartë në klasat e mëpastajme derisa të plotësohet rrethi i problemeve teorike dhe praktike që është i nevojshëm për atë temë a koncept mësimor dhe që është planifikuar si standard mësimor.
Me program të kombinuar (të integruar) kuptojmë marrëdhënien e ndërsjellë të linjave dhe të nënlinjave me njëra-tjetrën brenda një programi lëndor, nëse kemi integrim brendalëndor dhe ndërmjet lëndëve me njëra — tjetrën, nëse kemi integrim ndërlëndor.
Programi i gjuhës shqipe i klasave I - IX dhe X - XII është mbështetur në këtë parim.
           






Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE