ESEARGUMENTUESE: Ekzistenca njerëzore, dashuria, forca, përpjekjet për ekzistencëntë qënies njerëzore është tematika kryesore e veprave të Kongolit. Jepnimendimin tuaj në lidhje me këtë gjetje të autorit.
Shpeshherë gjenden shkrime të autorëve nga më të
ndryshmit përsa i përket ekzistencës njerëzore, dashurisë dhe forcës. Një ndër
këta duarartë është edhe F. Kongoli, i cili shkruan gjërë e gjatë për një
ekzistencializëm thuajse të pamundur për njerëzimin apo thjesht për disa jetë
të veçuara të cilat dashur pa dashur përfundojnë në rrugë pa kthim.
Këtë e shohim thuajse në çdo vepër të tij, duke e nisur me “Ne të tre!” e duke
përfunduar me “Bolero në vilën e pleqve!”, e cila është dhe vepra e fundit e
studiuar në këtë vit shkollor. Nëse i veçojmë të gjitha veprat nga njëra-tjetra
do të mund të shihet më qartë çdo element përbërës i jetës, i veçuar nga
përgjithësimet apo fjalët të cilat dashur pa dashur i humbasin kuptimin e saj
të plotë. Tek vepra “Ne të tre!” dallohen qartë notat optimiste të jetës të
cilat bëjnë të mundur vazhdimin e saj sa më gjatë të jetë e mundur. Në këtë
vepër i shohim personazhet të veshur me një petk të dendur që mbart në vetvete
të gjithë elementët e më ;sipërm. Në të gjenden forca, dashuria, madje
deri diku dhe ekzistenca njerëzore. Kjo për shkak se vihet re mjaft qartë si
nëpërmjet ngjarjeve ashtu edhe nëpërmjet karakterit të personazheve, ku
dallohet dëshira e tyre për të jetuar dhe për të qenë ekzistent ndaj një bote
thuajse inekzistente. Ata nuk përpiqen të mbijetojnë, ata thjesht përpiqen të
jenë pjesë e kësaj jete, ashtu si dhe shumë të tjerë, ndaj dhe Kongoli njihet
apo përmendet për këto veçori “të pazbuluara” të jetës.
Nëpërmjet personazheve ai arrin të sjellë në jetë shumë oponentë të cilët bëjnë
të mundur dëshirën për të ekzistuar apo për të qenë të fortë ndaj një dashurie
të pafrytshme, por që me pak forcë dhe vullnet mund të sigurojë një jetesë
normale mbi një bazë anormale. Dhe ai ka të drejtë për këtë. Gjatë fragmenteve
shohim qartë dëshirën e tij për ta patur jetën në qëndër të vëmëndjes. Kjo është
diçka e mirë si për lexuesin, por edhe për atë frekuentues të librit, i cili
dashur pa dashur gjen veten tek një personazh, fjali, shprehje apo fragment.
Madje pikërisht këtyre personave u duhet kushtuar më tepër vëmëndje. Kongoli di
të bëjë goditjet e duhura .
Nëse do të veçoheshin elementët nga njëri-tjetri, kuptimi nuk do të kishte më
kuptim. Pra nëse marrim veç vetëm dashurinë në përgjithësi dhe përjashtojmë
ekzistencën dhe forcën, do të sigurohej diçka e plogët, pa jetë. Sepse pa
ekzistencë nuk do të kish dashuri, pa forcë gjithashtu. Dhe ndjenja e dashurisë
do të mbetej thjesh si Toka pa Diellin. E ftohtë dhe e pakuptimtë, thjesht
inekzistente. Megjithëse dashuria vjen në lloj-lloj prizmash. Nëpërmjet
autorit, dashuria e mposht atë mungesën e ekzistencës, mposht gravitetin duke
kryer një udhëtim në drejtim të kundërt. Por ndonjëherë ajo dashuri bie pre e
tij dhe dashur pa dashur nis e të shndërrohet në një ndjenjë urrejtjeje mbi atë
që po e pengon të ngrejë krye. Ni s të errësohet krejt papritur dhe nis e
perëndon në një kohë kur ti pret të lulëzojë. Pikërisht ky mendim do të ishte
absurd. Ajo urren atë që nuk e lejon. Pra Kongoli e ka bërë të mundur këtë
transformim.
Ekzistenca pa forcën dhe dashurinë. Një kapitull komplet ndryshe. Për të vetmen
arsye sepse nëse nuk do të ishin këto, përse do të duhej ekzistenca e njeriut?
Vetëm urrejtja nuk ka kuptim. Kështu do të mund tu bëje qejfin egoistëve, të
cilët presin çastin e vetëm dhe të duhur për të vrarë jetë të pafajshme me
intrigat dhe dashakeqësitë e tyre. Prandaj nevojitet dashuria, që të mund të
ndrijë në errësirën e urrejtjes, të mund tua pëtplasë në fytyrë shpifjet të
tjerëve me të gjithë forcën e mundshme dhe në fund fare tiu thotë: “Ju mposhta
sërish, ja tek jam, mbi ju, kryelartë. Ndërsa ju mbetët në fund të gjithçkaje.
Ja se çfarë jeni, thjesht diçka pa vlerë që mund ta shkelë kushdo dhe kurdo…”.
Megjithëse as ekzistenca dhe as dashuria nuk do të mundë ta zhdukin dot
urrejtjen. Mbase nga dashamirësia, mbase nga triumfet që do të kenë ndaj saj.
Pikërisht kjo gjë duhet të merret parasysh tek këto vepra, prioriteti i të
mirës dhe i jetesës. Sepse për çdo kënd që arrin të kuptojë thelbin e
elementëve më të rëndësishëm të kësaj bote, asgjë tjetër nuk do të mund të ketë
kuptim. Ndaj dhe mëndjendriturit i kushtojnë një pjesë të mirë të jetës së
tyre, sepse e dinë që ia vlen dhe se ai mund nuk do të mund tu shkojë dëm.