Roman I shkruar nga Servantes per
te vene ne loje prirjen e kalorsise se Spanjes si dukuri shoqerore dhe
historike. Hodhi Idene e daljes nga erresira.
Don Kishotizmi eshte nje dukuri
shterpe e panevojshme ku njeriu nuk arrin te vendose ekuilibrin midis te
shkuares dhe te tashmes dhe nuk njeh ligjesite e jetes. Aventurizem qesharak
dhe terheqje patologjike per leximin e nje libri te caktuar.
Format e komikes jane : komizmi I gjestit, karakterit dhe situates.
Menyrat e shrehjes se komikes
jane :
Manierizmi- menyre artificial e
te folurit sidomos ne fjalimet kalorsiake te Don Kishotit
Anakronizmi qe ka te beje me
perdorimn e shprehjeve te vjetra.
Gjinia eshte parodi . Forma
kryesore e parodise eshte kontrasti, gershetimi I elementeve grotekse me ato
reale dhe fantastike.Personazhet jane tragjikomike. Ndiehet ne stil fryma
popullore.
Subjekti
:
Don Kishoti eshte nje zoteri nga
Spanja qendrore, qe pasi kishte lexuar shume libra mesjetare kalorsiake vendos
te behet dhe ai nje kalores. Keshtu merr shpaten dhe mburojen dhe del ne kerkim
te aventurave, bashke me mikun e tij fshatar Sanco Panco, te cilit I premton
zoterime pa fund pas fitoreve te tyre. Ai le cdo gje nga jeta e tij ne
emer te te dashures, Dulcinese se Tobozos. Bashke me Sancon kerkojne aventura
por shume here ato I shkojne per ters. Ne fund te romanit, Don Kishoti
vdes si pasoje e temperatures, dhe rrefyesi te cilit Servantrsi thote se I ka
degjuar historine, del dhe thote se pas vdekjes se Don Kishotit, nuk pati me
asnje kalores.
Personazhet
:
Don Kishoti – heroi
tragji-komik. Tragjik sepse ai priret nga deshira per te kryer
heroizma, deshiron te luftoje per drejtesine dhe ka ndjenja humane dhe deshiron
te ndihmoje te tjeter. Komik eshte sepse ka mosbalancim te fjaleve
dhe veprimeve, jeton me endrra dhe iluzione dhe sepse do te ktheje prapa
rroten e historise. Megjithate ai eshte besnik, I ndershem, idealist dhe madje
dhe I mencur. Ai di shume rreth letersise se mesjetes, dyluftimeve etj. Pra nga
ana tjeter ai mund te perfaqesoje idene se edhe njerezit e mencur mund te bijne
pre e budalallekut te tyre. Don Kishoti shpesh flet me manierzima.
Sanco
Panco – shtojce e Don Kishotit, ka
iluzione si I zoti, eshte perfaqesues I mentalitetit te ngushte fshatar,
I shkon mrapa Don Kishotit per interesat dhe lakmite e tij dhe ka nuhatje
instiktive. Ai eshte personazhi I vetem qe jeton renda dhe jashte marrezise se
Don Kishotit , here duke e besuar ate e here duke u treguar skeptik. Ai
misheron anet negative dhe positive te asaj epoke. Edhe pse ai eshte I
paditur,ai nuk e shfaq veten si injorant, por ka virtyte si besnikeria,
humanizmi etj. Shpesh ai I referohet dhe zotit.
Dylqineja
e Tobozes- karakter, personazh I papare, I
paekspoluar fizikisht ne veper. Disa truke e mbajne ate jashte skenes se
romanit.Edhe pse ajo nuk duket, ajo ka nje rol kryesor sepse I jep fuqi dhe
frymezim Don Kishotit per veprat e tij. Pra ajo eshte e rendesishme per
gjendjen qe I shkakton heroit.
Marredheniet
midis Don Kishotit dhe Sanco Panco : Jane
plotesime te njeri tjetri, njeri nje here komik ,tjetri tragji,
enderrojne te dy me sy hapur dhe ndryshojne nen ndikim e njeri tjetrit
dhe te realitetit.
Temat
:
Sistemi
I moralit
Klasa shoqerore dhe vlera e tyre
– Servantesi goditi idene se medoemos shtresat fisnike perbeheshin nga
njerez te tille
Motivet
:
Nderi
Romanca
Literatura
Simbolet
:
Librat dhe literatura- tregojne
per rendesine dhe influencen e libravr ne jeten e .perditshme,marredhenia
patologjike e njerezve me librat.
Kuajt-
simbolizojne klasen se cilen I perkasin personazhet, simbolizojne levizjen dhe
jane miq te mire.
Hanet-
jane vende ku takohen njerez nga te gjithe klasat.Ato simbolizojne strehen dhe
ushqimin por dhe korrupsionin. Sanco Panco shpesh deshiron te kalojne naten ne
hane, ndersa Don Kishoti poshte yjeve.Kjo tregoj lidhjen e Sanco Pancos me
shume me realitetin.
Koment
fragmenti : “Don Kishoti dhe mullinjte e eres”
Lufta me mullinjte e eres eshte
simbol I luftes absurde, ndaj nje armiku abstrakt, shume here me te
fuqishem qe as nuk shfaqet, as nuk ka emer. Eshte sit e luftosh kunder asgjese,
te sajosh situata per t’u dukur interesant dhe hero para ate tjereve.
Nderkohe qe Sanco eshte realist
dhe me kembe ne toke, Don Kishoti deformon realitetitn. Ai eshte komik
sepse jeton me iluzione, dhe tragjik sepse lufton me synimin se ai po
lufton per rrrugen e Perendise.
Fjala
anakronike xhiblet- fare e keqe perdoret me
nje ngjyrim emocional. Ketu permblidhet thelbi I deshires donkishoteske,
pastrimi I perhershem I botes nga mbeturinat, veset dhe padrejtesite dhe
lulezimi I virtytit dhe te vertetes, qe ne te vertete s’mund te realizohet ne
realitet.
Don Kishotin e perplas ne toke
realiteti, enderrat e tij behen cope cope nga realiteti. Ne nje kontekst
me te gjere, mesazhi lidhet me ata njerez te cilet bien ne krahet e fantazise
me teper sec duhet dhe ne nje moment te caktuar realiteti I zbret me kembe ne
toke, dhe e gjitha kjo eshte ne perpjestim te zhdrejte.