Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Arritje të gjuhësisë shqiptare në fushën e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë dhe zhvillimet e sotme

Për mësimin e gjuhës shqipe në shkollë kanë punuar metodistë dhe studiues të ndryshëm. Gjithashtu janë ndërmarrë dhe stuclime të veçanta, që kanë dhënë ndihmesën e tyre për zgjidhjen e mjaft problemeve shkencore e metodike, të cilat lidhen me mësimin e gjuhës shqipe në shkollë. Mbi bazën
e këtyre studimeve është bërë një punë e vazhdueshme për sa i përket përmirësimit të nivelit shkencor e metodik të programeve dhe të teksteve që ka pasur shkolla në përdorim.
Vlerat e këtyre studimeve dhe të ndryshimeve janë ndier në punën e shkollës, në përvetësimin e gjuhës kombëtare letrare nga brezat e rinj, dhe këta të fundit janë ballafaquar me to nëpërmjet teksteve që ka përdorur shkolla në periudha të ndryshme.
Arritjet në fushën e përvetësimit të gjuhës standarde shqipe janë të dukshme në mjaft aspekte të punës që bëhet në drejtim të përvetësimit të saj në shkollë. Kështu,
-- është rritur niveli i përvetësimit të gjuhës së folur në shkollë;
-- norma standarde përvetësohet në një masë të mirë;
-- ka përmirësime të dukshme në përvetësimin e drejtshkrimit;
-- është rritur cilësia e punëve të nxënësve me shkrim;
-- të folurit është bërë më i lirë, më i shkathët, më i pasur etj.

Por, pavarësisht nga këto ndryshime dhe përmirësime të vazhdueshme të kushteve dhe nivelit që ka arritur zhvillimi i gjuhës shqipe sot në vendin tonë, apo dhe për mundësitë e mëdha që ka shkolla, mbetet ende për t’u bërë, që te brezi i ri të rritet kultura e të folurit.
Shumë probleme të tjera që lidhen me këtë çështje kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe mësimdhënien e kësaj lënde në shkollë. Në kushtet e sotme, realizimit të kësaj detyre po i shërbejnë nisma dhe lëvizje të vazhdueshme që merren me përmirësimin e përmbajtjes së lëndës së gjuhës shqipe në shkollë, lidhur me rinovimin e kurrikulës (programeve dhe teksteve), me kualifikimin i mësuesve, pasurimin e mjeteve didaktike etj.
Eshtë theksuar me të drejtë se “shkolla shqipe dhe gjuha standarde shqipe kanë përshkuar një rrugë të përbashkët, janë rritur dhe zhvilluar së bashku, kanë kapërcyer vështirësi dhe pengesa, kanë arritur fitore të mëdha”. Dhe kjo lidhje nuk është e rastit, pasi lëvruesit e shquar të gjuhës shqipe kanë qenë njëkohësisht edhe veprimtarë të shkollës shqipe; nga ana tjetër, në shkollën shqipe janë përgatitur dhe përgatiten mjeshtrit dhe lëvruesit e gjuhës shqipe.
Në vitet pas Çlirimit, në kushte dhe rrethana të reja, shkolla jonë nisi të jepte ndihmë dhe të luante një rol të rëndësishëm për njësimin e gjuhës letrare shqipe.
Në vazhdën e përpjekjeve të paraçlirimit për një gjuhë të përbashkët, një synim që përshkonte edhe punën e Komisisë letrare (1916-1917) e të kongreseve arsimore (1920-1924), në ditët e para të Çlirimit një nga problemet kryesore, me të cilin u ballafaqua shkolla, ishte orientimi gjuhësor: A do të zbatohej një normë e vetme gjuhësore në shkollë, si në tekste, ashtu edhe në veprimtarinë mësimore, duke filluar nga klasa e parë?
Detyrë e shkollës shqiptare ishte që të ndihmonte për ta realizuar këtë njësim brenda një kohe shumë të shkurtër.
Kësaj pune i shërbyen edhe studimet e veprat madhore që u përgatitën e u botuan për drejtshkrimin, për leksikun, për gramatikën etj. Këto vepra dhe puna e gjerë e gjuhëtarëve dhe e mësuesve tanë më të përgatitur si: A. Xhuvani, K. Cipo, E. Çabej, M. Domi, Sh. Demiraj etj., patën një ndildm të fuqishëm për shkollën.
Që në vitin 1949, me qëllim që mësimi i gjuhës shqipe të mbështetej në variantin e gjuhës letrare shqipe, e cila po konsolidohej, për herë të parë në të gjitha shkollat e vendit u vu në përdorim teksti: “Gramatika e gjuhës shqipe” për klasat: V, VI, VII. Përdorimi i atij teksti i “ktheu në një emërues të përbashkët, jo vetëm njohuritë gjuhësore që merrnin nxënësit në shkollën fillore, por edhe formimin gjuhësor të mësuesve”. Ai tekst u bë një libër i përbashkët për nxënësit dhe për mësuesit dhe ishte hapi i parë që u hodh për të shmangur përdorimin e dy varianteve dialektore në mësimin e gjuhës shqipe në shkollë, siç bëhej deri atëherë.

Duke filluar nga viti mësimor 1951-1952, librat mësimorë të shkollave, botoheshin në variantin e përbashkët letrar.
Shkolla jonë që në fillimet e veta thithi në gjirin e saj gjithë fëmijët e moshës shkollore. Masivizimi i arsimit dhe vendimi për një arsim të detyruar e mundësuan përvetësimin më të mirë të gjuhës letrare. Ndikimi i fjalës së shkruar nëpërmjet mësimit në shkollë u shtri në gjithë brezin e ri. Ndërkohë zgjerimi i arsimit të mesëm çoi në zgjerimin e rrezes së veprimit të gjuhës letrare në shkollë.
Deri në Kongresin e Drejtshkrimit, më 1972, mësimi i gjuhës shqipe në shkollë dhe veprimtaria tjetër me gjuhën (gjuha e teksteve, ligjërimi i folur i mësuesve) mbështetnin procesin e njësimit të gjuhës letrare dhe të kristalizimit të normës së saj.
Shkolla u bë mjeti kryesor i përhapjes dhe i ngulitjes së normës letrare kombëtare, duke u kthyer kështu në një nga faktorët kryesorë që përgatitën Kongresin e Drejtshkrimit dhe siguruan suksesin e tij.
Gjatë 15 vjetëve pas Kongresit të Drejtshkrimit, duke iu përgjigjur vendimeve të tij, shkolla, si vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, i vuri menjëherë në jetë ato parime, rregulla e rregullsi që shprehin strukturën e gjuhës së sotme letrare kombëtare në të gjitha nënsistemet.
Lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e letërsisë zënë një vend të rëndësishëm në planet dhe programet mësimore, duke synuar që të sigurojnë përvetësimin e qëndrueshëm të elementeve-bazë të normës letrare.
Në mënyrë të veçantë letërsia, me pasurinë e mjeteve shprehëse, që burojnë nga ligjërimi i gjallë i popullit, e zgjeron formimin gjuhësor të nxënësve, krijon tek ata ndjenjën e s
ë bukurës për gjuhën, shijen e shëndoshë gjuhësore.
Veprat normative të botuara dhe të hartuara nga gjuhësia jonë, janë një ndihmë e madhe për shkollën. Ato kanë shërbyer dhe po shërbejnë si një mbështetje e fuqishme për hartimin e teksteve të reja me një konceptim të ri bashkëkohor. Në këto tekste, krahas zbatimit të normës së sotme letrare, standarde, po pasqyrohen edhe arritjet shkencore të gjuhësisë sonë.

Ndërkohë në tekstet e reja po rindërtohet edhe paraqitja metodike e njohurive që jepen për gjuhën në përgjithësi, si dhe për sistemin gjuhësor në veçanti. Kështu, po luftohet prirja për t’ua mësuar nxënësve gjuhën në mënyrë akademike dhe synohet për një përvetësim dhe një aftësim më të madh në përdorimin praktik të gjuhës nga ana e nxënësve. Le të kujtojmë se hartimi i fjalorëve terminologjikë nisi si një kërkesë dhe nevojë e shkollës.

Pra, shkolla po i pajis nxënësit edhe me shprehitë e pë£dorimit të gjuhës së shkencës dhe të teknikës. Ajo është përhapësja kryesore për çdo të re që i tako zhvillimit të mëtejshëm të gjuhës sonë letrare kombëtare, pasurimit, pastërtisë dhe formësimit të normës standarde.
Eshtë e natyrshme që, krahas arritjeve të shumta për mësimin e gjuhës shqipe në shkollë, ka ende mjaft për të bërë.
Kështu, në rrafshin e përvetësimit të normave të drejtshkrimit, si dhe të formimit të shprehive të përdorimit të lirshëm të gjuhës letrare në stile e ligjërime të ndryshme mbetet ende punë kundër ndikimeve dialektore, si dhe kundër trysnisë së ligjërimit, që janë të ndjeshme, veçanërisht në të folur.
Stadi i sotëm i zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit ka krijuar mundësi të gjera për ngritjen e nivelit cilësor të përvetësimit të gjuhës letrare në shkollë. Letërsia e pasur për këto mosha, programet e shumta të radios dhe të televizionit për fëmijë etj. i njohin ata shkallë-shkallë me shqiptmin, me fjalët dhe ndërtimet standarde të gjuhës shqipe. Gjithashtu niveli kulturor dhe arsimor i popullit tonë është i tillë që në çdo familje dëgjohet gjithnjë e më shumë fjala shqipe.

Të gjitha këto mundësi janë një ndihmë e madhe për sa i takon përvetësimit të gjuhës letrare shqipe në shkollë.
Zotërimi i gjuhës standarde në shkollë është një kërkesë e rëndësishme dhe përbën një ndër synimet kryesore të çdo lënde mësimore. Ai shihet tashmë si një ' tipar themelor i formimit të përgjithshëm ideo-kulturor të brezit të ri. Për këtë shfrytëzohen të gjitha mjetet e mundësitë, në radhë të parë vetë lënda e gjuhës shqipe në shkollë, si dhe ajo e letërsisë.
Në dritën e këtyre vlerësimeve e synimeve, në programin e kësaj lënde jepen drejtimet kryesore të mësimit të gjuhës shqipe në shkollë. Ndër të tjera në program theksohet se do të synohet që të aftësohen nxënësit të lexojnë drejt, pa gabime, rrjedhshëm, me intonacionin e duhur; t’i kuptojnë ato që lexojnë; ta zotërojnë, ta përdorin drejt normën drejtshqiptimore, drejtshkrimore të gjuhës sonë letrare dhe shenjat e pikësimit; të zotërojnë nocionet themelore leksikore dhe fjalëformuese; të njohin leksikun bazë aktiv të gjuhës sonë letrare, si dhe modelet, fjalën formuese e t’i përdorin ato në përputhje me veçoritë e stileve të gjuhës sonë letrare; të zotërojnë nocionet themelore fonetike, morfologjike dhe sintaksore, modelet themelore strukturore të gjuhës sonë letrare; të aftësohen që t’i përdorin ato në përputhje me veçoritë stilistike dhe situatat konkrete komunikuese me gojë dhe me shkrim.
Zhvillimi i gjuhës së folur e të shkruar në programin e tanishëm, por cdhe në programin e ri që po përvijohet, është trajtuar si drejtim më vete. Ai synon të realizojë qëllime e kërkesa të caktuara lidhur me gjuhën e folur dhe të shkruar të nxënësve.

Në programin e viteve të fundit theksohet se, përmes këtyre kërkesave do të ushtrohen nxënësit që, duke filluar nga klasa e dytë e deri në të nëntën dhe më pas në arsimin e mesëm, të flasin në pajtim me qëllimin dhe situatën e komunikimit. Siç dihet, gjuha ndryshon në varësi të qëllimit dhe të situatës komunikuese, të bashkëbiseduesve dhe të natyrës së marrëdhënieve me ta. Nuk përdoret e njëjta gjuhë kur flasim me një shok ose me një epror, kur flasim me një mik, ose kur flasim para një auditori; kur tregojmë diçka ose kur polemizojmë me dikë etj.

Pra, përmes kërkesave të parashtruara në program për zhvillimin e gjuhësor të nxënësve synohet që ata të ushtrohen të komunikojnë me njerëz të moshave të ndryshme, në situata të ndryshme komunikuese; që tek ata të rritet gradualisht aftësia për të paraqitur përvojën vetjake, e cila sa vjen e pasurohet, si dhe botën e tyre të brendshme, për të arritur kështu deri në krijime të nivelit letrar.

   Zhvillime të sotme
Në stadin e sotëm të shkollës kërkohet që kjo punë të vihet në baza më të përparuara teorike shkencore. Në modelin e fundit të programeve të gjuhës shqipe, i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, ndryshimet janë të dukshme dhe përfshijnë anën strukturore, si dhe atë përmbajtjesore të lëndës së gjuhës shqipe.
Këto ndryshime lidhen me kriteret e reja që e përshkojnë këtë lëndë, të tilla si: parime të përgjithshme, parime shkencore, parime didaktike si: integrimi brendalëndor, parimi tematik, pasqyrimi morfosintaksor etj.
Pas vitit 2003 grupe specialistësh punuan për një vizion të ri kurrikular në drejtim të mësimit të gjuhës shqipe. Më tej, vit pas viti, u hartuan programet që kaluan në strukturën     5 + 4. Në këto programe u pasqyruan parimet e sipërpërmendura, por këtyre parimeve iu kushtua vëmendje e madhe, në mënyrë që të bëheshin të zbatueshme përmes altertekstit
Tashmë grupe autorësh dhe shtëpi të ndryshme botuese ofrojnë për shkollën shqiptare clhe veçanërisht për mësimin e gjuhës shqipe modelet më të mira, sot për sot, të hartuara për shkollën tonë. Në këto programe dhe tekste bëhen përpjekje për të dhënë aspektin kombëtar të gjuhë shqipe, bashkuar me atë shkencor dhe didaktik. Ndërkohë duhet thënë se puna dhe studimet e vazhdueshme për mësimin e gjuhës shqipe në shkollë nuk kanë reshtur kurrë.
Didaktika e mësimit të gjuhës shqipe në të gjitha zhvillimet e saj të sotme mbështetet edhe në zhvillimet që janë të njohura e zbatohen në lidhje me mësimdhënien edhe në shkolla
të tjera euiropiane e më gjerë.
Shumë parime, strategji, teknika që ofron kjo didaktikë, janë pasqyrim i shumë të tjerave që, të provuara në mjedise të ndryshme shkollore, kanë dhënë rezultate të shumanshme në procesin e mësimdhënies dhe të mësimit të gjuhëve. Duhet theksuar se, ndryshe nga didaktikat e mëparshme, didaktika e sotme e mësimit të gjuhës shqipe nuk merret vetëm me probleme të mësimdhënies, por në qendër të strukturës së saj janë vendosur edhe probleme që lidhen me të nxënit. Konceptin e sotëm të marrëdhënieve të mësimdhënies me të e qartësojnë më së miri slogane të tilla: “Të mësuarit për të nxënë”, “Jo çfarë di nxënësi, por çfarë di të bëjë”, “Mësimdhënia me në qendër nxënësin”, “Mësimdhënia ndërvepruese mësues-nxënës, nxënës-nxënës” etj.Didaktika e sotme synon që t’u japë përgjigje shumë pyetjeve që lidhen me këtë koncept të rididaktik. Megjithatë studiuesit më të rinj, hap pas hapi, do t’i pasurojnë dhe rinovojnë mëtej këto përvoja të mbledhura në vite.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE