Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Afganistani

Afganistani (Persisht-Dari: Afğānistānافغانستان) zyrtarisht Republika Islamike e Afganistanit është shtet në Azinë qendrore që nuk laget nga asnjë det dhe që kufizohet në perëndim me Iranin, në veri me Turkmeninë, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin, në verilindje me Kinën dhe në lindje dhe jug me Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfër i botës.
Afganistani ka qenë një pikë përqendruese e lashtë e Rrugës së
Mëndafshit dhe migracionit njerëzor. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të banimit të njeriut që nga periudha e Paleolitit të Mesëm. Qytetërimi Urban mund të ketë filluar në zonë që nga vitet 3.000 deri 2.000 PK. I ndodhur në një vend të rëndësishëm gjeostrategjik që lidh kulturën e Lindjes së Mesme me Azinë Qendrore dhe nënkontinentin indian, Afganistani ka qenë vend i popujve të ndryshëm ndër kohëra dhe dëshmitar i fushatave të shumta ushtarake, sidomos ato të Aleksandrit të Madh, Xhinxhiz Kanit, dhe në kohët e sotme të forcave lindore e perëndimore. Aganistani gjithashtu ka shërbyer si një burim nga i cili Greko-Baktrianët, Kushanët, Heftalitët, Samanidët, Safaridët, Gaznavidët, Goridët, Mugalët, Hotakët, Durranët, dhe të tjerë janë ngritur për të formuar perandoritë e mëdha.
 Historia
Ahmad Shah Durrani bashkoi fiset Pashtun dhe themeloi Afganistanin më 1747. Vendi shërbeu si një amortizator mes Perandorive Ruse dhe Britanike derisa fitoi pavarësinë nga kontrolli joreal britanik më 1919. Një përjetim i shkurtër i demokracisë mbaroi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin në shkatërrim afgan komunist, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht. Një seri luftërash civile që erdhën më pas bënë që Kabuli më në fund të binte në duart e talebanëve (një lëvizje e vijës së ashpër e mbështetur nga Pakistani që u krijua për t'i dhënë fund luftës civile dhe anarkisë në vend) më 1996. Pas sulmeve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua dhjetorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale - sidomos në jug dhe lindje - mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.
Politika
Forma e regjimit të Afganistanit është Republikë me një qeveri të përkohshme të përbërë nga 30 Ministra 4 zëvendës kryetarë (të miratuar nga kuvendi “Loja Xhirga”). Vendi ndahet në 34 njësi administrative.
 Ndarja administrative

Që nga 13 gushti 2004, Afganistani është i ndarë administrativisht në 34 provinca (vilajete ), ku çdo krahinë ka kryeqytetin e saj dhe një administratë provinciale. Provincat ndahen më tej në rreth 398 komuna, secila prej të cilëve normalisht mbulon një qytet ose një numër fshatrash. Secila komunë përfaqësohet nga një kryetar i komunës.
Kryetari i provincës (Valiu) emërohet nga Presidenti i Afganistanit dhe kryetari i komunës zgjidhet nga kryetari i provincës. Kryetarët provincialë janë përfaqësues të qeverisë qendrore në Kabul dhe janë përgjegjës për të gjitha çështjet administrative dhe formale brenda provincave të tyre. Ka edhe këshilla provinciale të cilat zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme për një periudhë prej katër vjetësh. Funksionet e këshillave provinciale janë për të marrë pjesë në planifikimin e zhvillimit provincial dhe në monitorimin dhe vlerësimin e institucioneve të tjera të qeverisjes provinciale.
Sipas nenit 140 të Kushtetutës dhe të dekretit presidencial mbi ligjin zgjedhor, kryetarët e bashkive të qyteteve duhet të zgjidhen me anë të zgjedhjeve të lira dhe të drejtpërdrejtë për një mandat katër vjeçar. Megjithatë, për shkak të kostove të mëdha zgjedhore, zgjedhjet për kryetar bashkie dhe komune asnjëherë nuk janë mbajtur. Në vend të kësaj, kryetarët e komunave kanë qenë të emëruar nga qeveria. Sa për kryeqytetin e Kabulit, kryetari emërohet nga Presidenti i Afganistanit.
Më poshtë është një listë e të gjitha 34 provincat në renditje alfabetike:
Badakhshan          Badghis           Baghlan           Balkh   Bamyan               Daykundi         Farah               Faryab
Ghazni                   Ghor







    Kunar


Gjeografia
Afganistani gjendet në Azinë jugore, në veri dhe perëndim të Pakistanit dhe në lindje të Iranit. Gjendet në koordinatat gjeografike 33 00 N, 65 00 E.
Ka një sipërfaqe totale prej 652,230 km katror, pak më i vogël se Teksasi, duke e bërë vendin e 41-të më të madh në botë. Ka një kufi 5,529 km. Ka kufi me Kinën (76 km), Iranin (936 km), Pakistanin (2,430 km), Taxhikistanin (1,206 km), Turkmenistanin (744 km) dhe Uzbekistanin (137 km). Nuk dalje në det.
Klima është aride në gjysmëaride; ka dimëra të ftohtë dhe vera të nxehta. Terreni është kryesisht i përbërë nga male të thyera, por edhe fushor në veri dhe jugperëndim.
Pika më e ulët është Amu Darya, 258 m, ndërsa pika më e lartë Noshak 7,485m.
Zotëron shumë burime natyrore. Ndër to shquhen: gazi natyror, nafta, qymyri, bakri, kromi talku, squfuri, plumbi, zinku, hekuri xeheror, kripa dhe gurët gjysmë të çmueshëm.
Përdorimi i tokës:
tokë e lërueshme: 12.13%
të korra të përhershme: 0.21%
të tjera: 87.66%
Tokë e ujitur:
27,200 km katror
Burimet totale ujore të ripërtëritshme:
65 km kubikë
Shpërndarja e ujit të pastër (shtëpiake/industriale/bujqësore):
gjithsej: 23.26 km kubikë për vit (2%/0%/98%)
për banor: 779 m kubik për vit
Klima
Klima e Afganistanit është kryesisht e thatë, pasi që pjesa më e madhe e vendit ndodhet në një rripë të thatësisë që shtrihet në Azinë qendrore. Karakteristikë e kësaj klime kontinentale është ndryshimi i madh i temperaturave në mes të natës dhe ditës si dhe të stinëve të vitit. Erërat perëndimore në dimër sjellin reshje mesatare të shiut ndërsa në verë sjellin thatësira po thuajse në tërë vendin përpos në verilindje të Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu. Klima e pjesës jugore e vendit është nxehtë ku kultivohet palma Date ( lat. Phoenix dactylifera). Po ashtu Afganistani pas Birmanisë (int. Myanmar) është prodhuesi më i madh i Opiumit në botë.
Ekonomia
Pas disa dhjetëvjeçarëve të luftës, ekonomia e këtij vendi zhvillohet po thuaj se në nivel të fshatrave. Si do që të merret partnerët kryesorë të Afganistanit janë Pakistani dhe Irani. Mbjellja e opiumit edhe pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve ende vazhdon dhe është produkti më i eksportuar i Afganistanit në botë perëndimore.

Demografia
Afganistani është shtet me popullsi shumë kombësie dhe me pakica kombëtare. Historikisht populli i Pashtunëve ka qenë shpesh kombësi shtet formuese. Në vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionë banorë. Ndarja e përkatësisë etnike të popullsisë së Afganistanit është e vështirë, kështu ndarja sipas gjuhës, religjionit apo sipas veçorive të grafike të vizatuara në trupat e banorëve të disa popujve si të mongolëve (Hazara) mund të bëhet vetëm duke pasur parasysh që këto ndërthurën në mes veti. Të dhënat e më poshtme japin vetëm një parafytyrim për llogaritje të përafërt të strukturës së popullsisë
Pashtunët (Pashtun), - Afganët etnikë, janë themeluesit dhe paguesit e vendit. Përbëjnë 40% të popullsisë së Afganistanit
Në përbërjen e këtij populli hynë disa fise nomade, ndër të cilët më të dalluarit janë Kuçi (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesëtarë. Ky fis është i mbrojtur dhe pajisur me privilegje në bazë të artikullit 14 të kushtetutës së Afganistanit të cilat i japin edhe drejtën në qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjesë e Pashtunëve nuk janë Pashtun.
Tagjikët (ang. Tajik) – janë banorët persë të regjionit. Përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
Ndër grupet më të njohur të Tagjikëve janë Kiszibashët (ang. Qizilbash). Ky grup përbëhet nga pasardhësit e ushtarëve turko-persë nga koha e sundimit të Safirëve (ang. Safavids ) .
Hazarët (ang. Hazara) – janë pasardhësit e ushtrisë së Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin gjuhën perse dhe përbëjnë 20% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit.
Uzbekët (ang. Uzbek) – një ndër popujt e shumtë turk të Azisë qendrore dhe përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
Po ashtu ka shumë grupe të popujve të ndryshëm si Amiakët, Nuristanët dhe Baloshët (ang.Baloch)
Popullsinë e Afganistanit e përbëjnë shumica fshatare me rreth 78%.





Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE