Bazuar ne liriken e L. Poradecit
"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Roberi"
Pa dyshim qe per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte
dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe shpirtin,
te ben me te mire, nje force universale dhe
misterioze njekohesisht. Per
dashurine jane thurur poema, romane te tera, jane bere serenata, flijime dhe
sakrifica, qe ne fillimet e njerezimit. Dashuria na vjen ne shume forma,
dashuri per nje djale ose vajze, dashuri per atdheun, dashuri per prindin, per
jeten apo dhe per sende ndonjehere. Mirepo sado qe kjo ndjenje me gjithe
lartesine e saj na mbush me gaz dhe emocion, nuk eshte gjithmone kaq
shperblyese.
Dashuria eshte bipolare, ajo nuk vjen gjithmone me gaz e lumturi, dashura ka
vuajtje, ka brenga me rrjedhen e vrullshme qe sjell.
Kur nje njeri dashuron, ai harron gjithcka te trishte dhe fluturon me mendime
per vashen e bukur apo djalin e zemres. Behet njeri me i mire, dashuron dhe
gjerat me te vogla qe gjen cdo dite perreth, ndihet sikur do te pushtoje boten.
Padyshim qe dashuria i jep njeriut nje force sa tokesore aq edhe qiellore ne
shpirt. Dhe gjithe keto gjera pozitive e bejne njeriun me te lire, te afte te
beje gjithcka, me forcen dhe vullnetin e duhur per te arritur dhe me te
pamunduren.
Mirepo dashuria nuk ka vetem keto ane te mira te saj, sic permendem dhe me pae,
ajo eshte bipolare.
Dashuria shpesh na ben te vuajme, na roberon shpirtim me skutat e saj te erreta
dhe kthetrat qe nuk te leshojne, dashuria na roberon. Ajo na roberon kur
personi i cili duam nuk na e kthen ndjenjen e paster. Dhe njeriu thyhet ne
shpirt, zemra i copetohet, por dashurine nuk mund ta lere dot menjane...ajo
qendron aty, e palevizur dhe kokeforte. Dashuria eshte roberuese kur personi i
zemres ndodhet larg, i distancuar...dhe ne ndjejme mall, nje mall akoma me
roberues se refuzimi, nje mall vajtues. Sado qe perpiqemi te mbledhim copat e
zemres se roberuar dhe ti ngjisim serish, ajo na e thyen serish, nuk do tja
dije.
Megjithate, sado roberuese ne shpirt apo sado me jete dhe gaz te na mbushe
dashuria, mund te themi qe ajo eshte nje ndjenje universale, e paperseritshme
dhe mbi te gjitha e domosdoshme per njeriun. Dashuria eshte eliksiri i jetes,
ajo na ben qe te bejme cmendurite me te medha. Dashuria thyen cdo barriere, ajo
kerkon ne kembim vetem pak besim.