Bukuria. Si perceptohet.
Shpesh e kemi pyetur veten ne nje pike te jetes: cfare eshte bukuria, pas te
ciles thuren kaq shume poema, kenge dhe industri te tera? Pasi analizova arrita
ne perfundimin qe bukuria nuk eshte gje tjeter vecse vetebesim. Shume njerez ne
boten e sotme e shohin bukurine thjesht si paraqitjen e jashtme te dikujt. Dhe
ne fakt nuk e kane gabim: sigurisht qe bukuria fizike ekziston, dhe madje eshte
teper terheqese, godet syrin ne momentin e pare...por keto njerez shpesh
deshtojne ne perceptimin e bukurise se brendshme. Vetebesimi dallohet dhe ne
jeten e perditshme, kur dikush merr komplimenta per nje prerje te re te flokeve
apo nje veshje te re, fillon dhe ndihet me mire, me me shume vetebesim dhe dita
merr nje kthese pozitive. Vetebesimi rrit vetevleresimin tone, i cili i jep
njeriut nje pikepamje me pozitive per jeten, dhe kjo nevojitet per nxjerre
bukurine e brendshme te nje njeriu.
Perceptimi mbi bukurine eshte sigurisht mjaft i gjere, duke e bere nje teme
komplekse, dhe prandaj ka dhe mjaft pikepamje per bukurine. Nje shembull i
tille eshte nje grup etnik ne Afrike te cilet besojne qe te kesh unaza rreth
qafes te cilat ta zgjasin ate, i ben te bukur. Po ashtu si ne Kine ku kembet e
vogla merren si shembull i bukurise dhe njerezit kane krijuar metoda per
mosrritjen e tyre. Keto jane vetem disa shembuj te disa traditave antike lidhur
me bukurine fizike; te shohesh ate te brenshmen eshte nje menyre tjeter per te
pare bukurine. Njerezit kane filluar te besojne qe vetebesimi dhe bukuria jane
te nderlidhura. Ne kerkim te evidencave per te mbeshtetur kete argument, me
erdhi ndermend nje shembull i perditshem: Kur dikush ka vetebesim duket qe ne
sjellje pasi ka tendence te vishet me gjera qe i shkojne, rregullohet per tu
dukur sa me mire dhe nga ana e jashtme, kujdesen per veten dhe per me teper
buzeqeshin me teper. Buzeqeshjet jane gjithmone te bukura. Kur sheh qe ai
vetebesim qe rrezatohet i ben te gjithe te tjeret rreth teje te ndihen me mire,
kupton qe bukuria i rrethon te gjithe.
Sigurisht bukuria eshte subjektive, por gjithcka mjafton eshte pak vetebesim
dhe te jemi mendjehapur te arrijme te shohim te gjithe bukurine qe na rrethon
cdo dite. Streset qe hasim ne jete ndonjehere na bejne te harrojme te shohim
perreth dhe te mos perceptojme te gjithe gjerat e bukura qe na rrethojne. Le te
ndalojme te gjithe nje moment dhe te harrojme gjithcka...a nuk duket cdo gje me
bukur tani?