TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË
Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes
per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka
pjellore e trimave te pafund ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente
ata fitimtare.
Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin
shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten
ilire,arber deri sot te ne shqiptaret.
Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur
shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare qe gjaku paraardhes diti ta
shkruaje vete fatin e tij, diti ta luftoje fatin e tij dhe mesoi ta ndryshonte
ate.
Ne qiejt bashkekohore valevit e pacenuar liria, rrjedh e lumtur gjuha shqipe,
levizin te denje ne tokat e tyre shqiptaret sepse te paret tane e deshen dheun
e tyre, me gjak mbollen frutin e lirise dhe me nder luftuan per te qene
fitimtare.
Ata jane frymezimi yne fisnik,jane historia jone e skalitur me heroizem, jane
eterit e tokes qe une dua dhe jetoj per te realizur endrra.
Ata jane poezia qe rimon ne gojen e cdo patrioti, jane lumi qe kthjellteson
vargjet e lavdishme te himnit legjendar.
Sot e shohim qiellin me te paster sepse shpirterat hyjnore ndriten dhe pas
vdekjes, sot sodisim malen me kersheri sepse pemet e larta u bene lapidare per
heronjte dhe sot deti duket perrallor sepse te paret tane lundruan per te
zhdukur dallget qe sillnin nenshtrim.
Faqet e histories shqiptare kullojne lufte, gjak, nder, lavdi dhe liri te cilat
shpirtezojne zemrat e atyre qe e deshen atdheun,e deshen te ardhmen dhe mbi te
gjitha deshen ekzistencen e tyre.
Gjaku qe mbajme ne vena,vyrtytet qe rrisim ne shpirt dhe fati qe kemi
trasheguar jane vepra me humane e forteses fisnike ilire.
Dheu mbi te cilin ndertojme te ardhmen,ligjet e skalitura te nderit dhe gjuha e
arte shqipe jane skulptura qe arberit e ngriten per te mbledhur shqiperine
rreth shkelqeimit te saj.