Kartat e kreditit
Leshimi i kartes:
Bazuar ne aplikimin e aprovuar nga Banka, kjo e
fundit i leshon klientit karten e kreditit pas dy javesh qe nga dita e
aplikimit.
Nese karta nuk merret nga klienti brenda nje
periudhe te caktuar Banka ka te drejten e anullimit te saj.
Me marrjen ne dorezim te kartes kartembajtesi duhet
te firmose ne panelin e nenshkrimit te kartes.
Perdorimi i kartes:
Kartembajtesi mund ta perdore karten per te paguar
per mallra dhe sherbime ne POS, ose per te terhequr cash ne ATM qe kane logon
qe mban karta si brenda territorit te Republikes se Shqiperise ashtu edhe
jashte saj.
Nese dyshohet per perdorim te paautorizuar,
Kartebmajtesi mund te kerkoje nga karta bllokimin e saj.
Kartembajtesi eshte i detyruar te mos ia beje te
ditur PIN-in e kartes personave te tjere, duke e perjashtuar Banken nga cdo
pergjegjesi. Gjithashtu Kartembajtesi mund te ndryshoje PIN-in e kartes sipas
deshires ne cdo ATM te Bankes.
Banka percakton limite kufizuese ne perdorimin e
kartes ne ATM dhe POS.
Cdo Kartembajtes qe pajtohet me kushtet e kartave
dhe ka shlyer rregullisht detyrimet e llogarise se kartes se tij, eshte
automatikisht i klasifikueshem per te marre pjese ne programin e Pageses me
Keste te kartes se Kreditit, program i cili mundeson Kartembajtesit te kryeje
blerje me me keste mujore per te mira dhe sherbime te caktuara, qe tregetohen
ne pikat e shitjeve qe percaktohen nga BKT kohe pas kohe duke perdorur limitin
e disponueshem te kartes se tyre. Kjo mundesi ofrohet vetem per Kartembajtesit
e kartave MasterCard, si per kartat kryesore edhe per ato shtese.
Kartembajtesit e MasterCard mund te bejne blerje me
Pagesen me Keste per ato te mira she sherbime cmimi I te cilave eshte
minimalisht 2000 ALL.
Mjetet e identifikimit te nevojshme:
Karte identiteti ose pasaporte, nuk pranohet
patenta.
Afati i kartes se kreditit eshte 4 vjet.
Karta e kreditit ne BKT ofrohet vetem ne monedhen
Lek dhe jo per monedha te tjera.
Procedurat ne rast vjedhjeje/ humbjeje:
Ne rast humbjeje ose vjedhjeje te kartes,
Kartembajtesi eshte i detyruar te lajmerone brenda 24 oreve Banken ne numrat e
emergjences te vene ne sherbim nga Banka.
Pari Banke merr ne shqyrtim njoftimin e bere nga
Kartembajtesi vendos te anulloje ose te pezulloje karten e kreditit.
Karta e anulluar, me aprovimin e bankes do te
zevendesohet nga nje e re, shpenzimet per zevendesimin e kartes do te mbahen
nga llogaria e Klientit.
Rinovimi i kartes :
Karta do te rinovohet nga Banka nje muaj para afatit
te skadences. Nese Kartembajtesi nuk deshiron rinovim te kartes duhet te
njoftoje Banken dy muaj para, ne te kundert rinovimi do te konsiderohet i
pranuar dhe Klienti duhet te marre karten e rinovuar.
Te dhenat per Karte Krediti :
Detyrimi vjetor i kartes : Prima- 1500 All; Prima Gold: 3000All.
Komisione per blerje ne POS: falas
Shuma minimale per tu paguar: 30 % e shumes se
transaksioneve
Interesi mujor per pagese te vonuar : 2%
Penaliteti per pagese te vonuar te shumes minimale:
3%
Komisioni per pagese te vonuar te shumes minimale :
500 All
Komisioni per tejkalim te limitit: 1500All
Limiti maksimal i terheqjeve cash: 10% e limitit te
kartes
Interesi mujor per terheqje cash: 2.5%
Komisione per terheqje cash prane BKT ose brenda
vendit: 2% e shumes se transaksionit( min 500 All)
Komisioni per terheqje cash jashte vendit: 3 % se
shumes se transaksionit( min 500 All).
Riprintim automatik i kartes/PIN-it: Falas
Riprintim I Kartes ne rast humbjeje/vjedhjeje: 750
All
Riprintim PIN-I ne rast huumbje/vjedhje: 350 All
Interesi
mujor I pageses me keste deri ne : 2.5%.