FAKULTETI I BIZNESIT
LËNDA: INSTITUCIONE FINANCIARE
TEMA : “FORMAT E BURSES DHE BURSA E TIRANES”
Cfare kuptojme me Burse
Bursa (lat. bursa - trastë, qese)
është një treg i organizuar për aksionet, huane, valuten, apo mallra të
caktuara. Bursa është
një vend ku shoqeri aksionare dhe firma të
ndryshme private drejtohen për të ngritur fondin e investimeve dhe siguruar kapitalet
e tyre. Sigurimet tregetohen nga anetaret e burses, qe veprojne si agjente
(komisionere) dhe kryetare (shites ose tregetare). Shumica e bursave kane nje
vend real por edhe virtual ku komisionerë dhe tregetare takohen per te kryer
urdherat e institucioneve dhe investoreve individuale qe perfaqesojne per te
blere dhe shitur sigurime.
Bursa financiare eshte pjese themelore e tregut te organizuar
si treg i hapur ne publik dhe funksionon me parimin e ankandit.1 Bursa nenkupton kryerjen e transaksioneve
brenda nje mjedisi ne nje shesh/ dysheme. Te
gjitha porosite per blerje dhe shitje individet ua ofrojne
ndermjetesve(brokers) simetreike te krahut te kundert. Keshtu ndermjetesit per
blerje takojne ndermjetesit per shitje. Emertimi burse ne gjuhen angleze eshte
‘exchange’ ne gjuhen fringe ‘ la bourse’, ne gjuhen gjermane ‘die borse’, ne
gjuhen ruse ‘birzha’, ne gjuhen kroate ‘burza’ etj.2
Sado qe origjinen bursat e kane nga shekulli I XV,
kur per here te pare u themelua bursa ne Anvers ne vitin 1462, vetem ne mesin e
shekullit te XVI paraqiten bursat e para te organizuara, si ajo e Parisit
(1562) dhe ajo e Londres ( 1566). Bursat moderne ne kuptimin bashkekohore
paraqiten nga mbarimi I shekullit XVII. Tregetia ne keto bursa zhvillohej sipas
parakushteve bashkekohore, ne menyre te organizuar dhe te specializuar. Sot
bursat jane akoma me te zhvilluara. Zhvillimet e teknologjise informatike kane
bere qe me shume shkembime te kryhen shume shpejte dhe pa prezencen fizike te
bleresit me shitesin.
Llojet e Bursave
Sipas menyres se organizimit te bursave, ato I
ndajme ne tre lloje :
Forma angleze e burses
Forma franceze e burses
Forma e kombinuar e burses
Forma angleze e organizimit te burses eshte
institucion plotesisht privat, i organizuar ne formen e shoqerise aksionare.
Numri i aksionereve antare te burses eshte i kufizuar, ndersa pranimi i
antareve te rinj behet sipas dispozitave dhe normave te burses. Ne pergjithesi
keto lloje bursash karakterizohen nga tipare konservative per sa i perket
shtimit te antareve te rinj. Ne keto lloje bursash bankat nuk jane antare te
saj. Per shembull ne Britanine e Madhe bankat nuk jane antare te bursave. Edhe
pse bursat e formes angleze mbeshteten ne kapitalin aksiones privat, shteti ka
te drejten e ushtrimit te kontrollit mbi
punen qe ben bursa.
Nder bursat me te njohura te organizuara ne kete
forme permendim: Bursa e Londres (Stock Exchange), e cila ka 2500 antare, nga
te cilet 1250 jane te pavarur; Bursae Nju-Jork-ut ( Wall-Street Exchange), qe
ka numer fiks te antareve 1475 antare, Bursa e Tokios, e cila ka 1146 antare,
etj.
Forma franceze e organizimit te burses ka karakter
juridiko-politik, te cilat themelohen sipas nje ligji te vecante. Ne keto lloje
bursash mund te antaresohen edhe bankat. Keto bursa karakterizohen nga
pjesemarrja e konsiderueshme e shtetit ne administrimin e tyre. Antaret jane te
detyruar te paguajne tarifen e regjistrimit dhe ato jane te organizuar ne sindikaten
e burses, e cila garanton te drejtat e antareve te saj.
Nder bursat me te njohura sipas kesaj forme
permendim: Bursa e Parisit, Bursat e tjera ne France, Belgjike, Gjermani,
Itali, Zvicer, Porugali,Spanje dhe Austri.
Forma e kombinuar e organizimit te burses eshte nje
forme ku nderthuren karakteristikat e formes angleze me ate franceze.
Themeluesi i bursave te kombinuara eshte shteti, i cili edhe administron edhe
kontrollon punen ne burse. Antaret e bursave jane vetem bankat dhe
institucionet e tjera financiare. Numri i antareve te bursees nuk eshte i
kufizuar, ndersa antaret e rinj i pranon banka. Antaret jane te dertyuar te
paguajne antaresine e burses. Bursat me te njohura te organizuara ne kete forme
jane : Bursa e Frankfurtit, Bursa e Cyrihut, Bursa e Vjenes etj.
Transaksionet ne Burse : Mekanizmi i funksionimit te
nje dite Burse
Organizimi i nje dite tregetimi nis me tingujt e nje
kembane,qe se pari kembana eshte paraqitur ne vitin 1870 kur u
institucianolizua tregetimii vazhdueshem. Zakonisht personat qe godasin
kembanen jane njerez te ftuar nderi( biznesmene te medhenj, zyrtare,
personalitete ekonomike dhe politike).
Renia e kembanes shihet si bestytni ndaj shpesh zgjidhen ‘njerez me dore
te mbare’. Ne menyre te thjeshtezuar, mekanizmi i nje transaksioni ne burse
eshte si vijon :
Nje person qe do te bleje aksone ne burse,
pavarsisht nese eshte banues ose jo ne vendin qe ndodhet bursa , kontakton me
nje ndermjetes broker, i cili lidhet me nje tregetues te dyshemese
(specialist). Nese nuk ka shites te tjere te aksioneve qe do te bleje
investitori, atehere specialisti mund te shese aksionet qe ka ai vete ne
gjendje, nese ka. Nese nuk ka vete ne gjendje specialisti lidhet me nje
specialist tjeter. Bursa vepron si nje ankand, i shitet atij qe ofron me shume.
Palet qe kuotojne ne burse jane antare te burses dhe mbajne llogari ne te.
Llogaria ne burse eshte llogaria ku evidentohet gjendja e titujve financiare ne
fillim te dites se burses, shitjet, dhe blerjet me cmimin perkates gjate dites
dhe ne fund te dites. Mbi kete baze llogaritet dhe cmimi mesatar i tregetimit.
Ne prag te celjes se burses palet e interesuara per
shitje i regjistrojne kuotimet ne terminalin e shitjeve. Terminali ne menyre
automatike i rrjeshton ato nga shitesi me cmimin me te ulete(ne fillim) e me
renditje per tek shitesi me cmimin me te larte (ne fund), gjithnje per te
njejtin titull.
Ndersa tek terminali i paleve blerese ndodhe e
kunderta. Kuotimet e regjistruara te paleve blerese menjehere rrjeshtohen sipas
bleresit me cmim me te larte (ne fillim) dhe ne vijim deri tek bleresi me
cmimin me te ulet( ne fund).
Bursa e Tiranes
Ekonomia shqiptare, si nje ekonomi ne rritje dhe me
burime te kufizuara financimi, ne stadin aktual te zbatimit te nje projekti
ambicioz makroekonomik dhe privatizimi te potencialeve strategjike te saj, ka
nevoje te zhvilloje tregun e letrave me vlere. Viti 2002 shenoi nje kthese ne
zhvillimin e tregut te kapitaleve ne Shqiperi me shkeputjen e Burses se Tiranes
nga Banka Qendrore.
Historiku
Bursa e Tiranës është e para bursë e krijuar në
Shqipëri. Bursa e Tiranës u krijua fillimisht si departament i Bankës së
Shqipërisë, me qëllimin për ta shkëputur atë pas një periudhë tranzitore
disavjeçare. Ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i
saj bazë konsistoi në tregtimin sekondar të bonove të thesarit dhe të 5
obligacioneve qeveritare. Sesionet e tregtimit u zhvilluan fillimisht dy herë
në javë, por pas tetorit 1997, sesionet filluan të kryheshin çdo ditë pune dhe
si instrumente tregtimi u pranuan dhe bonot e thesarit 3 dhe 6 mujore. Ajo vuri
në funksionim dhe tregun primar të bonove të thesarit deri në 1 gusht 1998. Pas
kësaj date e në vijim, ankandet kryhen pranë Departamentit të Operacioneve
Monetare të Bankës së Shqipërisë.
Bursa e Tiranës u shkëput përfundimisht nga Banka e
Shqipërisë në 1 korrik 2002, për të vijuar me organizimin dhe funksionimin e
saj si shoqëri aksionare. Bursa e Tiranës mori liçensën përfundimtare si treg
titujsh në 1 korik 2003, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kjo liçensë u
rinovua përsëri në vitin 2005 për një afat 2-vjeçar. Në vitin 2007, Bursa e
Tiranës u liçensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për një afat të
pacaktuar.
Misioni dhe vizioni
Misioni i Burses se Tiranes eshte organizimi dhe
zhvillimi i tregut te titujve ne Shqiperi, duke krijuar kushtet me te favorshme
per emetuesit, investitoret dhe ndermjetesit financiare, per shfrytezimin sa me
eficent te tregut te kapitaleve.
Vizioni i Burses se Tiranes:
Te sisuroje nje fluks te mjaftueshem kapitali
(vendas dhe te huaj) perfinancimin e shiqerive private dhe sektorit publik.
Te siguroje se investitoret si individuale ashtu
edhe institucionale, te gezojne mundesi te medha per te investuar dhe diversifikuar
portofolet e tyre.
T’u garantoje vecanerisht investitoreve individuale
nivele te arsyeshme mbrojtjeje.
Te garantoje nje nivel te aryeshem kthyeshmerie nga
kapitali i investuar ne tregjet e kapitaleve.
Anetaresimi ne Bursen e Tiranes
Te drejten per te qene antar sipas ligjit Nr.9879,
date.21.02.2008 ‘Per Titujt’ e gezojne:
Shoqerite komisionere, te cilat jane shoqeri
aksionere, me seli ne Republiken e Shqiperise, veprimtaria e te cilave eshte
kryerja e transaksioneve me titujt ne perputhje me dispozitat e parashikuara ne
ligj dhe me licencen e leshuar nga Autoriteti
Bankat, te cilat jane shoqeri aksionere te licesuara
nga banka e Shqiperise per te ushtruar veprimtari financiare te parashikuara ne
ligjin ‘Per Bankat’ dhe qe mund te kryejne veprimtari lidhur me titujt, vetem
pasi te jene licensuar nga Autoriteti per te kryer kete veprimtari.
Proceduarat e antaresimit
Cdo shoqeri aksionere qe kerkon te antaresohet duhet
te :
Te paraqese nje kerkese me shkrim prane Burses se
Tiranes
Kopje e noterizuar e NIPT-it
Kopje e noterizuar e statutit dhe cdo ndryshim te
pasqyruar ne QKR
Kopje e licences se marre nga Autoriteti
Kopje te marreveshjes se lidhur te pakten me nje
komisioner burse
Te kete gjendje financiare te shendoshe,te provuar
me bilancin e certifikuar nga Eksperti Kontabel I Autorizuar dhe vertetimin e
zyres se Tatim-Taksave
Bursa do te njoftoje menjehere te gjithe antaret e
tjere te burses ne lidhje me aplikimin per antaresim te antarit te ri. Cdo
antari te burses i jepet e drejta qe te shpehe mendimin e tij me shkrim per
aplikimin per antaresim te antareve te rinj dhe t’ia paraqese ate Burses.
Keshilli merr ne shqyrtim aplikimet dhe e miraton ose e rrezon ate me shkrim
brenda tridhjete diteve nga data e dorezimit te aplikimit.
Oraret dhe ditet e tregetimit
Cdo të hënë dhe të mërkurë për tregtimin në tregun
zyrtar (10:00-12:00)
Cdo te premte për tregtimin në tregun paralel
Tregtimi fillon në orën 10:00 dhe zgjat deri në
12:00, ose deri në arritjen e çmimit të mbylljes. Periudha e tregtimit mund të
zgjatet ose shkurtohet nga Bursa, nëse një gjë e tillë kërkohet nga volumi i
tregtimit.
Instrumentet e
tregetimit
Instrumentet e tregetimit ne Bursen e Tiranes jane
tituj te parashikuar ne nenin tre te ligjit ‘Per Titujt’, dhe instrumentave te tjere
financiare te miratuara nga Keshilli Mbikeqyres i Burses. Keshtu nder
instrumentet kryesore do te jene :
Tituj borxhi qeveritar ( Bonot e Thesarit dhe
obligacione qeveritare)
Tituj borxhi te enteve lokale( Obligacione
bashkiake)
Aksionet e shoqerive aksionere
Tituj borxhi te shoqerive aksionere ( Obligacione
koorporative) etj.
Ecuria dhe problemet e burses se Tiranes
Fillimisht ,Bursa e Tiranes u organizua si treg
ankandi i gejtuar nga porosite e marra per blerje dhe shitje. Duke qene se
instrumentet e tregetueshem ishin vetem bonot e thesarit me afet 12 mujor, pese
seri obligacionesh qeveritare te emetuara per ristrukturimin e huave te keqija
te ish kooperativave bujqesore dhe Bonot e Privatizimit, veme re se Bursa e
Tiranes ka vepruar vetem ne tregun monetar ( te parase) dhe jo ne tregun e
kapitaleve.
Arsyet kryesore qe ndikuan ne mos funksionimin e
Burses se Tiranes permendim: 4
Kriza ekonomike e politike e vitit 1997
Mosperputhja kohore e shperndarjes fizike te bonove
te privatizimit me procesin e privatizimit te ndermarrjeve shteterrore
Skema e papershtatshme e tregetimit ne BT ,
seksionet e saj ne nuk ofronin ndonje cilesi interesante per tregetimin e tyre duke bere qe shiteblerja ne tregun
informal te ishte me komode.
Mosperfshirja e tyre ne procesin e privatizimit
zvogeloi interesin e zoteruesve te tyre.
Arsyet e mosfunksionimit te Burses se Tiranes5
Pavarësisht përpjekjeve, tashmë disavjeçare për
funksionimin e Bursës së Tiranës, ende askush nuk ka dëgjuar të flitet për
shitblerje të aksioneve, apo për listimin e ndonjë shoqërie tregtare në të.
Vënia në funksionim e Bursës së Tiranës, sigurisht që është një proces kompleks
dhe i ndërvarur nga shumë faktorë:
Paqendrueshmeria politike e perseritur ne Shqiperi
Nivelin e ulet te zbatueshmerise se ligjeve dhe te
rregullave ne Shqiperi
Mjedisi ekonomik i vendit i karakterizuar nga
madhesia modeste e ekonomise se vendit mungesa e vizionit dhe e strategjise
globale te zhvillimit ekonomik,
Mangesite dhe boshlleqet ne ligjin aktual ‘mbi
shoqerite tregetare’;
Cilesite aktuale te arkitektures se sistemit
financiar shqiptar si model me bosht kryesor sistemin e bankave. Ky i fundit,
realisht mbetet ne pozita monopoli ne fushen e sherbimit te mobilizimit te
burimeve financiare e monetare;
Mungesen pothuajse teresore te tregut te kapitaleve(
ne vendet e Europes Qendrore e Juglindore Shqiperia eshte i vetmi vend pa treg
kapitalesh;
Nivelin e larte te informalitetit ne vend
Jeten relativisht te shkurter te biznesit privat ne
vend;
Mungesa e ndermjetesve finaciare te specializuar (
bankat e investimeve, shtepite e brokerimit, keshilltaret financiare)
Paaftesine e nje pjese te rendesishme te bizneseve
per te plotesuar kriteret kryesore cilesore te listimit ne burse tek te cilet
permendim: niveli i ulet i menaxhimit, cilesi e ulet dhe jo e besueshme e te
dhenave dhe e raportimeve
financiare,kulture e ulet financiare e derjtueve dhe e pronareve, shtremberime
ne procesin e vendimmarrjes.
Mosperfshirjen e Burses se Tiranes ne procesin e privatizimit
masiv dhe ate te sektoreve strategjike,
Kulturen ekonomike dhe financiare te pamjaftueshme te popullsise se
vendit (modeli i vjeteruar individual e familjar i pasurise jashte konceptit te
aksioneve, obligacioneve, etj, si mundesi investimi)
Mungesen e lehtesive fiskale ne fushen e
veprimtarise bursiere si per palen investuese ashtu edhe per ata qe synojne
kuotimin e ndermarrjeve te tyre ne burse.
Faktoret qe lehtesojne zhvillimin e Burses Se
Tiranes
Kjo gjendje e pakenaqeshme ngerci e Burses se
Tiranes dhe argumentet per te dale nga kjo gjendje jane kthyer ne nje nga temat
me te diskutuara ne ekonomine shqiptare. Sipas
specialisteve egzistojne disa faktore te cilet do te lehtesojne rrugen drejt
zhvillimit te Burses se Tiranes. Nder te cilet mund te permendim.
Permiresimi I vazhdueshem I klimes se biznesit per
sektorin privat I cili vleresohet se jep deri ne 80% te PBB dhe puneson rreth
67% te fuqise punetore.
Permiresimi dhe plotesimi i kuadrit ligjor mbi
standartet e kontabilitetit dhe te pasqyrave financiare.
Prania e nje baze ligjore te mjaftueshme per
privatizimet strategjike.
Prania e nje numri te mjaftueshem te institucioneve
te tregut te kapitaleve.
Niveli i kenaqshem i kursimeve te popullsise te
cilat, duke perjashtuar renien e nivelit te vitit 2002 te shkaktuar prej
keqkuptimeve te lindura tek nje pjese e popullsise per Sistemin e Sigurimeve te
Depozitave ( SSD).
Zbatimi i nje politike monetare te arsyeshme dhe
nivel i moderuar i inflacionit- mjafton te permendim qe objektivi i inflacionit
te shenjestruar ( kufiri) eshte 2-4%.
Megjithate pavareshisht situates ne te cilen ndodhet
aktualisht Bursa e Tiranes, ne shpersojme per nje zhvillim dhe funksionim te
saj. Por nje nga çelsat kryesor e suksesit te mundshem te Burses se Tiranes
mbetet kontributi me I madh I shtetit. Kerkohet nje vullnet dhe vendimmarrje e
qarte dhe e prere politike per mundesine e perdorimit te burses si mjet per
privatizimin e ndermarrjeve shteterrore qe i plotesojne kushtet per listim, per
angazhimin e burses ne tregun paresor te bonove te thesarit, por edhe ne tregun
dytesor, per zhvillimin e tregut te obligacioneve qeveritare, per zhvillimin e
tregut te letrave me vlere te qeverisjes vendore ,per persosjen dhe plotesimit
me te mire te legjislacionit ne fushen e tregjeve financiare.
Konkuzionet
Bursa eshte nje treg i organizuar ku blihen dhe
shiten te mira dhe sherbime
Tre format e organizimit te Burses jane: forma
angleze, forma franceze dhe e kombinuar
Bursa e Shqiperise eshte Bursa e Tiranes e cila u
shkeput nga Banka Qendrore ne vitin 2002
Para vitit 2002 Bursa ka kryes shume pak
transaksione, ndessa pas shkeputjes nga BQ Bursa e Tiranes nuk ka funksionuar.
Disa nga shkaqet qe kane cuar ne mosfunksionimin e
Burses se Tiranes permendim: paqendrueshmerine politike, nivelin e ulet te
zbatueshmerise se ligjeve, mangesite dhe boshlleqet e ligjit mbi shoqerite
tregetare, mungesen thuajse teresore te kapitaleve, mosperfshirjen e Burses se
Tiranes ne procesin e privatizimit masiv dhe ate te sektorve strategjike, jeten
relativisht te shkuter te biznesit ne shqiperi, mungesen e ndermjetesve te
specializuar financiare, nivelin e larte te inforamlitetit, kulturen ekonomike
dhe financiare te pamjaftueeshme te popullesise, mungesen e lehtesirave
financiare, paaftesine e nje pjese te madhe te bizneseve per te plotesuar
kriteret cilesore te listimit ne burse, niveli i ulet i menaxhimit, cilesi e
ulet dhe jo e besueshme e te dhenave dhe e raportimeve financiare.
Faktoret qe lehtesojne funksionimin dhe zhvillimin e
metejshem te Burses se Tiranes : zbatimi i nje politike monetare te arsyeshme
dhe niveli i moderuar i inflacionit (2-4%), permiresimi i vazhdueshem i klimes
se biznesit per sektorin privat,prania e nje baze te mjaftueshme per
privatizimet strategjike, permiresimi dhe plotesimi i kuadrit ligjor mbi
standartet e kontabilitetit dhe te pasqyrave financiare, etj.