Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Interneti. Tipat kryesorë të komunikimit. Probleme dhe perspektiva.

Interneti.  Tipat kryesorë të komunikimit. Probleme dhe perspektiva.

Hyrje
1. Informatika luan rol themelor në shoqërinë bashkëkohore. Frytshmëria e saj nuk vjen vetëm prej aftësive të larta të
kompjuterëve, por edhe nga mundësia e komunikimit që është krijuar ndërmjet tyre duke i bashkuar,
domethënë nga aftësia për t'i lidhur në rrjet. Në këtë mënyrë dy anët e tyre të forta, depozitimi i informacionit dhe aftësia për ta përpunuar janë shumëfishuar në përmasa të pakufishme dhe secili aparat e ka rrugën të hapur për të përfituar nga mundësitë e të tjerëve, me të cilët është lidhur, e u jep edhe atyre rastin të përfiiojnë prej mundësive të tij. Tashmë është krijuar një rrjet me përmasa botërore; Interneti. Me përjashtim të atyre që kanë arsye teknike, sepse janë mjaft të vjetër, gjithë kompjuterët mund të bashkohen mes tyre. Nga mesi i vitit 1999 terësia e përdoruesve, shumica me kompjuter, e kishte kaluar numrin 150 milionë në mbarë planetin tonë, kurse në France 10% e popullsisë, afërsisht 6 milionë veta, hynin me zell për të punuar në këtë rrjet. Por edhe këto përmasa të shifrave shumë shpejt do të tejkalohen. Interneti është shndërruar në një mjet komunikimi masiv, i cili ka të bëjë jo vetëm me njerëzit e veçantë, por edhe me sipërmarrjeren e të gjitha llojeve, me administratat, shoqatat, kërkimin shkencor, institucionet shkollore e universitare, me veprimtaritë artistike e kulturore etj.
Do të përpiqemi të japim një përfytyrim për komunikimin nëpërmjet intemetit, porse do të kënaqemi vetëm me anën teknike të treguesve të përgjithshëm, meqë kjo nuk përbën ndonjë mangësi të madhe: Interneti ka prirje të papushuar për të qenë më i tejdukshëm, domethënë veprimet, që kryhen ndërmjet dërgimit të një mesazhi në rrjet dhe përgjigjes që vjen, bëhen në menyrë të padukshme për përdoruesin. Pra, po ashtu si për të ngarë një makine nuk është aq e nevojshme të dish se çfarë ndodh nën mbulesën e saj, edhe përdoruesi i veçantë i internetit nuk nxjerr ndonjë dobi të madhe nga informacionet teknike që do t"i tregoheshin. Natyrisht, mbetet e ligjshine kërkesa për të kënaqur kureshtjen e tij. Vetëm disa veprimtari profesionale kanë nevojë për dije të thelluara. Veç kësaj, për mënyrën sesi lidhemi me rrjetin ka një varg udhëzuesish përdorimi, të cilëve nuk synojmë t'ua zëmë vendin këtu.
Sa për pyetjen, se çfarë do të bëhet intemeti në të ardhmen, mund ta lëmë të lirë imagjinatën tonë ta gjejë, siç ka bërë presidenti Bill Gejts (Bill GatesJ i Vlicrosoft-it, një shoqëri që synon të bëhet prodhuesja më e madhe e pajisjeve kompjuterike të caktuara për internetin (Gates 1997).

Një rrjet ndryshe nga të tjerët
Te Interneti fjala net përdoret për të një tip të veçantë rrjeti. Le ta krahasojmë me rrjetin telefonik. Ky organizohet rreth nyjave, qe më saktë quhen centrale, me të cilat lidhen pajtimtaret. Nga ana e tyre centralet janë të lidhura me njëri-tjetrin, kurse interneti nuk është ndërtuar sipas këtij parimi hierarkik. Imazhi i rrjetit duhet marrë në një kuptim më të përpiktë, domethënë të një rrjete (net anglisht) prej fijesh me nyja, por pa pasur disa prej tyre ndonjë parapëlqim. Nuk ka nyja qendrore, nëpër të cilat duhet detyrimisht te kalojë informacioni. Ai mund të marrë rrugë krejt të ndryshme, duke e mënjanuar kështu anën e papërshtatshme të shkaktuar prej ndërprerjes dhe një pike depozitimi. Ka pasur më shumë sukses një imazh tjetër, ai i pëlhurës së meri-mangës (web). Edbe ai ka cenet e veta, sepse një pëlhurë e tillë nënkupton njw qendër, ku mbahen lidhjet, dhe gjithashtu kufij të caktuar. Kurse interneti është një lloj cerge në trajtë globi, që përfshin mbarë tokën, domethënë pa kufij dhe asnjë pikë e pëlhurës nuk është qendra e saj. "Në këtë rrjet komunikimet elektronike udhëtojnë pa pengesë me shpejtësinë e dritës, 300.000 kilometra në sekondë. Neti kështu i lidh për komunikim përdoruesit e vet pothuaj menjëherë dhe këtë e shprehin me fjalët "në kohë reale". Nuk ka më rëndësi largësia.
Multimedia ndërveprueseme përfitim nga hipertekstualiteti
Perveç të mirave që përmendëm në hyrje, rrjeti ka edhe të tjera, të cilat i mbledh ne një faqe joshëse. Komunikimi me anët të internetit është në themel multimedia dhe ndëraktiv. Për më tepër, mbështetet në hipertekstualitetin.

Kundrejt shumicës së mediave që ekzistonin përpara internetit, ndërveprimi përbën një risi. Radioja dhe televizioni kanë si parim që të lidhin marrës të panumërt me një transmetues, por komunikimi wshtë "asimetrik", domethënë bwhet vetëm në njërin drejtim. Dëgjuesit ose shikuesit kënaqen duke marre emisionet; ata nuk mund të përgjigjen ndryshe, veçse duke e mbyllur aparatin ose duke ndryshuar kanalin. Vetëm telefoni qysh në fillim i vinte pjesëmarresit në kushte barazie, sepse secili që bën thirrjen, vendos një shkëmbim me të thirrurin. Pasiviteti i komunikuesve nuk përshtatet me internetin. Kemi parë se pajisjet janë në gjendje të zëvendësojnë telefonin dhe faksin. domethënë tashmë kemi pasur media ndërvepruese. Lidhar me viset (sile) që mund të përdorim, ato të ndërtuara më mirë bëhen që të mund t'u drejtosh pyetje. Prandaj në themel intemeti është dialogues.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE