Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE



http://eseshkolle.blogspot.com/
TEMA : “BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE “ 
HYRJA :
Sistemi Bankar ,organizimi i tij  dhe Banka Qéndrore
Modelet e Bankave Qéndrore
Banka Qéndrore Europiane
Banka Qéndrore né Shqipéri
Funksionet e Bankés sé Shqipérisé
Politika Monetare dhe objektivat e saj
Instrumentat e Politikés Monetare
Tregu Monetare dhe mekanizimi i Politikés Monetare.

ZHVILLIMI:
SISTEMI BANKAR , ORGANIZIMI I TIJ DHE BANKA QENDRORE
Banka éshté njé institucion financiar ndérmjetésimi , qé shéeben pér té vendosur ekuilibrat e nevojshem midis flukseve ose subjekteve suficitare dhe atyre deficitare ne ekonomi . Né kete proces ndermjetesimi , ne dallim nga institucionet e tjera financiare, banka transformon maturitetin e fondeve te lira afatshkurtra né afatgjata dhe maturitetin e fondeve te lira afatgjata ne afatshkurtra. Bankat jane biznes i nje lloi te vecante ,objektivi i veprimtarise sé tyre éshté tregétimi i parasé. Né cdo vend bankat jane te shumta e te shuméllojshme. Né téresiné e tyre vendin kryesor e zéné padyshim bankat tregetare. Pérvec bankave tregetare , ne ekonomi te ndryshme ekzistojne edhe banka te llojeve te tjera , qé kryejne funksione té ndryshme pér ekonominé, ose shérbejne si banka té degéve té vecanta té ekonomisé, ose té zonave dhe rajoneve té vecanta. Teresia e llojeve té ndryshme té bankave , me lidhje té ndersjellta me njéra- tjetrén dhe me funksione té caktuara pérbén sistemin banker té cdo vendi.
Sistemi bankar i cdo niveli mund te jete i ndértuar me njé ose mé dy nivele. Né sistemin bankar me njé nivel , qe quhet ndryshe monobankar,funksionon vetem nje banké, e cila luan disa nga rolet e bankés qendrore si : emeton monedhen dhe kartmonedhen kombétare , si dhe kryen njékohésisht edhe disa nga disa funksionet e bankes tregetare ( pranon depozita, krediton ekonomine dhe publikun). Sistemet bankare me njé nivel jané karakteristiké e ekonomive te centralizuara.
Né sistemin me dy nivele ekzistojne dy lloje bankash. Né nivelin e pare funksionon , jo mbi baza tregetare, banka qéndrore si banke emetuese e parasé, si banké e bankave dhe banke e qeverise.
Né nivelin e dyte funksionojné mbi baza tregetare, njé térési institucionesh financiare qe kryejne veprimtari bankare dhe ku vendin kryesor e zéné bankat tregetare.
MODELET E BANKAVE QENDRORE
Bankat qéndrore ne pérgjithési jané ndérmjetés , funksioni kryesor i té cilave éshté realizimi i objektivave te politikes té shtetit , duke operuar me parametra té réndésishém monetaré, sikurse éshté oferta e parasé.
Njihen dy modele té krijimit , organizimit dhe ekzistencés sé bankés qéndrore. Né modelin e paré banka qéndrore organizohet si institucion public , shteteror,si proné e shtetit. Ndérsa né modelin e dyté bankat qéndrore jané té organizuara si shoqéri aksionere. Bankat Qéndrore té modelit té paré gézojné njé pavarési relative nga qeveria, por operojné né emer dhe pér llogari té shtetit. Né rastin e dyté , bankat qéndrore gézojné njé autonomi té ploté dhe pavarési mé té gjéré.
Né shumicén e véndeve , banka qéndrore éshté e identifikuar me emrin e shtetit qé i pérket, si Banka e Shqipérisé, Banka e Francés, Banka e Anglise, Banka e Greqise, etj. Por né disa vende te tjera ka emra te tjeré. Né SHBA banka qéndrore quhet Sistemi i Rezerves  Federale; né Gjermani quhet Bundesbank etj.
Banka Qéndrore éshté normalisht né zemér té sistemit té pagesave te vendit. Ajo pércakton ofertén e parasé dhe drejton sistemet e pagesave e té kompensimeve ndérmjet bankave. Ndéerkohé njé system I pagesave pér té qéné eficent , kérkon njé stabilitet monetar si objektivin e tyre kryesor. Bankat Qéndrore operojné gjithashtu me qéndrueshmériné e cmimeve, politikat e punésimit dhe té rritjes ekonomike. Né kété rast, banka qendrore duhet té arbitrojé , té gjejé ekuilibrin midis politikave  potenciale, né pamje kontradiktore me njéra-tjetren, si stabiliteti I cmimeve dhe punésimi I ploté.
BANKA QENDRORE EUROPIANE
Sistemi Europian I Bankés Qéndrore ka marre rruge filimisht me Traktatin e Mastritit. Ky sistem pérbéhet nga dy elemente : nga Banka Qéndrore Europiane (BQE) dhe nga Banka Qéndrore Kombétare té shteteve antare té Komunitetit Europian. Kéto té fundit jané mbajtéset ekskluzive té kapitalit ne euro , té pércaktuar prej BQE_sé. Né rolin e aksionerit ato marrin pjesé, né pozita té barabarta né pércaktimin e politikés monetare unike té Bashkésisé Europiane. Ndérkaq, vendimet me té réndésishme jané té pérqéndruara né BQE.
Né gjirin e BQE-sé dallohen tre organe té réndésishme : Drejtoria, Késhilli i Guvernatoréve , dhe Késhilli i Pérgjithshém. Dy organet e para gézojné té drejtén e vendimmarrjes té karakterit ekzekutriv, ndérsa Késhilli i Pérgjithshém éshté organ me karakter konsultativ.
Drejtoria – zbaton politikén monetare té BQE-se, né pérputhje me orientimet dhe me vendimet e marra prej Késhillit té Guvernatoréve. Ajo u jep orientimet e nevojshme bankat qéndrore kombétare té vendeve anétare, pérgatit mbledhjet dhe vendimmarrjet e késhillit té guvernatoréve, si dhe drejton punét operative té bankés. Drejtoria  perbehet nga presidenti , njé zévéndéspresident dhe kater antare. Vendimet  e drejtorisé merren me votim. Cdo anétar gézon té drejtén e njé vote. Né  rast se votat  ndahen né ményré té barabarté, vota e presidentit eshte pércaktuese. Antarét emérohen sipas nje akordi té pérbashkét té shteteve  anétare, me rekomandim té Késhillit Europianté ministrave té Ekonomisé dhe té Financave. Anétaret zgjidhen midis personave qé gézojné autoritet, eksperiencé, aftési profesionale dhe qé jané té mirénjohur né fushén monetare e bankare. Mandati i anétaréve té drejtorisé té BQE-se éshté teté vjet, pa té drejté pérseritje.
Késhilli i Guvernatoréve- éshté organi vendimmarres i BQE-se. Ai pércakton orjentimet dhe drejtimet kryesore té politikés sé  BQE-se si dhe merr vendimet e nevojshme né plotésimin e kétyre orientimeve. Késhilli pércakton politikén monetare, pérqindjet orientuese té interesave. Mbledhjet e Keshillit té Guvernatoréve jané konfidenciale , por ato mund te behen edhe publike. Keshilli mblidhet dhjeté here né vit. Késhilli pérbéhet nga guvernatorét e té gjitha bankave qendrore kombetare, si dhe nga antaret e drejtorise. Presidenti dhe zévendéspresidenti i drejtorisé jane gjithashtu edhe president dhe zévendéspresident i Késhillit té Guvernatoreve. Zgjatja e mandatit té antarit éshté e pércaktuar nga zgjatja e mandatit si guvernatoré té bankave qéndrore té cdo shteti. Mandati nuk mund té jeté né asnjé rast mé i vogél se pesé vjet. Cdo anétar ka njé,voté , e cila éshté e pavarur nga pozicioni qé ai mban si guvernator i bankés qéndrore té vendit te tij. Vendimet pér pércaktimin e politikés monetare té BQE-sé merren me shumicé té thjeshté té votave té Késhillit té Guvernatoréve.  endrore Kombwtare
Késhilli i Pérgjithshém  - éshté njé organ i krijuar pér té evidentuar pérjashtimin nga kontributi té vendeve qé nuk jane béré akoma antaré té BE-sé. Késhilli i pérgjithshém pérbéhet nga presidenti , zévendéspresidenti dhe nga té gjithé guvernatorét e té gjitha bankave  qéndrore kombétare té shteteve qé pérdorin euron si monedhe kombetare.
Pércaktimi i politikés monetare unike. Sistemi europian i bankave  qéndrore ka pércaktuar , qysh prej vitit 1998, njé strategji té politikés monetare, domethéné térésiné e procedurave, mbi té cilat ata mbéshteten pér ti arritur ne periudha kohore afatmesme objektivat kryesore dhe parésore. Né ményre té pérmbledhur, pércaktimi i politikés monetare unike té BE-se éshté njé strategji e politikés monetare né shérbim té objéktivit final qé éshté stabiliteti i cmimeve.
BANKA QÉNDRORE  NÉ SHQIPËRI
Historiku i sistemit bankar shqipétar éshté i shkurtér. Veprimtaria e bankave zé fill nga fundi I shekullit XIX me veprimtariné e degéve té Bankés Otomane dhe Bankés Bujqésore Turke te cilat funksiononin né te gjithe territorin e perandorise turke. Keto banka e ndérprene aktivitetin eme shpalljen e pavarésisé sé shqipérisé mé 1912. Banka qendrore  éshté padyshim institucioni mé I rendesishem financiar i vendit. Banka qendrore e vendit toné emertohet Banka e Shqipérisé. Ajo éshté banké e pavarur nga qeveria , pérgjigjet para Kuvendit dhe ka si objektiv kryesor te veprimtarise sé saj “ arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit té cmimeve”. Né péeputhje me kété objektiv kryesor, si dhe mbi bazén e tergut té brendshém bankar, Banka e Shqipérisé nxit dhe mbéshtet zhvillimin e regjimit dhe té sistemit té kémbimeve valutore, tregun e brendshem financiar , sistemin e pagesave , si dhe ndihmon bankat tregétare té pérmirsojné kushtet monetare dhe téq kreditimit, né mbéshtetje té stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik te vendit. Banka e Shqipérise éshté né pronési ekskluzive te shtetit shqiptar. Fondi i saj i themelimit éshté financuar prej shtetit.
Funksionet e Bankés sé Shqipérisé:
Banka e Shqipérisé, me veprimtariné e saj realizon disa funksione, ndermjet té cilave si mé té réndéésishme jané:
Harton , miraton dhe zbaton politikén monetare
Harton, miraton dhe zbaton regjimin e kémbimit valutor, si dhe politikén e kurseve té kémbimit té valutave.
Licenson aktivitetin bankar te bankave té nivelit te dyté , apo té institucioneve té tjera qé kryejné veprimtari té ngjashme me veprimtariné bankare. Ajo éshte ekskluzivisht  pérgjegjése pér dhénien e licencave dhe mbikqyrjen e té gjitha bankave né Republukén e Shqipérisé.
Mbykqyr veprimtarine bankare te bankave tregétare me qéllim qé té sigurojé stabilitetin e sistemit bankar.
Disponon dhe administron rezervat e saj valutore
Shérben si agjent fiskal i qeverisé
Nxit funksionimin normal té sistemit té pagesave
Vepron me cilésine e bankierit dhe té késhilltarit pér qeverine
Pérdor instumentet e politikés monetare pér té arritur objektivin kryesor dhe objektivat e tjera.
Banka Qéndrore éshté autoriteti i vetém monetar i vendit dhe si i tillé éshté hartuesi dhe zbatuesi i politikés monetare té shtetit shqiptar.
Pavarésisht nga presioni qé  mund té ushtrojne organet shtetérore mbi Bankén Qéndrore , ajo duhet té marre  dhe né pergjithési , merr vendime qé mendon se jané né interest é shoqérise , megjithése kéto vendime mund té bien ndesh me piképamjet dhe interest e castit té individéve qé jané né krye té qeverisé. Pér té minimizuar kété ndéryrje , veprimtaria e Bankés Qéndrore rregullohet me ligj dhe drejtuesit e saj  emerohen nga organet mé té larta pér periudha té gjata kohe ( psh né SHBA guvernatori emérohet pér njé periudhé 14 vjecare).  Duhet theksuar se pavarésia ligjore éshté vetém njé premisé , dhe jo njé garanci pér suksesin e politikés monetare.
POLITIKA MONETARE DHE OBJEKTIVAT E SAJ.
 Politika monetare pérfshin njé térési synimesh apo objektivash me karakter makroekonomiké, té cilat mund té arrihen vetém duke pérdorur instrumente té caktuara. Hartimi dhe zbatimi  I njé politike monetare  té caktuar realizohet népermjet njé procesi té gjaté qé quhet mekanizém I transmisionit , I cili  pérfshin instrumentat , objektivat e ndérmjetme dhe qéllimet pérfundimtare. Politika monetare zbatohet né funksion té arritjes sé disa objektivave kryesore makroekonomike qe kérkon té arrijé banka qéndrore ku pérmendim :
Qéndrueshméria e nivelit té cmimeve.
Gjaté kétyre 15-20 viteve té fundit hartuesit e politikave monetare jané bééré té vetedijshém pér koston shumé té larté shoqérore dhe ekonomike qé mbart me vete inflacioni. Ata jané béré té ndérgjegjshém edhe pér té garantuar nivel te qéndrueshm té cmimeve , si synim dhe objektiv I réndésishém I politikave ekonomike. Qéndrueshmeria e cmimeve éshté e déshirueshme , pasi cdo ngritje e nivelit té cmimeve apo luhatjet né to krijojné pasiguri te subjektet ekonomike dhe cénojné standartin e jetesés sé popullatés.
Niveli relativisht I larté I punésimit.
Duke u nisur nga fakti se punésimi i ploté éshté i pamundur , objektivi i bankés qéndrore éshté ta mbajé papunésiné né nje nivel relativisht té ulét, pra pér ta harmonizuar sa mé miré  kérkesén me ofertén né tregun e punés. Ky nivel minimal papunésie, qé ndryshe quhet edhe norme natyrore e papunésisé, gjykohet se luhatet né intervalin 4-6%.
Rritja ekonomike
Qéllimi i rritjes ekonomike éshté i lidhur me qéllimin e punésimit té larté, sepse bizneset jané té interesuara té investojné né teknologji té re, kur papunésia éshté e ulét.
Qéndrushméria e normave té interesit.
Kjo qéndrueshmeri éshté mjaft e déshirueshme pér ekonominé. Luhatja e tyre krijon pasiguri dhe e bén mé té véshtiré parashikimin né té ardhmen pér cdo nivel ekonomie. Ky objektiv éshté i lidhur drejtpérsedrejti me rritjen e pérgjegjésisé sé bankés qéndrore pér konsolidimin dhe stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar té vendit.
Qéndrueshméria né tregjet valutore.
Tregjet e kémbimeve valutore jané shumé té réndésishme, pasi ekonomia botérore sot po integrohet gjithnjé e mé shumé dhe kurset e kémbimit kané efekte té ndjeshme mbi ekonominé kombétare. Népérmjet politikés monetare synohet stabiliteti i monedhes kombétare té vendeve pérkatése.
INSTRUMENTAT E POLITIKES MONETARE
Instrumentat e politikés monetare. Analiza e tyre éshté e réndésishme sepse ato pérbéjné hallkén e paré té mekanizmitté transmisionit té politikés monetare. Instrumentat qé pérdoren ndahen né instrumenta direkté dhe indirekté.
Instrumentat direkte pérdoren , kryesisht nga vendet né zhvillim sepse ata jané té thjeshté dhhe nuk kérkojne njé treg financiar té zhvilluar, i cili, pérgjithsisht, mungon né kéto vende. Nga ana tjetér pérdorimi i tyre éshté i pérkohshém sepse ato shoqérohen me kufizimin e konkurrencés né sistemin bankar dhe me uljen e eficences sé tij. Instrumentat e pérdorura né vendin toné gjate transformimeve té sistemit bankar né pérputhje me ekonominé e tregut jané instrumente direkte si kontrilli i kreditit dhe i normave té interesit. Keto instrumenta jané karakteristiké e vendeve ne zhvillim ku pérfshihet  edhe  vendi yné.
Kontrolli i kreditit. Pérfaqson metoden me té thjeshté pér té kufizuar kredité bankare dhe si rrjedhim edhe oferten monetare. Banka e Shqipérisé e ka pérdorur kété instrument kryesor té politikéa monetare duke pércaktuar fillimisht véllimin e kredisé dhe me voné kufijté e sipérm té saj. Natyrisht keto kufij nuk jané té pandryshueshme, por ndryshimin  e tyre mund ta béjé vetém Banka Qéndrorené pérputhje me objektivat e saj. Disavantazhi I ketij instrumenti qéndron né faktin se kufiri pércaktohet nga Banka Qéndrore dhe jo nga forcat e tregut, duke mos nxitur konkurrencén dhe duke kufizuar rritjen e eficencés sé sistemit banker.

Kontrolli I normés sé intersit. Pérfaqéson njé instrument tjetér direkt té pérdorur nga Banka e Shqipérisé, né kushtet e njé tregu financiar té pazhvilluar. Zhvillimet e fundit né tregun financiar kané lejuar njé fleksibilitet mé té madh né pércaktimin e tyre.
Instrumentat indirekte pérdoren kryesisht né vendet e zhvilluhara , jané té shumta dhe mund té ndryshojné nga nje vend né tjetrin, por né pérgjithési ato qe do te permendim me poshté pérdoren né té gjitha vendet.
Operacionet e tregut te hapur. Eshte instrumenti mé i réndésishém i Bankés Qéndrore. Keto operacione pérfshijné shitjen ose blerien  e letrave shtetérore  me vleré si pér shembull : bono thesari, obligacione, etj. Kjo behet me qéllim qé banka té zvogélojé ose té rrisé rezervat e bankave té nivelit té dyté. Shitja ose blerja e letrave me vleré shtetérore behet me vendim té organit perkatés té Bankés Qéndrore né funksion té objektivave qé kérkohen té arrihen. (Né rast se mendohet se kemi njé rritje te inflacionit dhe kerkohet ulja e tij,  atéheré Banka Qéndrore népérmjet organit pérkatés vendos qé té shesé letra me vleré, me qéllim qé té pakésojé rezervén monetare té bankave té nivelit té dyté, duke shtrénguar kushtet e kredisé.)
Keto letra me vleré u shiten firmave, individéve dhe institucioneve financiare né tregun e hapur financiar.

Rifinancimi- pérfaqéson njé instrument tjeter té Bankés Qéndrore i cili pérfshin kredité bankare qé Banka Qéndrore u jep bankave té nivelit té dyté pér nevoja té likuiditetit. Kéto kredi, né vende té ndryshme njihen me emértime té ndryshme, si kredia me skonto (né SHBA), rifinancimi ( né Shqipéri), kredia lombard ( né Gjermani), etj. Kur nje banké merr hua nga banka Qéndrore, kemi shtim fillestar té parasé né qarkullim, e cila shuméfishohet népérmjet sistemit bankar, né masén qé pércaktohet nga multiplikatori. Veprimi i kétij instrumenti si instrument i politikés monetare realizohet népérmjet ndryshimit té pérqindjes té rifinancimit e cila pérfaqson interesin qé paguajné bankat pér krdiné, qé marrin nga Banka Qéndrore. Ky instrument éshté mé pak i pérdorshém se ai paraardhés, sepse Banka Qéndrore nuk mund té pércaktojé me saktési sa kredi do té marrin bankat. Ajo vetém i nxit ato, népérmjet ndryshimit té pérqindjes sé rifinancimit. Kur banka Qéndrore déshiron té rrisé ofertén monetare , nxit marrjen e kredive duke ulur perqindjen e rifinancimit por ajo nuk i detyron dot bankat té marrin kaq apo aq kredi. Kjo éshté arsyeja qé ky instrument pérdoret mé tepér si instrument i kontrollit dhe mbikqyrjes sé bankave té nivelit té dyté se sa si njé instrument I politikés monetare.

Rezervat e detyrueshme. Banka Qéndrore vendosé njé norme ligjore té rezervave qé duhet té mbajé cdo banké tregétare, e cila quhet normé e rezervés sé detyrueshme. Kjo i siguron asaj mundésiné e kontrollit té ofertés monetare. Vecoria e kétij instrumenti éshté se cdo ndryshim sado i vogél i rezervés sé detyrueshme con né njé ndryshim shumé té madh té ofertés monetare. Banka Qéndrore  pérdor normen e rezervés sé detyrueshme si mjet pér té ngushtuar ose zgjeruar diapazionin e shumefishimit té parasé, pér njé shtesé té depozitave bankare. Pér shembull, né qofté se Banka Qéndrore synon té ndjeké njé politiké té shtrenguar moneétare ajo pérvec instrumentave té tjeré , mund té rrise normén e rezervés sé detyrueshme. Né qofté se supozojmé qé rezerva e detyrueshme rritet nga 10% né 20%, kjo do té bénte qé njé njési monetare, e cila né rastin e paré, népérmjet sistemit bankar, mund té dhjetéfishohet, tani vetém peséfishohet. Kjo mund té vértetohet shumé lehté duke llogaritur multiplikatorin e ofertés monetare.   Instrumenti i normés sé rezervés sé detyrueshme pérdoret me kujdes nga Banka Qéndrore, sepse cdo ndryshim I késaj reserve , sado I vogél con né njé ndryshim té menjéhershém dhe té madh té ofertés monetare.

Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipérisé ka qéné kryesisht njé politiké monetare e shtrénguar qé éshté ndikuar nga vecorité e tranzicionit shqiptar i cili filloi me njé rénie drastike té prodhimit. Zhvendosja e produktit potencial majtas pér shkak té mbylljes té shumé ndérmarrjeve, né radhé té paré pér arsyé té prapambetjes teknologjike, etj dhe mos reagimi i drejte i kérkesés agregate pér shkak té liberalizimit té pagave dhe té cmimeve sollén njé inflacion tre shifror. Njé politiké e tillé u diktua nga nevoja pér té stabilizuar inflacionin dhe pér té reduktuar financimin e deficitit buxhetor nga Banka Qéndrore, i cili  pérbén njé nga burimet mé kryesore té inflacionit.  
Tregu monetar dhe mekanizmi i politikés monetare.
Ndikimi i politikés monetare né variablat kryesoré makroekonomiké, realizohet pérmes njé mekanizmi té caktuar, ku njé vend kryesor zé tregu monetar. Tregu monetar pérfshin njé bashkési institucionesh ku realizohet shitja dhe blerja e letreve afatshkurtra me vleré. Letrat me vleré jané dokumente qé pérdoren pér té vértetuar pronésiné ndaj aktiveve te ndryshme dhe paraqiten si obligacione, bono thesari, aksione etj. Letrat me vleré jané afatshkurtér dhe afatgjaté , né varési té afatit té maturimit. Letrat me vleré qé kane afatin e maturimit  deri né njé vit quhen afatshkurtra, té tjerat mbi njé vit quhen afatgjata. Tregu monetar ndryshon nga institucionet e tjera financiare, si bursa e aksioneve etj,té cilat jané té vendosura né njé vend té caktuar, sepse ai pérbéhet nga njé rrjet i gjéré komisionerésh( shitésish dhe blerésish).
Dy jané kategorite  kryesore té tregut monetar: kérkesa dhe oferta pér para. Bashkéveprimi I kérkesés dhe ofertés pér para né kété treg pércakton sasiné e parasé dhe normén e interesit té ekuilibérit. Kérkesa pér para shpreh marrédhenie midis sasisé sé kérkuar pér para dhe normés sé interesit, duke supozuar konstante faktorét e tjeré qé ndikojné né sasiné e parasé qé deshirojné té mbajné njerézit.
Kérkesa pér para siç e ka theksuar edhe Kejnsi mbéshtetet né tre motive:
Motivi i transaksioneve- ky éshté motivi kryesor i mbajtjes sé parasé. Blerjet e té mirave dhe shérbimeve né jetén e pérditshme kérkojné qé njé pjesé kérkojné qé njé sasi parash té mbahet si para e gatéshme para néndoré. 



KONKLUZIONE:
Sistemi Bankar ,organizimi i tij  dhe Banka Qéndrore:
Banka éshté njé institucion financiar ndérmjetésimi , qé shéeben pér té vendosur ekuilibrat e nevojshem midis flukseve ose subjekteve suficitare dhe atyre deficitare ne ekonomi .
Sistemi bankar i cdo niveli mund te jete i ndértuar me njé ose mé dy nivele. Né sistemin bankar me njé nivel , qe quhet ndryshe monobankar,funksionon vetem nje banké,
Sistemet bankare me njé nivel jané karakteristiké e ekonomive te centralizuara.
Né sistemin me dy nivele ekzistojne dy lloje bankash. Né nivelin e pare funksionon , jo mbi baza tregetare, banka qéndrore si banke emetuese e parasé, si banké e bankave dhe banke e qeverise.
Né nivelin e dyte funksionojné mbi baza tregetare, njé térési institucionesh financiare qe kryejne veprimtari bankare dhe ku vendin kryesor e zéné bankat tregetare.

Modelet e Bankave Qéndrore:
Njihen dy modele té krijimit , organizimit dhe ekzistencés sé bankés qéndrore.
Né modelin e paré banka qéndrore organizohet si institucion public , shteteror,si proné e shtetit.
Ndérsa né modelin e dyté bankat qéndrore jané té organizuara si shoqéri aksionere. Bankat Qéndrore té modelit té paré gézojné njé pavarési relative nga qeveria, por operojné né emer dhe pér llogari té shtetit. Né rastin e dyté , bankat qéndrore gézojné njé autonomi té ploté dhe pavarési mé té gjéré.
Banka Qéndrore Europiane:
Sistemi Europian I Bankés Qéndrore ka marre rruge filimisht me Traktatin e Mastritit.
Ky sistem pérbéhet nga dy elemente : nga Banka Qéndrore Europiane (BQE) dhe nga Banka Qéndrore Kombétare té shteteve antare té Komunitetit Europian.
Drejtoria – zbaton politikén monetare té BQE-se, né pérputhje me orientimet dhe me vendimet e marra prej Késhillit té Guvernatoréve.
Né gjirin e BQE-sé dallohen tre organe té réndésishme : Drejtoria, Késhilli i Guvernatoréve , dhe Késhilli i Pérgjithshém


Banka Qéndrore né Shqipéri
Ajo éshté banké e pavarur nga qeveria , pérgjigjet para Kuvendit dhe ka si objektiv kryesor te veprimtarise sé saj “ arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit té cmimeve
 Banka e Shqipérise éshté né pronési ekskluzive te shtetit shqiptar. Fondi i saj i themelimit éshté financuar prej shtetit.
5.Funksionet e Bankés sé Shqipérisé
-  Harton , miraton dhe zbaton politikén monetare
Licenson aktivitetin bankar te bankave té nivelit te dyté , apo té institucioneve té tjera qé kryejné veprimtari té ngjashme me veprimtariné bankare.
Mbykqyr veprimtarine bankare te bankave tregétare me qéllim qé té sigurojé stabilitetin e sistemit bankar.
Politika Monetare dhe objektivat e saj
Politika monetare pérfshin njé térési synimesh apo objektivash me karakter makroekonomiké, té cilat mund té arrihen vetém duke pérdorur instrumente té caktuara.
Instrumentat e Politikés Monetare
Instrumentat qé pérdoren ndahen né instrumenta direkté dhe indirekté.
Direkte : kontrolli i kreditit dhe norms sé interest
Indirekte : operacionet e tregut té hapur, rifinancimi, rezervat e detyrueshme
Tregu Monetare dhe mekanizimi i Politikés Monetare.
Tregu monetar pérfshin njé bashkési institucionesh ku realizohet shitja dhe blerja e letreve afatshkurtra me vleré.
Tregu monetar ndryshon nga institucionet e tjera financiare, si bursa e aksioneve etj,té cilat jané té vendosura né njé vend té caktuar, sepse ai pérbéhet nga njé rrjet i gjéré komisionerésh( shitésish dhe blerésish).

BIBLIOGRAFIA:
BUNDO Sherif , Finance ,albpaper,Tirane ,2007.
BINDSEIL Ulrich , Monetary Policy Implementation,OXFORD University.
Haderi. S; Kule.Dh; Mançellari.A; Qirici.S.; HYRJE NE EKONOMI, Pegi,Tirané, 2007.
Hoti Ilir, Paraja dhe Banka
Murrja Arif, Baza té Finances,Progres 2011.
Politika Monetare Raporti vjetor 2011, Banka e Shqiperise.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE