Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Organizatat joqeveritare ne Shqiperi - ne biznes


http://eseshkolle.blogspot.com/
Lenda:”E drejte biznesi”
Tema: “Organizatat joqeveritare ne Shqiperi”
Krahas rregullimit qe gjejne ne Kodin Civil, organizatat jofitimprorese rregullohen ne menyre te hollesishme nga ligji nr. 8788, date 07.05.2001 ‘ Per organizatat jofitimprurese’. Ky ligj percakton
rregullat per themelimin , regjistrimin funksionimin organizimin dhe veprimtarine e organizatave jofitimprurese, te cilat ndjekin qellime ne te mire ne interes te publikut’.
Organizatat ose te quajtura ndryshe formacionet kolektive private bejne pjese ne kategorine e personave juridik privat. Dhe eshte pikerisht termi ‘organizate’ qe i vecon personat subjekte te ketij ligji nga personat juridik publik, te cilet sipas Kodit Civil jane institucione, ndermarrje shteterore ose ente te tjera publike.
Termi jofitimprurese perdoret per te bere dallimin brenda kategorise se personave juridik privat, duke i dalluar nga shoqerite tregetare si dhe entet me karakter privat, qellimi i krijimit dhe i veprimtarise se te cileve eshte realizimi i fitimit.
Me Organizata jofitimprurese kuptohet shoqatat, fondacionet dhe qendrat, veprimtaria e te cilave zhvillohet ne menyre te pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti.
Perjashtohen nga koncepti : sindikatat, partite politikendhe organizatat e tjera jofitimprurese, te cilat ndonse jane jofitimprurese rregullohen me ligj te vecante.

THEMELIMI
 Organizatat jofitimprurese themelohen nga persona fizik ose juridik, vendas ose te huaj. Regjistrimi i organizatave jofitimprurese regullojet nga neni 13 i Ligjit :
‘Organizatat jofitimprurese, subjekte te ketij ligji, fitojne personalitetin juridik pasi te jene themeluar dhe regjistruar ne gjykate, ne perputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara me ligj. Te njejtat procedura te regjistrimit u nenshtrohen edhe deget e organizatave jofitimprurese te huaja.
Themeluesit e organizates jofitimprurese mblidhen dhe miratojne aktin e themelimit dhe statutin e saj, si dhe  mund te autorizojne nje ose me shume persona per te kryer  veprimet per regjistrim.

Statuti
Rregullimi i hollesishem i ceshtjeve te organizimit te funksionksionimit dhe te veprimtarise se organizates jofitimprurese parashikohet ne statusin e saj.
Statusi i organizates jofitimprurese hartohet nga themeluesit dhe miratohet ne mbledhjen themeluese te organizates. Ne rastin e themelimit te fondacionit me testament, statusi mund te hartohet  dhe te miratohet  nga ekzekutori I testamentit ,pervec rasteve kur testamentin e percakton ndryshe .
Statuti i organizates jofitimprurese duhet te permbaje :
a)formen e organizimit
b)emrin,siglen dhe simbolin e vecante te organizates
c)themeluesin
ç)qellimin dhe fushen e veprimtarise se organizates
d)ndalimin e shperndarjes se fitimeve
dh)kohezgjatjen
e)organet drejtuese dhe kompetencat e tyre
è)perberjen e organeve te para drejtuese ,qe parashikohen ne statut
h)procedurat dhe menyrat per zgjidhjen osendryshimin e organeve drejtuese
i)rregulla per mbajtjen e mbledhjes ,pjesmarrjen ,menyren dhe proceduren e votimit per marrjen e vendimeve
j)kriteret e administrimit te pasurise
k)menyren e miratimit te ndryshimit te statutit ,te aktit  te themelimit dhe te rregullave te brendshme
l)rregullat per bashkimin dhe ndarjen e organizates jofitimprurese
ll)menyren e perfaqesimit ligjor
m)rregullat per likuidimin dhe destinimin e pasurise pas mbarimit te organizates
Statuti I organizates jofitimprurese  si skti ne te cilin behen rregullimi I hollesishem I ceshtjeve te organizimit ,funksionimit dhe veprimtarise se saj .Ashtu si akti i themelimit dhe termi statut perdoret ne dy kuptime ,ne kuptimin e veprimit juridik dhe ne kuptimin e aktit te shkruar ku materializohet permbajtja e vete veprimit

Ndarja e organizatave jofitimprurese sipas te drejtes
Sipas nenit 12 te Ligjit per Organizatat jofitimprurese ,ne varesite vendit te regjistrimit te tyre ,organizatat jofitimprurese ndahen ne :
Organizata jofitimprurese vendase ,jane ato qe jane themeluar,njohur dhe regjistruar  sit e tilla sipas ligjit shqiptar.Ato mund te themelojne dege te tyre ne qender ose ne cdo njesi tjeter administrative territorial te Shqiperise .Keto dege nuk jane persona juridike te  vecante ,por pjese e organizates.Ato kane te drejte te themelojne dege te tyre jashte territorit te Shqiperise.
Organizatat jofitimprurese te huaja jane ato organizata te themeluara ,te njohura dhe regjistruara sit e tilla sipas ligjit te  n je shteti tjeter.Ato lejohen te ushtrojne nje a disa veprimtari te caktuara ne territorin shqiptar ,me kusht qe ato te mos vijne ne kundershtim me Kushtetuten dhe legjislacionin  shqiptar.
Organizatat jofitimprurese te huaja lejohet te ushtrojne veprimtarine e tyre ne territorin shqiptar edhe nepermjet themelimit dhe regjistrimit sipas te drejtes shqiptare ten je dege te tyre ose ten je organizate jofitimprurese te re .

Dallimi :
Organizata eshte vendase kur themelimi I saj eshte kryer sipas ligjit shqiptar dhe regjistrimi eshte bere ne gjykaten shqiptare;organizata eshte e huaj kur themelimi dhe regjistrimi i saj jane bere ne baze te ligjit te nje shteti tjeter.


PARIME TE PERGJITHSHME TE ORGANIZIMIT  DHE FUNKSIONIMIT

 E drejta e themelimit dhe e pjsemarrjes
Sipas nenit 4 te ligjit ‘ ,  person fizik apo juridik vendas ose i huaj ka  te drejte te themeloje nje organizate jofitimprurese, te jete antar I saj ose te marre pjese ne organet drejtuese ose ne personelin administrativ te organizates jofitimprurese.
Pervec te drejtes per themelim ky nen garanton dhe te drejten per te qene antar I njeorganizate jofitimprurese. E drejta per antaresim nuk do te thote qe ka nje detyrim te pergjithshem, te pakushtezuar te gjithkujt per te respektuar kete te drejte. Kjo ne kuptimin qe ushtrimi I saj mund te kufizohet me plotesimin e kushteve te caktuara te vendosura nga vullneti i themeluesve ne statutin e organizates. Qe do te thote , se ne prizmin e te drejtave te njeriut , shteti nuk mund te kufizoje askujt te drejten e pjesmarrjes ne nje apo me shume shoqata, ndersa ne prizmin e te drejtes civile, e drejta konkrete per te marre pjese ne nje shoqate te caktuar mund te kufizohet me permbushjen te kushteve te caktuara te cilat jane produkt i vullnetit te lire te paleve.
Parimi i mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave te njeriut
Sipas nenit 5 te Ligjit, ‘ Organizatat jofitimprurese e bazojne veprimtarine e tyre ne parimin e respektimit, te mbrojtjes dhe te zbatimit te te drejtave dhe lirivethemelore te njeriut, te parashikuarra ne kushtetute ligje dhe marreveshje nderkombetare te ratifikuara me ligj’
Parimi i mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave te njeriut eshhte nje nga elementet baze te demokracise kushtetuese. Ky parim ne thelb ka te beje me vendosjen e kufizimeve ndaj shtetit lidhur me te drejtat qe ai ka kundrejt individeve dhe eshte i lidhur ngushte me parimin e shtetit juridik, si shtet i kufizuar ne veprimtarine e tij nga e drejta. Rastet e mbrojtjes jane te shumta, poe si me tipiken permendim mbrojtjen nga dispozitat qe rregullojne shkaktimin e demeve. Demi mund te vije si rezultat i cenimit te nje te drejte te njeriut dhe mund te jete pasuror ose jopasuror. Ne organizatat jofitimprurese te drejtat e njeriut duhen pare ne disa plane:
Ne veprimtarine e organizates: eshte e ndaluar cdo lloj veprimtarie qe vjen ne kundershtim me keto te drejta.
Ne marredheniet e organizates me te tretet: nuk mund te cenohen te drejtat e te treteve te mbrojtura me ligj. Ne te kunderd organizata do te vuaje pasojat e veprimit te vet, pasoja qe vijine drejtpersedrejti nga ligji.
Ne marredheniet e organizates me te punesuarit: organizatat jane te detyruara te respektojne te drejtat e te punesuarve te tyre dhe te  mos lejojne diskriminimin per shkak gjinie, race, feje , etnie, gjuhe, bindjeje politike, fetare e filozofike, gjendje ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesie prinderore.

Te drejtat dhe detyrimet civile te organizatave jofitimprurese
Sipas nenit 8  ‘Organizata jofitimprurese kane te drejta dhe permbushin detyrimet ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil, pervec kur parashikohet ndryshe ne kete ligj ose ne dispozita te tjera ligjore’.
Kjo do te thote seorganizatat jofitimprurese ashtu sic so subjekt tjeter I te drejtes private kane lirine per te zgjedhur dhe per te lidhur kontrata te cdo lloji  qe te imagjinohet, brenda limiteve te rendit publik, lirine per te vendosur nese do te lidhin apo jo kontraten , lirine  per t e percaktuar kushtet e kontrates sipas deshires se tyre, me kusht qe te merret pelqimi i pales tjeter.
Parimi i pavaresise nga shteti. Marredheniet e organizatave jofitimprurese me organet shteterore.
Sipas nenit 6 te Ligjit, ‘Organizatat jofitimprurese e ushtrojen veprimtarine e tyre ne menyre te pavarur nga organet dhe interesat shteterore.’
Pasqyrimi ne ligj i parimit te pavaresise se organizatave jofitimprurese nga shteti e ka bazen e vet ne qendrimin tradicional diskriminues te shtetit ndaj tyre. Vecanerisht ne kushtet e Shqiperise , trashegimia  e shkeljes ne mase te te drejtave te njriut ka bere prej kohesh evident krijimin e garancive ligjore per mbrojtjen e tyre. Krijimi i ketyre garancive perben nje hap te madh perpara i cili konsiston ne nje mbrojtje te pergjithshme te te drejtave te individit ku perfshihen jo vetem te drejtat e tij personale ,por edhe te drejtat e tij si pjesmarres i nje fondacioni kolektiv. Dhe shteti eshte i detyruar ti respektoje dhe ti mbroje keto te drejta.
Shteti nuk mund ti mohoje nje organizate kolektive ende te paregjistruar qe te regjistrohet si person juridik ( organizate jofitimprurese) dhe as te nderprese veprimtarine e nje organizate te regjistruar.
Organet shteterore nuk nderhyjne ne veprimtarine e organizatave jofitimprurese. Ndalimi ose kufizimi i veprimtarise se organizatave jofitimprurese behet vetem ne rastet dhe menyren e percaktuar ne ligj.

SHEMBULL :
Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi
Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi (IRCCRA) u krijua ne 26 Gusht 1999 nga nje vendim i Bordit te Drejtoreve te Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA. Qe prej muajit Janar 2002 IRCCRA fuinancohet nga The Olof Palmes International Center me qender ne Suedi, qe eshte edhe donatori kryesor i Qendres. Nje donator tjeter i IRCCRA eshte edhe Fondacioni Soros ne Tirane.
QELLIMET
Qellimi kryesor i IRCCRA eshte:
- Te koordinoje informacionin per femijet dhe te drejtat e femijeve ne Shqiperi;
- Te rrise numrin e kerkimeve dhe studimeve ne fushen e te drejtave te femijeve ne Shqiperi;
- Te forcoje kapacitetet e OJQ-ve ne nivel lokal dhe kombetar,
- Te beje te mundur krijimin e lehtesive per femijet, OJQ-te, organizatat joqeveritare dhe ekspertet.

OBJEKTIVAT

Te rrise informacionin rreth punes, projekteve dhe kerkimeve qe jane bere ose po behen nga OJQ-te.
Ti ofroje OJQ-ve dhe organizmave qeveritare treinime te specializuara nga nje staf I kualifikuar per ceshtjen e trajtimit te femijeve dhe te te drejtave te tyre.
Te krijoje nje database te OJQ-ve ne Shqiperi, si dhe nje liste te projekteve te realizuara prej tyre.
Ngritja e nje qendre interneti qe do te bente te mundur qe OJQ-te, profesionistet, avokatet, juristet, studentet etj te ishin ne kontakt te vazhdueshem me Boten per çeshtjen e femijeve dhe te drejtave te femijeve.
Te shperndaje informacion te vazhdueshem persa i perket granteve, fondeve, projekteve, konferencave, ne Sjhqiperi dhe jashte saj qe lidhen me punen e OJQ-ve ne Shqiperi.
Mbajtja e kontakteve te ngushta dhe informimi i masmedias.

ÇFARE SHERBIMESH OFRON IRCCRA

IRCCRA e mbeshtetur nga nje grant i The Olof Palmes International Center, tani mund te ofroje per te gjithe ju sherbimet dhe lehtesite e meposhtme:

SHERBIMET PA PAGESE PER ANETARET E IRCCRA

Informacion per femijet dhe te drejtat e femijeve ne Shqiperi dhe ne bote
Gazeten Elektronike "Ndihmoni Femijet"
Gazeten Elektronike "Femijet dhe Massmedia" ne partneritet me
Rrjetin e Gazetereve per Femijet
Revista per Femijet dhe te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi
Trainime per pergatitje liderishipi OJQ-je menaxhimit financiar te tyre.
Trainime per KDF-ne ne standarte te tjera nderkombetare per te drejtat e femijeve.

SHERBIMET ME PAGESE

Në datat 3 dhe 7 Maj 2001, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi një paketë ligjesh për organizatat jofitimprurëse. Paketa përbëhej nga Ligji nr. 8788 "Për Organizatat Jofitimprurëse" dhe Ligjin nr. 8789 "Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse". Miratimi i këtyre ligjeve ishte vetëm etapa e fundit e një procesi 4 vjeçar gjatë të cilit organizatat joqeveritare shqiptare kërkuan me insistim plotësimin e kuadrit ligjor për veprimtarinë e OJF-ve në Shqipëri. Procesi që shpuri në miratimin e ligjeve të sipërpërmendura ishte një ndër më të spikaturit si nga pikëpamja e aktivizimit që treguan OJF-të, ashtu edhe nga cilësia e Legjislacionit që rrezultoi në përfundim të procesit.
si rrjedhojë, sot Shqipëria ka një legjislacion modern për sektorin jofitimprurës. Në fakt, me miratimin e ligjeve në fjalë, Shqipëria konfrimoi një traditë pozitive ekzistuese duke pasuruar atë (traditën) ndjeshëm me elementë të rinj.
Kështu, sanksionimi i së drejtës së OJF-ve për të zhvilluar veprimtari ekonomike (natyrisht me disa kufizime të cilat kanë për qëllim të parandalojnë denatyrimin e OJF-ve), regjimi i kontrolleve të lejushme shtetërore mbi OJF-të, rregullimet në lidhje me autorizimin e veprimtarisë së OJF-ve të huaja, detajimi i procedurave të regjistrimit dhe përmbajtjes së dokumentave të regjistrimit duke krijuar kështu kushtet për unifikimin e praktikës gjygjësore për regjistrimin, prezantimin e instituteve të reja si bashkim apo ndarja e OJF-ve janë vetëm disa nga arritjet më të spikatura të legjislacionit të ri.
Nga pikëpamja strukturore, Komentari është ndërtuar në fromën e analizës për çdo nen. Përtej interpretimit literal të dispozitave, komentet kanë marrë gjithashtu shkas nga teavaux preparatioires për hartimin e ligjeve dhe praktikat më të spikatura botërore. Një vend të rëndësishëm zënë edhe referimet në jurisprudencën e gjykatave për regjistrimin e OJF-ve duke i analizuar ato në dritën e rregullimeve të reja ligjore.
Komentarit i janë bashkangjitur disa si shtojca modele kërkesash, statutesh, e aktesh themelimi të cilat, shpresojmë të orientojnë OJF-të në procedurat e regjistrimit. Eksperienca e komentarëve të tillë në vende të tjera të botës, na ka bindur se përfshirja e modeleve të dokumentacionit për regjistrimin, i jep komentarit një vlerë praktike përveç vlerave me karakter teorik-doktrinar. Nga ana tjetër, ky aspekt praktik i komentarit pritet të shumfishojë auditorin e mundshëm të tijë dhe, për pasojë, efektin informues.
Me botimin e këtij komentari, Instituti për Studimet Publike & Ligjore pasuron serinë e tij të botimeve juridike-shkencore si dhe shpreson të kntribuojë në forcimin e sektorit jofitimprurës në Shqipëri.
Komentari është rezultat i punës së një grupi ekspertësh të përbërë nga Andrea Lako, Ardian Nuni, Douglas Rutzen, Gent Ibrahimi, Vangjel Kosta dhe Ylli Manjani të cilët i falenderojmë në emër të Institutit për Studimet Publike & Ligjore. Një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e komentarit me eksperienca të vendeve të tjera kanë dhënë Amy Horotn dhe Catherine Shea.
Financimi i përgatitjes dhe botimit të këtij komentari është bërë i mundur nga International Center for Not-for-profit Law me fonde të qeverisë amerikane.
Ashtu si dhe në rasitn e botimeve tona të mëherëshme, Instituti për Studimet Ppublike & Ligjore do të mbetet në pozita vëzhguese në raport me zhvillimet legjislative e jurisprudenciale në këtë sektor për të ardhur tek ju me botime të reja, të pasuruara, në rastin më të parë.


BIBLòIOGRAFIA:
Nuni Ardian’ E Drejta E Biznesit’, Tirane 2007
Omari Luan,’ Parime dhe institucione te se drejtes Publike’, Tirane 2007

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE