Fan
Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila gëzoi menjeherë një
popullaritet të jashtëzakonshëm dhe u mësua gati përmendsh nga nxanësit e
shkollave në atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi
dhe botoi gojëdhanat e
popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit të
Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin
"L'Albanie et l'invasion turque au XVëme siëcle". Kjo u botue në
formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht
më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo
asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë, sidomos për shënimet
kritike mbi veprat e auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun,
ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me
epopën tone kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen e
auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë
me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur
mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës
sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që i duket
i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta nji legjendë, por nuk
duket ma i bindëshëm. Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i
studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht
bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose
ndryshime nga burime të tjera. Fan Noli e zhvillon në historin anglishte të
Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po
të jet e vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk u muer peng nga Sulltan
Murati. Kurse të gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri se Skënderbeu kaloi
disa yjet në oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpërsëdrejti kët
fakt. Them fakt, sepse përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer
mbiemnin Isqender dhe titullin bej që ishte atëherë nji gradë në hjerarkin e
ushtëris otomane. Nji tjetër pike që mbetet e pashpjegueshme në thezën e Imzot
N.olit asht se si Skënderbeu kaloi njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së Gjon
Kastriotit dhe nuk muer pjesë në luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1
vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka ba historis së Barletit asht se, kur u
muer peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte nji çilimi i vogël, por nji djal i
rritun në votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut të sulmuen
dhe të mposhtun nga nji fuqi e huej.Etichette
HISTORI
PSIKOLOGJI
LETERSI SHQIPE
SHKENCA POLITIKE
BIOLOGJI
QYTETARI
SOCIOLOGJI
DREJTESI
ESE ARGUMENTUESE
JURIDIK
PEDAGOGJI
GJEOGRAFI
EDUKATE SHOQERORE
DIDAKTIKE
BAZAT E FINANCES
SHKRIM AKADEMIK
FINANC BANK
LETERSI BOTRORE
GJUHE SHQIPE
MATEMATIKE
HISTORI SHQIPRIE
SHKENCA JURIDIKE
ANALIZE VEPRASH
EDUKIM
FIZIKE
PSIKOLOGJI EDUKIMI
ESE UNIVERSITETI
POEZI
MENAXHIM FINANCIAR
MJEKESI
KIMI
PARAPSIKOLOGJIA
EKONOMI
INFORMATIKA
ESE LETRARE
MENAXHIM BIZNESI
NJOHURI PER MEDIANIAN
TRASHGIMI KULTURORE
Anatomi
ESE FILOZOFIKE
GAZETARI
INFERMJERI
MENAXHIM TURIZEM
SHKENC TOKE
E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
HISTORI BOTRORE
POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE
E DREJTA E PRONES
Histori e Mendimit Politik
ALL POST
AUDITIM BANKAR
BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT
ESE SHKENCORE
FILOZOFI
HISTORI ARTI
HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE
LETERSI
MENAXHIM NDERTIMI
MIKROEKONOMI
POEMA
PSIKOLOGJI REHABILITIMI
BJOLOGJI
EDREJTA E MJEDISIT
FJALE TE URTA
LEKSIONE AUDITIM
MARDHENIA ME PUBLIKUN
MASTER SHKENCOR
Marrëdhënie Ndërkombëtare
PSIKOLOGJI KESHILLIMI
PSIKOLOGJI SHKOLLE
SINTAKS
TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
ANGLISHT
EDUKIM MUZIKORE
ESE ANGLISHT
ESE INFORMUESE
GJUHE
INFERMIERI
KERKIM SHKENCOR
METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK
METODIKE ARITMETIKE
PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
TEKNOLOGJI INFORMACIONI
TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE
APLIKIM KOMPJUTERIK
BUJQESI
ESE HISTORIKE
ETIKA E TE USHQYERIT
GUIDE TURISTIKE
HIGJENE
HYRJE NE PSIKOLOGJI
INFORMATIK
ISMAIL KADARE
LETERSI PER FEMIJE
MENAXHIM KLASE
MESIMDHENIE
ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
PSIKOTERAPI
SOCIOLOGJI EDUKIMI
pyetjet e Licences
ANALIZE sHARL BODLER
Dituri natyre
E DREJTA KUSHTETUESA
EDUKIM FIZIK
EDUKIM PER KARRIER
KSHILLA SHTATZANIE
LIBRA LEXO-SHKARIKO
LOGJIKE
MATURA SHTETERORE
MBROJTJE DOKTORRATURE
MIGJENI
MUZIKE
POLITIK ARSIMORE
POLITIKA NE BE
PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE
RECENSION
TEME DIPLOME
hist
Post più popolari
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rende...
-
Ese letrare : Deshira ime Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për ...
-
Kafshet ne rrezik zhdukje neShqiperi Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dë...
-
“ I HUAJI ROMAN I MASËS APO I LEXUESIT TË SPECIALIZUAR” Hyrje Çfarë ndikimi ka tek ne si qenie njerezore ky roman?Albert Kamy...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA [ANALIZE LETRARE] KËNGA XX Poemat epiko...
-
Grupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimike Ky grup përbehet nga këto elemente : Fluori Klori Bromi Jodi ...
-
Ç’fare eshte Organizimi i Komunitetit? Qëllimi kryesor i organizimit në komunitet, është të ndihmojë njerëzit të identifikojnë ne...
-
MBIERMRI Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sen...
-
Tema: Gjakmarrja Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesir...