BASHKIMI
EVROPIAN
Çfarë është
BE-ja?
Bashkimi Evropian është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 27 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre në një botë më të sigurt dhe më të drejtë.
Është strukturë që zhvillohet në mënyrë konstante dhe që nuk ka ndonjë
precedent të mëparshëm. Legjislacioni primar i BE-së janë traktatet e
nënshkruara mes shteteve anëtare. Këto traktate përcaktojnë politikat themelore
të BE-së, themelojnë strukturën e saj institucionale si dhe kompetencat dhe
procedurat legjislative. Disa prej traktateve kryesore janë: Traktati i Romës
për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (1957), Akti i Vetëm Evropian
(1986), Traktati i Mastrihtit (1992), Traktati i Amsterdamit (1997) dhe
Traktati i Lisbonës (2007).Bashkimi Evropian është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 27 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre në një botë më të sigurt dhe më të drejtë.
Institucionet kryesore të BE-së janë: Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian.
Historia e B.E
Guri i
themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm
Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të
cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e
industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një
nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të
cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me
nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit
dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG
jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dheLuks emburgu. Një tjetër zhvillim i
rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të
vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin
Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me
hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit1958. Krijimi i Bashkimit
Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e
bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më7 shkurt të
vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët
eD animarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në
Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos
hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit1993. Traktati i Mastrihtit i referohet
vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit te bashkimit akoma më të
ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për
Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin
për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende
konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt
krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe
vetë komunitetet. Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin
e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit1997 dhe hyri në fuqi më 1
maj të vitit1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i
Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha
kryesore :
liria,
siguria dhe drejtësia,
qytetaria e
Bashkimit,
politika e
jashtme,
institucionet
e BE-së ….Gjate samitit të Nicës më
7-11 dhjetor2000, kryetarët e shteteve dhe tëqeverive si dhe ministrat e
jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord
për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban
dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së.
Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më26
shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj,
hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha
shteteve anëtare
Parlamenti
Evropian ..
Parlamenti
Evropian është asambleja e përfaqësuesve e qytetarëve të Bashkimit Evropian. Që
prej vitit 1979 zgjedhjet parlamentare janë bërë me votim të drejtpërdrejtë, të
shpërndarë ndërmjet Shteteve Anëtare sipas popullsisë së tyre.
Parlamenti
Evropian ushtron këto funksione themelore: merr në konsideratë propozimet e
Komisionit dhe bashkë me Këshillin merr pjesë në procesin ligjvënës në disa
raste si bashkë-ligjvënës me anë të procedurave të ndryshme (procedura e
vendimmarrjes së përbashkët, e bashkëpunimit, dhe e pëlqimit); kontrollon veprimtaritë e Bashkimit Evropian
aprovimit të emërimit të Komisionit (dhe ushtrimit të mocioneve të mosbesimit)
si dhe me anë të pyetjeve me shkrim dhe me gojë që mund t'i parashtrojë
Komisionit dhe Këshillit; ndan
kompetencat me Këshillin në votimin e buxhetit vjetor, duke e miratuar ose
rrëzuar buxhetin në tërësi dhe mbikëqyrur zbatimin e tij; emëron Avokatin e Popullit (Ombudsmanin) i
cili është i autorizuar për të marrë ankesa nga qytetarët e Bashkimit Evropian
në lidhje me keqadministrimin në veprimtaritë e institucioneve dhe organeve
komunitare. Traktati i Nisës, i cili
hyri në fuqi në 1 shkurt 2003, rriti rolin e Parlamentit si ligjvënës duke e
shtrirë procedurën e vendimmarrjes së përbashkët dhe i dha Parlamentit Evropian
të drejtën për të ngritur padi para Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit
Evropian me të njëjtat kushte si institucionet e tjera. Parlamenti Evropian përbëhet nga 785
deputetë, të zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët e shteteve
anëtare, një herë në pesë vjet. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në
Francë, Belgjikë dhe Luksemburg. Sesionet plenare mujore zhvillohen në
Strasburg (selia e Parlamentit Evropian). Takimet e komiteteve parlamentare dhe
çdo takim plenar shtesë zhvillohet në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra
e administratës së Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).
Këshilli i
Bashkimit Europian
Këshilli i
Bashkimit Evropian është institucioni kryesor vendimmarrës i Bashkimit.
Përbëhet nga ministrat e 27 Shteteve Anëtare. Çdo Shtet Anëtar mban drejtimin e
Këshillit për një periudhë 6 mujore. Secili prej ministrave në Këshill ka
plotfuqishmëri. Kjo do të thotë se, deklarimet dhe veprimet e tij janë
plotësisht të afta për të angazhuar qeverinë qe ai përfaqëson. Anëtarët e
Këshillit janë përgjegjës ndaj parlamenteve të vendeve të tyre si dhe ndaj
qytetareve që këta përfaqësojnë, duke siguruar kështu legjitimitetin e
vendimeve të Këshillit.
Këshilli
ushtron këto funksione themelore:
Miraton
normat komunitare në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
Koordinon
politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
Lidh
marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata
ndërkombëtare.
Aprovon
buxhetin e Bashkimit së bashku me Parlamentin Evropian.
Zhvillon
Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, në baze të direktivave të
Këshillit Evropian.
Koordinon
bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në
çështjet penale.
Komisioni
Europian
Komisioni
Evropian është organi me kompetencën e iniciativës, zbatimit, administrimit dhe
kontrollit. Komisioni përbëhet nga 27 anëtarë ku përfshihet Presidenti dhe
Zv/presidentët. Anëtarët e Komisionit emërohen për mandat 5 vjeçar nga Këshilli
me shumicë të cilësuar në marrëveshje me Shtetet Anëtare dhe pas pëlqimit të
Parlamentit Evropian para të cilit jep llogari. Komisionerët ndihmohen nga një
administratë e përbërë nga drejtori të përgjithshme dhe departamente të
specializuara, stafi i të cilëve ndodhet në Bruksel dhe në Luksemburg.
Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron
interesat e Bashkimit Evropian në tërësi.
Komisioni
Evropian ushtron këto funksione themelore:
Propozon
aktet normative në Parlament dhe në Keshill;
Administron
dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
Luan rolin e
"gardianit" të Traktateve (se bashku me Gjykaten e Drejtësisë);
Përfaqëson
Bashkimin Evropian në arenën ndërkombëtare.
Gjykata e
Drejtësisë
Gjykata e
Drejtësisë siguron që e drejta Evropiane të interpretohet dhe të zbatohet në
mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjykata gëzon edhe pushtetin e
zgjidhjes se mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare,
institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.
Gjykata
është e përbëre nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, të ndihmuar nga 8
"avokatë të përgjithshëm", të cilët kane për detyre të japin mendimin
e tyre për çështjet qe shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre
jepen publikisht dhe duhet të jene të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e
përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve
anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose
dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.
Për ta
ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve qe
shtrohen përpara saj, si dhe për t'u siguruar një mbrojtje me të mire ligjore
qytetareve të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se
Pare". Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar
heshtjesh, në mënyre të veçante të atyre qe paraqiten nga individët dhe
çështjet qe kane të bëjnë me raste të konkurrencës se pandershme midis
ndërmarrjeve.
Gjykata
Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga një President,
të zgjedhur ndërmjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar.
Banka
Qendrore Europiane.
Banka Qendrore Europiane çon
përpara politikën monetare të Bashkimit Europian, kryen veprimet e këmbimit dhe
garanton funksionimin korrekt të sistemit të pagesave. Me kalimin në monedhën e
përbashkët si dhe shtrirjen e një politike ekonomike europiane gjithnjë e më
unike, roli i Bankës Qendrore Europiane është rritur gjithnjë e më shumë. Selia
e saj ndodhet në Frankfurt.