SHQYRTIMI I CESHTJES
Séanca e pare gjyqesore
Shqyrtimi I ceshtjes fillon me séancen e pare e cila
mbahet ne diten dhe oren e caktuar. Pasi deklarohet celja e séances, gjykata
verifikon prezencen e paleve dhe heton shkaqet e mosparaqitjes ne séance te
njeres apo te dyja paleve.
Mungesa e paraqitjes se paleve
Procesi gjyqesor nuk mund te filloje dhe nese ka
filluar nuk mund te vazhdoje nese paditesi nuk paraqitet ne gjykim. Ne rast te
mosparaqitjes se paditesit apo te te gjitha paleve pa ndonje shkak te arsyeshem,
edhe pse kane patur dijeni per diten e gjykimit, atehere gjykata vendos
pushimin e gjykimit. Nese ne gjykim nuk paraqitet i padituripa ndonje shkak te
arsyeshem edhe pse ka njoftim per diten e gjykimit, gjykimi mund te behet ne mungese
te tij nese nje gje te tille e kerkon paditesi. Ne te kundert gjykata vendos
pushimin e gjykimit.
Verifikimet ne lidhje me legjitimimin e paleve
Pasi eshte verifikuar paraqitja e paleve, gjykata
verifikon legjitimitetin e paleve ne process, pr ate personave dhe
perrfaqesuesve te tyre dhe kur eshte rasti I fton palet te plotesojne aktet dhe
dokumentat qe rezultojne me te meta.
Veprimet pergatitore
Gjate veprimeve pergatitore, gjyqtari me vendim
kryen keto veprime:
Kerkon qe padia te plotesohet me te gjitha elementet
e nevojshem
Vendos per parjashtimin e paditesit nga pagesa e
takses mbi aktet, ne rastet e parashikuara e parashikuara ne ligj
Therret te paditurin ose personin e trete, me qellim
qe te percaktohet natyra e mosmarreveshjes, kerkon prej tyre te japin shpjegime
si dhe percaktojne provat per vertetimin e pretendimeve dhe prapesimeve te
tyre.
Vendos cilet deshmimtare do te thirren ne séance,
kur eshte rasti vendos per veniaen e sekuestros ose marrjen e masava per
sigurimin e padise.
Vendos per sigurimin e provave.
Vendos per pezullimin e gjykimit, pushimin e
gjykimit, bashkimin e padive ne nje gjykim te vetem.
Vendos per moskompetence te gjykates dhe ia dergon
kerkesepadine gjykates kompetente.
Shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes
Faza e dyte e procesit eshte shqyrtimi i ceshtjes si
dhe hetimi gjyqesor i saj. Pasi jane kryer veprime te tilla si verifikimi i
prezences dhe legjitimitetit te paleve, shpallet perberja e trupit gjykues dhe zgjidhen
kerkesat paraprake te paleve.
Shqyrtimi i ceshtjes eshte veprimtaria qe zhvillojne
palet per te paraqitur dhe diskutuar kerkimet dhe prapesimet e tyre. Shqyrtimi gjyqesor
behet verbalisht, por palet mund te parashtrojne me shkrim shpjegimet dhe
pretendimet e tyre. Ne cdo faze te gjykimit gjykata ka te drejte te therrase
palet per tu pyetur, per rrethana te cilat gjykata i cmon te rendesishme per
zgjidhjen e ceshtjes.
Perpjekjet dhe veprimet per pajtim
Ne permbushje te detyres qe ka gjykata per te pajtuar palet, gjate veprimeve
pergatitore ajo ben te gjitha perpjekjet per te zgjidhur mosmarreveshjen me
pajtim, me kusht qe natyra e ceshtjes ta lejoje pajtimin. Perpjekjet per pajtim mund te behen ne cdo
faze te hetimit gjyqesor. Ai mund te ndodhe si para fillimit te séances
gjyqesore, ashtu edhe gjate séances gjyqesore. Gjyqtari jep vendim per
miratimin e pajtimit.
NDERHYRJA E
PERSONIT TE TRETE
Procedura e
nderhyrjes se personit te trete
Ne rastin e
nderhyrjes vullnetare ne procesin gjyqesor, qofte si nderhyres kryesor apo
dytesor, personi I trete duhet te paraqitet ne séance pergatitore ose gjyqesore
me nje kerkese me shkrim ose duke e depozituar ate ne sekretari.
Personi i
trete mund te thirret me kerkese te shkruar qe paraqitet ne séance pergatitore
ose nesekretarine gjyqesore nese ka filluar shqyrtimi i padise. Kerkesa i
njoftohet menjehere gjyqtarit, i cili urdheron te njoftohet personi i trete,
mundesisht pa u shtyre séance gjyqesore.. Thirrja e personit te trete lejohet
kur ai ka banim brenda territorit te RSH dhe deris nuk ka mbaruar gjykimi ne
shkalle te pare. Pranimi I personit te trete ne gjykim behet me vendim te
ndermjetem.
Ceshtje ne
lidhje me nderhyrjen ne process te personit te trete
Si pasoje e
nderhyrjes, personi i trete behet pale e procesit dhe si i tille duhet te
trajtohet ne te gjitha efektet e procesit. Ne rast se me vendim te ndermjetem
te gjykates personi I trete pranohet te marre pjese ne gjykim, ky vendim I
ndermjetem mund te ankimohet sebashku me vendimin perfunimtar, si nga palet
ashtu edhe nga personi I trete.