NDERHYRJA
E PERSONIT TE TRETE NE PROCESIN CIVIL
Shkaqet
dhe pasojat e nderhyrjes se personit te trete
Nderhyrja
ne proces eshte hyrja e nje personi te
trete gjate zhvillimit te nje procesi. Ajo mund te jete rrjedhoje e kerkeses
nga vet personi i trete
, me kerkese te njeres prej paleve dhe me kerkese te
gjykates. Ne lidhje me nderhyrjen ne procesin civil te personit te trete, qofte
me kerkesen e tij, me kerkesen e njeres pale apo me kerkese te gjykates duhet
te mbahen parasysh disa aspekte te rendesishm:
Kerkesa
per nderhyrje mund te behet gjate séances pregatitore ose gjyqesore por derisa
te mos jete mbyllur hetimi ne gjykimin e shkalles se pare.Nderhyrja nuk lejohet
ne gjykimin ne shkalle te dyte e gjykaten e Larte
Gjykata
pranon marrjen pjese te personit te trete ne gjykim me vendim te
ndermjetem/Kunder ketij vendimi mund te behet ankim i vecante
Nderhyrja
ne process ben qe i treti te fitoje cilesine e pales me te gjitha pasojat qe
rrjedhin prej saj, duke patur te drejte te kryej te gjitha veprimet procedurale
qe u lejohen paleve
Personi
I trete, pasi te jete marr pelqimi I paleve mund te zere vendin e pales per te
cilen ka nderhyre dhe kjo e fundit te dale jashte gjykimit
Vendimi
gjyqesor do te shtrije efektet ,pra do te jete i I detyrueshem edhe per
personin e trete qe ka nderhyre ne process.
Nderhyrja
kryesore
Kushdo
mund te nderhyje ne nje process gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave te
tjere, kur pretendon per vete, teresisht ose pjeserisht sendin ose nje te
drejte, qe eshte object I padise ne shqyrtim, ose qe lidhet me perfundimin e
gjykimit, duke ngritur padi kunder ted y paleve ose njeres prej tyre.
Nderhyrja
dytesore
Kushdo
mund te nderhyje ne nje process gjyqesor qe zhvillohet midis personave te tjere
, kur ka interes per te mbeshtetur njeren ose tjetren pale, me te cilen
bashkohet ne gjykim per ta ndihmuar ate.
Ne ndryshim nga nderhyresi kryesor, nderhyresi dytesor nuk pretendon nje te
drejte te tij.
Nderhyrja
me kerkese te pales
Secila
pale mundte therrase ne gjykim nje person me te cilin mendon se ka te
perbashket ceshtjen ose nga I cili mund te kerkohet nje garanci ose shperblim,
qe lidhet me perfundimin e ceshtjes. Personi i trete mund te thirret me kerkese
te shkruar qe paraqitet ne séance pergatitore ose nesekretarine gjyqesore nese
ka filluar shqyrtimi I padise. Kerkesa i njoftohet menjehere gjyqtarit, i cili
urdheron te njoftohet personi i trete. Thirrja e personit te trete lejohet kur
ai ka banim brenda territorit te RSH dhe deris nuk ka mbaruar gjykimi ne
shkalle te pare. Pranimi I personit te trete ne gjykim behet me vendim te
ndermjetem
Thirrja
e personit te trete nga gjykata
Gjykata,
kur cmon se procesi gjyqesor duhet te zhvillohet ne prani te nje personi te
trete, I cili rezulton se ka interes ne ceshtje, e therret ate dhe per kete
qellim e shtyn séance gjyqesore.
Dalja
jashte gjykimit te njeres prej paleve
Dalja
jashte gjykimit e njeres pale eshte fenomen i kundert me nderhyrjen. Ajo vjen si pasoje e vendimit te gjykates qe
perjashton njeren pale nga pjesemarrja e mevonshme ne process dhe mund te jete
si pale fillestare ashtu edhe pale qe
eshte thirrut ne process gjate zhvillimit te tij. Dalja nga procesi I gjykimit
ndosh kur gjykata verifikon mungesen e parakushteve te vecanta qe kushtezojne
prezencen e pales ne process, ose kur mungojne kerkime te ngritura ne gjykim
nga pala ose kunder saj.