POZITA GJEOGRAFIKE
Shqipëria gjendet në Evropën
juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullitBallkanik e
shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e
38' dhe 42 gradë e 39' te gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjerësisë
lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut. Në
veri-perëndim kufizohet nga Mali i Zi (172
km), në veri-lindje nga Kosova (115 km), në lindje nga Maqedonia (151 km)
dhe në jug e jug-lindje nga Greqia (282 km). Laget nga detet Adriatik dhe Jon.
Sipërfaqja e përgjithshme është 28,748 kilometra katrorë ndërsa kryeqyteti i
saj është Tirana.
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi
gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu
perëndimor për në Ballkan e Azinë
e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos.
Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë,
njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të
Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.
RELIEVI DHE KLIMA
Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para
alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa
gjatë erës kenozoike u
shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve,
që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit
është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të
mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi
nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore
(fiziko-gjeografike):
Krahina malore veriore
Krahina malore
qendrore
Krahina malore jugore
Ultësira perëndimore
Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet
Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe
luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e
detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Thethit. Krahina Malore
Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive
malore, si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj.
Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri
në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina
lumore. Vend të veçantë në të zë riviera
shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug.
Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira
Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me
gjerësi nga perëndimi në lindje, deri ne 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën
më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar
ekonomik i Shqipërisë.
Relievi i tokave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri
në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në
ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në dendësinë e vendosjes së
qendrave të banuara në drejtim vertikal. Në
relievin e tyre mbizotërojnë kodrat dhe malet. Duke u nisur
nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm dhe i
lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë
nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të
Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi
i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më
të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore.
Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe
sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m.
Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar.
Klima
Me pozicionin e saj te favorshem përballe deteve Adriatik
dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit,
Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen
e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të
bute dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojne nga 7°C në dimër e
deri në 24°C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë
mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë
Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e
fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi
më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e larte si rezultat i
kombinimit të dy rrymave ajrore, ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i
reshjeve në zonat e ulta varion nga 1,000 deri në 1,500 mm shi në vit, ndërsa
në zonat malore shifrat lëvizin nga 1,800 deri në 2,550 mm shi në vit. Këtu,
gjithashtu, vlen për t'u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit
bien në sezonin dimëror.
FLORA DHE FAUNA
Për shkak të trevave të saj të pandotura dhe të thella
Shqipëria ka një larmi bimësh dhe shërben si strehë e fundit e shumë gjitarëve
dhe zogjve të rrallë, që sot janë zhdukur ose janë në zhdukje e sipër në rajon
dhe më gjerë.
FAUNA
Pasuria dhe bukuria e krahinave fshatare dhe pyjeve shpesh u
kane dhëne mundësi vizitorëve të gjejnë krijesa dhe kafshë që rrallë të qëllon
t’i hasësh. Kështu pyjet e gjera të ahut, pishës dhe dushkut u japin
strehë ujkut, dhelprës, çakallit,
kurse në pyjet e larta të pishës gjejnë strofka ariu
i murrmë, kunadhja e pishës, dy
lloje të maces së egër, rrëqebulli e vjedulla.Kaprolli, dhia e
egër dhe derri i egër janë të zakonshëm në disa krahina.
Shqipëria ka jo më pak se 14 lloje lakuriqë nate dhe rreth 350 zogj vendas. Në
to përmenden lloje shtegtarësh dhe jo shtegtarësh. Në pyjet e dendura të pishës
jetojnë dy lloje të rralla të gjelit
të egër dhequkapikut. Në shumë lokalitete janë të zakonshëm zogjtë
grabitqarë, ndër ta shqiponjat,fajkonjtë, hutat, skifterët dhe
disa lloje të bufit,
duke përfshire edhe bufin me mjekër, bufin me bri dhe kukuvajkën e vogël. Në
Shqipëri gjenden edhe shumë zvarranikë siç janë: gjarpërinjtë e ujit, bolla e shtëpisë, beronja, nepërka helmuese etj.
Në ujëra gjenden 260 lloje peshqish, ndër to më të zakonshmit e peshqve
mesdhetarë gjenden në ujërat bregdetare ndërsa trofta në rrjedhat malore. Në
liqene ka krap, ngjaladhe peshq të tjerë të
zakonshëm kurse në brigje të tjera lundërza.
FLORA
Shqipëria ka gjithashtu një florë të pasur, që konkretizohet
me më shumë se 3,221 tipe të ndryshme bimësh. Ndër to, 489 janë të veçanta për
Gadishullin e Ballkanit dhe 40 janë vetëm të Shqipërisë. Pyjet e dushkut janë
tipike dhe përbëjnë afërsisht 20% të sipërfaqes pyjore të gjithë vendit. Në
treva të tjera mbizotërojnë shkurret mesdhetare,
deri në lartësinë 800 m duke pasur si më karakteristike: mërsinën, marenë, shqopën, dhe dushkullin e egër. Në
brigjet jugore të nxehta gjenden fiqtë e
detit, dafina, fiqtë, shkoza e zeze, eukaliptet etj
ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE
BUTRINTI
Një rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndërkombëtare, banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë.

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia
u zbulua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë
që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend I
perkasin vitit 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia
ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si
ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një
qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh
këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku,
shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë.
AMANTIA
Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.
Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.
BYLIS
Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj.

ANTIGONEA
Eshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.
ALBANOPOLI
Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.

LISI
Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.

QYTETE HISTORIKE
TIRANA
Tirana është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, me popullsi prej 700 000 banorësh dhe shtrihet në rrëzë të Malit të Dajtit, 110 metra mbi nivelin e detit. Zona e Tiranës ka qenë e populluar që nga periudha neolitike. Ajo është themeluar në vitin 1614.

BERATI
Berati njihet si qyteti i një mijë e një dritareve për shkak të arkitekturës karakteristike të shtëpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siç mund të dallohet për shkak të blloqeve të mëdha të gurëve dhe mureve. Si qytetet e themeluara në shekullin e 4-t dhe të 5-të para Krishtit në territorin e fisit ilir të desaretëve, Berati u shndërrua në fillim të shekullit të 3-të të erës sonë në një qytet të fortifikuar të njohur me emrin Antipatrea. Berati është qytet muze i ndërtuar në rrëzë të një mali, ku ndodhet edhe një kala. Brenda mureve të kalasë ndodhet një lagje e banuar me një numër të madh shtëpish karakteristike, kalldrëme dhe kisha që u përkasin periudhave të ndryshme historike. Kishat më interesante janë Kisha e Shën Marisë dhe Kisha e Trinitetit të Shenjtë, që është një nga shembujt më të spikatur të arkitekturës bizantine në Shqipëri.Katedralja e Shën Marisë u rindërtua në vitin 1797 mbi rrënojat e kishës së mëparshme.

GJIROKASTRA
Gjirokastra është një nga qytetet më tërheqëse të Shqipërisë, ajo quhet ndryshe "qyteti i një mijë hapave" ose "qyteti i gurtë". Eshtë një qytet me interes të veçantë për arkitekturën e tij karakteristike. Shtëpitë rreth kalasë janë ne vetvete fortesa të vogla. Panorama e mrekullueshme e maleve të thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit një pamje shumë të bukur.Rrugët e ngushta me kalldrëm të qytetit muze të Gjirokastrës të japin një ndjesi mesjetare. Kalaja është vendi nga ku mund të shohësh të gjithë qytetin.

KRUJA
Kruja është një qytet mesjetar, edhe pse u përmend për herë të parë si qendër fetare kristiane në vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit Sari-Salltiku. Qyteti u ofron vizitorëve pamje të mrekullueshme dhe objekte të shumta historike. Për shkak të rëndësisë së saj strategjike ajo ka një kështjellë, ku ndodhet muzeu i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështjella e Krujës u ndërtua gjatë shekullit të 5-të dhe të 6-të .

BREGDETI I VIRGJER
Bregdeti i Adriatikut dhe Jonit ka një bukuri të rrallë. Bregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 427 kilometrash dhe është shumë i pastër. Bregdeti i Adriatikut është 300 kilometra dhe ka ujë të pastër dhe plazhe me rërë deri në 5 kilometra. Pjesa më e madhe e bregdetit ka edhe pyje pishe. Bregdeti jugor jonian është rreth 150 kilometra dhe ka shumë shkëmbinj dhe plazhe që nga ato me gurë deri tek ato me rërë të bardhë. Thellësia e ujit nis që në breg të detit.
Rruga nga Vlora për në Sarandë kalon përmes maleve të mrekullueshme të mbuluara nga pyje pishe dhe fshatra tradicionalë. Rruga ngjitet në Qafën e Llogarasë. Kjo zonë është park kombëtar dhe ka edhe pamjen më të bukur të të gjithë bregdetit shqiptar.

DURRESI
Durresi është një nga qytetet dhe portet më të mëdha në Shqipëri. Ka popullsi prej 95 400 banorësh dhe është 39 kilometra larg Tiranës. Durrësi është një nga qytetet më të lashta në Shqipëri. Ai u themelua nga Epidamnusi, mbreti ilir në këtë zonë që i dha atij edhe emrin e nipit të tij, Dyrrah. Nga vitin 1914 deri në vitin 1920 Durrësi u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Vetëm pesë kilometra larg Durrësit ndodhet zona e plazhit.

VLORA
Vlora është qytet bregdetar. Ky qytet nuk është vetëm porti i dytë më i madh në vend por edhe një qendër me rëndësi të veçantë historike. Në kohët e lashta ai njihej me emrin Aulona. Në jug të Vlorës, duke ndjekur rrugën për në Sarandë mund të zbulosh mjaft plazhe të virgjëra, Gjirin e Portopalermos dhe disa fshatra karakteristikë si Dhërmiu, Himara apo Piqerasi.

SARANDA
Saranda, porta jugore e Shqipërisë, është një qytet i vogël që ndodhet mes maleve edhe detit Jon. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).E vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit, Saranda karakterizohet nga klima mesdhetare.për shkak të vendndodhjes së saj , ajo është një nga qytetet që tërheqin më shumë turistë në Shqipëri.
Saranda mund të vizitohet nga turistët që vijnë nga Korfuzi. Zona arkeologjike e Butrintit dhe qytetit historik i Gjirokastrës ndodhen fare pranë Sarandës, ndaj edhe turistët nga Korfuzi kanë mundësinë t'i vizitojnë këto zona.

MUZEUMET
Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.
Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 Tetor 1981. Ai
është institucioni më i madh muzeor shqiptar. Në mjediset e muzeut ndodhen 4750
objekte muzeore.
Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë.
Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombëtar i Arsimit
shqiptar, ndërtesë Monument Kulture 150 -vjeçare, është hapur Shkolla e Parë në
gjuhën shqipe, ose siç quhejj atëherë, "Mësonjëtorja e Parë
Shqipe".
Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria
Osmane.
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë
së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e
Manastirit, më 1908. Gjithashtu pasqyrohet historia e librit shqip prej
abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1844), hartuar nga Naum Panajot
Bredhi
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, u përurua më 24
Prill 1980.
Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të
Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti,
kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili.
Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe
objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme
të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të
tyre.
Muzeu Kombëtar Etnografik, Berat
Muzeu i Beratit u përurua në vitin 1979.
Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së
Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut.
Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe treshekullore,
tipike e trevës beratase.
Në katin e parë është ngritur një sallë, në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavioni i lashtësisë.
Në katin e parë është ngritur një sallë, në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavioni i lashtësisë.
Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për të
mikëpritur miqtë. Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e
pritjes se fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes se qytetit.
Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte
origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore.
Muzeu Etnografik, Krujë.
Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor
1989. Ai është i ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit
1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së parë.
90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe
100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri,
hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me
finesë.
Muzeu Kombëtar Onufri, Berat.
Muzeu Kombëtar "Onufri", gjendet në qendër të
lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit. Në të janë
përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës.
Ky muze mban emrin e piktorit më të shquar shqiptarë të
shek. të XVI, Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të pasur në krijimtarinë
ikonografike.
Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qëndrore e kishës, mjedisi
i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe dhe dykatëshe.
Muzeu ka tri salla kryesore, ikona të vendosura në
ikonostasin e praruar të kishës dhe disa tekstile e objekte metalike, të cilat
dëshmojnë traditën artizanale të një niveli të lartë të Trevës së Beratit.