BASHKENDERGJYGJESIA
Kuptimi
i bashkendergjygjesise
Kemi bashkendergjygjesi kur padia mund te ngrihet
bashkarisht nga shume padites ose kunder shume te
paditurve ne rast se:
ata kane te
drejta ose detyrime te perbashketa mbi objektin e padise
te drejtat dhe
detyrimet e tyre nga pikepamja e faktit ose e ligjit kane po ate baze
Bashkendergjygjesia mund te jete:
-
fillestare nese ne fillim te procesit ka shume
pale
-
e mevonshme nese ne fillim kemi 2 pale por ato shtohen
gjate zhvillimit te procesit
Bashkendergjygjesia
e detyrueshme
Nese padia nuk mund te
formoje object gjykimi, vetem nese eshte ngritur kundrejt shume paleve, atehere
bashekndergjygjesia eshte e detyrueshme, pavaresisht faktit nese palet marrin
pjese si padites apo te paditur. Efekti i
vendimit qe jep gjykata do te shtrihet ne te gjithe bashkendergjygjesit.
Rasti me tipik i
bashkendergjygjesise se detyrueshme eshte pjestimi i pasurise, e cila duhet te
ngrihet kundrejt te gjithe trashegimtareve ose bashkepronareve.
Bashkendergjygjesia
vullnetare
Kemi bashkendergjygjesi
vullnetare kur shume pale mund te veprojne si padites ose te thirren si te
paditur ne te njejtin process, kur kerkimet e tyre duke qendruar ne menyre te
vecante nga pikepamja e faktit, kane po ate baze.