Kuptimi i kompetences
Kompetenca eshte sasia
e juridiksionit ose masa e juridiksionit qe i eshte dhene cdo gjykate ne ushtrimin e funksioneve te saj.
Kompetenca percakton per cdo gjykate rastet dhe llojet e mosmarreveshjeve qe
ajo
ka pushtet per te gjykuar.
Kriteret e ndarjes se
kompetences
Ndarja e kompetencave
ndermjet gjykatave behet nga K.Pr.Civile dhe
Ligji “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne RSH”. Kjo ndarje behet ne
2 drejtime:
Sipas drejtimit
vertikal - ku shperndarja e ceshtjeve
behet sipas kriterit te vleres se padise dhe natyres se ceshtjes.
Sipas drejtimit
horizontal - ku shperndarja e ceshtjeve
behet sipas kriterit territorial midis gjykatave te vendosura ne vende te
ndryshme te territorit te shtetit.
Kompetenca ne baze te
vleres dhe natyres se ceshtjes
Si kompetenca qe merr
per baze vleren e padise, ashtu edhe
kompetenca ne baze te natyres se ceshtjes, ndan ceshtjet midis gjykatave te
shkalles se pare me trup gjykues te perbere nga nje gjyqtar i vetem ose nga
trup gjykues i perbere me 3 gjyqtare. Kompetenca ne baze te vleres vendoset ne
baze te vleres se padise dhe i perket vetem vleres ekonomike te sendit ose se
drejtes object padie. Vlera e padise llogaritet ne momentin e paraqitjes se saj
ne gjykate.
Ndarja e ceshtjeve ne
baze te kompetencave te vleres dhe natyres se ceshtjes vlen vetem per gjykimin
e shkalles se pare.
Kompetenca tokesore
ose territoriale
Kompetenca tokesore
ose territoriale ndan ceshtjet midis gjykatave me trupa te njejte gjykues, te
vendosura ne pjese te caktuara te territorit te nje shteti, siaps 2 parimeve
kryesore:
Per te lehtesuar dhe
per te bere komode mbrojtjen e paleve dhe ne menyre te vecante ate te te
paditurit.
Qe per kategori te
vecanta mosmarreveshjesh, procesi te zhvillohet para nje gjykate, vendndodhja e
te ciles ta ndihmoje te ushtroje funksionet e saj ne menyre sa me efikase.
K.Pr.C parashikon se
kur i padituri eshte person fizik, gjykata kompetente do te jete gjykata e
vendbanimit ose vendqendrimit te te paditurit. Kur i padituri eshte person
juridik, gjykata kompetente do te jete gjykata e vendit ku personi juridik ka
qendren e tij.
Ndalimi i gjyqvaresise
(litispendenca)
Gjyqvaresia
(Litispendenca) eshte nje nga parakushtet proceduriale dhe konkuron me rregullat
e kompetences per te percaktuar gjykaten kompetente qe duhe te shqyrtoje
ceshtjen konkrete. Koncepti i gjyqvaresise perdoret per te treguar situaten kur
e njejta padi (ne te 3 komponentet e saj pale, object, shkak) te jete ngritur
ne 2 procese. Kjo eshte nje situate anormale e cila krijon mundesine qe per te
njejten padi te shqyrtuar ne procese te ndryshme, te kemi vendime te ndryshme,
duke cenuar kershtu parimin e gjese se gjykuar. Ne keto kushte K.Pr.C
parashikon se do te vendoset pushimi I gjykimit te padise se regjistruar me
vone.
Kundershtimi ikompetences
Kompetenca eshte kusht
i domosdoshem i vlefshmerise se procesit dhe i akteve te tij. Kundershtimi dhe
rregullimi I kompetences mund te ngrihet nga palet ne proces , ashtu edhe
kryesisht nga gjykata. Gjykata kur konstaton se nuk eshte kompetente per gjykimin e ceshtjes, kryesisht ose me
kerkesen e paleve, vendos moskompetencen e saj dhe I dergon aktet ne gjykaten
kompetente. Kunder vendimit te gjykates qe ka shpallur moskompetencen per
gjykimin e mosmarreveshjes, mund te behet ankim I vecante nga palet ne Gjykaten
e Larte.
Kompetence ne kuptimin objektiv – teresia e veprimtarive
qe kryen nje organ shteteror
Kompetence ne kuptimin
subjektiv- percaktohet njekohesisht si e drejta dhe detyra e cdo organi per te
kryer nje veprimtari te caktuar
Teresia e te drejtave
dhe detyrimeve te nje gjykate si nje institucion shtetror perben kompetencen
nga ana subjective te saj.
Llojet e kompetencave
jane :
Kompetence lendore
Kompetence funksionale
Kompetence tokesore
Kompetenca lendore ose
objective – eshte ajo ne baze te se ciles gjykatat e nje kategorie kane te
drejte dhe detyre te shqyrtojne dhe te zgjidhin ceshtjet civile te tjera per
shkak te llojit, natyres dhe vleres se objektit te tyre. Objekti percaktues ne
kete lloj kompetence eshte Lenda. Ne baze te kritereve per kompetencen lendore
percaktohet rrethi I ceshtjeve qe u takon gjykatave te shkalleve te ndryshme.
Psh padia si lende shqyrtohet ne gjykaten e shkalles se pare, ankimi ne
Gjykaten e apelit
Kompetenca funksionale
– eshte ajo qe iu njihet disa gjykatave per te vendosur lidhur me mjetet e
goditjes te ushtruara kunder pretendimeve per shkeljen e te drejtave,vendimeve.
Psh gjykata e shkalles se pare ka ne funksion te punes se saj per te vendosur
per bazuesshmerine apo pabazueshmerine e
padise.Gjykata e Apelit ka per funksion te saj te vendos per bazueshmerine apo
pabazueshmerine e vendimit te gjykates se shkalles se pare.
Kompetenca tokesore – eshte
ajo ne baze te se ciles gjykata kompetente nga pikepamja lendore ka te drejte
ta gjykoje ceshtjen vetemkur kjo ceshtje ka lidhje me territorin ku ajo e
zhvillon veprimtarine e saj.Qendra e ushtrimit te veprimtarise se gjykates se
shkalles se pare dhe asaj te apelit percaktohet me dekret ,nga Presidenti I
Republikes, ndersa Gjyakata e Larte si institucion I pavarur kushtetues e
ushtron funksionin e saj ne te gjithe territorin e Republikes.
Kompetencat tokesore I
ndajme ne :
Kompetenca tokesore te
pergjithshme
Kompetenca tokesore te
posacme
Veprimet e gjykates
lidhur me kompetencen
Gjykata mund te
zhvilloje procesin gjyqesor dhe te vendos per objektin e padise vetem kur
ceshtja eshte ne kompetencen e saj.Kete fakt gjykata e vlerson qe ne fillim
sapo I paraqitet padia.Ky vleresim behet ne veprimet pregatitore nga
gjyqetari.Kur ai cmon se ceshtja hyn ne kompetencen e nje gjykate tjeter ,vendos
per mos kompetencen dhe ia dergon ceshtjen gjykates kompetente. Kunder vendimit
mund te behet ankim I vecante ne Gjykaten e Larte brenda 5 diteve nga shpallja
ose komunikimi I vendimit.
Mosmarrveshjet per
kompetencen
Kur
nje gjykate I dergohet nje ceshtje nga nje gjykate tjeter ceshtja duhet te
pranohet dhe shqyrtohet prej kesaj te fundit, per shkakun se nuk lejohen
konfliktet per kompetence midis gjykatave.Kompetenca eshte n je urdher gjyqesor
dhe si I tille duhet zbatuar pa hezitim. Ne momentin qe gjykata vendos
moskompetencen e saj ne gjykimin e nje ceshtje detyrimisht duhet tja coje per
gjykim ceshtjen gjykates qe ajo e cmon si kompetente.Kjo quhet gjykata derguese
ndersa gjykata pritese as kryesisht dhe as me kerkesen e paleve nuk mund ta
ktheje mbrapsht ,as nuk mund tja dergoje nje gjykate tjeter dhe te mos e pranoj
per shqyrtim me arsyetimin se edhe kjo nuk eshte kompetente.Gjykata pritese
eshte e detyruar qe ta pranoj ceshtjen dhe ta shqyrtoj deri ne zgjidhjen
perfundimtare te saj