GARANCITE E VECANTA TE PAANSHMERISE SE GJYQTARIT

GARANCITE E VECANTA TE PAANSHMERISE SE GJYQTARIT
    1.      Heqja dore e gjyqtarit nga gjykimi i ceshtjes
Gjyqtari eshte i detyruar te heqe dore nga gjykimi i nje ceshtje konkrete kur:
   1.      ka interes ne ceshtje ose ne nje mosmarreveshje tjeter qe ka lidhje me ate ne gjykim.

     2.      ai vete ose bashkeshortja e tij eshte i afert deri ne shkalle te katert ose ne krushqi deri ne shkalle te dyte ose eshte i lidhur me detyrime biresimi apo bashkejeton ne menyre te perhershme me njeren nga palet ose mbrojtesit.
3.      ai vete ose bashkeshortja e tij jane ne konflikt gjyqesor ose ne armiqesi apo ne marredhenie kredie apo huaje me njeren prej paleve ose njerin prej perfaqesuesve.
4.      ka dhene keshilla ose ka shfaqur mendim per ceshtjen ne gjykim apo ka marre pjese ne gjykimin e ceshtjes ne nje shkalle tjeter te procesit, eshte pyetur si deshmimtar, si ekspert ose si perfaqesues i njeres apo tjetres pale.
5.      eshte kujdestar , punedhenes I njeres prej paleve, administrator ose ka kryer nje detyre tjeter ne nje ent, shoqate, shoqeri ose institucion tjeter qe ka interesa per ceshtjen ne gjykim.
6.      ne cdo rast tjeter kur vertetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njeanshmerie.

2.      Perjashtimi i gjyqtarit
Ne rastet kur heqja dore e gjyqtarit eshte e detyrueshme, secila pale ka te drejte te kerkoje perjashtimin e gjyqtarit. Kerkesa per perjashtimin e gjyqtarit duhet te nenshkruhet nga pala kerkuese dhe depozitohet ne sekretarine e gjykates. Kerkesa duhet te permbaje shkaqet e perjashtimit si dhe dokumentat dhe provat e tjera qe disponon pala.

Kerkesa per perjashtimin e gjyqtarit ose njerit prej gjyqtareve te trupit gjykues ben qe trupi gjykues te mos i hyje shqyrtimit ne themel te ceshtjes pa ju pergjigjur me pare kesaj kerkese paraprake. Shqyrtimi I kerkeses per perjashtimin e gjyqtarit shqyrtohet nga I njejti trup gjykues qe gjykon edhe ceshtjen.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE