Kuptimi i Juridiksionit
Juridiksioni – eshte e drejta e nje organi per
te ushruar nje veprimtari te caktuar ne perputhje me ligjin, dmth rrethi i
ceshtjeve qe kane te drejte te zgjidhin organet e nje sistemi.
Llojet e Juridiksionit
a.
Juridiksion Gjyqesor – kemi kur me ligj jane ngarkuar
gjykatat per shqyrtimin dhe zgjidhjen e ceshtjeve
Ky juridiksion ndahet
ne :
-
Juridiksion
civil
-
Juridiksion
penal
b. Juridiksion
Administrativ – kemi
kur me ligj jane ngarkuar organet e administrates shteterore per zgjidhjen e
ceshtjeve te caktuara.
Juridiksioni gjyqesor civil – eshte nje juridiksion gjyqesor I
pergjithshem ne te cilin perfshihen shqyrtimi I te gjitha ceshtjeve qe nuk jane
shprehimisht te perjashtuara prej tij. J.Gj.C eshte juridiksioni mbi te drejtat
, lirite dhe interesat kushtetuese dhe ligjore e ka per object deklarimin,
garantimin dhe permbushjen e te drejtave qe I takojne subjekteve ne marrdheniet
reciproke te tyre.
Kufijte
e juridiksionit gjyqesor civil
Juridiksionit
gjyqesor civil i jane vene kufij ne disa aspekte dhe konkretisht:
1.
Kundrejt
subjekteve te huaja qe gezojne imunitet diplomatic
2.
Kundrejt
administrates publike
3.
Kundrejt
pajtueshmerise se ligjit me Kushtetuten
4.
Kundrejt
marreveshjeve te arbitrazhit
1. Mosmarrveshjet
lidhur me juridiksionin dhe menyra e zgjidhjes se tyre
Juridiksioni
gjyqesor dhe ai administrative jane te ndare midis tyre ,qe do te thote se
kurre nuk mund te jete nje ceshtje njekohesisht edhe ne juridiksionin gjyqesor
edhe ne ate administrative.Si gjykata ashtu edhe organi administrative mund te
shpallin me vendim per te njejten ceshtje se hyn ne juridiksionin e tij ose e
kunderta secili prej tyre mund te shpall se ceshtja nuk hyn ne juridiksionin e
tij. Ne rastin kur te dyja vendosin se e njejta ceshtje qe iu eshte paraqitur
per shqyrtim hyn ne juridiksionin e cdo njerit prej tyre kemi mosmarrveshje ose konflikt pozitiv. Ndersa kur te dyja palet
vendosin per te njejten ceshtje qe nuk hyn ne juridiksionin e secilit prej tyre
kemi mosmarrveshje apo konflikt
negative.
2. Juridiksioni
kushtetues
Krijimi
i gjykates kushtetuese e cila ushtron kontrollin e kushtetutshmerise se ligjeve
kufizon ne nje fare kuptimi pushtetin e gjykatave. Nese gjate gjykimit te nje
ceshtje konkrete ngrihen pretendime rreth kushtetutshmerise se nje norme
juridike qe duhet te zbatohet ne gjykimin e ceshtjes, atehere gjyqtari e
pezullon gjykimin dhe ja dergon ceshtjen Gjykates Kushtetuese.
Kundershtimi I juridiksionit gjyqesor
Juridiksioni
gjyqesor , pra pasja nga ana e gjykates e te drejtes per te gjykuar dhe per te
vendsour ne lidhje me nje ceshtje
konkrete ka rendesi te madhe per zgjidhjen e ceshtjes.Kjo eshte e arsyeja qe
K.P.C mungesen e juridiksionitr gjyqesor e ka konsideruar shkelje te rende te
normave procedurale gje qe ben te prishet vendimi gjyqesor I dhene ne shkelje
te juridiksioni .Sipas K.P.C gjykata ne cdo faze e shkalle te gjykimit , merr
ne shqyrtim nese ceshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo
administrative.Shqyrtimi I ceshtjes qe
ka te beje me juridiksionin mund te kerkohet si nga palet e nje ceshtjeje
konkrete qofte te shqyrtohet nga gjykatan kryesisht ne cdo faze dhe shkalle te
shqyrtimit te ceshtjes .
Kundershtimi
I juridiksionit , kur gjykata me vendim jo perfundimtar ka vendosur per
nxjerrjen e shqyrtimit te ceshtjes jashte juridiksionit te pushtetit gjyqesor
eshte nje mjet ankimi I vecante dhe ka per qellim te arrije ne menyre te
shpejte nje vendim perfundimtar per ceshtjen e juridiksionit pa zgjidhjen e te
cilit nuk mund te filloje zgjidhja e themelit te ceshtjes nga gjykata ,duke zevendesuar
gjykatan qe gjykon ceshtjen me Gjykaten e Larte , si shkalla me elarte
epushtetit gjyqesor.