1.Kuptimi I pales
Subjekte
te procesit civil dhe te marrdhenies procedurale civile pervec gjyqtarit jane
dhe palet.
Pale - te nje procesi civil jane subjektet e
mosmarrveshjes gjyqesore, te ndryshme nga gjykata e cila gjykon mosmarrveshjen
e duhet te jape vendimin e saj.
Palet
jane te lira te mbrojne interesat e tyre ne gjykim nepermjet perfaqesimit ose
te cdo ndihme tjeter juridike, ne perputhje me dispozitat ne fuqi .Te gjithe
subjektet e tjere qe marrin pjese ne procesin civil dhe nuk jane pale ne
kuptimin procedural , jane te trete dhe te tille jane deshmitaret, ekspertet.
Pozicioni I pales si ndergjygjes
fitohet :
1.Si pasoje e padise
2.Si pasoje e zevendesimit te
pales
3.Si pasoje e kalimit procedural
4.Si pasoje
e nderhyrjes ose thirrjes se personit te trete si nga palet ashtu edhe nga
gjykata gjate zhvillimit ten je procesi civil
2.Zotesia e paleve
Kane zotesi
per te vepruar ne nje gjykim civil personat qe ushtrojne lirisht te drejtat te
cilat duhet te respektohen nga te tjeret.
Zotesia juridike -
si e P.F ashtu edhe P.J eshte aftesia per te pasur te drejta dhe per te
marr perrsiper detyrime civile , pra aftesia per te qene subject I se drejtes.
Zotesia per te vepruar – si e P.F ashtu edhe P.J eshte
zotesia qe me veprimet e tyre te fitojne te drejta dhe te marrin persiper
detyrime , pra zotesia per te kryer veprime juridike.
3.Perfaqesimi
I personit te pazote dhe I personit juridik
A.Personat qe nuk kane zotesi per te vepruar nuk
mund te qendrojne ose te marrin pjese ne gjykim nqs nuk jane te perfaqesuar
sipas normave qe rregullojne zotesine e tyre.Kur personi I pazote mungon dhe
ekzistoje arsye te justifikuara qe kerkojne kryerjen e shpejt te disa veprimeve
procedurale, mund te caktohet nje kujdestar I posacem derisa ceshtja te ndiqet
nga ai qe eshte I ngarkuar ta perfaqesoje.
B.Personat juridik marrin pjese ne gjykim me ane te
atij qe I perfaqeson. Per kete arsye personat juridik public ose privat
qendrojne dhe marrin pjese ne gjykim nepermjet organeve te tyre qe I
perfaqesojne sipas ligjit ose statutit.
Personat
juridik privat- jane shoqerite, shoqatat, fondacionet
dhe enetet e tjera me karakter privat.
Personat
juridik public – jane institucionet e ndermarrjet
shtetrore qe financohen vet ose nga buxheti I shtetit
4.Perfaqesimi
gjyqesor vullnetar (prokura gjyqesore)
Nje person I
afte qe nuk I mungon zotesia juridike per te vepruar , pra qe ka zotesi per te
qene pale dhe qe mund te ngreje padi mund tja besoj te tjereve pushtetin e perfaqesimit
ne procesin civil
Si
perfaqesues te paleve me prokure mund te jene :
1.Avokatet
2.Bashkeshortet,
te paralindurit, te paslindurit, vellezrit dhe motrat.
3.Juristet
dhe punonjesit e tjere te autorizuar te institucioneve te tjera shteterore.
4.Personat
e tjere qe parashikohen me ligj se mund te jen perfaqesues te paleve.
5.Persona qe lejohen nga gjykata se mund te jene perfaqesues
te paleve
Nuk
mund te jene perfaqesues te paleve :
1.Personat
qe nuk kane mbushur moshen 18 vjec
2.Personat
qe u eshte zotesia per te vepruar.
3.Avokatet,
te cileve u eshte pezulluar ushtrimi I profesionit per aq kohe sa zgjat kjo
mase.
4.Gjyqtaret dhe prokuroret
Prokura gjyqesore mund te jete e pergjithshme ose e
vecante.Ajo behet me shkrim si dhe me goje perpara gjykates qe shqyrton mosmarrveshjen.
5.Perfaqesimi
gjyqesor professional , mbrojtja me avokat
Mbrojtja me
avokat ne procesin civil ne shkallen e I dhe te II te apelit eshte me vullnetin
e lire te paleve.Perkundrazi prania e avokatit eshte e rendesishme ne Gjykaten
e Larte.Ne te gjitha rastet avokati duhet te zgjidhet nga personat qe jane te
rregjistruar ne ndonje prej dhomave te avokatise qe veprojne ne R.SH .Pala mund
te mbrohet nga nje ose disa avokate qe bashkarisht mund te pregatisin mbrojtjen
e tij.Avokati ka te drejten e nje shperblimi per punen e kryer.
6.Pozicioni
I paleve
Struktura e procesit presupozon gjithmone dy pale ne
pozicione te kunderta.Nga karateri
dy palesh I padise rrejdh se gjithmone ka nje pale active , pikerisht ajo qe
ngre padine dhe qe merr iniciativen e procesit, ndersa pala tjeter mund te
percaktohet sip ala passive sepas fiton cilesine e pales ne baze te nje akti te
tjerkujt.Pala active merr emrin padites ndersa pala passive emrin I paditur.
7.Kalimi procedural
Cilesia
e pales fitohet edhe si pasoje e kalimit procedural I cili paraqitet :
1.Kalim
procedural me titull universal
2.Kalim procedural me titull te vecante.
8.Cilesia
e pales
Per vet faktin e pjesmarrjes ne process , dmth per
vet faktin e ngritjes se nje padie personi fiton nje cilesi ose nje status te
vecante qe eshte pikerisht cilesia e pales nga e cila lindin per te situate te
shumta subjective, active dhe passive.Teresia e ketyre situatave subjective
formon permbajtjen e marrdhenies juridike procedurale.