PADIA DHE KUSHTET THEMELORE TE PADISE

PADIA

Iniciativa e pales ne proces
Iniciativa per te filluar procesin i takon pales se interesuar (perjashtimisht edhe prokurorit), sepse gjykata nuk procedon vete dhe nuk mund te marre ne shqyrtim nje mosmarreveshje nese kete nuk e kerkon personi I interesuar.
Pyetje:
Pse gjykata nuk vepron kryesisht?
Fakti qe gjykata nuk vepron kryesisht qendron pikerisht ne domosdoshmerine per te siguruar pavarsine dhe paanesine e saj ne procesin gjyqesor.
Perse gjykata vepron vetem me kerkese te paleve?
Meqe palet ne process jane mbajtes te se drejtave subjective procedurale, ju takon atyre si titullare qe me vullnetin e tyre te permbushin keto te drejta
Padia
Padia – eshte e drejta  e personit qe ben pretendimin per tu degjuar, mbi themelin e ketij pretendimi, ne menyre qe gjykata ta shpall ate te bazuar ose jo.
Padia ne kuptimin material (substancial) – eshte mundesia,  e drejta qe i eshte njohur nga ligji nje subjekti per te kerkuar realizimin me ane te gjykates te nje te drejte subjective civile kunder nje personi tjeter.
Padia ne kuptimin procedural (material) - eshte vete parashtresa, akti ose dokumenti qe ndryshe quhet kerkese padi, ne te cilen paditesi parashtron kerkimet e tij qe gjykata ti jap mbrojtje ligjore me ane te procesit gjyqesor. Padia ne kuptimin procedural nuk parashkruhet.
Kerkese padia – eshte mjeti procedural-juridik ne te cilen paditesi parashtron pretendimet e tij, se cfare kerkon nga gjykata.Ne te jane percaktuar kufinjt e ceshtjeve te cilave duhet tu pergjigjet gjykata .

Kushtet themelore te padise
Kushtet themelore te padise jane:
Interesi per te ngritur padi - eshte nje element i te drejtes se padise dhe konsiston ne interesin per te marre nga gjykata vendimin e kerkuar.  Ai eshte nje interes procedural dhe lind nga nevoja per te mbrojtur interesin material
Legjitimiteti per te vepruar – nenkupton percaktimin e personit te cilit i perket interesi per te ngritur padine dhe personit kundrejt te cilit duh et te ngrihet padia.

Elementet e permbajtjes se padise
Elementet e permbajtjes ose kushtet formale te padise jane parashikuar shprehimisht nga K.Pr.C kur thote:
Kerkesepadia shkruhet ne gjuhen shqipe dhe duhet te permbaje:
gjykaten para se ciles paraqitet kerkesa
emerin, atesine, mbiemri,vendbanimin ose vendqendrimin e paditesit, e te paditurit dhe te personave qe perkatesisht i perfaqesojne ata, kur ka te tille
percaktimin e objektit te kerkesepadise
tregimin e fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve te tjera provuese dhe te se drejtes mbi te cilat mbeshtetet kerkesepadia
kerkimin e paditesit
vleften e padise, ne rast se objekti i saj eshte i vleresueshem

Padia si e drejte per nje gjykim
Padia eshte e drejta e personit qe ben pretendimin, per tu degjuar mbi themelin e ketij pretendimi, ne menyre qe gjykata te shpalle ate sit e bazuar ose jo, duke iu siguruar pales kundershtaree drejta per tu mbrojtur duke ngritur prapesimembi themelin dhe bazueshmerine ne ligj te pretendimit te ngritur nga paditesi.

Padia, Prapesimi, Kunderpadia
Prapesimi -  eshte pohimi dhe provimi nga ana e pales se paditur te nje fakti shues ose ndryshues per te arritur rrezimin e pjesshme ose te plote te padise. Pra prapesimi eshte nje mjet procedural qe i njihet te paditurit me qellim qe ai te mbroje te drejtat dhe pretendimet e tij gjate gjykimit duke mos kaluar kufijte e padise.
Kunderpadia – eshte padia qe i padituri mund te ngreje ne nje gjykim kunder paditesit, me qellim qe gjykata te vendose per kunderpadine njekohesisht me padine.         Pra kunderpadia eshte nje mjet procedural ne duart e paditesit me qellim qe ai te mbroje te drejtat dhe pretendimet e tij gjate gjykimit, e cila del jashte kufijve te padise.

Klasifikimi i padive
Klasifikimi i padive behet ne baze te kritereve te ndryshme:
Sipas te drejtave qe ato mbrojne:
Padi reale
Padi personale
Sipas te mires materiale te ciles i referohen:
Padi qe kane per object sende te luajtshme
Padi qe kane per object sende te paluajtshme
Sipas llojit te kekrimit te padise:
Padia per te kerkuar rivendosjen e nje te drejte ose interesi te ligjshem qe eshte shkelur.
Padia per vertetimin e qenies ose mosqenies se nje m.j ose ten je te drejte
Padia per njohjen e vertetesise ose pavertetesise se nje dokumenti me pasoja juridike per paditesin.

Identifikimi i padive
Elemnetet kryesore per identifikimin e padive jane:
Palet (paditesi dhe i padituri) - pra subjekti aktiv (ai qe e ngre padine) dhe subjekti pasiv (ai ndaj te cilit ngrihet padia).
Shkaku i padise - eshte fakti juridik qe paditesi e vendos ne themel te pretendimit te tij, nga ku buron e drejta qe ai pretendon se i eshte shkelur.  
Objekti i padise - eshte ajo qe kerkohet nga gjykata dhe individualizohet me llojin e vendimit qe kerkohet apo me te miren materiale te ciles i referohet vendimi.

Bashkimi i padive
Kur flasim per bashkim te padive kemi parasysh 2 raste:
Bashkimi subjektiv – bashkim i dy ose me shume kerkimeve objektivisht te ndryshme te parashtruara ne nje kerkese padi, por qe jane ngritur midis personave te njejte.
Bashkimi objektiv -  dy padi jane te lidhura kur kane te perbashket njerin ose te dy elementet objective (shkakun dhe objektin). Keto padi mund te ngrihen bashkarisht ne nje process te vetem edhe pse subjektet jane te ndryshme, ose mund t ebashkohen nese jane ngritur vec e vec.

Konkurimi i padive
Dy te drejta jane konkuruese kur jane te lidhura midis tyre nga pikepamja funksionale, ne menyre qe permbushja e njeres prej tyre shuan edhe te drejten tjeter. Ne kete rast te drejtave konkuruese ju korrespondojne edhe padite konkuruese. Konkurimi mund te jete:
Objektiv -  ku identiteti i personave dhe i objektit i korrespondon shkaqeve te ndryshme.

Subjektiv – ne te cilin subjekteve te ndryshme I takojne padi te ndryshme, objektivisht te njejta per nga shkaku dhe objekti.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE