ADMINISTRATA SI
PJESË E PUSHTETIT EKZEKUTIV1. SHTETI DHE ADMINISTRATA PUBLIKE
Lidhja në mes
të koncepteve shtet dhe administratë publike është e pashkputshme.Për
administrimin publik dhe adminsitratën publike mund të flasim vetëm në suaza
tëbashkësive juridike-publike. Bashkësia më e
gjerë juridike-publike është
shteti. Procesi iadministrimit publik, pra zhvillohet në kuadër të shtetit si
bashkësi më e gjerë juridike-publike. Ai proces, siq e kemi parë, përfshin
vendimmarrjen për interesat publike(nevojat, dobitë, qëllimet e bashkësisë
shoqërore e cila është e organizuar në shtet) dhepër realizimin e interesave.
Administrata publike është mekanizëm ekzekutiv profesionalme ndihmën e të cilit
vepron shteti, aparat me të cilin shteti realizon qëllimet e veta. Pashtet nuk
ka as administrim publik e as administratë publike, gjithashtu nuk mund të
ketëas shtet pa administratë publike. Konceptin e shtetit mund ta kuptojmë në
dy mënyra: si organizim të njerëzve nënjë territor të caktuar (vendi) të cilin
e ndërlidh pushteti politik (koncepti më i gjerë),gjegjësisht si organizatë e
cila zbaton pushtetin politik në një territor të caktuar (konceptimë i
ngushtë). Shteti është organizatë e cila në territorin e saj ka ekskluzivisht
pushtetin(e lartë, e pavarur) gjithpërfshirës. Pushteti nënkupton fuqinë për të
detyruar të tjerët nësjellje të caktuar, pushteti politik është shprehje që përdoret
për të shënjuar pushtetin nëterritorin e caktuar – atë pushtet sipas
definicionit e ka shteti. Pushteti shtetëror ështëpërjashtues brenda dhe
jashtë, kjo do të thotë se në hapsirën e shtetit nuk ka organizatë ecila do të
mund të rrënonte pushtetin e shtetit dhe që shteti ushtron pushtetin
pavarësishtnga shtetet e tjera. Përjashtimin e hapsirës shpesh e shënojmë me
nocionin e sovranitetit.Pra, shteti është sovran brenda dhe jashtë, ku
posaqërsiht sovraniteti i jashtëm në botënmoderne është relativizuar me
ndërvartësinë reciproke të shteteve. Shtetet nënshkruajnëmarrëveshje në mes
veti, të cilat e kufizojnë sovranitetin e tyre, sepse ato sjellin obligimetë
caktuara të cilat duhet respektuar me rastin e zbatimit të pushtetit të tyre.
Kufizimi isovranitetit të jashtëm gjithashtu është çështje e vërtetë
“jashtëjuridike”. Shtetet, që nëmarrëdhëniet ndërkombëtare kanë posaçërisht
fuqi të madhe (për shkak të madhësisë,zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht
forcës ushtarake) vërtetë ua imponojnë sjelljenshteteve më të dobëta,
gjegjësisht vendosin për fatin e tyre. Pushteti politik i shtetit buron nga
monopoli i tij mbi mjetet e detyrimit fizik.Detyrimi është bazë e pushtetit
politik. Shteti bashkëkohor e shfrytëzon më rrallë se sa nëtë kaluarën.
Raportet shoqërore zhvillohen në pajtim me vendimet e shtetit kryesisht papasur
nevojë për angazhimin e këtyre mjeteve – pjesërisht për shkak se shtetin për
herë emë tepër po e pranojmë si organizatë “e jona”, organizatë e cila është
aty për të kënaqurnevojat tona të përbashkëta, ndërsa në anën tjetër për shkak
se secili adresat i vendimeveshtetërore është i vetdijshëm për mundësitë që në
rast të mosrespektimit të këtyre 41 ,42. vendimeve, aktivizohen mjetet e
detyrimit fizik. Në këtë mënyrë i është mundësuar shtetitqë të koordinojë jetën
shoqërore, pavarësisht nga rezistenca e mundshme e atyresubjekteve në të cilat
ndikojnë ato vendime. Gjithashtu, nëse anëtarët pranojnë sanksionetë caktuara
në rast shkeljes së rregullave të organizatës, anëtari gjithmonë ka mundësi
qënë bazë të vullnetit të lirë të dal jashtë nga organizata. Sipas rregullit që
e krijon shteti,duhet t’i nënshtrohet secili që gjendet në territorin e saj. Pushteti politik të cilin e ka shteti duhet të jetë i
institucionalizuar. Kjo do të thotë,se në shtet duhet të ekzistojnë
institucione dhe mekanizma përmes së cilave zbatohetvendimmarrja për punët
publike. Duhet të ekzistojnë institucione dhe mekanizma përmessë cilave
formësohet interesi publik (përcaktohen qëllimet e bashkësisë shoqërore).
Këtomekanizma dhe institucione dallojnë varësisht nga shteti. Në shtetin
autokratik, interesinshtetëror mund ta përcaktojë vet sunduesi, ndërsa në
shtetin demokratik duhet ekzistuarmekanizma dhe institucione adekuateë për
parimin se për çështjet publike vendosin tëgjithë qytetarët e moshës madhore.
Veçanërisht duhet tërhequr vërejtjen se shpërndarja reale e pushtetit shoqëror
nëshoqëri, kurrë nuk pajtohet me institucionet e tij të ngjashme politike.
Profesori Buqarflet për "realitetin dhe imagjinatën e demokracisë",
gjegjësisht për "pushtetin formal dhereal në shtet". Fuqia shoqërore,
në të cilën bazohet pushteti (mundësia e vendimmarrjespër sjelljen e të
tjerëve) në shoqëri sidoqoftë është e shpërndarë jo vetëm në mes tëbartësve të
funksioneve formale (delegatët e parlamentit shtetëror, kryetarit të
qeverisëdhe ministrat, etj.) por edhe në mes të subjekteve të tjera. Fuqinë
shoqërore e kanë tëgjithë ata të cilët kanë qasje në të mirat nga fushat në të
cilat individët i plotësojnënevojat e veta. Këto të mira mund të jenë të ndryshme
– mund të jenë të mira materiale(para) për informata, dituri, etj. Fuqia
shoqërore është e pëmasës së njëjtë me vartësinë:individi do të ketë aq pushtet
mbi individët tjerë sa është vartësia e tyre ndaj tij. Në pjesëntonë neve na
intereson pikësëpari shpërndarja formale e pushtetit – e drejta për tëvendosur
për punët publkike. Në disa pjesë do të flasim edhe për ndikimet
joformale(jashtëinstitucionale) në marrjen e vendimeve.1.2.2. Tendencat në
zhvillimin historik të shtetit Administrata publike është aparat që i shërben
shtetit për arritjen e qëllimeve tëtij. Duke e pasur këtë parasysh atëherë
është e rëndësisë së posaqme për pozitën dhestrukturën e administratës publike
se qfarë është mozaiku i segmentit institucional(politik) të organizatës
shtetërore. Pëveç kësaj, për pozitën dhe strukturën e adminsitratëspublike
është me rëndësi gjithashtu roli i përgjithshëm i shtetit në shoqëri. Ai rol
përgjatëhistorisë ëshët ndryshuar andaj mund të flasim për tendenca të caktuara
– ligjshëmri nëzhvillim.. DemokratizimiShteti prej kur ka qenë në formën
historike më të vjetër organizatë në duart e një personi(sunduesi) ose të një
grupi të ngushtë të njerëzve, ose të një klase shoqërore, bëhetorganizatë me të
cilën për intersa të vetëvetës administrojnë të gjithë anëtarët e saj qytetarët. Demokratizimi është i lidhur me
fuqinë e shpërndarë të vërtetë shqoërore dheme vendosjen e institucioneve dhe
mekanizmave të cilën mundësojnë vendimmarrjen përçështjet publike (zgjedhjet,
referendumi).. Zvogëlimi i rolit të detyrimitMe demokratizim zvogëlohen nevojat
për përdorimin e mjeteve të detyrimit fizik, sepserregullat që i parashtron
shteti, individët i pranojnë si të vetat dhe legjitime. Pëveç kësaj,zakonisht
për respektimin e rregullave që i vendos shteti është e mjaftueshme vetëdija
përekzistimin e mundësive për përdorimin e mjeteve të detyrimit.. Zhvillimi i
rolit shërbyes Shteti i ka dy fytyra, shteti paraqitet si pushtet (autoritativ)
dhe si subjekt i cilisiguron shërbime të ndryshme (shërbyes). Sigurimi i disa
të mirave publike, sikurse qëjanë - rendi publik, siguria e komunikacionit,
luftimi i kriminalitetit, sigurimi i hapësiravepër përdorim të posaçëm,
sigurimi i kryerjes kualitative të veprimtarive ekonomike,zgjidhja e
kundërshtive në mes të individëve – kërkon intervenimin e shtetit. Shteti, ende
në masë të madhe vepron autoritativisht. Por, për herë e më tepërfutet roli i
tij shërbyes – shteti siguron të mira të shumta të cilat nuk
kërkojnëintervenimin e pushtetit në sferën private të individit; siguron
ndërtimin dhe mirëmbajtjene rrugëve publike dhe infrastrukturës tjetër, siguron
një vëllim të caktuar të shërbimevearsimore dhe shëndetësore etj. Roli shërbyes
i shtetit fiton në peshë kundrejt atijautoritativ. Nuk mund të pritet që roli
autoritativ i shtetit në të ardhmen do të vdes. Klasifikimi i sistemeve
shtetërore Shtetet në mes veti dallojnë në pikëpamjen e rregullimit të
institucioneve politike.Ato i ndajmë në aspektin e sistemit politik, formës së
sundimit, raporteve në mes tëfunksioneve të pushtetit, formave të rregullimit
shtetërorë dhe shkallës së decentralizimit.Nga rregullimi institucional i
shtetit, në shumicë varet edhe pozita dhe struktura eorganeve të adminsitratës
publike, andaj është e nevojshme që shkurtimisht tëprezantojmë llojet themelore
të sistemeve shtetërore. I. Sipas formës së sundimit, shtetet i përcaktojmë në
bazë të pozitës së kreut tështetit (shefit të shtetit). Në monarki, shefi i
shtetit është politikisht dhe juridikisht personjopërgjegjës i cili vjen në atë
pozitë me trashëgimi. Në republikë, shefi i shtetit ështëfunksionar (ose organ
kolektiv) i cili vjen në pozitë me zgjedhje (të drejtëprdrejta ose
tëtërthorta), dhe i cili është përgjegjës politikisht dhe juridikisht. Fakti se
një shtetështë monarki, nuk do të thotë se sistemi i saj politik nuk është
demokratik, për monarkitëbashkëkohore parlamentare vlen se tek ato roli i
vërtetë politik i monarkut (roli gjatëvendimmarrjes për punët publike) është i
vogël, monarku para së gjithash ka rol simboliktë përfaqësimit të shtetit unik
dhe përgjegjësi të shumta simbolike.
Sipas formës së rregullimit shtetëror shtetet i
ndajmë në federale (të përbëra)dhe në të tëra (unitare). Shteti federal
përbëhet nga njësitë shtetërore relativisht tëpavarura (të emëruara në mënyra
të ndryshme: shtete federative, kantone, republika) tëcilat kryejnë funksione
të caktuara shtetërore sikurse ligjvënëse ashtu edhe gjyqësore eekzekutive.
Shteti unitar njësi të tilla nuk ka fare. Shteti federal pavarësisht
ngakompleksiteti i vet ende është vetëm një, vetëm shtet (nuk bëhet fjalë për
bashkim, lidhjetë shteteve). Në territorin e të gjitha njësive federale është
sovran shteti federal, e jonjësitë federale. Vëllimi i funksioneve shtetërore,
të cilat i kryejnë njësitë federale janë tëpërcaktuara me kushtetutën e shtetit
federal, megjithëse edhe njësitë federale mund tëkenë kushtetutat e veta.
Shtetin federal duhet dalluar nga konfederata, te ecila nuk bëhetfjalë për
formë shtetërore, por për bashkim (lidhje) të shteteve sovrane, të
cilatvullnetarisht (sipas vullnetit të secilës prej tyre) i delegojnë një pjesë
të pushtetit nëorganet e përbashkëta të konfederatës. Secila anëtare e
konfederatës mund të dal nga aibashkim, gjë që nuk vlen për njësitë e shtetit
federal. III. Sipas shkallës së centralizimit shtetet nuk mund t’i kategorizojmë,
sepsebëhet fjalë për shkallë, për intenzitet. Mund të flasim vetëm për shtete
relativisht mëshumë ose më pak të decentralizuara. Decentralizimi do të thotë
bartje të vendimmarrjespër punët publike (çështjet politike) nga organet
shtetërore në bashkësivetëadministrative. Te decentralizimi i shtetit zakonisht
shohim decentralizimin territorial– bartjen e pushtetit në bashkësitë
territoriale (lokale) vetëadministrative. Rezultati iprocesit të
decentralizimit është vetëadministrimi lokal – e drejta e bashkësisë
lokale,gjegjësisht e qytetarëve të saj që në mënyrë të pavarur të vendosin për
një llojë të caktuartë punëve publike (zakonisht bëhet fjalë për punët e
rëndësisë lokale). Bashkësitë lokalekanë aq pushtet sa ua pranon shteti me
aktet e veta politike (kushtetutën dhe ligjet). Pra,pushteti i tyre rrjedh nga
pushteti shtetëror e jo nga sovraniteti i tyre në shtetin e tyre. Shkalla e
decentralizimit varet nga ajo nëse në territorin e shtetit veprojnëbashkësitë
lokale vetadministrative si persona juridik, sa nivele të atyre
bashkësiveekzistojnë, a janë vendosur institucionet dhe mekanizmat përmes të
cilëve banorët ebashkësive lokale vërtetë vetë vendosin për punët e caktuara
publike, sa janëkompetencat e tyre dhe qfarë vëllimi i mjeteve është dedikuar për
veprimtarinë e tyre. IV. Format e sistemit politik dhe raporteve në mes të
bartësve të funksionevepërkatëse të pushtetit shtetëror për rregullimin juridik
të administratës publike janëgjithashtu mjaft të rëndësishëm kështu që do t’i
përpunojmë në pika të veqanta në tekstine mëtejmë të këtij libri.1.2.4.
Sistemet politike Pushtetin politik në shtet mund ta ketë rrethi i ngushtë dhe
i gjerë i personave. Kurqytetarët e kanë në duart e veta pushtetin politik në
shtet atëherë bëhet fjalë për sistempolitik demokratik, në të kundërtën bëhet
fjalë për sistem politik autokratik. Në sisteminpolitik autokratik, për
çështjet që kanë të bëjnë me tërë bashkësinë shoqërore vendos njëperson ose një
grup i vogël njerëzish (oligarkia) – në atë rast shteti vepron para sëgjithash
si organizatë poër realizimin e interesave të këtyre personave – megjithëse
këta persona nëse janë të sinqertë mund
të drejtojnë shtetin duke kënaqur një pjesë tëinteresave të qytetarëve të vet.
Ndërsa për atë se qfarë duhet të jenë interesat e qytetarëvetë vet nuk vendosin
njerëzit por vet sundimtari. Sipas
botëkuptimeve moderne, forma demokratike e sistemit politik është më emira dhe
më e drejta. Demokracia në shtetin modern kuptohet si vlerë supreme, të
gjithashtetet prezantohen si demokratike, madje edhe ato që në të vërtetë nuk
janë. Në sistemin politik demokratik për çështjet politike qytetarët
vendosindrejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesëve të zgjedhur. Pjesa më e lartë
gjegjësisht pjesainstitucionale e procesit administrues pra është në duart e
qytetarëve. Sistemin politik demokratik e karakterizojnë institucionet dhe
mekanizmat të cilëtformalisht mundësojnë sundimin e qytetarëve (zgjedhjet,
organet përfaqësuese,referendumi, nisiativat qytetare). Megjithatë, duhet
tërhequr vërejtjen se rregullimiinstitucional i sistemit politik ende nuk është
kusht i mjaftueshëm për veprim vërtetdemokratik të shtetit. Prof. Buqar,
shembull tërheq vërejtjen për zbrastësinë në mes tëdemokracisë formale dhe të
vërtetë. Tanimë, siq kemi theksuar, për demokracinë e vërteë,reale është e
nevojshme që fuqia shoqërore edhe realisht, relativisht në mënyrë të drejtë
tëshpërndahet. Koncentrimi i tepërt i kapitalit në duart e një grushti të
njerëzve,koncentrimi i ndikimit në forcat e armatosura të shtetit dhe në duart
e një grushti tëgjeneralëve, monopoli i vërtetë ose mbizotërimi i madh i një
partie politike mbi mediatpublike, monopoli i qasjes në informatat e shërbimeve
sekrete, etj. – të gjitha këto dukurimunden që në jetën e vërtetë politike të
relativizojnë ose tërsisht të asimilojnëdemokracinë, megjithëse formalisht janë
të vendosur të gjitha institucionet demokratike. Ta shqyrtojmë shkurtimisht se
cilat institucione të sistemit politik mundësojnëvendimmarrjen demokratike për
punët publike. Demokracia mund të jetë e drejtpërdrejtose e tërthortë.
Demokracia e drejtpërdrejt mundëson vendimmarrjen e të gjithë qytetarëve
tëcilët kanë të drejtë vote për çështjet e caktuara politike. Janë të njohura
dy forma zbatuese të demokracisë së drejtpërdrejt: e ashtuquajtura“demokraci e pastër”
(pure democracy) – formë e njohur janë shembull tubimet eqytetarëve dhe
referendumi. Dallimi në mes të dy formave qëndron në zbatimin teknik; teforma e
demoracisë së pastër janë të gjithë që kanë të drejtë të vendosin, mund të
jenëfizikisht prezent në fund të vendimmarrjes, që mundëson diskutimin para
marrjes sëvendimit. Referendumi zbatohet përmes votimit në vendvotime. Në botë
janë të njohura disa forma të ndryshme të referendumit: - në aspektin e
subjektit të vendimmarrjes, referendumin e ndajmë nëreferendumin për
kushtetutën, referendumin për materien ligjore, referendumin përçështjet lokale
dhe referendumin për çështje të tjera, ndërsa në aspekt të hapsirës i ndajmënë
referendum shtetëror dhe lokal në aspekt të obligimeve të shpalljes së referendumit
për çështje të caktuara indajmë në referendum të detyrueshëm (obligativ) dhe
joobligativ (fakultativ). - në aspektin e rezultatit juridik, i ndajmë në
referendum vendimtar, obligativ dhekëshilldhënës (dakordues): në të parin
qytetarët vendosin për një çështje të caktuar ashtuqë ai vendim të ketë
rezultat juridik të drejtpërdrejt, ndërsa në të dytin mirret vendim i
cilijuridikisht e obligon organin i cili është përgjegjës që ta marr atë
vendim: vendimi isjellur në referendumin këshilldhënës nuk e ka atë rezultat
juridik. - në aspektin kohor, i ndajmë në referendum paraprak dhe pasues (të
mëpasëm);ky i fundit shpallet pasi që organi përgjegjës tanimë të ketë marr
vendimin – votuesit nëkëtë referendum kanë mundësinë që të vendosin për
vërtetimin apo anulimin e atij vendimi .