Historiku i Lidhjes së Kombeve
Përpjekja e parë për krijimin e një organizate të përhershme
ndërkombëtare, me karakter të përhershëm e cila do të kishte për detyrë ruajtjen e
paqes ndërkombëtare dhe sigurisë në botë, ka të bëjë me Lidhjen e Kombeve.
Britania dhe Franca
mbetën anëtare gjatë gjithë ekzistencës së Lidhjes. Gjermania, Bashkimi Sovjetik,
Japonia dhe Italia hynë vonë. Anëtarët fillestar të Lidhjes së Kombeve ishin 26
shtete, 4 dominione dhe India, si shtete që kishin luftuar kundër Gjermanisë,
kurse 13 shtete kishin fituar të drejtën t'i bashkoheshin Lidhjes së Kombeve
brenda dy muajsh. Për pranimin e shteteve të tjera vendoste Asambleja e Lidhjes
së Kombeve.
Organet kryesore të Lidhjes së Kombeve kanë qenë Asambleja,
Këshilli dhe Sekretariati i përhershëm. Si organ autonom i Lidhjes ka qenë
Gjykata Permanente e Drejtësisë Ndërkombëtare, e cila konsiderohej si organ
gjyqësor i Lidhjes.
Fundi i luftes se Pare Boterore, përveç dëmeve të materiale dhe njerëzore, u shoqërua edhe me ndryshimë të mëdha në jetën
ndërkombëtare. Megjithatë, edhe pse gjendja në të cilën ndodhej bota
në këtë periudhë ishte shumë e
rëndë, përsëri optimizmi drejt një zgjidhje të sukseshme, që të garantonte një të ardhme të sigurtë nuk u shua.
Lidhja e Kombeve do te zgjidhte komplikacionet e jetës
ndërkombëtare, do të shmangte luftrat dhe do të garantonte paqen e sigurinë. Pikepyetjet
ishim mbi : mospërfshirja e SHBA-ve në strukturat e saj, rënia e ndikimit të
Anglisë dhe Frances në arenën ndërkombëtare, kriza ekonomike botërore
e viteve 1929-33.
Kësodore Lidhja e Kombeve qe përjashtuar nga mundësia që të
ishte qendër e aktivitetit politik dhe faktorit vendimtar në pengimin e
konflikteve ndërkombëtare. Përveç këtyre të metave, një rezultat i këtillë
ishte edhe pasojë e faktit se Lidhja e Kombeve që prej fillimit e deri në fund
nuk arriti të bëhej organizatë universale, si supozim themelor për sigurinë
kolektive. Jashtë organizatës kishte mbetur edhe Bashkimi Sovjetik si shtet i
parë socialist, ndaj të cilit shtetet kryesore të atëhershme (Franca dhe
Britania e Madhe) kishin qëndrim të hapur armiqësor.
Parimi bazë mbi të cilin u ngrit Lidhja e Kombeve, ishte “Parimi
i sigurimit kolektiv, sipas të cilit të
gjithë anëtarët e saj duhej të vepronin së bashku ndaj çdo vendi, që cenonte
paqen, duke ndërmarrë sanksione ekonomike dhe po të ishte e nevojshme edhe
sanksione ushtarake”. Në këtë mënyrë shpresohej se sigurimi kolektiv
do të mbronte statuskuon dhe do të zëvendësonte
sistemin e vjetër të ekuilibrit të
fuqisë. Por, ky koncept u venit pasi anëtarët e Lidhjes ishin të përçarë përsa
i përket interesave dhe ideologjive të tyre.Franca dhe
Britania dëshironin të ruanin territoret dhe privilegjet,që kishin fituar
në Luftën e Parë Botërore. Franca, e cila kishte
dëshironte zbatimin me rigorozitet të marrëveshjeve për sigurimin
kolektiv; Britania fitoret e së cilës ishin përtej detit, preferonte që këto
marrëveshje të moszbatoheshin në mënyrë strikte dhe të ishin fleksible. Midis
dy Luftrave Botërore të dy vendet patën sukses në rivalitetin midis tyre,
duke e dobësuar pothuajse tërësisht ndikimin e njëra-tjetrës në kontinentin
evropian”. Kjo, solli natyrshëm dhe dobësimin gradual edhe të atij pak
pushteti, qe kishte lidhja e kombeve kur dime qe Anglia dhe Franca ishin aktoret kryesore te saj. Nga ana
tjetër, nënshkrimi i Traktatit të Versajës, do të nxirrte në shesh
më tepër probleme, se sado të zgjidhte në realitet.
Rëndësia e Lidhjes së Kombeve dhe shpërbërja e saj .
Rëndësi të veçantë kishte statuti i Lidhjes së Kombeve, ku kishte
dispozita që kufizonin armatimin në atë masë që do të ishin në pajtim me
sigurinë kombëtare dhe me përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, me garantimin
reciprok të tërësisë territoriale, të masave për sigurimin e paqes dhe
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, të sanksioneve ndaj shtetit që
ka hyrë në luftë duke cënuar detyrat nga Statuti i Lidhjes së Kombeve, etj.
Lidhja e Kombeve ka vepruar prej vitit 1920 deri më 1939. Në
çështjet e ruajtjes së paqes ajo në fillim ka pas rezultate, më vonë, me shpërthimin konflikteve më të
rënda, u tregua e paaftë për ta mbrojtur paqen. Shkaku qëndronte nga një anë në
pa përsosmerinë e Statutit të Lidhjes së Kombeve dhe në anën tjetër, në
politikën e shteteve anëtare, sidomos të shteteve kryesore.
Statuti i Lidhjes së Kombeve nuk e ndalonte luftën në tërësi
; kërkonte unanimitet në Këshill për zgjedhjen e çështjeve nga kompetenca e Këshillit,
si dhe për shumicën e çështjeve edhe në Asamble (mundësia e përdorimit të
vetos); linte paralelizëm në kompetenca midis Këshillit dhe Asamblesë, sepse që
te dy këto organe mund të merreshin me të gjitha çështjet që bënin pjesë në
veprimtarinë e Lidhjes.
Shkatërrimi i Lidhjes së Kombeve qe pasojë e ndikimit të
faktorëve të ndryshëm, në rend të parë, e politikës agresive të shteteve
totalitare dhe e dobësisë, paaftësisë dhe përçarjes së shteteve demokratike që
e bënë të paaftë për t'iu kundërvënë me sukses agresioneve, po edhe pa
përsosmërisë së Statutit të Lidhjes së Kombeve si dhe e qëndrimit të shteteve
jashtë Lidhjes së Kombeve.
Lidhja e Kombeve e shpëtoi Shqipërinë prej copëtimit, duke siguruar
kështu paqe në Ballkan. Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për të thyer dhe e
rëndë për ta ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi të mbetet atje
ku është të njomet në detin Adriatik.
Shqiptarët edhe pse
të padeklaruar, kanë qenë një numër i konsiderueshëm. Ismail Qemaili, Luigj
Gurakuqi, Faik Konica, Fan S. Noli, Dervish Hima kanë qenë personalitete të
njohura shqiptare që bënë çmos për njohjen dhe pavarësinë e shqiptareve. Bajram
Curri, ka qëndruar në Zvicër 2 javë në bisedime me kryetarin e njohur të botës
politike, Presidentin amerikan, Vilsonin. Shqipëria, ajo pjesë që shpëtoi nëpër
kthetrat e përgjakura të fqinjëve te saj me gjakun e madh shqiptar, është
njohur si shtet i pavarur më 1912, ndërsa me punën diplomatike shqiptare në
vitin 1920 është e pranuar në Lidhjen e Kombeve. Atë kohë, Fan Stilian Noli
ishte kthyer në Zvicër, në Gjenevë, ka merr pjesë në organizatën e Lidhjes së
Kombeve.
Janë drejtuar mjaft letra politike, protesta e memorandume
të pandërprera.
Kërkesa e parë shqiptare drejtuar Zvicrës për njohjen e
pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 është nga Qeveria e Vlorës nga diplomati
Ismail Qemaili, i cili, ka qenë në këtë shtet.
Kërkesa e dytë për njohjen e Mbretërisë së re. Kjo ndikon në
Parlamentin Zviceran për njohjen e Shqipërisë. Zvicra interesohet të marrë
informacione përmes përfaqësive diplomatike të Romës dhe të Vjenës rreth kësaj
çështje. Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës merr nga përfaqësia diplomatike
në Vjenë një rekomandim që mos ngutet me njohjen e Mbretërisë së Shqipërisë, e
cila ishte në „situatë lufte“.
Kërkesa e tretë drejtuar shtetit zviceran i drejtohet më
21.01.1921 nga Fan S. Noli, diplomat i njohur i Shqipërisë. Ajo ju drejtohet Ministrisë
së Punëve të Jashtme të Zvicrës nga delegacioni shqiptar në Gjenevë, ku
njoftohej se Shqipëria ishte njohur nga shtetet e tjera të Evropës dhe
Ballkanit.
Kërkesa e katërt kishte ardhur me 30.01.1922, kur
sekretariati i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ia adreson një letër qeverisë së
Zvicrës si kërkesë për njohjen de jure të Shqipërisë, drejtuar nga
Ministri i Përkohshëm i Punëve të Jashtme, e cila thirret në Konferencën e Ambasadorëve
të Parisit, më 09.11.1921. Qeveria e Zvicrës i drejtohet me një letër
përfaqësive të saj në gjithë botën që ta njoftojnë se cilat do të ishin
qëndrimet e shteteve ku ato qenë akretiduara si përfaqësi diplomatike lidhur
me çështjet e pavarësisë së Shqipërisë, në të cilën ishin të
kyçura qeveritë e Italisë, Japonisë, Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe
Austrisë.
Kërkesa e fundit nga i njëjti sekretariat i Lidhjes së
Kombeve, kërkon që qeveria e Zvicrës ta njohë Shqipërinë si shtet të pavarur. Çështja
shqiptare hyn pas një periudhe te gjatë luftimesh, ndjekjesh, përpjekjesh të
pandalura për shkatërrimin kombëtar e fetar. Qeveritë shqiptare ndërrohen e
humbin shpejt nga ndjekjet e armiqve tanë. Kombi shqiptar, megjithatë me një
çerek të tokave shqiptare të shpallura si të pavarura, ec përpara për ta
mbajtur gjallë ndenjën e fortë kombëtare.
Lidhja e Kombeve formalisht pushoi së ekzistuari pas Luftës
së Dytë Botërore. Mbledhja e fundit e Lidhjes së Kombeve është mbajtur me 8
deri 18 prill 1946.