LETRAT ME VLERE

Fakulteti Drejtesise
Dega:Juridik
Lenda:E Drejta  e Pronësisë Intelektuale
LETRAT ME VLERE
Kuptimi i letrave me vlerë Me lëshuarën e tyre në qarkullim krijojnë
detyrime me shprehjen e njëanshme të vullnetit; Janë dokumente të shkruara me të cilat mund të përcaktohet ndonjë e drejtë pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është e patjetërsueshme pa ekzistimin e letrës me vlerë; Letra me vlerë është karakteristike se i takon atij që e mban që nënkupton se është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban; Roli i letrave më vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësi është shumë i madh; Letrat me vlerë janë dokumente të cilat përpilohen me shkrim; Formaliteti (Forma) është njëra ndër karakteristikat kryesore të saj; Kjo nënkupton se ato prodhojnë efekt juridik dhe ekonomik vetëm nëse janë të krijuara në formën të cilën shprehimisht e përcakton ligji;
3. Letrat me vlerë i paraqesin dy vlera: Vlerën e vet që kanë; dhe Vlerën të cilën e mbajnë;   Nga kjo del se letrat me vlerë mbanë dy lloje të drejtash:   Të drejtat në vet letrat me vlerë që t’i posedon ato; dhe Të drejtat të cilat dalin nga letrat me vlerë (ajo se çfarë është shkruar në të); Letrat me vlerë mundësojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të biznesit; Lehtësojnë qarkullimin në biznes dhe rrisin sigurinë juridike;  
4. Një letër me vlerë për të shërbyer si dokument i bazuar me ligjin duhet t’i plotësojë disa karakteristika të domosdoshme:
5. Duhet të cilësohet lloj i letrës me vlerë p.sh. sikurse që është fjala për kambialin, çekun, fletdetyrimin, etj; Firmën, respektivisht emërtimin dhe selinë e lëshuarësit të letrës me vlerë; Firmën, respektivisht emrin e personit me urdhrin e të cilit lëshohet letra me vlerë; Caktimi i saktë i detyrimit i cili del nga letra me vlerë (elementet gjeografike, kalendarike etj) Nënshkrimi i lëshuarit të letrës me vlerë ose faksimili i lëshuarit nëse kjo behët në seri; Nënshkrimi
6. SIPAS NATYRËS SË TË DREJTAVE QË MBAJNË NE VETE, LETRAT ME VLERË MUND T’I NDAJMË NË Detyrime juridike; Kambiali dhe çeku Sendore reale – juridike; Të drejtat e pasurisë apo hipotekës Letra me vlerë të korporatave; Aksionet
7. LLOJET E LETRAVE ME VLERË Ndarjen e letrave me vlerë zakonisht ndahet sipas kriterit të bartësve të tyre; Të këtilla janë: Letrat me vlerë me emër; Letrat me vlerë sipas urdhrit; Letrat me vlerë sipas prurësit;  
8. Letrat me vlerë me emër janë ato letra ku Është i cekur emri i bartësit te të drejtave pronësore dhe juridike të cilat i përmban vet letra; Vetëm personi i cili është i cekur në letër mund t’i realizojë këto të drejta; Personi i cili e posedon letrën me vlerë ka mundësi që atë ta bartë në personin tjetër; Letrat me vlerë me emër garantojnë siguri të madhe të qarkullimit; Me humbjen e kësaj letre ka mundësi të behët amortizimi i tyre;
9. Letrat me vlerë sipas urdhrit janë ato letra ku; Krijojnë lehtësira në sferën e qarkullimit ekonomik – juridik; Bartën shumë lehtë dhe në mënyrë të thjeshtë me emër të personit tjetër; Posedojnë klauzolën “ paguaj sipas urdhrit ”; Bartja e tillë e së drejtave quhet ndryshe “ INDOSIM ” Me rastin e humbjes së tyre ka mundësi të behët amortizimi i tyre;
10. Letrat me vlerë sipas prurësit ; Janë letra me vlerë shumë më të avancuara se dy llojet e sipërme; Janë të liruara nga formalitetet e shumta; Bartja e të drejtave nga letra behët shumë shpejtë; Karakteristikë e këtyre letrave është se në to fare nuk ceket poseduesi i tyre; Si posedues legjitim i tyre konsiderohet çdo person i cili e disponon letrën me vlerë; Ky lloj i letrave me vlerë nuk siguron siguri të madhe; Mundësia e keqpërdorimit të tyre është shumë e madhe; Të këto letra me vlerë nuk ka mundësi të behët amortizimi pasi që kur humbet letra automatikisht humbet edhe e drejta që del nga ajo;
11. LETRAT LEGJITIMUESE DHE SHENJTA Letrat legjitimuese janë dokumente (shkresa) sipas të cilave: = poseduesi i tyre është formalisht i autorizuar që nga lëshuari i tyre të kërkojë që të kryej ndonjë veprim i cili është i cekur në të; Letrat legjitimes konsiderohen letra me emër; Këto letra mund të konsiderohen edhe letra sipas prurësit; - Shenja legjitimuese mund të jenë p.sh: = biletë udhëtimi = shenjat e gardërobave; = shenjat e mallrave; = shenja të caktuara – numra etj;
12. FLETAKSIONET   Kuptimi dhe rëndësia e fletaksioneve Flet – aksionet janë letra me vlerë që paraqesin risi në sistemin juridik, po ashtu janë të lidhura me afirmimin e plotë të shoqatave aksionare te ne si njërit nga subjektet themelore ekonomike;
13. Fletaksioni është letër me vlerë me të cilën realizohet pronësia në : mjetet e deponuara në ndërmarrje, bankë ndonjë subjekt tjetër ekonomik, në organizatat tjera financiare, ne organizata për sigurimin e ndonjë personi tjetër juridik i cili mund të arrijë fitim.
14. Poseduesi i fletaksionit i fiton 2 të drejta themelore 1. PJESMARRJA NË PJESEN E FITIMIT 2. E DREJTA E PJESMARRJES NË QEVERISJES E SUBJEKTIT BIZNESOR;
 Fletakisonet paguhen në të holla , ( por ka mundësi edhe në sende edhe në të drejta , me një kusht që vlera e këtyre sendeve të shprehet në të holla );Ø Fletaksionet mund të lëshohen në valutën nacionale dhe të huaj mirëpo, brenda kufijve tonë në treg mund të shiten dhe të blihen vetëm me valutën nacionale; Ø Kur fletaksioni bartet nga një person në tjetrin bartet pronësia e cila është shënuar në të fletaksionet ; janë shumë e përshtatshme për bashkimin e kapitalit të stimulimit maksimal të angazhimit të mjeteve të disponuar; Ø Mund të ekziston fletaksioni pa të drejtën e pjesëmarrjes në qeverisje; Ø15.
16. Fletaksioni përbëhet nga 2 pjesë : NË PJESEN E PARË TË FLETAKSIONIT E CILA QUHET BAZA (d.m.th. duhet të shënohen të gjitha elementet themelore të fletaksionit ). NE PJESA E DYTË PËRBËHET NGA PJESA E KUPONIT ( triskës ) që shërbejnë për pagimin e dividendit;
17. LËSHIMI I FLETAKSIONIT Vendimin për lëshimin e fletaksioneve e nxjerr organi përkatës i qeverisjes të ndonjë subjekti ekonomik ekzistues (apo themeluesi p.sh . i ndonjë shoqate të re aksionare .
18. Me vendimin mbi lëshimin e fletaksioneve në veçanti përcaktohet 1. EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONEVE ; 2. SHENJA E OBLIGACIONIT QË LËSHOHET NË EMER APO SIPAS PRUESIT (sjellësit) ; 3. MËNYRA E PAGIMIT TË DIVIDENDËS ; 4. KOHA E RREGJISTRIMIT TË FLETKASIONEVE ; 5. MENYRA E RREGJISTRIMIT TË FLETAKSIONEVE ; 6. TE KUSH DHE NË CILIN AFAT BËHET PAGESA E MJETEVE PËR BLERJES E FLETAKSIONEVE ; NË CILIN AFATË BËHET KTHIMI I MJETEVE TË PAGUARA NË RASTË TË EMITIMIT TË FLETAKSIONEVE (heqje dore ); LLOJET E FLETAKSIONEVE ; PAGESA E FLETAKSIONEVE ; 10. BARTJA E RREZIKUT etj;
 Në rast se poseduesi i fletaksionit e bënë pagesën në tërësi tërhiqet fletaksioni i përkohshëm dhe i lëshohet fletaksioni i rendomë i lëshuar.Ø Mjetet për blerjen e fletaksioneve mund të paguhen menjëherë apo me këste (kur pagesa bëhet me këste blerësit të fletaksionit i lëshohet fletaksioni i për ko hshem në të cilën ç’do pagës e kësteve vërtetohet me shkrim . Ø19.
20. PËRMBAJTJA E FLETAKSIONIT Fletaksioni si letër me vlerë duhet ti përmbaj të gjitha elementet që janë të parapara si :   1. SHENJËN SE ËSHTË ME FLETË AKSION 2. SHENJËN E LLOJIT TË FLETAKSIONIT , FIRMEN RRESPEKTIVISHT SELIN E LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ; 3. FIRMEN RRESPEKTIVISHT EMRIN E BLERSIT APO SHENJEN NË EMER TË CILIT LËSHOHET FLETAKSIONI ; 4. AFATET E PAGIMIT TË DIVIDENDËS etj.
21. Elementet e kuponit për pagimin e dividend janë 1. NUMRI RENDOR I KUPONIT ; 2. NUMRI I FLETAKSIONI T SIPAS TË CILIT DIVIDENDA PAGUHET ; 3. EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ; 4. VITI NË TË CILIN DIVIDENDA PAGUHET DHE FAKSIMILI I NËNSHKRIMI I PERSONAVE TË AUTORIZUAR ( lëshuesit të fletaksioneve.)
22. LLOJET E FLETAKSIONEVE të përkohshme përhershme;
23. duhet ta bëjmë dallimin e feltaksioneve në emër , sipas urdhrit dhe sipas prurësit
24. Sipas radhës së lëshimit fletaksionet munden me qenë; të themeluesit , të emisiont të pare apo të emisioneve të ardhshme ; fletaksionet munden me qenë pa të drejt vote dhe me të drejt vote ose ; me të drejtën e një vote apo me të drejtë më më shumë vota në kuvendin e aksionarve .
25. Rëndësi të veçanet kanë fletaksionet me prorioritet në këtë relacion me fletaskionet e rëndomta Keto kanë të drejtën përparësinë në pagës të dividendë po ashtu të drejtë pagese me procedurën e falimentimit.
 PARTICIPUESE Flet aksioni KUMULATIV jep poseduesit të saj të drejtë pagese të dividend paguar KUMULATIVE; Fletaksionet PARTICIPUESE , prioritare i japin poseduesit krahas të drejtës dividend edhe të drejtën e ndarjes së fitimit në marrëveshjen me vendimin mbi emetimin e këtyre fletaksioneve .Ø KUMULATIVE DHE   Ø26. Fletaksionet me prioritet mund të jenë:
27. FLETËDETYRIMI
28. FLETËDETYRIMI Është dokument i shkruar me të cilin emituesi i saj obligohet që, subjektit të shënuar në fletëdetyrim (apo edhe sipas urdhrit të tij) prezentuesit të fletëdetyrimit, në ditën, muajin dhe shumë e caktuar t’i paguaj shumën e shënuar në kupon;
29. fletëdetyrimi participativ Ekziston edhe fletëdetyrimi participativ – që nënkuptron që poseduesi i tij , përveç kamatës (interesit) fiton edhe të drejtën për pje s ëmarrje në fitimin i cili është i përcaktuar për emituesin e fletdetyrimit: Në jetën praktike fletëdetyrimi mund të emitohet me garancion dhe pa garancion;
30. Ndërmarrjet dhe institucionet shoqërore – politike por edhe subjektet tjera juridike mund t’i emitojnë (jepin) fletëdetyrimet në emërin dhe llogarinë vet, në emrin e vet dhe në llogari të dikujt tjetër, dhe në emër dhe llogari të subjekteve të tjera;
31. Fletëdetyrimi mund të shprehet në valutën e vendit dhe në valutë të huaj; Blerësi i fletëdetyrimit e fiton të drejtën vetëm pasi që të paguaj çmimin e saj në tërësi: Fletëdetyrimi duhet të përmbajë: Firmën respektivisht emrin dhe selinë e emituesit të fletëdetyrimit; Firmën respektivisht emrin e blerësit të fletdetyrimit; Lartësinë e shkallës së kamatës; Përqindjne e pjesëmarrjes në fitim nëse është përcaktuar; Afatet e pagimit të kamatës; Vendin dhe datën e emitimit së bashku me numrin serik dhe kontrollues të fletëdetyrimin; Faksimilin së bashku më nënshkrim e subjekteve të autorizuara;
32.: FLETË ARKA CETEFIKATI FLETË KOMPERCIALJA
33. Fletarka Fletarka – është letër me vlerë për shumën monetare të caktuar e cila duhet të përmbushet në afatin e arritjës në bazë të shkallës së caktuar të kamatës; Fletarkën mund ta emitojë banka, organizata e caktuar financiare dhe institucioni kompetent shoqëror – politik; Rëndësia e tyre qëndorn sepse nëpërmjet të shitjës së tyre emituesi i tyre tubon mjete monetare afatshkurta; Fletarka emitohet në bazë të vendimit të organit kompetent të emituesit të saj; Zakonisht fletarka jepet me afatin e arritjes deri në një vjet;
34. Certifikati Certifikati – është dokument i shkruar për mjetet e deponuara në bankë apo në ndonjë institucion tjetër kompetent në bazë të nja afati të shkurtë të kthimit – deri në një vit;
35. Fletë komercialja Fletëkomercialja – është letër me vlerë e cila aplikohet nëpërmjet të shitjës në funksion gjatë tubimit të mjeteve monetare në një afat të shkurtë; Emitohet nga ndërmarrjet dhe nga subjektet e caktuara juridike – ekonomike në bazë të kompetencave ligjore;


Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE