Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Tema:Ndotja e mjedisit dhe biodiversiteti - Biologji



Çfarë është biodiversiteti?
Termi “diversitet biologjik” u përdor për herë të parë në vitin 1968 nga shkencëtari i faunës së egër dhe ambientalisti Raymond F. Dasmann, në librin e tij A Different Kind of Country advocating conservation. . Megjithatë, termi u përdor gjerësisht vetëm pas më shumë se një dekadë, duke gjetur përdorim të përbashkët në fushën e shkencës dhe të politikave mjedisore në vitet 1980.
Ishte Thomas Lovejoy i cili, në parathënien e librit Conservation Biology, ia paraqiti termin komunitetit shkencor.
Qysh atëherë, termi është përdorur mes biologëve, ambientalistëve, liderëve politikë dhe qytetarëve të interesuar. Konferenca e OKB-së, në vitin 1992, mbi Mjedisin dhe Zhvillimin (Samiti i Tokës) e përkufizoi diversitetin biologjik si “ndryshueshmëria midis organizmave të gjallë nga të gjitha burimet, duke përfshirë, ndër të tjera, tokësore, detare dhe ekosisteme të tjera ujore, dhe komplekset ekologjike të të cilave ato janë pjesë: kjo përfshin diversitetin brenda llojeve, mes llojeve dhe të ekosistemeve”. Ky përkufizim është përdorur në Konventën e OKB-së për Diversitetin Biologjik – dokumenti ndërkombëtar që përcakton politikën e biodiversitetit në nivel global.
Objektivat e kësaj Konvente janë “ruajtja e diversitetit biologjik, shfrytëzimi i qëndrueshëm i komponentëve të tij dhe ndarja e drejtë dhe e barabartë e përfitimeve, që vijnë nga shfrytëzimi i burimeve gjenetike, duke përfshirë një qasje të duhur në burimet gjenetike dhe një transferim të përshtatshëm të teknologjive përkatëse, duke pasur parasysh të gjitha të drejtat mbi ato burime dhe teknologji, dhe nëpërmjet fondeve të duhura”.
Biodiversiteti bujqësor është pjesë e biodiversitetit në tokë dhe mund të ndahet në dy kategori:
Intraspecifik – shumëllojshmëria gjenetike brenda një specie të vetme.
Ndërspecifik – numri dhe llojet e specieve të ndryshme që janë të kultivuara, të tilla si patatet, karrotat, specat, sallata jeshile, etj.
Diversiteti ndërspecifik i kulturave është, pjesërisht, përgjegjës për diversitetin e ushqimit tonë ndërsa diversiteti intraspecifik brenda një specie të vetme na ofron zgjedhje në dietën tonë dhe përshtatshmëri në kushtet lokale klimaterike. Nëse një produkt nuk ia del me sukses në një monokulturë, ne mbështetemi në diversitetin e bujqësisë për të siguruar diçka të re për t’u rimbirë; nëse një parazit shkatërron një kulturë gruri, një varietet më rezistent gruri mund të mbillet vitin e ardhshëm. Biodiversiteti gjithashtu mund të ofrojë zgjidhje në rastet e fatkeqësive bujqësore:
Kur virusi RGSV (rice grassy stunt virus) goditi fushat nga Indonezia në Indi, në vitet 1970, 6273 varietete u testuan për rezistencën e tyre. Vetëm një varietet indian u gjet se ishte i qëndrueshëm dhe rezistent, i njohur vetëm për shkencën deri në vitin 1966. Ky varietet u hibridizua me varietete të tjera dhe këto hibride janë sot të njohura gjerësisht.
Sëmundja e ndryshkut të kafesë goditi plantacione të tëra kafeje në Sri Lanka, Brazil dhe Amerikën Qendrore, në vitin 1970. Një varietet rezistent u gjet në Etiopi.
Praktika e monokulturës ka qenë një faktor që ka kontribuar në disa fatkeqësi bujqësore, duke përfshirë edhe rënien e industrisë së verëtarisë evropiane në fund të shekullit të 19të dhe epideminë në Shtetet e Bashkuara të SCLB-së (Southern corn leaf blight). Sëmundja e patates në Irlandë, në vitin 1846, shkaktoi vdekjen e një milion njerëzve dhe emigrimin e rreth dy milionë më shumë. Ajo ishte rezultat i mbjelljes së vetëm dy varieteteve të patates, të dyja të prekshme ndaj sëmundjes së Phytophthora infestance, që goditi në vitin 1845.
Edhe pse rreth 80% e furnizimit të njerëzve me ushqim vjen nga vetëm 20 varietete të bimëve, njerëzit përdorin të paktën 40,000 specie. Shumë njerëz varen nga këto specie për ushqim, strehim dhe veshje. Biodiversiteti mbijetues i Tokës siguron burime për rritjen e gamës ushqimore dhe të produkteve të tjera të përshtatshme për përdorim nga ana e njeriut, edhe pse përqindja aktuale e zhdukjes është duke e ulur atë potencial.
                             
22 Maji është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, ndërsa viti 2010 nga Kombet e Bashkuara është shpallur si viti ndërkombëtar i biodiversitetit. Kam përshtypjen seopinionit i mungojnë informatat për rëndësinë e biodiversitetit, rreziqet që po i kanosen dhe masat mbrojtëse që duhet të merren për ruajtjen e tij. Prandaj qëllimi i këtij artikulli është që shkurtimisht me disa të dhëna të njihet opinioni për këtë vlerë të pakrahasueshme të natyrës.
Biodiversiteti nënkupton larminë e gjeneve, të llojeve dhe të ekosistemeve në planetin tonë. Biodiversiteti është vlera më e lartë e natyrës, është baza e jetës tonë dhe themeli i zhvillimit të qëndrueshëm. Biodiversiteti është rezultat i evoluimit të jetës në Tokë gjatë miliarda vjetësh. Në plantën tonë, llogaritet se jetojnë rreth 13 milionë lloje të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave, prej të cilave vetëm 1.75 milion janë të emërtuara dhe të përshkruara. Vlera e ekosistemeve nuk është vetëm ekzistenca-bazë për jetën e bimëve dhe kafshëve, por edhe për ne njerëzit. Shërbimet e vlerave të ekosistemeve të cilat nga natyra janë “falas”, janë esenciale për shëndetin tonë, sigurinë tonë ushqimore dhe shëndetësore dhe prosperitetin tonë. Biodiversiteti është begati thelbësore për ndërtimin e cilësisë të jetës tonë. Njeriu me aktivitetin e vet agrikultural ka mundësuar plotësimin e nevojave të tij me llojet që i nevojiten. Kështu p.sh. në mbarë botën ka më shumë se 20,000 lloje dhe varietete molle. Nga biodiversiteti plotësohen rreth 80% e nevojave të njeriut dhe rreth 40% e ekonomisë botërore. Biodiversiteti është burim i ushqimit, i lëndëve të ndërtimit, i lëndëve të tekstilit, ilaçeve, i lëndëve të para për laboratorët hulumtuese etj. Cilësia jonë e jetës dhe mirëqenia janë të varura direkt ose indirekt nga biodiversitetie. Duhet të kuptohet nga të gjithë se humbja e llojeve, dhe dëmtimi i ekosistemeve ka pasoja dramatike për njerëzimin si tërësi.
Hapësira e Kosovës edhe pse përfshinë një sipërfaqe të vogël të Ballkanit (rreth 2.4%), krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës, dallohet me resurse të shumta natyrore, pra edhe me vlera të larta të biodiversitetit. Kosova është shtëpia e rreth 2,500 llojeve të bimëve lulore, 210 lloje të egra të kurrizorëve, 200 lloje të fluturave, 104 lloje kërpudhash etj. Ajo që biodiversitetin e Kosovës e bënë interesant dhe të rëndësishëm është prania e një numri të madh të llojeve endemike dhe relikte. Por fatkeqësisht biodiversiteti i Kosovës, këta dy dhjetëvjeçarët e fundit, për arsye të ndryshme është dhe më i rrezikuari në Ballkan dhe Evropë.Biodiversiteti në rrezik! - Çdo lloj i cili vdes dhe shkon nga bota jonë, është i pakthyeshëm, një burim natyror më pak. Biodiversiteti natyror nuk ka qenë kurrë më i atakuar se sa në dhjetëvjeçarët e fundit që lidhet me shumë faktorë: shumëfishimi i njerëzimit brenda një kohe të shkurtër, tej-eksploatimi i resurseve, ndotja e madhe etj. Humbjet e diversitetit biologjik janë drastike dhe fatkeqësisht shkatërrimet e ekosistemeve janë në rritje permanente. Njerëzit me ose pavetëdije janë duke bërë zhdukjen në masën më të madhe të biodiversitetit në historinë e Tokës. Në mbarë botën tashmë janë më shumë se 60% e ekosistemeve me rrezikshmëri të përhershme dhe një parashikim të numrit prej 15,600 llojeve që kërcënohen të zhduken. Në të gjithë botën si pasojë e veprimtarisë së faktorit njeri, çdo ditë zhduken lloje kafshësh dhe bimësh .Rezultatet e raportit të një studimi Evropian, më 2008 tregon se në 300 vitet e fundit, në botë sipërfaqja e përgjithshme pyjore është tkurrur me 40%. Llogaritet se në çdo minutë zhduken rreth 20 hektar pyje. Në 25 vende të botës, pyjet janë zhdukur tashmë plotësisht. Prerja e një bime masa drunore e të cilit do të kushtonte rreth 500euro është një humbje e madhe pasi që gjatë jetës së tij ky dru do të gjeneroj deri 1,900,000 euro përmes vlerave ekologjike siç janë: prodhimi i oksigjenit, pastrimi i ajrit, riciklimi i ujit, fertilizimi i tokës, kontrolli i erozionit, sigurimi i habitateve për botën e egër, zbutjen e efekteve toksike të gazeve, etj. Në botë që nga viti 1900 rreth gjysma e të gjitha kënetave janë të humbura.
C’DUHET TË BËJME PËR TË PËRMIRËSUAR MJEDISIN KU JETOJMË?
Mos hidh mbetëurina në rrugë ,nga dritaret e makinave ,apo në lumenj .Mos hidhni kudo qeset me mbeturina .

Ankohuni tek përfaqsuesit tuaj lokalë nëse grumbullimi i mbeturinave në zonën tuaj nuk është i përshtatshëm .

Prindërit mund te edukojnë femijët e tyre mbi rëndësinë e mjedisit ,por edhe fëmijët mund të edukojnë prindërit e tyre nëse ata marrin njohuri të reja.

Te ndertohen impiante per riciklimin e mbeturinave

Ndani mbeturinat tuaja ,sidomos kanacet e aluminit ,qeset dhe shishet plastike.

Bëni vend për një investim fillestar në biznesin tuajqë të garantojë një standart më të lartë shërbimesh ne rrugën e standarteve europiane .

Kontrollojeni shpesh makinën .Motori i makinës suaj do të punojë me më efektivitet dhe më ekonomisht dhe do të ndotë më pak ajrin .

Kur mbushni makinën me nafte blini tipin Euro ose D2 , dhe jo atë më të lirën që ndot më shumë.

mos prisni pemët dhe nëse është e mundur mbillni pemë në bashkësinë tuaj.


Ndotja e ajrit, vendi ynë më problematiku në Europë


Ndotja e ajrit mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e popullatës. Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit për vitin 2009-të në gjashtë qytete Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier, Korçë dhe Vlorë konfirmojnë se nivelet e ndotjes së ajrit janë mjaft të larta. Monitorimi i ajrit është realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe specialistët theksojnë se ndotja e ajrit vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE.
Raporti i  fundit i ndotjes së ajrit dhe qytetet më të ndotura në vend, të cilat i kanë kaluar normat e rekomanduara nga BE-ja.
Monitorimi
“Krahasuar me normat e lejuara të vendeve të BE-së, ato janë përgjithësisht 2-3 herë me të larta. Këto vlera vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në shifra absolute në krejt vendet e BE-së, duke na klasifikuar pa ndonjë ndryshim sinjifikativ në zonën e rrezikut shëndetësor”, - pohojnë specialistët e ISHP-së. Në bazë të monitorimit, qyteti më i ndotur në vend vazhdon të jetë Tirana, pasi normat e ndotjes janë afërsisht 3 herë më të larta se të BE-së.
“Tirana me ndotjen nga LNP (grimca totale) rezulton me një mesatare 323, ndërkohë që normat e BE-së janë 80, ndërsa ndotja nga PM 10 (grimcat e respirueshme) janë 148, ndërsa normat e lejuara nga BE- janë 148.
Ndërkohë, Tirana është i vetmi qytet që i ka kaluar normat e BE-së edhe sa i takon ndotjes nga NO2, pasi ka arritur në 52 nga 40 që janë në normat e BE-së”, – pohojnë specialistët, duke shtuar se pas Tiranës qyteti më i ndotur është Durrësi i pasur nga Shkodra Fieri dhe Korça.
Ndotësit
Problematike për ndotjen e ajrit, sipas specialistëve të ISHP-së, mbetet sidomos grimcat e ngurta. “Ato kapërcejnë dukshëm nivelin më të lartë të kufirit të përcaktuar prej Udhëzimeve mbi Cilësinë e Ajrit të OBSH për PM 10 (grimcat e respirueshme) dhe LNP (grimca totale) si edhe standardet e cilësisë së ajrit të përdorur në vendet e Bashkimit Europian lidhur me këta indekse”, shpjegojnë specialistët e ISHP-së. Ndërkohë, ata pohojë se përbërësit e tjerë të ajrit të monitoruar gjatë vitit 2009-të në të njëjtat pika janë përgjithësisht brenda normave të lejuara respektive. Vetëm përmbajtja e dyoksidit të azotit NO2 po rritet gradualisht, gjë që shpreh ndikimin vendimtar të shkarkimeve të automjeteve në rritjen e përmbajtjes së tij në ajër. “Me këto ritme rritjeje brenda pak vitesh edhe ky gaz toksik do të kapërcejë normat e BE-së në ajrin urban të qyteteve kryesorë të ne”, pohojnë specialistët e ISHP-së, duke shtuar se në Tiranë vlera e tij mesatare tashmë kapërcen normën e BE-së. E njëjta gjë vërehet edhe për përmbajtjen e benzenit C6H6 në ajër, që është një ndotës me veti të njohura kancerogjene.Sipas studimeve të ISHP-së, mendohet se jetët e shqiptarëve shkurtohen me rreth 2 vjet dhe sjell rreth 1400 raste të reja me kancer
Pasojat e ndotjes, kancere dhe vdekshmëri e lartë
Ndotja e ajrit e ajrit po sjell situatë alarmante në efektet negative që po sjell mbi shëndetin e popullatës. Madje, specialistët e shëndetit publik shpjegojnë se vendi ynë është klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor. Kancere dhe rritje të vdekshmërisë, këto janë pasojat kryesore që sjellë ndotja e ajrit. Ndërkohë, specialistët shpjegojnë edhe shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit. “Kjo ndotje pakëson jetëgjatësinë e banorëve, rrit vdekshmërinë për efekt të sëmundjeve kardiovaskulare, kontribuon për avancimin dhe keqësimin e sëmundjeve kardiovaskulare e respiratore, dhe gravizon frekuencën e ashpërsinë e simptomave astmatike e të sëmundjeve akute respiratore të fëmijëve”, – pohojnë specialistët e ISHP-së.
Pasojat
Ndotja e ajrit në vendin tonë është mbi normat e lejuara nga BE-së dhe kjo po shkakton pasoja të parikuperueshme mbi shëndetin e si pasojë po ulet jetëgjatësia e njerëzve.
“Ekspertët që kanë kryer hulumtimin për ndotjen e ajrit në Tiranë, paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do të jetë 1- 2 vjet për çdo banor”, – theksojnë specialistë të ISHP-së, duke shpjeguar se pasojat negative që shkakton ndotja e ajrit nuk mbarojnë këtu, pasi bëhet fjalë edhe për qindra jetë njerëzish që humbasin çdo vit. Kështu, sipas studimit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregon se, në vendin tonë mendohet të ketë rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit, dhe kjo për shkak të ndotjes së ambientit. Kanceret, sipas tyre, janë të llojeve të ndryshme, sidomos ai i mushkërive, lëkurës dhe shumë sëmundje të tjera. “Këto të dhëna, të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, konsiderohen mjaft alarmante dhe nevojitet menjëherë të ndërhyrjet për përmirësimin e situatës”, pohojnë specialistët, duke shtuar se plan veprimi për cilësinë e ajrit, do të ketë vëmendjen e duhur në terma ligjorë institucionalë, programorë dhe financiarë.
Shkaktarët
Shkaktarët e ndotjes së ajrit janë të shumtë, por specialistët rendisin tre shkaktarët kryesorë, të cilat mbajnë edhe peshën kryesore të nivelit të ndotjes. “Automjetet e vjetruara dhe trafiku i makinave është një ndër shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit”, pohojnë specialistët, duke shpjeguar se kjo lidhet edhe me rrugët e prishura. Ndërkohë, sipas specialistëve, faktor tjetër i ndotjes janë edhe ndërtimet, të cilat nuk zbatojnë kriteret për të evituar ndotjen apo djegia e mbeturinave vend e pa vend.
Djegiet plastike, burim sëmundjesh
Mbeturinat plastike duan mijëra vjet të dekompozohen, ndërsa djegia e tyre sjell sëmundje kancerogjene brenda pak vitesh. Kështu shprehen ambientalistët për problemin e mbetjeve plastike, të cilët rekomandojnë se zgjidhje më e mirë është riciklimi i tyre. Sipas specialistëve, djegia e mbetjeve plastike po kërcënon çdo ditë e më shumë njerëzit.
Ky fenomen vihet re sidomos në qytet e mëdha si Tirana, Durrësi dhe Fieri. “Djegia e mbetjeve plastike çliron në ambient gazra helmuese, të cilat sjellin sëmundje të rënda. Në fakt, kemi të bëjmë me një problem shumë të madh sa i takon trajtimit të mbetjeve plastike.
Njerëzit nuk e dinë se ato janë shumë të rrezikshme, sidomos kur digjen, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre”, – theksojnë specialistët. Ndërkohë, pikërisht për problemin e mbetjeve plastike UNICEF po realizon program në disa shkolla të vendit për sensibilizimin për ndotjen plastike.


Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit është një nga problemet kryestore mjedisore në qytete e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur per pasojë e shtimit të makinave dhe pakësimit të gjelbërimit urban. Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 më Tiranë, kalon standardet kombëtare dhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndotja e ujit
Ndotja e ujrave në Shqipëri vjen si pasojë e hedhjeve të mbeturinave në lumenj e liqene, si dhe derdhjes së ujrave të zeza të papërpunuara.  Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore.
Mbeturinat
Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore mjedisore në qytete e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur si pasojë e shtimit të makinave dhe pakësimit të gjelbërimit urban. Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 më Tiranë, kalon standardet kombëtare dhe ato të Organizata Botërore e Shëndetësisë|Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Shpyllëzimi
Prerjet e pyjeve dhe zjarret janë shkaqet kryesore për shpyllëzimin dhe zhdukjen e pyjeve në Shqipëri. 
Ndryshimet klimatike
Ndryshimet klimatike kanë prekur në mënyrë të konsiderueshme dhe Shqipërinë. Rritja e nivelit të detit ka çuar në zhdukjen e disa metrave tokë në bregdet në vit.Gjithashtu, zjarret janë bërë më të shumta në numër për shkak të temperaturave të larta në verë.

Kafshët e rralla në Shqipëri janë të rrezikuara të pakësohen
Sipas specialistëve të mjedisit

Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve të habitateve të tyre, shprehen për ATSH-në specialistë të mjedisit.

Shqetësimin e tyre ata e lidhin me situatën që prej vitesh ka përfshirë botën shtazore në vendin tonë, e cila gjatë këtyre viteve të fundit po përballet me probleme të shumta dhe po gjen shumë pak mbrojtje. Specialistët shprehin domosdoshmërinë e organizimit të fushatave sensibilizuese.

Kafshë të rralla si ariu i murrmë, derri i egër, lepuri i egër, pelikani dalmat, gjeli i egër, kaprolli, lopa e egër, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje të ndryshme peshqish, molusqesh, amfibësh dhe reptilësh, rrezikojnë nga dita në ditë të zhduken përfundimisht nga ekosistemi i vendit tonë.

Ritmi i humbjeve të biodiversitetit në Shqipëri dhe numri i llojeve të njohur që rezultojnë të zhdukur gjatë këtyre 50 viteve të fundit mendohet të jetë nga më të lartët në Evropë. 4 lloje gjitarësh janë zhdukur plotësisht, ndërsa 17 lloje shpendësh nuk folezojnë më në territorin e vendit tonë.

Prishja e habitateve ka ndikuar direkt në jetën dhe riprodhimin e kolonive të veçanta. Shqiponjat e detit, vite më parë kanë qenë një lloj i përhershëm si dhe me shumë vende folënizimi në zonën bregdetare si Velipojë, Lezhë, Karavasta, tashmë po shihet vetëm si dimërues. Ndërkohë që kafshë të tjera po largohen nga habitatet e tyre në vendin tonë, si karabullaku i vogël, i cili është zhdukur plotësisht nga ligatinat shqiptare pas shqetësimit dhe prishjes së habitatit të ushqimit.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE