Biodiversiteti
është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe
ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe
biodiversiteti paraqet llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka
nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADNja, llojet,
popullacionet dhe ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me
tani janë identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të
shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara, shumica e të
cilave gjenden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë
mbi 5 milion).
Biodiversiteti
përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se
rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes
rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.
Te dhënat
flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga
njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve,
25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe
rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i
industrisë se peshkimit.http://eseshkolle.blogspot.com/
Ekspertet
supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend , humbja e biodiversitetit do
te ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore
parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të
ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në planet. Pasojat e
kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonomine botërore dhe në zhvillimet
shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë
botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen nga resurset biologjike.