Objektivat
e projektit:
1.te vleresoje shkllen e ndotjes se mjedisit dhe faktoret qe
e shkaktojne ate.
2.te diskutoje se si mund te zvogelohet ndotja e mjedisit.
3.te perrcaktoje llojet e gjallesave bimore dhe shtazore te
zones tuaj.
Mjedisi është çdo gjë rreth nesh, toka ku qëndrojmë, pemët nën të cilat ulemi
për të pushuar, uji në të cilin notojmë dhe me të cilin pastrojmë dhe ajri të
cilin e thithim. Ne kemi nevojë për ujë të pastër për të pirë dhe për të rritur
ushqimin që hamë. Ne kemi nevojë për ajër të pastër për të marrë frymë. Ne kemi
nevojë që mjedisi ynë të jetë i pastër për aktivitetet tona gjatë kohës së lirë
– notuar, vrapuar ose për të luajtur në park.
Fakte te mira Numri i njerëzve në rritje e sipër, më pak
burime n
Zhvillimi dhe konsumimi i energjisë në rritje n
Ndotja e mjedisit në rritje n
Ndryshimet klimatike po ndodhin
Çka është mbrojtja e mjedisit?
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së
mjedisit,në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të
mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore.Mbrojtja e mjedisit nga
aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme.
Ndotja paraqet
hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht
nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive
natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis,
duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.
Ndikimi i ndotjes Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët
në shumë mënyra. Tri llojet kryesore të ndotjes janë: ØNdotja e tokës-Ndotja e tokës
paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale,
komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.
ØNdotja
e ajrit -Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme
në atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave
të tjera. ØNdotja
e ujit -Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike
nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e
gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë.
Ndotja vjen nga:
Ø
Industria Ø
Transporti Ø
Amvisëritë Ø
Ujërat e zeza Ø
Mbeturinat Ø
Bujqësia Ø
Pesticidet Ø
Aktivitetet vullkanike Si të parandalohet ndotja! Ø Ndotja e tokës-Mënyra më e mirë
për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në
mënyrë adekuate, shfrytëzimit të tokës në mënyrë adekuate dhe praktikave
adekuate bujqësore. Ø
Ndotja e ajrit-Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ajrit është të
ecim këmbë ose të ngasim biçikletën dhe të ngasim makinat më pak. Kjo do të
parandalojë ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse fosile. Ø Ndotja e ujit-Mënyra më e mirë
për parandalimin e ndotjes së ujit është që të mos hedhim mbeturina dhe materie
të tjera kimike të dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë.
Mjedisi mund të mbrohet dhe të përmirësohet ü Reduktimi i lirimit të
gazrave ü
Shfrytëzimi i burimeve natyrore ü
Kursimi i energjisë ü
Efiçenca e energjisë ü
Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë ü Zvogëlimi i sasisë së
mbeturinave dhe riciklimi i tyre ü
Zvogëlimi i përdorimit të pesticideve ü
Kursimi i ujit ü
Pyllëzimi ü
Reduktimi i zhurmës
Mbrojtja e mjedisit Parimet me të rëndësishme për mbrojtjës
së mjedisit: n
Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i
ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave; n Ruajtja e vlerave
biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe
të vlerave të trashëgimisë natyrore; n
Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë- prodhimin e
këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë; n Promovimi i kursimit të
energjisë në mesin e publikut n
Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e
dritës; n
Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.
Keshilla: n
Mendo sot për një të nesërme më të mirë! n
Ajër i pastër për jetë të gjatë! n
Një llambë më pak – më shumë energji! n
Të shpenzosh më pak letër do të thotë më shumë pyje dhe oksigjen! n Mbillni një lule për një
botë më të mirë! <3 TOKA <3 UJI <3 JETA <3
Djegia e mbetjeve urbane në natyrë konsiderohet si nga
faktorët që ka çuar në rritjen e numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e
pashërueshme. Shqetësim mjedisor sjellin edhe mineralet dhe mallrat rifuxho të
depozituara në kalatat e portit të Durrësit. Cilësia e jetës së qytetarëve vjen
duke u përkeqësuar, ndërsa institucionet përgjegjëse vetëm konstatojnë faktet
Djegia e mbetjeve urbane në natyrë po shkakton shqetësime
gjithnjë e më të mëdha në shëndetin e qytetarëve. Mjekët po japin alarmin për
rritjen e dukshme të numrit të të sëmurëve me kancer dhe sëmundje të tjera të
rënda, të shkaktuara nga ndotja. Tashmë është e qartë se mosaplikimi i një
strategjie mjedisore nga bashkia e Durrësit dhe Autoriteti Portual po shkakton
pasoja të rënda mbi qytetarët. Të dy këta operatorë konsiderohen si ndotësit më
të mëdhenj të qytetit. Bashkia e Durrësit ka në administrim territorin e
Porto-Romanos, ku çdo ditë digjen qindra tonë mbeturina, ndërsa Autoriteti
Portual ende nuk ka zgjidhur problemin e mbi 360 mijë tonë mineraleve në
kalatën lindore, të cilat ngrenë re pluhuri mbi qytet, sidomos kur ka erë të
fortë.
Djegia e plehrave
Agjencia e Mjedisit ka dhënë prej kohësh alarmin për ndotjen
në shifrat e larta duke i kërkuar kryesisht bashkisë së Durrësit të rrisë
përgjegjësinë. Por specialistë të agjencisë thonë se spitali, anijet,
automjetet, punishtet dhe kombinatet e ndryshme duhet të mos i depozitojnë
mbeturinat në pikën e grumbullimit në Porto Romano, në veri të qytetit, ku
kryhet edhe procesi djegies në natyrë. Ndotja në afërsi të vatrës së djegies së
plehrave shkon deri në 7-8 herë mbi normën e lejuar, kurse në thellësi kjo
ndotje shkon në 2-3 herë mbi normën. Filtra, vajra të makinave dhe anijeve,
fuçi me acide, mbetje spitalore etj digjen në mesin e plehrave duke shkaktuar
re të dendur tymi helmues që përhapet jo vetëm në pjesën e banuar në Porto
Romano, por edhe në thellësi të zonës. Në ditë me erë të fortë nga veriu era e
rëndë dhe mbeturinat nga djegia plehrave arrijnë deri në lagjet periferike të
qytetit.
Mbetjet spitalore
400-500 ton mbetje spitalore hidhen në të njëjtin kazan të
mbeturinave urbane duke përzier në të njëjtin vend sende të rrezikshme me
mbetje ushqimore. Garza spitalore, shiringa, placente, materiale e masive të
nxjerra gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale përfundojnë një pjesë në qese e të tjera
në kosha për t’u hedhur pa asnjë kujdes gjithandej. Ato gjenden si brenda
mjediseve të spitalit, edhe jashtë rrethimi por në të dy rastet ndëshkojnë
shëndetin e qytetarëve. Durrësi ka pavijon të kirurgjisë, infektivit,
gjinekologjisë, urgjencave, morgun dhe aksesorë të tjerë ndihmës. Të gjitha
repartet, pavijonet e spitalet prodhojnë mbeturina të cilat duhet të kalojnë në
krematorium pa rënë në kontakt me qytetarët. Realisht spitali rajonal ka një
krematorium të tillë në afërsi të repartit të pranimit të urgjencave të të
rriturve. Madje aty çdo ditë sheh qese e thasë me mbeturina, apo edhe mbeturina
të hedhura në tokë. Aty ka shiringa, aparate serumi, garza të ndryshme, edhe
nga ato të gjakosura, mbeturina të maternitetit e të infektivit. Furra e
djegies së mbeturinave spitalore ka një kapacitet prej 10 kg mbeturina spitalore
në një proces, ndërkohë që çdo ditë duhet të realizohen 4 deri në 5 djegie.
Mineralet
Një burim tjetër i ndotjes në qytet vjen nga krahu jugor,
porti i Durrësit. Në kalatën lindore, në një sipërfaqe prej afro 90 mijë
metrash katrore ndodhen të depozituara mbi 360 mijë tonë minerale si krom dhe
ferrokrom. “Malet” janë nën veprimin e drejtpërdrejtë të agjentëve atmosferikë.
Shqetësimin më të madh e sjellin në ditët me erë, duke ngritur re pluhuri mbi
zonat e banuara, ndërsa në kohë me shi, shkaktojnë ndotjen e basenit ujor.
Ndërkohë në kalatën numër 7 shkarkohen anije mijëra tonëshe me qymyr, nëpërmjet
një teknologjie të vjetruar e që shkakton ndotje.
Të sëmurët me kancer
Dr. Kristo Huta shpjegon se kanceri është sëmundje
shumëfaktorësh. “Më duhet të rendis si shkaktar kryesor duhanin për të pasuar
me abuzimet ndaj alkoolit, ndotja e mjedisit ku jetojmë e punojmë, trashëgimia
gjenetike, ekspozimi në rrezet e forta të diellit në stinën e verës,
kequshqyerja, konsumimi ushqimeve jashtë standardi dhe faktorë të tjerë”. Mjeku
thotë se Durrësi si qark ka dhjetëra pika të nxehta mjedisore. “Lumi Erzen dhe
Ishëm janë të mbushur me mbeturina kancerogjene. Kjo e ndërlikon edhe më tej
situatën. Por në Durrës ka pasur edhe kombinat të kimikateve në Porto Romano,
ka djegien e mbeturinave në natyrë, depozitimin në anë të rrugëve e kanaleve të
baterive, akumulatorëve të ndryshëm, filtrave, plastikave, bombolave etj. Të
gjitha shkaktojë kancer. Nëse dikush abuzon rëndë me duhanpirjen apo përdorimin
e alkoolit, me qëndrimin për orë të tëra nën tymin e mbeturinave që digjen
atëherë edhe ndëshkimi është fare pranë”. Dhe vërtet, shifrat janë alarmante.
Deri para pak vitesh prekja nga kjo sëmundje e pashërueshme renditej e katërta
dhe vinte pas sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe aksidenteve. Tani, për shumë
shkaqe e faktorë, kanceri ka ngjitur dy shkallë duke zënë vendin e dytë në
statistikat e vdekjeve. Disa vjet më parë, ekipi mjekësor i klinikës Rayder në
Durrës kujdesej për 30-35 pacientë të prekur nga kanceri. Sot stafit të
drejtuar nga dr. Kristo Huta i duhet të vizitojë jo më pak se 80 pacientë në 24
orë.
1.1 milionë dollarë amerikanë shpenzohen në një vit më vetëm
nga bashkia e Durrësit për pastrimin e qytetit. Automjetet e ndërmarrjes
komunale largojnë qindra tonë plehra nga rrugët dhe sheshet e qytetit, duke i
dërguar në vendgrumbullimin e Porto Romanos. Atje mbetjet urbane digjen në
natyrë dhe rikthehen në qytet në formën e reve toksike
360 mijë tonë mineraleve janë të depozituara në kalatën
lindote, të cilat ngrenë re pluhuri mbi qytet, sidomos kur ka erë të fortë. Kur
bie shi, ndotja përcillet në basenin ujor të portit të Durrësit. Ndërkohë në
kalatën numër 7 shkarkohen anije mijëra tonëshe me qymyr, nëpërmjet një
teknologjie të vjetruar e që shkakton ndotje
Flasin aktorët
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e ka
cilësuar situatën me mbetjet urbane “një bombë ekologjike”. “Prej 3 viteve kemi
dhënë alarmin, duke deklaruar se vendgrumbullimi i mbeturinave urbane në Porto
Romano do të kthehet në një bombë ekologjike për Durrësin, në rast se nuk do të
nisë menaxhimi dhe përpunimi i mbetjeve, thotë Dako. Qyteti çdo ditë e më shumë
shton prodhimin e plehrave në një kohë që ato nuk përpunohen apo riciklohen”. Ai
shton se mjaft problematike paraqitet edhe djegia e pakontrolluar e plehrave
dhe emetimi i gazrave ndotës në ajër. “Nga viti në vit prodhimi i plehrave
është rritur së bashku me konsumin dhe numrin e banorëve, gjë që e ka nxjerrë
më në pah problemin. Mungesa e trajtimit të mbetjeve urbane, industriale,
spitalore, inerteve etj., e bën dhe më të mprehtë shqetësimin”. Dako e shikon
zgjidhjen në përpunimin e plehrave dhe riciklimin e mbetjeve urbane. Por kreu i
agjencisë së mjedisit, fajëson në mënyrë të drejtpërdrejtë kryetarin e
bashkisë, Vangjush Dako. “Ndotja në Durrës është disa herë më e lartë sesa
shifrat e lejuara. Këtu nuk ka asnjë interesim nga bashkia për të mënjanuar
djegien në natyrë”. Kalia shton se bashkia ka dy ndërmarrje të pastrimit, njërën
në qytet dhe tjetrën në plazh. “Asnjëra prej tyre nuk e kryen detyrimin
institucional. Në rrugë digjen edhe materiale të riciklueshme si kartonë,
letër, plastikë dhe këto e ndotin edhe më shumë mjedisin duke rritur rriskun e
prekjes së shëndetit qytetar nga sëmundjet. Bashkia duhet t’i jap fund sa më
parë këtij fenomeni”. Edhe Ramazan Kalia i bashkohet mendimit se janë të gjitha
rrugët e mundësitë për të parë menaxhimin e këtyre mbetjeve duke kthyer sytë
edhe nga industria e riciklimit. Me të njëjtin shqetësim bashkohet edhe
drejtori i Autoritetit Portual, Eduard Ndreu. I ndërgjegjshëm për ndotjen që
shkaktojnë mallrat rifuxho, drejtori Ndreu e sheh zgjidhjen në postimin e
përpunimit të tyre drejt zonave periferike. Një mendim që e ndan edhe deputeti
Osman Metalla, i cili e sheh si alternativë për përpunimin e mallrave rifuxho
portin e ri në Porto Romano.
Me gjithë deklarimet e aktorëve në Durrës që e njohin
problemin, ende nuk ka rrugëzgjidhje. Qytetarët po mësohen me erën e rëndë të
plehrave të djegura që vjen nga Porto Romano. Madje po mësohen aq shumë, saqë
edhe kur bashkia harron t’u sjellë pak “aromë” nga periferia veriore, u vënë
vetë zjarrin kazanëve të plehrave poshtë shtëpive
Rezultati
permbledhes per zonen ku banjo
Llojet bimore te zones ku une banoj jane:
Perimet:Domatet, kastraveci, patellxhan, specat, bamje,qepa,
preshi, dudhra,fasulja, misri, sallatat, spinaqi, patate, bizele, ulliri etj
Frutat:porokalli, manderina, limoni, dardha, kumbulla, ftoi,
rrushi, shega, luleshtrydhe, pjeshka, etj
Bime te rritura ne natyre jane: hithra, liqeta,etj
Llojet shtazore jane:
Lopa, delja ,dhia,kali,qeni, macja, pula,bretkosa,pata
rosa,derrihardhuca,gjarpri,neperka,karkaleci, etj