Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Tema : Gjergj Fishta, nje shpirt gjithmone I trazuar- ESE ARGUMENTUESE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/http://eseshkolle.blogspot.com/ Kur u ndesha për herë të parë me emrin e Gjergj Fishtës ideja e parë që më erdhi në mendje ishte ajo e një heroi legjendash pasi ky emër më bënte shoqëri me Gjergjat e tjerë, të heroit kombëtar, apo atij që vrau bajlozin e zi. Duke lexuar me kalimin e kohës pjesë nga krijimtaria e poetit Fishta, më shumë i detyruar nga rrethanat, sesa si përzgjedhje timen estetike,  LEXO ME SHUME...
fillova të kuptoj se ky emër kishte vërtet diçka legjendare, heroike e madhështore njëherësh. Kurse kontakti me veprën e tij monumentale “Lahuta e Malcis” është pak të thuash se ishte shokues për mua. Më duhej shumë punë të kuptoja sa kontekstin historik, aq edhe vetë tekstin e koduar e mesazhet epike që kërkonin spjegime shtesë. Gjene mirë që kisha kë pyesja që të ftillohesha se për çfarë bëhej fjalë, por gjithsesi kjo përpjekje i dha frytet e veta sepse vetë modeli i kësaj vepre të madhe sa letrare aq edhe historike, më shtrëngoi të njihja më shumë Fishtën si krijues e si njeri. Ky ndryshim ishte vërtet fatlum pasi te Fishta fillova të zbuloj njëherësh një model poeti, shkrimtari, gazetari, politikani e poaq patrioti të pashoq, pothuaj unik në llojin e vet, i papërsëritshëm sa mund të tregohemi dorëlëshuar e ta përcaktojmë si gjeni. Vërtet, gjenia e Fishtës ishte e gjithanshme. Nuk ka praktikisht fushë të artit ku ai të mos ketë lëvruar diçka... poema, lirika, drama e tekste në prozë që çmohen si modele të arrira të artit të letrave shqipe. Në kokën time përplaseshin sa Fishta satirik i “Metamorfozës”, aq edhe hijerëndi i “Lahutës” sa liriku i “Mrizit të Zanave” aq edhe dramatiku i “Judës makabe” e të tjera.Nuk e di se si mund të ishte më kërkues njeriu kur apelon vetë Hyjninë, madje të duket sikur e akuzon për mosvëmendje ndaj halleve të këtij vendi, “kur gjuan lisat kot me rrufe!” në vend se ato t’ua drejtojë atyre që poeti i stigmatizon si tradhtarë. Duhet vërtet një staturë gjeniu që të barabitesh me forca apo njësi që janë më shumë se ato njerëzoret. E Fishta ishte praktikisht një titan, prandaj nuk i druhej asnjë përballjeje.Leximet e ndryshme rreth krijimtarisë së Fishtës dhe sidomos njohja me një pjesë të konsiderueshme të produktit të tij letrar, s’mund të kalonte pa më lënë efektet e veta. Kështu sa më tepër që tentoja t’i afrohesha perimetrit imagjinar të krijimtarisë së tij, aq më shumë më largohej ai dhe gati më përmbyste idenë që kisha formuar për të deri në atë moment. Fishta ishte gati një oqean i pafund krijimtarie dhe mua më duket gati e pamundshme njerëzisht, edhe me teknikat e sotme, që njeriu të shkruajë aq shumë e me atë cilësi. Ndoshta kjo është ajo çka i dallon gjenitë e vërtetë nga figurat kalimtare. Më ndërmenden fjalët që një poet tjetër shqiptar Poradeci, thoshte duke cituar Gëten: “Çfarë është gjeniu? Puna!” Pra edhe Fishta si krijues e si njeri ishte një “perpetum mobile”, një punëtor i gjuhës e letrave shqipe. Zaten nuk i është dhënë më kot edhe titulli si Poet Kombëtar, e në këtë shkallë, nuk është e lehtë të ngjitesh. Jo më kot Fishta ka qenë i pari shqiptar që është konsideruar si kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi. Dhe të kujtojmë që atëbotë, letërsia shqipe ishte praktikisht e papërkthyer në ndonjë gjuhë tjetër të madhe, siç janë përkthyer sot me dhjetëra shkrimtarë e poetë. Natyrshëm, kur flitet për meritat letrare nuk është e pavend të kujtohet edhe nderimet që i janë bërë së gjalli krijuesit, dhe prandaj ka vend të kujtojmë që Fishta ka qenë gjithashtu i dekoruar nga katër qeveri të ndryshme e akademi prestigjioze, siç ka qenë ajo e Italisë së mes dy luftërave.Por medaljen më të madhe, Fishtës ia kanë dhënë vetë shqiptarët, të cilët siç dëshmohet, kanë nxënë përmendësh pjesë të tëra të krijimtarisë së tij letrare e sidomos të lahutës.Kur kujtojmë Fishtën si poet s’mund të dalim në përfundimin se ai ka qenë një politikan i mprehtë e një aktivist i palodhur i çështjes kombëtare. Le të shënojmë së pari se ai ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit, më 1908, ku u vendos alfabeti i njësuar i gjuhës shqipe, praktikisht ky që kemi sot. Më pas atë e shohim si një figurë aktive përgjatë gjithë historisë nga shpallja e pavarësisë e deri sa mbylli sytë pas një jete e cila i ishte dedikuar me mish e shpirt mëkëmbjes së kombit shqiptar.Fishta ishte prift katolik, i urdhrit françeskan dhe ndoshta për të do të kishte qenë më e lehtë të kryente shërbesat fetare e të shtynte një jetë të qetë brenda mureve të kishës, por ai me vetëdije zgjodhi që të ishte deri në fund një shërbestar i Zotit dhe i kombit të vet. Ky fakt s’mund veçse të na nxisë të kuptojmë se çfarë zjarri vlonte brenda shpirtit të tij saqë të dilte përmbi rehatinë që i garantonte rroba fetare e të vihej në shërbim të një kauze më të madhe sesa ajo e një kleriku “politikisht korrekt”. Prandaj Fishta shquhet në dimensionet e tij sa letrare aq edhe humane, si një model i papërsëritshëm e me gjasë edhe i pakapërcyeshëm.
  LEXO ME SHUME...

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE