Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

LOJA DHE PROCESI I TË MËSUARIT- LEARNING GAME, TE MESUARIT PERMES LOJES

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

LOJA DHE PROCESI I TË MËSUARIT
 Shumica e studiuesve përkrahin idenë se vitet prej 0 deri në 5 paraqesin periudhen më kritike në zhvillimin e aftësive të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët si dhe aftësitë matematikore. Ne e dijmë që fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjuhën gjjatë kësaj kohe dhe i përvetësojnë fjalët shumë shpejt.
Gjatë kësaj kohe ne duhet të sigurohemi që fëmijët sa më tepër të jenë të ekspozuar gjuhës, librave dhe aktivitetev të tjera ndërvepruese gjatë kësaj kohe. Sot në vendet e zhvilluara dhe në shumë ambiente të edukimit parashkollorë janë hartuar kurrikula të vecanta të cilat kanë për qëllim promovimin e aftësive të fëmijëve parashkollorë për lexim dhe shkrim. Të gjitha këto programe inkorporojnë aktivitete të ndryshme, lojëra dhe përdorimin e materialeve të ndryshme të cilat ndihmojnë dhe nxisin zhvillimin e këtyre aftësive. Bodrova & Leong, 2001, 2003; Bruce, 2001; Gronlund, 2001; Owocki, 1999; Sawyers & Rogers, 1988; Singer et al., 2003). Ekspertët e fushës së zhvillimit të gjuhës kanë identifikuar 6 aftësi për shkrim dhe lexim tek fëmijët:

 FJALORI 
Fjalori apo të njohurit e emrave dhe gjërave është një shkathtësi shumë e rendësishme për fëmijët gjatë kohës kur ata mësojnë shkrim dhe lexim. Shumica e fëmijëve e fillojnë shkollën duke njohur 3,000 deri në 5,000 fjalë. Fëmijët e e pasurojnë fjalorin e tyre kur atyre iu lexohen libra të ndryshëm, dhe duke emruar gjërat që gjeneden përreth tij. 
 MOTIVIMI NDAJ LIBRAVE 
Paraqet interesin dhe kenaqesine e femijes ndaj librit. Nje femije me motivim te larte ndaj librit kenaqet kur atij i lexohet diqka, luan me libra, behet sikur shkruan dhe lexon , kerkon per t’ia lexuar librat si dhe I pelqen shkuarja ne librari. Femijet inkurajohen te kene motivim me te larte ndaj librave atehere kur ndajme kohë të lexojmë libra me ta, iu mundësojmë qasjen në libra, si dhe t’ia lejojmë fëmijës ta përjetorjë kënaqësinë tone duke lexuar libra. {shtë mire t’I spjegohet sis si shkruajmë dhe lexojmë në jetën tone të përditshme.
 NJOHURITË PËR LIBRIN
 Njohuritë për librin përfshin të mësuarin se të shkruarit bëhet sipas rregullave të caktuara p.sh. Fillohet prej së larti poshtë, nga e majta në të djathtë, pastaj ndjekja e rreshtave me gisht, ndërrimi i faqes etj. 
 AFTËSITË E TË TREGUARIT TË NGJARJEVE
 Aftësitë e të treguarit apo aftësitë narrative i referohen aftësive për të kuptuar dhe treguar një ngjarje apo histori, përshkruaj gjëra, si dhe iu ndihmon fëmijëve të kuptojnë se cfarë janë duke lexuar. Një shembull i aftësive trguaese është kur fëmija është në gjendje të përshkruajë se ngjarjet e festës së ditëlindjes, ose të përsgkuar përjetimet e tij gjatë pushimeve verore. Inkurajimi i fëmijës për të treguar dhe përshkruar gjërat e ndryshme që i ka bërë sipas rendit të rregullt do të jetë një mundësi e mirë për zhvillimin e kësaj aftësie. 
NJOHJA E SHKRONJAVE 
Njohja e shkronjave përfshin të mësuarin se shkronjat emërohen, ndryshojnë njëra prej tjetrës dhe se secila shkronjë ka tingullin e caktuar. Shembull i njohjes së shkronjave është atëherë kur fëmija është i aftë të emërojë shkronjë B dhe të na tregojë tingullin që kjo shkronjë ka. Njohja e shkronjave mund të zhvillohet duke përdorur e aktiviteteve të ndryshme argëtuese të të lexuarit dhe shkruarit, sikurse të piaksurit dhe emërimi I shkronjave në abetare, në librat e ndryshme me figura apo të shenjave të ndryshme. 
 TË NJOHURIT FONOLOGJIK 
 Të njohurit fonologjik paraqet aftësinë për të manipuluar tingujt në fjalë. Kjo përfshin aftësinë për të dëgjuar dhe krijuar ritëm, për t’i shqiptuar fjalët me tinguj ose aftësia për t’i bashkuar dy pjesëza të fjalës në një fjalë të vetme. Shumica e fëmijëev që kanë vështirësi në të lexuar paraqesin vështirësi edhe në të njohurit e tingujve. 
 Disa prej këshillave për zhvillimin e të nohurit fonologjik janë siq vijojnë: 
• Krijo fjalë qesharake p.sh.. makina, pakina, takina , ratina etj .
 • Fjalët të thuhen me një pause mes rrokjeve ( le…pu….ri…) duke ia mundësuar fëmijë t’ia qëllojë sfjalën të cilën ju dëshironi ta thuani .
 • Të lexuarit e vjershave me ritëm ose tingujve të tjerë 
 LOJA DHE AFTËSITË E TË LEXUARIT DHE SHKRUARIT TEK FËMIJËT
 Loja në përgjithësi konsiderohet si konteksti edukativ “par excellence” gjatë viteve parashkollore. Rëndësia e të mësuarit përmes lojës për herë të parë është përmenduar nga edukatori i parë gjerman Fridrih Froebel (1782 – 1852). Shumë më vonë, Piazhe e ofron një arsyeshmëri nga aspekti psikologjik ndaj kësaj doktrine, duke argumentuar se eksplorimi aktiv i fëmijëve me shumëllojshmëri të gjerë të objekteve është një pararendës thelbësor e të kuptuarit të mëvonshëm verbal dhe kognitiv. Mohimi i mundësive të fëmijëve për lojë mohon edhe mundësitë e tyre për zhvillim dhe edukim. Loja përkrah në mënyrë të padiskutueshme qëllimet e të mësuarit duke ofruar mundësi për zhvillimin e aftësive e të lexuarit, forcimin e shkathtësive të të shkruarit si dhe të aftësive vetë-rregulluese. Kur loja aplikohet në ambientet akademike fëmijët mund t’a pëlqejnë më tepër procesin e të mësuarit e cila gjë i ndihmon ata të behen vetë-drejtues dhe nxënës të vetë-motivuar. Në përgjithësi loja paraqet një komponentë thelbësore të procesit të të mësuarit dhe të kuptuarit e rolit të lojës gjatë këtij procesi është e domosdoshme nga ana e prindërve dhe edukatorëve. Në literaturën e sotme loja e fantazuar përmendet nga ana e shumicës së studiuesve për rëndësinë e saj në procesin e të mësuarit sidomos tek fëmijët parashkollorë. Loja e fantazuar përfshin forma të ndryshme të aktivitetieve “bëje dhe beso” përfshirë sjelljet jashtë kontekstit (p.sh kur fëmijët bëjnë sikur hanë duke mos pasur ushqim), objektet zëvendësuaese (p.sh përdorimi i biberonit lodër për të ushqyer kukullën lodër). Loja e fantazuar përbën 17% të lojës gjatë viteve parashkollore dhe 33% gjatë lojës në kopsht. . Psikologu Lev Vigotski ka sugjeruar se loja e pretenduar është aktiviteti më spontan gjatë fëmijërisë gjatë të cilit fëmija funksionin në një nivel më të lartë intelektual dhe nivel më të lartë të kompetencës në krahasim me të gjitha aktivitetet e tjera të tij. Gjatë lojës së fantazuar zhvillohen këto aftësi: kujtesa e punës (prej kur fëmiu pretnedon të jetë dikush tjetër ai duhet ta mbajë mend rolin dhe të qëndrojë brenda këtij karakteri), të menduarin fleksibil( ata duhet t’iu përshtaten vendimeve që fëmijët e tjerë i sjellin gjatë lojës) dhe kreativitetin. Studiuesit e ndryshëm kanë identifikuar disa prej përfitimeve akademike të lojës së fantazuar. Një studim ka vërtetuar se kualiteti I lojës së fantazuar ka parashikuar aftësitë e hershme të të shkruarit - teoritikisht loja e fantazuar është një formë e mediave simbolike sikurse është edhe të shkruarit, dhe fëmijët të cilët arrijnë t’i bartin mendimet dhe ndjenjat në fantazi ata kanë shumë mundësi që në të ardhmën të jenë më të aftë të bartin këto mendime gjatë të shkruarit. Në mënyrë të njëjtë, fëmijët të cilët I kuptojnë historitë e ndryshme nga perspektiva e lojës së fantazuiar do të jenë më të aftë të kuptojnë përmbajtjet e historive që iu lexohen atyre. Duke e njohur rendësinë e thelbësore të lojës në zhvillimin e fëmijës ekspertët kanë dizajnuar kurrikula të cilat përdorin lojën për të nxitur dhe zhvilluar zhvillimin kognitiv të fëmijëve por edhe për t’iu mësuar atyre aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit( Bodrova & Leong, 2001, 2003; Bruce, 2001; Gronlund, 2001; Owocki, 1999; Sawyers & Rogers, 1988; Singer me bashkëpuntorë., 2003). P.sh Bodrova and Leong’s (2001, 2003) kanë hartuar programin “Mjetet e Mendjes” një program që e dedikohet klasave parashkollore dhe fëmijëve që ndjekin kopshtin. Ky program I kushton një rëndësi të vecantë aplikimit të lojërave socio-dramatike në promovimin e aftësive për të shkruar dhe lexuar duke u mbështetur në parimet e teorisë së Vigotskit dhe punës së nxënësit të tij Elkonit. Këta klasa përfshijnë hapësira ku zhvillohen lojërat dramatike dhe ku fëmijët kalojnë një pjesë të mire të kohës duke u përfshirë në mjaft aktivitete dramatike. Edukatorët mbështetin lojën e fëmijëve duke iu ndihmuar atyre të krijojnë situate imagjinare duke iu ofruar materiale skenike dhe duke mundësuar zgjatjen e procesit të luajtjes së lojës. Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenaret e lojës në të shkruar ku përfshijnë temën, rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja. P.sh edukatori e ndihmon pasurimin e fjalorit me fjalë të reja tek fëmijët atëherë kur ajo prezanton materialet e skenës p.sh: gjatë luuajtjesë së lojë “ordinance e mjekut” mësuaesi prezanton stetoskopin apo gjilpërën tek fëmijët). Aftësitë para të shkruarit pastaj zhvillohen kur fëmijët mundohen të përshkruajnë recetat . Poashtu edhe aftësitë numerike zhvillohen gjatë kësaj loje Aftësitë para-matematikore zhvillohen gjithashtu gjatë lojërave socio-dramatike (p.sh paraqitja e një tabele matëse për gjatësinë dhe peshën në zyrën e mjekut). Një mundësi tjetër e promovimit të aftësive të para për shkrim dhe lexim bëhet atëherë kur educatorët kërkojnë nga fëmijët të eksplorojnë ambientin jashtë klasave dhe të shënojnë në table se cialt bimë I kanë vëzhguar jashtë. Ndërsa më vonë ata mund ta përdorin edhe enciklopedinë me figura të bimëve për t’I indentifikuar ato me tej me fotografi. Ata poashtu mund të krijojnë lista dhe grafikone për t’I organizaur observimet e veta të cilat aktivitete njëkohësisht promovojnë shkathtësitë para matematikore. Gjuha orale – Lojërat socio-dramatike ndodhin atëherë kur një grup I fëmijëve përpiqen të ndajnë rolet dhe të performojnë ngjarje dhe situate të imagjinaura (Johnson me bashkëpuntorë., 2005). Hulumtesit kanë dokumentuar një ndërlidhje të ngushtë mes këtyre lojërave dhe aftësive gjuhësore. Edhe lojëra e fantazuar edhe gjuha përmbajnë përfaqësime simbolike. Në gjuhë tingujt përfaqësojnë objektet, veprimet, qëndrimet dhe situatat. Në lojë fëmijët përdorin objektet dhe veprimet sikurse edhe gjuhën për të përfaqsur pamjet e tyre mentale. Prandaj ështp edhe mjaft e rpanueshme edhe ndërlidhja mes gjuhës dhe lojës. Bazuar në kët fakt rezultatet e shumë hulumtimeve flasin se fëmijët të cilët një pjesë të kohës gjatë qëndrimit n[ klasat parashkollore e kanë kaluar në aktivitetet sociodramatike kanë treguar aftësi më të larta gjuhësore në krahasim me fëmiët e tjerë (Garvey, 1974) Shumë studime kanë vërtetuar se fëmijët me aftësi më pak të zhvilluara për lexim dhe shkrim kanë qenë fëmijët të cilët kanëa rdhur prej familjeve të varfëra, fëmijët të racës o të bardhë, fëmijët për të cilët gjuha e institucionit parashkollorë nuk është gjuhë e tyre primare, fëmijët me dëmtime në shqisat e të dëgjuarit, dhe fëmijët prindërit e të cilëve nuk e kanë aplikuar të lexuarin së bashku 
 ROLI I EDUKATORËS NË PROMOVIMIN E AFTËSIVE PËR SHKRIM DHE LEXIM TEK FËMIJËT NË EDUKIMIN E HERSHËM FJALORI I PASUR I EDUKATORES 
– Edukatorët duhet t’i përfshijnë fëmijët gjatë bisedave të pasura në grupe të mëdha, grupe të vogla dhe në diskutimet sy më sy. 
Kur flisni me fëmijët : 
 • Përdorini fjalë jo shumë të njohura të cilat fëmijët jo ♪5do here mund t’I dëgjojnë gjatë përdithsmërisë 
• Zgjatni komentet që fëmijët japin në komentë më përshkruese si dhe keni kujdes që fjalitë të shqiptohen me gramatikë të rregullt 
• Diskutoni tema sfiduese për fëmijët – të cilat përmbajnë njohuritë për botën dhe të cilat inkurojojnë shprehjen verbale të fëmijëve 
• Emëroni gjërat që gjenden përreth fëmijëve – përdorni sa më shumë përshkrime për objektet që gjenden përreth p.sh..sillma topin me ngjyrë të kuqe apo sillma librin e cili gjendet mbi tavolinën e verdhë në fund të klasës ne vend të : “sillma atë librin atje në fund” etj 
 • Dëgjoni fëmijën deri në fund dhe kthejani përgjigjen e duhur. . 
 Të lexuarit e librave me përralla. Librat me përralla i lexoni me zë një ose dy herë në ditë; prezentoni para fëmijëve histori dhe ngjarje argëtuese, vjersha dhe libra me informata. Ofroni një bisedë përkrahëse para, gjatë dhe pas të lexuarit. Aktivitetet e të njohurit fonologjik - ofroni aktivitete të cilat rsisin njohuritë e fëmijëve për tingujt dhe gjuhën. Këto aktivitete mund të përfshijnë: luajtja e lojërave dhe të dëgjuarit e historive, vjershave dhe këngëve që përmbajnë ritëm Aliteracioni – njohja e disa fjalëve të cilat fillojnë me tingull të njëjtë ( vijnë vajzat valle valle) Përputhja e tingujve – të vendosur se cilat fjalë nga një grup I fjalëve kanë tingullin e njëjtë ( ia tegojmë fëmijës një fotografi ku janë të vizator zogu, qeni, macja, dhe I pyesim se emir I cilës kafshë fillon me m). Pëpiquni që këto aktivitete të jenë sa më argëtuese dhe fëmijët të ndjenjë kënaqësi. Aktivitetet e Alfabetit - Angazhoni fëmijët në materialet që mundësojnë identifikimin e shkronjave të alfabetit përfshirë: Abetaret; letrat ngjitëse; blloqe me shkronja dhe puzzle; tabela me shkronjat e alfabetit. Përdorini shpesh udhëzime që përmbajnë një kuptim personal për fëmijët p.sh ( Ema dhe Eris shiqoni, emrat e juauj fillojne me të njëjtën shkronjë) 5. Përkrahni aktivitetet e të lexuarit tek fëmijët; Inkurajoni fëmijët të provojnë të lexojnë libra dhe materiale të tjera me shkrime duke u ofruar një kënd të librariesë Brenda ambientit të klasave; përsëritja e të lexuarit të librit të njëjtë dhe të preferuar të fëmijëve 6. Përkrahni të shkruarin e fëmijëve; të përkrahen fëmijët që të bëjnë shkarravina; shkruarjen e shkronjave që njohin, etj 7. Ndarja e përvojave të librit – lexoni libra të mëdhenjë fëmijëve dhe ndiqni rreshtat me gisht. Gjatë leximit kërkoni që fëmijët të bëjnë dallimin mes shkronjave dhe figurave; të lexuarit e rreshtave nga e majta në të djathtë, Fillimisht iu tregohet fotografia e Kopertinës dhe kërkohet nga fëmijët t’ia qëllojnë titullin, pastaj gjatë leximit të përrallës fëmijët të japin ide se si do të vazhdojë tregimi dhepara mbarimit të japin ide se cili do të jetë fundi I historiesë. SI dhe në fund pas përfundimit të leximit të kërkohet nga ta të japin ide për të ardhmen e personazheve në përrallë
 AFTËSITË MATEMATIKORE DHE LOJA NË EDUKIMIN E HERSHËM 
 Edhe para se të fillojnë shkollën fëmijët përvetësojnë disa aftësi para matematikore të cilat shërbejnë si bazë për formimin e koncepteve matematikore në të ardhmen. Loja në të gjitha format e saj ofron mundësi të shumta për zhvillimin e këtyre aftësive. Shpesh here fëmijët arrijnë të bëjnë dallimin në sasi qysh në moshë të hershme: p.sh I dëgjojmë teksa flasin për lodrat e tyre si”unë kam një kukull, ti ked y etj
. KONCEPTET DHE AFTËSITË E HERSHME MATEMATIKORE PËRFSHIJNË:
 Të kuptuarit e madhësisë, formës dhe modeleveUnderstanding size, shape, and patterns Aftësia për të numëruar verbalisht (Aftësia për të numruar para dhe mbrapsht) Njohja e numrave Identifikimi i një apo më shumë pjesëveIdentifying more and less of a quantity Të kuptuarit e ndërlidhjes një-nga një (p.sh përputhja e blloqeve; njohja se cili grup ka 4 elemente e cili 5 etj) Pothuajse të gjtiha format e lojërave japin mundësi për zhvillimin e aftësive matematikore tek fëmijët; p.sh ndërtimi me blloqe mundëson që fëmijët të perceprojnë hapësirën, të arrijnë të bëjnë dallimin mes lartësive gjatë ndërtimit të objekteve, mësojnë për gjerësinë etj. Përdorimi I vjershave dhe këngëve që përmbajnë numra do të ishte një mundësi e mire që fëmijët të njihen me numrat. Objektet me të cilat loz fëmija të numrohen me zë qoftë nga edukatorja apo fëmijët. Ekspozimi I flip chartave, tabelave dhe grafikonëve që përmbajnë numra të jenë të ekspozuar në ambientet e klasave nga na e edukatoreve. NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE