Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

RICIKLIMI- CFARE ESHTE DHE CMUNDE TE RICIKLOHET

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Riciklimi
http://eseshkolle.blogspot.com/

http://eseshkolle.blogspot.com/Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë se si duhet mbrojtur dhe ruajtur mjedisi , përmes realizimit të proçesit të riciklimit, kurse pikërisht shkollat janë ato të cilat do ti ndihmojnë. Mbrojtja e shëndetit mjedisor është mbrojtje e shëndetit njerëzor Gjatë këtij shekulli është rritur në masë të konsiderueshme nevoja për të evidentuar faktorët që po LEXO ME SHUME...
shkaktojnë sëmundjet kronike, siç janë: diabeti, astma, sëmundjet që lidhen me stresin, kanceri etj. Këto sëmundje kanë lidhje me cilësinë e mjedisit në të cilin jetojmë dhe mënyrën se si e ruajmë dhe menaxhojmë atë. Sot mendohet se ndotja e ajrit është shkaku i mijërave vdekjeve të parakohshme në botë çdo vit. Ndërsa në Shqipëri para disa kohësh u deklarua nga ISP që sëmundja e kancerit është rritur në vlerën 20% e kjo teorikisht i atribohet ndotjes së ajrit. Substancat kryesore toksike që ndotin ajrin dhe kërcënojnë jetët e njerëzve jane monooksidi i karbonit, plumbi, benzeni, dioksidi i nitrogjenit dhe toksikët e transportueshëm në rrugë ajrore. Fatkeqësisht, ka dukje në trup që tregojnë dëmtimin e bërë ndaj shëndetit tonë nga substancat toksike që ndotin ajrin. Një shqetësim serioz që kërcënon shëndetin e njeriut duke lënë pas problemet e duhanit, drogës, sidës e shumë seëmundjeve të tjera që kanë vëmendjen e tërë botës. Cdo ditë e më shumë po kuptohet rëndësia e marrjeve të masave në mbrojtje të jetës. Problemet janë mjaft serioze jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Më e keqja ështe se efekti i substancave toksike prek seriozisht edhe fëmijët akoma të palindur çfarë tregon dëmtimin e shkaktuar që në fazën e embrionit. Gratë shtatzana, të cilat thithin dy nga substancat më të dëmshme (ozoni dhe monooksidi i karbonit ) të ndotjes së ajrit, kanë rritur shanset për të lindur fëmijë me anomali anatomike kardiake serioze. Një e dhënë e vërtetuar nga mjekët dhe shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë Los Angeles. Ndërsa llogariten të gjitha sëmundjet e ndryshme në vlerë 100% rreth 85% e tyre janë si pasojë e faktorëve mjedisorë e këto të dhëna deklarohen nga OBSH. Kjo gjë e shprehur në gjuhë mjekësore sipas Dr. Nestor Memsuri do të thotë se krijimi i mjediseve të shëndetëshme mund të parandalojë rreth 45% të sëmundjeve me natyrë hidrike, 40%-42% të atyre respiratore dhe rreth 94%-96% të atyre me origjinë sigurinë ushqimore, si dhe mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e të prekurve nga kanceri, sëmundjeve kardio respiratore, astmën dhe alergjitë e ndryshme. Andaj një pyetje që shtrohet shpesh dhe më të drejtë nga të gjithë ne është: A ka gjë më të rëndësishëm se sa ajri të cilin e frymojmë çdo sekondë, uji dhe produktet ushqimore të cilat i konsumojmë çdo ditë ? Dhe përgjigja është se absolutisht të tria këto elemente janë esenciale për jetën tonë. Që të tria këto kanë bazë të vetme Mjedisin, andaj më të drejtë duhet ti paraqesim komunitetit në të cilin jetojmë një vizion të qartë dhe të rëndësishëm që luan mbrojtja e mjedisit në ruajtjen e shëndetit. “Misioni i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave është të hartojë dhe propozojë politika, strategji dhe plane veprimi për mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit, pyjeve, ujërave dhe peshkimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Përmbushja e këtij misioni do të realizohet duke marrë pjesë, nxitur dhe bashkërenduar veprimtaritë, të cilat çojnë në zhvillime e mirëqënie afatgjata, duke mbrojtur natyrën dhe sensibilizuar opinionin publik. Mbrojtja e shëndetit mjedisor është mbrojtje e shëndetit njerëzor, ndaj kërkohet bashkëpunim i të gjitha palëve të interesit. Ndërsa institucionet duhet të marrin masa ndaj ndotëseve si ne rastin e 41 furrave gëlqerore të prishura në rrethin e Krujës, reduktimin në numër të firmave që shfrytëzojnë pyjet apo promovimi i zbatimit të CEHAPE (Plani i Veprimit për Shëndetin dhe Mjedisin e Fëmijëve).
ÇFARË ËSHTË RICIKLIMI?
Riciklimi është përpunimi i materialit (mbeturinave) në produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdoren, të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë, të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit me zvogëlimin e kërkesës për mënyrën e zakonshme të grumbullimit të mbeturinave në groposje. Riciklimi është aktivitet kyç i mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo”
SIMBOLI I RICIKLIMIT
Simbolin universal të riciklimit i cili sot është në përdorim e ka dizajnuar Gari Anderson, një student i cili në vitin 1970 e fitoi çmimin e parë për projektimin konceptual të simbolit të riciklimit në konkursin të cilin e kishte shpallur një kompani amerikane. Ky simbol gjëndet në të gjitha materialet dhe prodhimet të cilat mund të ripërdoren, pra të riciklohen. Simboli përbëhet nga tri shigjeta të vogla të cilat simbolizojnë proçesin qarkor dhe secila nga ato ka domethënie. Shigjeta e parë ka domethënien “Redukto” dhe këtu mendohet në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave; shigjeta e dytë ka domethënien “Ripërdor”, e cila na kujton që shumë gjëra mund të përdoren përsëri, dhe shigjeta e fundit me domethënie “Riciklo”, e cila shënon proçesin e riciklimit. Është shumë e rëndësishme që në fillim të ndahen mbeturinat sipas llojit. Shumica a materialeve mund të përdoren përsëri nëse mblidhen veçanërisht dhe grumbullohen në mënyrë të duhur. Pra, proçesi i riciklimit fillon me grumbullimin e veçantë të mbeturinave në kontejnerë dhe pastaj me kamionet e shërbimeve komunale transportohen për në qendër për riciklim ku fillon proçesi i seleksionimit të llojeve të ndryshme të mbeturinave, dërmimi ose shkrirja e tyre me qëllim që të fitohet lënda e parë nga e cila mund të bëhen produkte të ndryshme ose mjete të cilat mund të përdoren në jetën e përditshme.
ÇFARË MUND TË RICIKLOHET?
– Qelqi, letra, kartoni, alumini, hekuri, tekstili, plastika, qeramika, mjetet elektrike dhe komponentët. A e dini që nevojiten 60 ditë që një kanaçe e grumbulluar në mënyrë të duhur të riciklohet dhe përsëri të gjëndet ne dyqane? Me riciklimin e një kanaçeje kursehet ajo sasi e energjisë e cila do ta mundësonte që një televizor të punojë për 3 orë.
ËSHTË MIRË TA DINI QË:
- Për degradimin e një shisheje plastike apo një qese duhet të kalojnë 500 vite,
- Qelqi mund të riciklohet 100% dhe mund të përdoret përsëri deri në pakufi,
- Sasia e energjisë e cila mund të fitohet nga një kove mbeturinash do ta bënte të mundur punën e një televizori për 5,000 orë.
PËRSE ËSHTË RICIKLIMI I RËNDËSISHËM?
Përmes riciklimit ruajmë mjedisin Gjatë riciklimit përdorim shumë më pak energji dhe lëndë djegëse në fabrika se sa do të duhet sikur të prodhonim një produkt të ri nga burimet natyrore. Përdorimi i zvogëluar i energjisë në proçesin e prodhimit zvogëlon emetimin e gazërave të dëmshme të cilët lirohen në atmosferë. Siç e dini, gazërat e dëmshme shkaktojnë nxehjen e shpejtë të atmosferës tokësore, shkrirjen e akullnajave, krijimin e stuhive, vërshimet dhe rritjen globale të nivelit të ujit në lumenj, detëra dhe oqeane.
RICIKLIMI NDIHMON RUAJTJEN E BURIMEVE NATYRORE
Burimet natyrore, siç është nafta (nga e cila bëjmë plastikën), janë të kufizuara, çka do të thotë që nuk do të ekzistojnë përherë. Për disa vite, rezervat e këtyre burimeve do të shpenzohen nëse nuk mësojmë dhe fillojmë ti ruajmë, përmes riciklimit dhe ripërdorimit.
ME RICIKLIM ZVOGËLOJMË SASINË E MBETURINAVE
Miq, nëse njerëzimi nuk ndërmerr masa të duhura, qytetet tona, fshatërat, lumenjtë dhe liqenet në të ardhmen e afërt do të mbulohen me mbeturina. A mund të paramendoni sikur të gjitha bukuritë tona natyrore të ishin të mbuluara me mbeturina, a mund ta paramendoni përhapjen e sëmundjeve dhe erës së keqe? Kjo mund të na ndodhë në të vërtetë nëse nuk fillojmë të sillemi me përgjegjshmëri ndaj mbeturinave dhe nëse nuk i ndërrojmë zakonet tona kur është fjala për grumbullimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit. LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE