Nëse dikur
fundjava kalohej në aksione vullnetare, sot çdokush mund të habitet me atë se
çfarë ndodh gjatë ditëve të pushimit. Mjafton një xhiro pas mesnate, për të
kuptuar se sa vështirë është të gjesh një njeri “esëll”. Pavarësisht çmimeve të
larta të alkoolit dhe pijeve energjike, rinia argëtohet nën moton “ 1 tapë për
një ditë”. Porositë ka kohë që nuk bëhen më me gota, por...me shishe.
Çmimet e
pijeve të tilla, siç janë whisky ose koktjle të ndryshme alkoolike, mund të
kushtojnë sa një ditë punë e një punëtori të thjeshtë krahu ose e një
kamerieri. Gjithsesi, fundjava është ajo që i tërheq më shumë njerëzit t’u
drejtohen lokaleve të kësaj zone, për ta harxhuar kohën e pushimit nën avujt e
nje atmosfere plotesisht ndryshe.
Mjedisi I
erret dhe komod , DJ-et speciale dhe muzika live e terheqin rinine si me magnet
pavaresisht cmimeve te larta te pijeve dhe artikujve te tjere.Mund te duket si
endrra e nje pronari, por perkrah suksesit , qendrojne dhe problemet :
perdorimi I alkoolit, duhanit, droges qe shpesh here cojne ne zenka.
Ne
televizion e ne media, rastet e dhunes, vrasjeve apo abuzimeve ne mjediset e
klubeve te nates rriten dita dites.
Pyetja lind
natryshem : A respektohen ligjet dhe rregullat e mirepercaktuara per ti
siguruar klienteve siguri te plote?
Pergjigja
eshte mjaft relative.Ne dyert e klubeve te nates qendrojne te ngrysur
bodyguard-et qe kontrollojne nje nga nje personat;Minorenet nuk lejohen,
kontrollohen per substanca narkotike, arme, mjete te forta etj.
Por faktet
flasin ndryshe shpesh here.Perkrah problemeve tashme te konsumuara nese mund ti
quaj keshtu (droga, alkoli, duhani) nuk duhet te anashkalojme nje element
tjeter te rrezikshem : perdorimi I pijeve energjike.
Pijet
energjike filluan të shiteshin për herë të parë në vitin 1987 në Austri
dhe në vitin 1997 në Amerikë.Në ditët e sotme njihen më shumë
se 200 marka në 140 vende dhe numri i të rinjve që konsumojnë këto pije sa vjen
e shtohet dita ditës. Disa prej tyre i konsumojnë si ujë apo soda në mëngjes,
drekë, darkë apo në vaktet në mes. Një studim i bërë në Amerikë tregoi se 31% e
të rinjve të moshave 12-17 vjeç janë konsumatorë të rregullt të pijeve
energjike. Do t'ju duket e pabesueshme por besojeni se ka pije energjike edhe
për fëmijët e moshës 4 vjeçare.
Sipas një
raporti të dhënë në vitin 2006 në revistën Fortune tregu i pijeve energjike në
Amerikë është rritur afërsisht me 700% që nga viti 2000 dhe shifrat vjetore të
shitjeve arrijnë në shumën e 5,4 miliard dollarëve. Edhe pse tek ne gjendja nuk
paraqitet kaq kritike ky raport është një paralajmërim i rëndësishëm për një
vend i cili shkon drejt rrugës së Amerikës.
Në pijet energjike ka sasi të tepërta kafeine: Në pijet energjike ka shumë më
tepër kafeinë sesa tek pijet e ngjashme joalkoolike me to si cola, sprite,
soda. Shumica prej tyre në 250 ml përmban 80 miligram kafeinë ndërsa në një
kuti apo shishe të disa pijeve energjike mund të ketë më shumë se 505 miligram
kafeinë.
Në mjekësi kafeina përdoret si një ilaç për sistemin nervor dhe në përgjithësi
nëse përdoret në sasi të pranueshme është një lëndë e kontrolluar. Në të
njëjtën kohë kafeina është i vetmi ilaç psiko-aktiv që mund të përdoret tek
fëmijët. Kafeina e marrë në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme si
nervozizëm, pagjumësi, probleme të stomakut - zorrëve dhe takikardi.
Ligji dhe rregulloret janë insuficiente: Në Amerikë ka rregullore të cilat
tregojnë sasinë e kafeinës që ndodhet tek produktet ushqimorë. Sipas kësaj
rregulloreje një kanaçe cola nuk duhet të përmbajë më tepër se 71 miligram
kafeinë. Një kuti cola përmban 35 miligram kafeinë. E njëjta gjë vlen edhe për
ilaçet. Sipas Zyrës së Ushqimeve dhe Ilaçeve të Amerikës në një tabletë të
ilaçeve të shitura pa recetë është e lejuar të ketë 100-200 miligram kafeinë
dhe përveç kësaj në kutinë e ilaçit duhet të ketë një shënim rreth saj.
Pijet energjike nuk hyjnë as tek produktet ushqimore as tek ilaçet ; këta
vlerësohen si mbështetëse ushqimore dhe për këtë arsye ligjet e vlefshme për
ilaçet dhe ushqimet nuk vlejnë për këtë kategori . Prodhuesit mund të fusin
kafeinë në produktet e tyre si t'jua marrë mendja. Por fatkeqësisht në një
shishe të një pijeje energjike gjenden 505 miligram kafeinë e cila mund të
merret me konsumimin e 14 kutive cola.
Në shumë shtete janë të ndaluara: Në Zvicër pijet energjike nuk u shiten fëmijëve
nën moshën 15 vjeç dhe përveç kësaj ka shumë paralajmërime rreth mos përdorimit
të pijeve energjike bashkë me pijet alkoolike dhe pas stërvitjes.
Në Norvegji shitja e tyre lejohet vetëm në farmaci. Në Angli është i detyruar
ngjitja e shënimeve në pijet energjike në të cilat shkruhet se përdorimi i tyre
nuk është i përshtatshëm për fëmijë nën moshën 16 vjeç, gratë shtatzëna, nënat
që ushqejnë fëmijët me gji dhe personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj
kafeinës. Në shtete si Australia dhe Zelanda e Re këta pije njihen si
mbështetëse ushqimore prandaj nuk bëhet fjalë për lejimin e përdorimit të 80
miligram kafeinë në 250 ml.
Helmim nga kafeina: Të helmohesh nga kafeina është një gjë serioze. Mund të
shfaqen shenja si nervozizëm, dhimbje koke, takikardi, aritmi, pagjumësi,
djersitje, dridhje e duarve, dhimbje stomaku, djegie në kraharor, përzierje, të
vjellura apo diarre. Kafeina e marrë në sasi të tepruar mund të shkaktojë
veçanërisht hipertension, çrregullime të zemrës, aritmi dhe gjithashtu në disa
të sëmurë mund të shkaktojë kriza të tensionit të lartë dhe zemrës.
Në një qendër intoksikimi në Chicago ka pasur më shumë se 250 raste
të helmimeve nga kafeina. 12% e të rinjve të grup moshave 21 vjeç është dashur
të shtrohen në spital dhe dy nga tre veta janë kuruar në sallat e
reanimacionit.
Pijet përmbajnë edhe lëndë të tjera përveç kafeines: 10-12 % e pijeve energjike
përmbajnë sheqer. Në disa prej tyre në vend të kafeinës gjenden fara të
shtypura guarana. Guarana është një lloj bime e Amerikës Jugore farat e të
cilës përmbajnë kafeinë. Përveç kësaj në këta pije ka edhe karnitin dhe vaj
gjarpri me anë të të cilit pohohet se rritet qëndrueshmëria dhe performanca
muskulare.
Por le ta themi haptazi dhe menjëherë se ashtu siç nuk ekziston asnjë argument
shkencor për të vërtetuar ndikimet mahnitëse të karnitit, ginsengut dhe vajit
të gjarprit ashtu pohohet se marrja e tyre në sasi të mëdha dëmton shëndetin.
Ejani dhe shihni të gjithë këta produkte të vlerësuara si mbështetëse të
produkteve ushqimore nuk kanë nevojë të verifikohen me anë të ndonjë studimi
shkencor.
A është i dëmshëm për fëmijët?
Në të gjithë botën po diskutohet rreth ndalimit apo lejimit të këtyre pijeve
për fëmijët. Numri i specialistëve të cilët shqetësohen se konsumimi i rregullt
i pijeve energjike nga fëmijët mund të bëhet shkak i një lloj vartësie,
çrregullimeve të gjumit, dhe ndikimeve negative në ushqyerje është i madh por
ka dhe prej atyre të cilët mendojnë se vetëm konsumimi i tepërt mund të sjellë
probleme. Ndërkohë që disa studiues pohojnë se kafeina mund të rrisë
performancën emocionale, psiko-motore dhe të perceptimit të fëmijëve hiperaktiv
dhe të atyre që kanë mungesë përqendrimi, përkundrazi disa të tjerë këmbëngulin
në mendimin se pijet energjike rrezikojnë hiperaktivitetin.
Pijet energjike dhe duhani helmojne 40 nxenes
Kosove- Maturantet nga Kosova perfunduan ne gjendje serioze ne spital , ndersa
riktheheshin nga ekskursioni. Paten shenja helmimi por u zbuluan shkaqe te
tjera. Deshmite, minute pas minute me ngjarjen qe shkaktoi situate kaotike
Shkoder - Afro 40 maturante ne spitalin e Shkodres. Dyshohej per helmim,
por pas mjekimit dhe shtrimit te tyre ne spital u mesua se ato kishin
perfunduar ne ate gjendje, si rezultat i mbilodhjes, pagjumesise, konsumimit te
tepert te duhanit si dhe te pijeve energjike. Ne spitalin Rajonal te Shkodres
pas nje perkushtimi maksimal te personelit u arrit qe pas dy oresh situata te
jete nen kontroll. Shkaqet qe sollen "helmimin"
-Konsumim i tepert i duhanit
-Konsumim i tepert i pijeve energjike
-Mbilodhja
-Pagjumesia
-Mungesa e nje ushqimi te mjaftueshem
Rreziqet e pijeve energjike
Pijet enerjike te pasura ne kafeine , jane mjaft te popullarizuara te
studentet, sportistet etj..pasi mbulojne lodhjen dhe aktivizojne
organizmin.Mirepo ne te njejten kohe, keto pije e bejne gjakun te ngjizshem dhe
zhvillojne probleme kardiovuskulare sic eshte infarkti.
Nje ore pas konsumimit te tyre, sistemi kardiovuskular nuk funksionon
normalisht, presioni I gjakut rritet ndjeshem ,personi behet I padurueshem
,shpesh shume vigjilent per momentin dhe organizmi cekuilibrohet.
Vartësia që mund të shkaktojë konsumimi i pijeve energjike dhe rreziku që
paraqitet nëse konsumohen bashkë me pijë alkoolike shihet si një çështje shumë
serioze. Sipas një studimi të ri të realizuar mbi të rinjtë verifikohet lidhja
ekzistuese në mes përdorimit të pijeve energjike me çrregullimet në sjellje, përdorimin
e cigares, alkoolit.
Ne rast se pijet energjike kombinohen me alkool dhe nese konsumuesi vuan
nga semundje kardiovuskulare, ato mund te jene vdekjeprurese, pasi pengojne
funksionimin normal te eneve te gjakut, duke rritur njekohesisht dhe rrezikun e
mpirjes se tij.
Pijet energjike me aciditetin e tyre, jo vetëm që e dëmtojnë smaltin e
dhembeve, por ato gjithashtu kanë efekt edhe në cneutralizimin e aciditetit në
gojë.
Shoferet të
cilët konsumojnë pije energjike me kafeinë, e rrezikojnë jetën e tyre, sepse
këto pije veprojnë në organizëm sikurse alkooli.
Instituti
për shoferet në Britaninë e Madhe ka lëshuar një paralajmërim për pjesëmarrësit
në komunikacion, pasi është konstatuar se pijet energjike mund të shkaktojnë
zvogëlimin e përqendrimit,Studiuesit kanë zbuluar se shoferet reagojnë tepër
ngadalë një orë pas konsumimit të pijeve energjike me nivel të lartë të
kafeinës dhe sheqerit.
Këto pije,
të cilat shpesh reklamohen si ilaç kundër lodhjes, mund t’i bëjnë vozitësit
edhe më të lodhur, ka paralajmëruar ky institut. “Pijet energjike janë të mira
në moment, por nuk janë një zëvendësim për pauza të rregullta”, ka vlerësuar
Najl Greg, drejtor i sektorit të studimit të këtij instituti.Zëdhënësi i
Institutit ka theksuar se konsumimi i tepërt i kafeinës, mund të shkaktojë
efekte të ngjashme sikurse helmimi me alkool. Vozitësve britanikë u këshillohet
të pinë dy filxhanë kafe apo pije me shtesë kafeine dhe që të pushojnë nga 10 deri 15 minuta.
Mirëpo, ata theksojnë se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme.
Personat të
cilët kanë krijuar një vartësi ndaj kafeinës rrezikohen edhe më shumë. Tek
konsumatorët të cilët i kanë përdorur këta pije për një farë periudhe krijohet
një lloj vartësie dhe kur nuk marrin kafeinë tek këta persona mund të shfaqen
shenja si nervozizmi, takikardia, lodhja, dhimbja e kokës.
Nuk duhet të harrojmë se përdorimi i kafeinës bashkë me disa antibiotikë dhe
ilaçe për lehtësimin e frymëmarrjes mund të sjellë edhe efekte anësore të
rrezikshme. Gjithashtu nuk duhet harruar se kafeina duke mos pasur asnjë vlerë
ushqyese nuk duhet të merret gjatë periudhës së rritjes dhe zhvillimit të
fëmijëve. Një studim i publikuar në revistën 'Drug and Alcohol Dependence'
tregon se vartësia e krijuar nga përdorimi i pijeve energjike nga të rinjtë
rrit edhe mundësinë e helmimit nga kafeina dita ditës.
Si përfundim:Nje pasdite me rinine rrezikohet cdo dite e me shume.Pervec
rreziqeve te jashtme e te pakontrollueshme fatkeqesisht te rinjte
rrezikojne dhe nga konsumimi i pijeve te ndryshme, Ne fillim si nje mjet
argetimi, pasojat e tyre vihen re me vone dhe ndonjehere jane fatale.Per rastin
e pijeve energjike per te cilin diskutuam, shumë shtete kanë përgatitur
rregullore në të cilat theksohet se duhet përcaktuar sasia e kafeinës dhe duhen
vendosur shënime si ‘ Kujdes, përmban sasi të mëdha kafeine'.
Pa qenë shumë vonë edhe ne duhet të përgatisim rregullore të tilla dhe sipër
pijeve apo ambalizhimit të tyre duhet të gjenden informacionet dhe shënimet
përkatëse të cilat mund të shihen lehtësisht.