Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Roli i perberjeve organike ne organizem



http://eseshkolle.blogspot.com/
 Lenda: Kimi 
Tema: Roli i perberjeve organike ne organizem
 Nentema: Karbohidratet
Objektivat: Te dime se cfare jane karbohidratet. Te dime rendesine
e tyre ne organizem. Te dime ndertimin e tyre dhe funksionet qe kane. Te dime efektet negative dhe pozitive ne organizmin tone.
KARBOHIDRATETKarbohidratet janë materie të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe zakonisht kategorizohen si sheqera,nisheste dhe fibra. Sheqeri i cili gjendet në përmbajtjen e ushqimit përcaktohet si monosaharid apo dysaharid. Monosaharidet janë njësi e vetme e sheqerit dhe kur shumë njësi të tilla lidhen, atëherë formohen nishestet (karbohidratet që gjenden në bimë) dhe glikogjeni (karbohidrate që ruhen në trupin e njeriut).Në monosaharide bëjnë pjesë:glukoza (e njohur si sheqeri i gjakut), fruktoza (sheqeri i pemëve),dhe galaktoza. Dysaharidet janë dy njësi të sheqerit të cilat lidhen së bashku dhe formojnë sukrozën (sheqeri i bardhë), laktozën (sheqeri i qumështit) dhe maltozën (sheqeri i mjaltit). Pra karbohidratet janë burim kryesor i energjisë në trup, ato prodhojnë energji dhe ndryshe quhen sheqera. Sheqeri që gjendet në pemë quhet fruktozë, sheqeri që gjendet në drithëra quhet dekstrozë, ai në hardhi (vreshtat e rrushit) quhet glukozë sheqeri që gjendet në qumësht quhet laktozë dhe sheqeri i bardhë quhet sukrozë. Mirëpo,për absorbimin e sheqerit në gjak, këto sheqera duhet të ndahen-zbërthehen në një molekulë të vetme të quajtur glukozë sepse qelizat e njeriut janë të ndërtuara në atë mënyrë që glukozën ta përdorin si burim universal të energjisë.Pra, kur karbohidratet treten në organizëm ato absorbohen në gjak dhe rrisin nivelin e sheqerit-glukozës në gjak.Në këtë rast pankreasi (organ i brendshëm) prodhon hormonin e quajtur insulinë i cili bënë bartjen e sheqerit prej gjakut në qeliza dhe pastaj qelizat e përdorin sheqerin për energji ose e ruajnë atë në formë të glikogjenit (energji e deponuar në muskuj dhe mëlqi) apo yndyrës.Pas këtij procesi kthehet niveli normal i sheqerit në gjak. Konsumimi i mjaftueshëm i karbohidrateve ruan proteinat të mos hargjohen për energji dhe është i nëvojshëm për furnizimin e trurit dhe trupit me energji.Mirëpo, nuk duhet harruar se karbohidratet e tepërta të cilat nuk shfrytëzohen për energji ruhen si shtresë dhjamore-yndyrë. Karbohidratet ndahen në dy kategori: në karbohidrate të thjeshta dhe karbohidrate të përbëra,dhe sipas sistemit të ri të klasifikimit ndahen në: karbohidrate me indeks glikemik të lartë dhe karbohidrate me indeks glikemik të ulët.
Karbohidratet e thjeshta-(sheqer i thjeshtë), janë monosaharidet dhe dysaharidet. Karbohidratet e thjeshta treten shpejtë në organizëm dhe rrisin nivelin e sheqerit në gjak shumë shpejtë. Në këtë rast pankreasi detyrohet të prodhojë më shumë insulinë e cila merr glukozën më shpejtë nga gjaku dhe e ruan atë si glikogjen apo yndyrë në trupin e njeriut, në mënyrë që të rikthehet niveli normal i sheqerit në gjak. Kjo mundëson që përnjëherë të kemi energji e cila për një kohë të shkurtër do të humbet dhe do të na lë të ndihemi të lodhur, dhe të uritur. Karbohidratet e thjeshta janë: sheqeri i bardhë-sukroza, ëmbëlsirat,tortet,kiflet,pijet e gazuara,lëngjet me sukroze-sheqer të përpunuar, qokolata,bombonet,biskotat,qipsat dhe gjithë artikujt që përmbajnë sheqer të rafineruar. Karbohidratet e thjeshta kanë shumë kalori, po nuk përmbajnë as vitamina e as minerale, thjesht janë sheqera të përpunuar dhe pasi që nuk janë të nevojshme për shëndetin e njeriut preferohet të konsumohen në një sasi të vogël. Karbohidratet e përbëra-(sheqer natyral) janë polisaharidet të cilat formohen nga bashkimi i tri apo më shumë njësive të sheqerit. Karbohidratet e përbëra treten dhe depërtojnë në gjak më ngadalë, diku për 1 deri 3 orë, çka do të thotë se niveli i sheqerit në gjak rritet ngadalë dhe mbetet i qëndrueshëm, dhe në këtë rast pankreasi detyrohet të prodhoj vetëm një sasi të vogël të insulinës.Kjo mundëson të kemi energji për një kohë më të gjatë dhe mos të ndihemi të uritur. Karbohidratet e përbëra janë: drithërat, orizi, pemët, patatet, domatet, qumështi dhe produktet e qumshtit,lëngjet pa sheqer shtesë-të bardhë, shpagetat, gruri, bizelja, fasulja. Karbohidratet e përbëra janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, janë ushqime jetësore sepse përmbajnë shumë vitamina dhe minerale si: vitaminat B,vitamin E, zink, magnezium, hekur dhe gjithashtu rrisin rezervat e energjisë së deponuar.
Mungesa e karbohidrateve të përbëra gjegjësisht konsumimi i tepërt i karbohidrateve të thjeshta mund të shkakton probleme me shëndetin si: probleme me nivelin e lartë të yndyrës në gjak gjegjësisht kolesterolit të keq, tension të lartë të gjakut,sëmundje të zemrës, sëmundje të sheqerit- diabet, probleme me peshë trupore-trashje dhe probleme me disa forma të kancerit. Sistemi i ri i klasifikimit të karbohidrateve që janë karbohidratet me indeks të lartë dhe karbohidratet me indeks të ulët tregojnë më saktë se si ndikojnë karbohidratet në nivelin e sheqerit në gjak, pra sa e rrisin dhe sa e ulin glukozën-sheqerin në gjak karbohidratet dhe në përgjithësi si ndikojnë ato në shëndetin e njeriut. Karbohidratet me indeks glikemik të lartë edhe pse mund të jenë disa karbohidrate të përbëra (si patatet e pjekura dhe orizi i bardhë) ato treten shpejtë në organizëm dhe rrisin shumë shpejtë nivelin e sheqerit në gjak që do të thotë se nuk janë shumë të dobishme për shëndetin e njeriut e sidomos për personat me sëmundje të diabetit-sheqerit te të cilët rritja e nivelit të sheqerit në gjak mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore. Ushqimi që përmban karbohidrate me indeks të lartë është: mielli i bardhë- buka e bardhë, orizi i bardhë, patate të pjekura, pire patate, biskota të thata, kokice, qipsa, çokollata, mjalta, boronica e kuqe, sukroza-sheqeri i bardhë, pijet e gazuara, pijet e pagazuara me sheqer shtesë-sukroze dhe sa i përket pemëve është shalqini, ananasi, rrushi i thatë, dhe bananja shumë e pjekur-e zverdhur. Sa i përket lëngjeve me sukrozë-sheqer shtesë të përpunuar siq janë koka kola, dhe pijet tjera është vërtetuar se përmabjnë shumë sheqer dhe shumë kalori që rezultojnë në trashje dhe dëmtimin e dhëmbëve sidomos tek fëmijët. Pra, për këtë arsye akademia amerikane e pediatrisë rekomandon për fëmijët ndër moshën 7 vjeqare mos të pijnë më shumë se 200 ml lëngje me sheqer shtesë të përpunuar ndërsa për fëmijët më të rritur adoleshentë rekomandon jo më shumë se 350 ml, lëngje me sheqer shtesë gjatë ditës. Konsumimi i karbohidrateve me indeks glikemik të lartë në sasi të vogël është i nevojshëm dhe i dobishëm sidomos pas stërvitjes, sepse ndihmon për ti rimbushur shpejtë, rezervat e karbohidrateve në trupin e njeriut pasi që ato janë harxhuar duke bërë ushtrime fizike. Konsumimi i tëpërt i karbohidrateve me indeks glikemik të lartë mund të shkaktojë dëmtimin e dhëmbëve-kariesin,sëmundjen e diabetit-sheqerit, sëmundje të zemrës dhe kancerin. Karbohidratet me indeks glikemik të ulët të cilat gjithashtu mund të jenë disa karbohidrate të thjeshta (siç janë pemët) treten më ngadal dhe rrisin nivelin e sheqerit në gjak më ngadal që do të thotë se janë shumë të nevojshme dhe të dobishme për shëndetin e njeriut e sidomos për personat me sëmundje të diabetit-sheqerit.Pra, nga kjo shihet se edhe pse pemët bëjnë pjesë në karbohidrate të thjeshta ato janë shumë të shëndetshme dhe të rëndësishme për organizmin e njeriut.Për këtë arsye vitet e fundit më shumë përdoret sistemi i ri i klasifikimit të krabohidrateve, pra në bazë të indeksit se sa klasifikimi i karbohidrateve në bazë të përbërjes. Ushqimi që përmban karbohidrate me indeks të ulët është: miell thekre, drithërat, shpagetat, makaronat, patatet e ziera, patatet e ëmbla,domatet,orizi i kaftë, qumështi, akullorja pa sheqer shtesë, djathi, jogurti, jogurti i pemëve, kikiriki, bizelja, grosha, fasulja, panxhari, lëngjet pa sheqer shtesë, perimet, dhe pemët si vishnja, kumbulla, pjeshka, kajsia, rrushi, dredhëza, dardha, grejpfruti, molla, portokalli, kivi, mango, pjepëri dhe bananja e gjelbërt - jo shumë e pjekur. Konsumimi i mjaftueshëm i karbohidrateve me indeks glikemik të ulët ndihmon mirëmbajtjen e peshës trupore,ndihmon diabetëve ta mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak, zvogëlonë rrezikun për sëmundjet e zemrës, zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq në gjak, zvogëlon deshirën për uri dhe gjithashtu zgjat qëndrueshmërinë fizike. Duhet cekur se janë edhe disa faktorë tjerë që ndikojnë në tretjen e karbohidrateve dhe në atë se sa shpejtë e rrisin karbohidratet nivelin e sheqerit në gjak. Ata faktorë janë: Përmbajtja e fibrave në karbohidrate, pjekja e tepërt e pemëve dhe perimeve dhe përmbajtja e yndyrës dhe proteinës në ushqimin me karbohidrate. Fibrat ndihmojnë tretjen e karbohidrateve duke bashkuar karbohidratet me enzime në organizëm gjatë tretjes.Kjo mundëson që sheqeri të tretet dhe të depertojë në gjak më ngadal pra niveli i glukozës-sheqerit në gjak nuk pëson ndryshime të mëdha po mbetet i qëndrueshëm- stabil. Pemët dhe perimet shumë të pjekura gjithashtu kanë më shumë sheqer se sa pemët dhe perimet normal të pjekura apo jo shumë të pjekura.Kjo vlen sidomos për banane e cila ka më pak sheqer dhe është më e shëndetshme në kohën kur është pak e gjelbërt se sa në kohën kur ajo zverdhet shumë thuajse kalbët. Sa i përket pemëve siç është molla, dardha, pjeshka, kumbulla, është vërtetuar se më mirë është të konsumohen me lëvozhgë se sa të qërohen, sepse shumica e vitaminave dhe mineraleve gjenden në lëvozhgë. Përmbajtja e yndyrës dhe proteinës në ushqimin me karbohidrate ndihmon që të ngadalsohet procesi i tretjes së karbohidrateve, gjegjësisht sheqerit në gjak që do të thotë se ushqimi i cili përveç karbohidrateve përmban edhe yndyrë dhe proteina pra jo veq karbohidrate të pastërta ndikon që karbohidratet të kthehen në glukozë më ngadal dhe të rrisin nivelin e sheqerit në gjak më ndagal. Të gjithë këta faktorë ndikojnë që karbohidratet të kenë indeks glikemik të ulët, pra të treten më ngadal në gjak duke ruajtur nivelin e glukozës- sheqerit në gjak dhe duke mundësuar një energji më të gjatë dhe më të shëndetëshme për njeriun. Ushqimi duhet të përmbaj prej 55 deri 65 përqind karbohidrate prej të cilave 5 - 10 përqind mund të jenë karbohidrate të thjeshta-ëmbëlsira. Çdo njeriu gjatë ditës i nevojiten prej 4 deri 5 gram karbohidrate për kilogram të peshës trupore. Kurse sportistëve për shkak të aktiviteteve fizike ju nevojitet një sasi më e madhe e karbohidrateve, diku prej 6 deri 8 gram për kilogram. Pra, një person që peshon 80 kg. i duhen rreth 320-400 gram karbohidrate gjatë ditës.Kurse një sportisti që peshon 80 kg. i duhen prej 480-640 gram karbohidrate gjatë ditës.Gjithashtu, duhet të cekim se mbrenda një racioni ushqimor organizmi mund t'i absorboj-thith prej 85 deri 105 gram karbohidrate.Kjo tregon më së miri pse ushqimi nuk duhet të konsumohet brenda 2 racioneve ditore po brenda 4 apo 6 racioneve ditore, pra çdo 2.5 - 3 orë.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE