GJYMTYRËT E POSHTEM
Gjymtyrët e poshtem janë formuar mga kockat e mëposhtme:
Femuri
është kockë e gjatë që formpn kofshën. Është kocka më e gjatë në trup
dhe në krye ka një
kockë të rrumbullakosur si një top i cili futet në
acetabul(gropë në kockën e legenit) për të formuar artikulacionin
kokso-femoral. Skaji tjetër është i artikuluar me gjurin ose kupën e
gjurit.
Patela
është kockë që formon gjurin dhe ka funksionin e saj kryesor që të
sigurojë stabilizim. Patela është si jastëk i cili mbështet gjurin ,
përtambrojtur atë nga ndikimi i tronditjeve.
Tibia
është kocka e gjatë që formon pulpën (pjesën anterior dhe mediale).
Tibia është e vendosur në anën e përparëme. Ajo ka një kokë të madhe, ku
bashkohet me gjurin dhe boshti të çon poshtë, ku është pjesa e kyçit të
këmbës. Tibia është kocka më e madhe e dytë prej kockave që mbart
peshën e trupit.
Fibula
është kocke që formon pulpën dhe është e vendosur në ojesën laterale të
këmbës, është më i shkurtër dhe më i hollë nga të dy kockat. Fundi i
tibies formon një pjesë të kyçit të këmbës.
Tarsalet janë 7 kocka që formojnë kyçin e këmbës.
Metatarsalet janë 5 kocka që formojnë pjesën e sipërme të sipërfaqes së këmbës.
Falangjet janë 14 kocka që formojnë gishtat.